Kur une ju thashe muaj me pare ne forum qe ISIS eshte prodhim alla-turka i Erdoganit ne Turqi per te avancuar interesat e Turqise ne Siri e Irak, disa ne forum u habiten. Qe nga ajo dite, ngjarjet qe kane rrjedhur:
- Turqia refuzoi te behet pale e koalicionit te NATO kunder ISIS.
- Turqia refuzoi kerkesen e SHBA per venien e bazes se saj ushtarake ne dispozicion te amerikaneve.
- Teksa amerikanet bombardonin pozicionet e ISIS ne Kobani, avionet turq bombardonin pozicionet e kurdeve qe luftonin kunder ISIS.
- Amerikanet po armatosin me arme kurdet ne Irak, arme qe do te depertojne edhe tek 20 milion kurdet qe jetojne ne Turqi.
- Avionet ruse i fluturojne mbi koke Turqise si per ti bere te qarte qe me levizjet e veta ne Siri, sfida qe po i bejne interesave ruse do t'iu kushtoje shtrenjte.
Erdogani e krijoi ISIS duke mbledhur gjithe xhihadistet e botes ne Siri e Irak, me qellim qe te rrezoje nga pushteti Asadin ne Siri, dhe te neutralizoje kercenimin e pavaresise se Kurdistanit, qe do te copetonte e shkaterronte Turqine e sotme. Dhe si nje koke e vertete turku qe eshte, duke vepruar pa menduar mire pasojat, ai pa dashur e ka implikuar Turqine ne konflikt dhe Turqia do te jete vatra e trete e konfliktit: Sirise e Irakut, do t'i shtohet edhe Turqia. Qellimi me krijimin e ISIS ishte qe Turqia te hidhte gurin e te fshehte doren, duke perfituar dhe nga naiviteti dhe mefshtesia e Obames ne Washington. Por per fatin e keq te Erdoganit dhe Turqise, Putin dhe Rusise jo vetem qe nuk i shpeton gje, por gjeneraleve ruse po u del tym nga veshet, teksa shohin se si nje vend si Turqia, guxon te beje akte te tilla ne Siri e Irak nen hunden e sferes se tyre te influences.
Mos qani e ulerini shume per kurdet, pasi ata se shpejti do te kene shtetin e tyre te pavarur, por perpara se te ndodhi kjo, do t'i dali flaka Turqise. Dhe kur ti dali flaka Turqise se shpejti, lote krokodili do te derdhen ne forum.
Albo
Krijoni Kontakt