
Postuar mė parė nga
CRASH
Minicopteri me flamurin shqiptar nė stadiumin e Beogradit ėshtė qartėsisht vepėr e shėrbimit tė fshehtė serb!
Nuk ka qenė dorė shqiptare ajo qė dėrgoi flamurin shqiptar nga ajri nė stadiumin “Partizani” tė Beogradit me njė minicopter (helicopter tė vogėl) gjatė ndeshjes Serbi-Shqipėri. Kjo ėshtė absolutisht e qartė. Zbritja nga ajri me njė minicopter e njė baneri me hartėn e Shqipėrisė etnike, tė stiluar me flamurin shqiptar, nė stadiumin e Beogradit ishte njė inskenim i shėrbimeve tė fshehta serbe, me qėllim pėr tė fajėsuar shqiptarėt pėr shkallėzimin e tensionimit tė ndeshjes. Duke konsideruar shkallėn e pranisė policore nė stadium dhe pėrreth tij, si dhe vėzhgimin e madh me videokamera nė njė zonė tė gjerė pėrreth stadiumit, ėshtė absolutisht e pamundur qė, jo mė njė shqiptar nga Shqipėria, Kosova, apo Lugina e Preshevės, por qoftė edhe njė shqiptar me banim nė Beograd, tė ketė mundur ta bėjė njė gjė tė tillė nė Beograd. Nė ēdo rast, nėse kėtė gjė do ta kishte bėrė njė shqiptar, ai do tė ishte zbuluar dhe arrestuar tashmė nga Policia Serbe.
Madje Policia Serbe, e cila zotėron edhe mjete speciale pėr kontrollin e hapėsirės ajrore pėrreth stadiumit nė raste tė tilla, do ta kishte interceptuar me siguri minicopterin qė para se tė arrinte mbi stadium, kuptohet nėse kėtė nuk do ta kishte bėrė njė operator i shėrbimeve tė fshehta serbe. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė Serbia tė arrestojė njė shqiptar me banim nė Beograd dhe ta paraqesė atė si njeriun pėrgjegjės pėr dėrgimin e flamurit shqiptar nė fushė me minicopter. Por kjo nuk do tė jetė veēse njė “gjethe fiku” qė nuk mund tė fshehė tė vėrtetėn lakuriqe. Se edhe nėse minicopteri do tė arrinte tė ngrihej nga njė pikė diku jashtė stadiumit, ai nuk mund tė endej nė qiell pa u interceptuar nga njėsitė e specializuara policore qė para se tė arrinte nė stadium.
Tani duket qartė se Serbia, dhe kėtu e kam fjalėn pėr shtetin serb, duke qenė se nuk mund ta pranonte nė asnjė mėnyrė qė jo mė ta humbte kėtė ndeshje, por tė mos e fitonte atė, ka pasur mė tepėr se njė skenar pėr ndeshjen me Shqipėrinė. Njė ishte fitorja nė njė stadium pa tifozė shqiptarė. Skenari tjetėr ishte qė nė rast se do tė shihej se ishte e pamundur tė fitohej ndeshja, tė sabotohej ajo me njė incident nacionalist pėr tė cilin do tė bėheshin fajtorė shqiptarėt. Vetė mėnyra sesi lojtarėt serbė vepruan me flamurin shqiptar tė zbritur nė fushė ishte njė provokim ndaj lojtarėve shqiptarė nė fushė. U duk qartė se kishte njė bashkėpunim tė pėrkryer mes tifozėve tė dhunshėm serbė, lojtarėve dhe policėve. Derisa lojtarėt serbė u sollėn me pėrēmim me flamurin shqiptar qė zbriti nė fushė me minicopter, policėt serbė qėndruan pasivė dhe i lejuan tifozėt e dhunshėm serbė tė hynė nė fushė dhe tė rrahin lojtarėt shqiptarė. Kur detyra e policėve serbė ishte qė tė mbronin lojtarėt shqiptarė nga tifozėt qė kishin hyrė nė fushė, dhe pėr tė bėrė kėtė detyrė nuk kishte pse tė prisnin lejėn e arbitrit. Kur serbėt e panė se loja po zhvillohej nė atė mėnyrė qė jo vetėm kishte gjasė qė tė mos e fitonin por madje edhe mund ta humbnin, ata aktivizuan Planin B. Dhe ndodhi ajo qė pamė tė gjithė.
Shėrbimi i fshehtė serb e dinte se do tė kishte idiotė shqiptarė tė cilėt nuk e kuptonin trick-un me minicopterin, dhe do ta merrnin pėrsipėr autorėsinė e tij. Por kjo nuk e ndryshon tė vėrtetėn e asaj qė ka ndodhur.
Pėr shkak tė zbritjes nė fushė tė flamurit shqiptar me minicopter, UEFA ka shumė gjasa qė tė vendosė pėrsėritjen e ndeshjes nė njė fushė asnjėanėse, duke i quajtur tė dy palėt si bashkėfajtore pėr shkallėzimin e tensionimit nė ndeshje. Prandaj nė kėto momente ėshtė e nevojshme qė tė ketė njė reagim tė shpejtė zyrtar, nga Qeveria e Shqipėrisė, me tė cilin ngjarja tė pėrcaktohet si njė provokim i inskenuar nga serbėt, tė cilin mė e pakta autoritetet serbe e kanė toleruar nėse nuk janė drejtpėrdrejt pėrgjegjės. Tė njėjtėn gjė duhet tė bėjė edhe Federata Shqiptare e Futbollit nė adresė tė UEFA. Kjo histori nuk mund tė mbyllet me shpjegimin e rėndomtė tashmė, se janė disa grupe ekstremiste serbe pėrgjegjėse pėr akte tė tilla dhune. Ajo ēka ndodhi nė Beograd ėshtė njė akt lufte dhe meriton qė tė ketė si pėrgjigje njė notė zyrtare proteste qė edhe si adresim tė jetė drejtpėrdrejt nga ana e Qeverisė sė Shqipėrisė ndaj Qeverisė sė Serbisė, jo thjesht tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, ndaj Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Serbisė.
Kjo qė ndodhi nė Beograd ėshtė njė gjė shumė e rėndė dhe nėse Edi Rama pas kėsaj vendos tė shkojė nė Beograd, ky do tė ishte njė veprim prej Esat Toptani, me ē’ rast Rama meriton fatin e Esatit dhe kėtė herė tė jetė i sigurt se do ta gjejė nėse guxon tė shkojė nė Beograd./Kastriot Myftaraj
Krijoni Kontakt