Close

Rezultati i Sondazhit: A do të mundë qeveria ti largojë nga qarkullimi furgonët ?

Votues
26. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Do ti largojë

    14 53.85%
  • Do të dështojë

    12 46.15%
Faqja 19 prej 20 FillimFillim ... 917181920 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 194
  1. #181
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Qeveria bllokon furgonat. Shoferët në protestë bllokojnë rrugët kombëtare të ven

    Nuk kam ndonje gje te vecante kundra "shpellareve" por ti po i pershkruan si barbare...nuk eshte se po i ngre vlerat duke thene qe te vrasin te presin e ta kruajne mire..


    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    O xhinxherfill ti nga cila vend-shpelle e ke prejardhjen se persa I perket arnautistanit kush me pak e kush me shume ne te njejtin qenef intelektual dhe ekonomik jetojne.
    Thuaj shyqyr Zotit qe e vuri doren ne zemer scotland yard dhe mbylli sy e veshe e pranoi genjeshtrat e juaja duke u shitur si te ikur nga lufta e Kosoves. Tani zotrote e ke te kollajte ti besh llogarite ne kurriz te hallexhinjve. Ty me shume te dhimbset nje fije floku e shalegjatit sesa e ardhmja dhe jeta e ketyre qe I konsideron 'shpellare'.

    Nje dicka mbaje veth ne vesh, ti bashke me Edvin dhe lukuni. Keto shpellaret nese nisen te bejne dicka ska Sajmir Tahir e gop mize ti ndali. Keta ta shembkim shtetin edhe ske cfare u ben asgje. Besoj se nga keto shpellaret lideret e tu kane pare shume gjera. Fatosi u detyrua te vishet si plake e iku. Edvini poashtu hengri nja katra pese leva kokes. Edhe ti po te shkosh e kruhesh edhe ty ta krujne mire.
    Cdo gje eshte relative...

  2. #182
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248

    Për: Qeveria bllokon furgonat. Shoferët në protestë bllokojnë rrugët kombëtare të ven

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Dhe po ti pyesesh ata femije, prinderit e tyre, mesuesit e tyre, se perse zgjedhin furgonin e jo autobuzin do te thone: furgoni na ofron cmimin me te arsyeshem qe ne mund ta perballojme. Gjeja tjeter qe do te thone eshte: furgonin e marrim sa here qe na duhet, ne cdo kohe te dites, kurse autobuzi kalon vetem pak here ne dite e ne ore te caktuara.

    Qeveria e Rilindjes po i jep zgjidhje ketij problemi, duke ua hequr femijeve shqiptare kenaqesine per te shkuar ne eskursion. Per femijet e prinderit e tyre eshte llogari e thjeshte: Jo furgon, jo eskursion. Nuk kemi para qe te paguajme per autobuza e taksi.

    Albo
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria bllokon furgonat. Shoferët në protestë bllokojnë rrugët kombëtare të ven

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    O xhinxherfill ti nga cila vend-shpelle e ke prejardhjen se persa I perket arnautistanit kush me pak e kush me shume ne te njejtin qenef intelektual dhe ekonomik jetojne.
    Thuaj shyqyr Zotit qe e vuri doren ne zemer scotland yard dhe mbylli sy e veshe e pranoi genjeshtrat e juaja duke u shitur si te ikur nga lufta e Kosoves. Tani zotrote e ke te kollajte ti besh llogarite ne kurriz te hallexhinjve. Ty me shume te dhimbset nje fije floku e shalegjatit sesa e ardhmja dhe jeta e ketyre qe I konsideron 'shpellare'.

    Nje dicka mbaje veth ne vesh, ti bashke me Edvin dhe lukuni. Keto shpellaret nese nisen te bejne dicka ska Sajmir Tahir e gop mize ti ndali. Keta ta shembkim shtetin edhe ske cfare u ben asgje. Besoj se nga keto shpellaret lideret e tu kane pare shume gjera. Fatosi u detyrua te vishet si plake e iku. Edvini poashtu hengri nja katra pese leva kokes. Edhe ti po te shkosh e kruhesh edhe ty ta krujne mire.
    Ju PeDe-istat i keni zakon trillimet.

    Pike se pari une kam ENDE pasaporte Shqiptare dhe kam te njejtin emer qe me kane dhene prinderit dhe mbiemrin qe kam trasheguar nga te paret e mi. Biles po te shikosh ne tema te tjera dhe e kam thene se kam votuar ne cdo zgjedhje qekur kam mbushur moshen, duke perfshire dhe ato te 23 Qershorit.

    Pike se dyti ata qe jane rregjistruar si Kosovare si per ironi ne shumice te jane shpellaret e Berishes te cilet kishin dialektin per te mbeshtetur mashtrimin.

    Pike se treti, po ta shikosh videon e shikon se kujt po i referohem si shpellar.

    Pike se katerti ti ke te drejte, qe njerezit e eger nuk zbuten. Prandaj nuk thone kot, malokun nga kali e zbret vetem plumbi...

    Te fala
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  4. #184
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria bllokon furgonat. Shoferët në protestë bllokojnë rrugët kombëtare të ven

    Haxhinasto: Plan integral për reformimin e transportit ndërqytetas

    Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto mori sot pjesë në inagurimin e terminalit të autobuzëve në qytetin e Beratit.

    Duke e cilësuar një terminal modern, Haxhinasto tha se po vendosim standardin se si duhet të jenë terminalet për transportin publik në të ardhmen, me të gjithë tëresinë e shërbimeve që ofrojnë por mbi të gjitha për shërbimin e transportit .

    “Ne kemi filluar një reformë të thellë shumë të rëndësishme për shërbimin e transportit ndërqytetas, me proçeset e përmirësimit të standarteve të rrugëve siç e shikoni ju që udhëtoni çdo ditë në Berat. Po investohet në mënyrë shumë të rëndësishme në të gjithë aksin Lushnje – Berat dhe besoj se përpara fundit të vitit do ta kemi rrugën të mbaruar, por kjo nuk mjafton. Eshte shumë e rëndësishme që të reformohen thellë shërbimet e transportit ato që vërtet qytetarët i prekin, që vërtete krijojnë një cilësi tjetër jete për qyetarët. Kjo do të thotë që shërbimi ndërqytetas të vazhdojë reformimin e tij”, deklaroi ministri.

    Ai shtoi se sot kemi një situat kaotike, ku linjat e transportit janë paplan, janë abuzive, janë të mbivendosura, duke krijuar një kosto të madhe për operatorët dhe për qytetarët .

    “Kjo gjë duhet të ndryshoj, ne këtë jemi duke bërë, po paraqesim një plan integral për reformimin e transportit ndërqytetas në Shqipëri. Nga 467 linja qe ka sot vendi rreth gjysma e tyre janë të mbivendosura dhe kjo është e papranueshme. Operatorët sot shpenzojnë gati 50% të karburantit në mënyrë të panevojshme sepse mbivendosen linjat mbi njëra tjetrën. Imagjinoni se çfarë kostoje e madhe për operatorët, se çfarë kostoje e madhe për qytetarët, kjo duhet të ndryshoj”, bëri të ditur Haxhinasto.

    Duke vënë në dukje se rinovimi i flotave të autobuseve është një sfidë tjetër e madhe, shumë e rëndësishme, ai tha se edhe operatorët ashtu siç kemi dijeni janë duke rënë dakort ta rinovojnë krejtësisht flotën e tyre me qëllim që autobusët që i shërbejnë qytetarëve të jenë modern, të jenë me komoditetin që ofrohet sot në të gjitha vendet e rajonit dhe të Europës, pse jo, qytetarët e meritojnë një shërbim të tillë.

    Ai siguroi për angazhimin e plotë të Qeverisë, të Ministrisë së Transportit dhe Infrastruktures që shërbimet e transportit të jenë më cilësoret e rajonit dhe asgjë më pak se sa shërbimet që ka sot Europa për qytetarët e saj. “Uroj që sa më shpejtë të shikoni ndryshimin që do të vijë në këtë sektor të rëndësishëm që është jo vetëm për qytetarin por edhe për ekonominë e Beratit dhe për të gjithë ata që do të jenë të punësuar në këtë aktivitet të rëndësishëm ekonomik në Berat”, përfundoi Ministri Haxhinasto.

    http://www.ata.gov.al/haxhinasto-pla...as-112037.html

    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #185
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria bllokon furgonat. Shoferët në protestë bllokojnë rrugët kombëtare të ven

    Shpellarët drejtë Europës

    Emri:  10378947_10152552653376757_6835372870594041209_n.jpg

Shikime: 240

Madhësia:  39.9 KB
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #186

    Për: Qeveria bllokon furgonat. Shoferët në protestë bllokojnë rrugët kombëtare të ven

    Ku eshte shkrepur kjo ? Akoma me kete stilin edhe 1 se u mbush keta ?

    lol
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  7. #187
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria bllokon furgonat. Shoferët në protestë bllokojnë rrugët kombëtare të ven

    “Furgoni” i një ish-qeverie të pandëshkuar

    Emri:  01-mars-2014-724x1024.jpg

Shikime: 227

Madhësia:  79.4 KB

    Ka një protestë në Tiranë që ka bllokuar dje një pjesë të kryeqytetit në një ditë me shi duke e bërë të pamundur lëvizjen normale të makinave dhe këmbësorëve në bulevardin e Tiranës për orë të tëra.Në kakofoninë e informacioneve të sakta e të pasakta që jepen orë e minutë nga TV-të e lajmeve ka shumë mundësi që shumica e qytetarëve nuk fokusohen dot cili realisht është problemi. Madje as vetë drejtuesit e taksive 8+1 që protestojnë nuk kanë arritur ende të formulojnë saktë çfarë kërkojnë dhe për këtë arsye duket sikur kërkojnë thjesht që gjithçka të jetë si më parë. Por ka një problem. Ka një ligj, i cili është miratuar që në 2007 me kërkesën e vetë sindikatës së transporteve. Paradoksalisht ligji dhe vendime të tjera rreth kësaj kategorie janë marrë nga PD dhe ish-ministra të saj, që dje në traditën e pacipërisë “mbështesin protestën”, a thua se as ata nuk e dinë çfarë realisht po ndodh.

    Ligji në fjalë thotë që taksitë 8+1 duhet të punojnë vetëm brenda qyteteve ku kanë marrë licensën, ose nëse dalin jashtë tyre duhet të dalin dhe të rikthehen me të njëjtët udhëtarë ose bosh. Kjo me sa duket është formuluar si përpjekje për të mos u hyrë në hak autobusëve që kanë licensë me përmbajtje tjetër, dhe për të mos u hyrë në hak edhe kolegëve të tyre në rrethet e tjera, pra taksitë urbane, qofshin 4+1 apo 8+1 të mos veprojnë si interurbane. A është ligj i gabuar? Ndoshta. A duhet ndryshuar? Pse jo, në rast se gjendet zgjidhje tjetër. Jemi në rastet kur pyetet Ligji apo Arsyeja? – sic thoshte dje në një shënim Artan Fuga? Edhe ka mundësi. Ama ligji është në fuqi.

    Paradoksalisht as protestuesit as drejtuesit e tyre “sindikalistë” nuk po kërkojnë ndryshimin e ligjit. Të paditur ose të manipuluar ata kërkojnë të “jetë cdo gjë si më parë” duke kërkuar në fakt që ligji i 2007-s të vazhdojë të mos zbatohet. Dhe në ndihmë u vjen ‘opozita”; një opozitë që kërkon të mos zbatohet ligji. A nuk do ishte më e ndershme të kërkonte ndryshimin e ligjit? Apo së paku të kanalizonte problemin në racionalitet dhe kërkesa të kuptueshme dhe të qarta? Sigurisht që po. Por ish-qeveria, ende e pandëshkuar për krimet e viteve në qeverisje, ka zgjedhur të manipulojë nevojën e qytetarëve që preken nga zbatimi i këtij ligji, duke synuar përherë dhe pafundësisht vetëm një gjë: destabilizimin me çdo kusht e mënyrë të vendit.

    Protesta, drejtuesit e taksive 8+1 përplasen me policinë

    Drejtuesit e taksive 8+1 që veprojnë në linjat ndërqytetëse protestuan dje në Tiranë për të kërkuar që qeveria të tërhiqet nga vendimi i saj për të rikthyer zbatimin e ligjit nr.9760, datë 21.6.2007 për shërbimin taksi. Grumbullimi i tyre në Tiranë u shoqërua me tensione të forta e deri dhe me përplasje me policinë pasi ata bllokuan akset rrugore në hyrje të kryeqytetit.Protesta ishte paralajmëruar për në mesditë. Por mbërritja e tyre që më parë në Tiranë, u shoqërua me tension me policinë. Drejtuesit e taksive 8+1 kërkonin t’i linin mjetet e tyre në vendndalimet e përhershme, por policia u kërkoi që ato të parkoheshin në periferi të qytetit. Kjo situatë u bë shkas për përplasje me forcat e rendit, pasi drejtuesit e furgonave bllokuan akset rrugore hyrëse të qytetit. Disa prej tyre thanë se ishin goditur dhe me shkopa gome.

    Situata e tensionuar vazhdoi gjatë dhe vetëm pas mesditës ajo u zhbllokua. Protestuesit u grumbulluan të gjithë përpara godinës së qeverisë. Ndërsa përpara selisë së qeverisë protesta vazhdonte ende, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto në një konferencë për shtyp deklaroi se drejtuesit e taksive 8+1 nuk mund të vazhdojnë të kenë licencë për taksi e të veprojnë edhe si linja ndërurbane. Kjo gjë tha ai penalizon disa mijëra autobusë të licencuar për këtë aktivitet. Qeveria, shpjegoi ministri, ka ofruar zgjidhjen sipas ligjit “ata të ofrojnë shërbimin e transportit brënda qarkut. Kjo mundësi i lejon pronarët dhe shoferëve të taksive 8+1 që të vazhdojnë të punojnë deri në stabilizimin dhe rregullimin përfundimtar të shërbimit të transportit publik në vend”. Drejtuesit e taksive 8+1 qëndruan deri pasdite vonë përpara kryeministrisë dhe paralajmëruan një tjetër manifestim.

    Policia

    Gjatë një deklarate për shtyp, Ardian Çipa, Drejtor i Policisë së Tiranës dha detaje mbi protestën që po zhvillohet në Tiranë nga drejtuesit e mjeteve 8+1, ndërsa theksoi se janë marrë të gjitha masat që kjo protestë të mos shkaktojë probleme për qytetarët e Tiranës. “Rreth orës 11:00 kanë tentuar të hyjnë në Tiranë rreth 110 furgona, të cilat bllokuan akset kryesore që të çojnë në brendësi të kryeqytetit duke krijuar probleme në qarkullimin rrugor. Me t’u evidentuar pikat problematike, efektivët e policisë së Tiranës ndërhynë për të liruar rrugën, siç kërkon edhe ligji. Pikërisht kur kërkuam zbatimin e ligjit hasëm kundërshtinë e drejtuesve të protestës, të cilët vetë pas dy orë diskutimesh ranë dakord të lironin rrugën”, nënvizoi Çipa. “Drejtuesit e protestës kanë dërguar me shkrim kërkesën për një tubim paqësor përpara Kryeministrisë dhe nuk na kanë njoftuar për bllokim të rrugëve – tha ai.


    Dita/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Qeveria bllokon furgonat. Shoferët në protestë bllokojnë rrugët kombëtare të ven

    A ka mundesi mos te sjellesh ketu lajme nga ato bushtrat si Dita apo Tema?! Vetem gazeta nuk jane ato. Halete!
    Flm!

  9. #189
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria bllokon furgonat. Shoferët në protestë bllokojnë rrugët kombëtare të ven

    Nga i do lajmet, nga RD dhe 55 ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Qeveria bllokon furgonat. Shoferët në protestë bllokojnë rrugët kombëtare të ven

    Robo, mos qesh me mua... mos sill pseudo-lajme te shkruara nga rrugace si ky me siper... qe nuk kane respekt per punen e njeriut!
    Per sa kohe shumica e ""lajmeve"" qe dalin nga Dita dhe Tema jane te shkruara nga bushtra dhe legena, mua si anetar i thjeshte nuk me pelqejne. Se po te isha admin i vendoja rregullat mu ne krye.
    "Lajmi" qe ke sjelle ti eshte propagane, dhe ketu eshte mire te mos besh propagande se po nuk e ke kuptuar ata qe punojne me furgona jane njerez dhe mbase edhe me me vlera se surrati yt.
    E kupton cfare po them?

Faqja 19 prej 20 FillimFillim ... 917181920 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •