Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    "Hirësia e tij, Anastas Janullatos, gënjeu për Sinodin e Shenjtë..."

    Hirësia e tij, Anastas Janullatos, gënjeu për Sinodin e Shenjtë, por le të na tregoj bisedën që ka patur me presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç


    Emri:  Tetor-2013-Anastasi-me-Presidentin-Serb-Nikolic.jpg

Shikime: 1005

Madhësia:  75.0 KB
    Replikë hirësisë së tij z.Anastasit

    Nga Arben Llalla

    Më 15 Qershor, në meshën e së dielës Kryepeshkopi i Shqipërisë Hirësia e tij Anastasi, shprehu indinjatën rreth shkrimeve dhe mendimeve të lira në mediet për takimin e 1 Qershorit në bekimin e Katedrales “Ngjalljes së Krishtit”. Gjatë meshës z.Anastas deklaroj se: “Ishte një ngjarje unikale nga ana historike. Nuk kishte ndodhur për 20 shekuj qëkur këtu ka ekzistuar kisha…”, pra fjalën e ka se prej 20 Shekuj asnjëherë Sinodi i Kishës Ortodokse nuk qenka mbledhur i tëri bashkë. Kjo është një gënjeshtër e madhe që Kryepeshkopi i Shqipërisë e tha në kishë, në shtëpinë ku përcillen lutjet për ZOTIN. Në një shkrim që kam botuar vetëm disa ditë pas Shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, solla fakte të pamohueshme se Sinodi i Shenjtë është takuar disa herë në të tilla raste si në Tetor 2013, në Serbi dhe Mal të Zi. Me shkakun e indinjatës që shprehur z.Anastas Janullatos do të sjellë fakte të tjera ku Sinodi i Shenjtë Ortodoks është mbledhur disa herë i gjithë bashkë.
    Takimi më i afërt ka qenë në Stamboll nga 6-9 Marsi 2014. Për disa ditë Patriarku Ekumenik Vartholemeu drejtoj këtë takim disa ditor për programin e kishës ortodokse nga Shtatori i 2014-2016. Në këtë takim si gjithnjë merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit e kishave ortodokse të Sinodit si Patriarku Ikumenit me qendër në Stamboll, Vartholomeu, Patriarku i Jeruzalemit, Theofil i III, Patriarku i Rumanisë, Danieli, Patriarku i Aleksandris, Theodhoros, Patriarku i Serbisë, Irinej, Patriarku i Moskës, Kirilos, Patriarku i Bullgarisë, Neofitos, Patriarku i Gjeorgjisë, Ilias, Kryepeshkopi i Greqisë, Jeronimin, Kryepeshkopi i Qipros, Krisostomin, Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi, dhe Peshkopi i Varshavës dhe i Polonisë, Sava. Në këtë Kuvend i Sinodit Ortodoks u diskutuan çështje të rëndësishme rreth gjendjes së vështirë të ortodoksëve në Katar, që llogaritet rreth 250 mijë, Siri, Palestinë, Egjipt dhe Liban. Në përfundim të këtij takimi që njihet si Kuvendi i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse të Botës u vendos që Kuvendi i ardhshëm të mbahet në vitin 2016, në Stamboll. Deri atëherë komisionet e Sinodit të Shenjtë do të takohen në Shtator 2014 për të përfunduar projektet deri në Pashkët e 2015.
    Sinodi i Shenjtë i Ortodoksisë Botërore është mbledhur në Kuvende të Përgjithshme fill pasi në krye të Ekumenik të Stambollit u zgjodh Vartholomeo në vitin 1991 dhe me iniciativën e tij për të treguar Unitetin e Kishës Ortodokse Botërore ai thirri Kuvendin e Përgjithshëm të Sinodit të Shenjtë të kësaj kishe në 1992, Stamboll, Shtator të 1995, në Patmo me rastin e 1900 vjet nga zbritja e Joanit (Gjonit), më 30 Shtator të 1998, në Sofie, në Janar 2000, në Jerusalem, me rastin e 2000 vjetorit të lindjes së Krishtit, në Dhjetor 2000, në 2005, 2008 dhe 2011 në Stamboll, etj.
    Pra, pretendimet se pas 20 shekuj, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse u mblodh për herë të parë në 1 qershor 2014, në Tiranë është një gënjeshtër e madhe që e tha Kryepeshkopi i Shqipërisë, hirësia e tij Anastasi. Nëse hirësia e tij hedh poshtë me fakte të forta se këto që shkruaj janë gënjeshtra, unë deklaroj publikisht se do të heq dorë përfundimisht nga profesioni im i historianit dhe i publicisti, bile i ofroj shansin Kryepeshkopit të më pagëzoj ortodoksë nëse vërteton deklaratën e tij me fakte. Në të kundërtën le të heshtë njëherë e përgjithmonë për këtë çështje dhe shumë çështje të tjera që kam shkruar në lidhje me personalitetin e hirësisë së tij z.Anastas, sepse historiani i vërtetë nuk bënë marrëveshje në dëm të historisë reale. Para fakteve edhe vetë ZOTI përkulet.
    Në tetor 2013, Kryepeshkopi i Shqipërisë z.Anastas bëri një vizitë disa ditore në Serbi, ai pati takime edhe me shumë politikanë serb, midis tyre dhe presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç. Do të ishte me interes që z.Janullatos të deklarohej rreth këtij takimi sepse ne, shqiptarët jemi të interesuar të dimë nëse kryepeshkopi ynë i parashtroj kërkesën presidentit serb Nikoliç për njohjen e Kosovës nga vendi i tij. A ka patur kërkesë Janullatosi nga Nikoliçi që në disa kisha ortodokse këndimi i meshës të jetë në gjuhën serbe?
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 29-06-2014 më 03:09
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: "Hirësia e tij, Anastas Janullatos, gënjeu për Sinodin e Shenjtë..."

    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: "Hirësia e tij, Anastas Janullatos, gënjeu për Sinodin e Shenjtë..."

    car Lllalllalla mban ky vend
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: "Hirësia e tij, Anastas Janullatos, gënjeu për Sinodin e Shenjtë..."

    Besoj se nuk ndalohet te shkruaj ketu...

    Per cilin sinod e per cilin vend behet fjale? Se vetem carcafe me pa saktesi po varen ketu!

    Njerzit edhe ateist deklarojn edhe gjith diten meren me fene, kjo eshte habi! Me duket se eshte ngateruar termi "ateist" me termin "anti-fetar"!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: "Hirësia e tij, Anastas Janullatos, gënjeu për Sinodin e Shenjtë..."

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    car Lllalllalla mban ky vend
    car mban kuy vend?

    nikolici car i tha xhanulles, di gje ti?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: "Hirësia e tij, Anastas Janullatos, gënjeu për Sinodin e Shenjtë..."

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    car mban kuy vend?

    nikolici car i tha xhanulles, di gje ti?
    " Si ben ti ne ate vend te mbushur me llalalalal, nje zot e di!" - Tu shtofshin ditet per kurojon qe ke" - ja kete i tha.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: "Hirësia e tij, Anastas Janullatos, gënjeu për Sinodin e Shenjtë..."

    Me ke mereni edhe ju,me kete te paditurin qe i duket sikur ka bere ndonje zbulim te madh duke na paraqitur ca foto qe mund te gjehen fare lehte ne internet,madje nje pjese e mire e tyre jane edhe ne faqen zyrtare te kishes ortodokse.

    Kishte bere premtim edhe qe te terhiqeshe nga profesioni i tij dhe te pagezohesh si ortodoks,po te ishte njeri qe e mbante fjalen duhet ti beje keto sepse te gjitha i ka pasaktesi,nuk ka asnje genjeshter ne fjalet e kryepeshkopit,injoranca e ketij eshte ajo qe prodhon genjeshtra.

    Kryepeshkopi ka folur per ngjarjen historike qe ndodhte per here te pare ne historine e kishes ne Shqiperi,qe prej 20 shekujsh.

    Takimi i bere ne Tirane me rastin e shenjterimit te katedrales nuk quhet Sinod,edhe kete gabim e ka,sepse eshte aq i painformuar ne ceshtjet e kishes ortodokse sa keput gafa qe kushdo do te qeshte me te madhe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 29-06-2014 më 07:09

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: "Hirësia e tij, Anastas Janullatos, gënjeu për Sinodin e Shenjtë..."

    Per te pare sesa mashtrues eshte ky njeri mund te shikoni qe gjithe keto fotot qe ka sjelle jane edhe ne kete forum te postuara prej meje para afer 1 viti

    http://www.forumishqiptar.com/thread...%C3%AB-Milanos

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: "Hirësia e tij, Anastas Janullatos, gënjeu për Sinodin e Shenjtë..."

    Ore Archon,

    E o mire, fshatari gazetar qe ka 20 vjet qe ha buken e grekut, nuk e dinte dhe e beri kete gabim. Do edhe ai te duket qe eshte shqiptar i vertete e nuk eshte bere grek duke ngrene buken e grekut.

    Nuk guxon njeri te hiqet pak shqiptar i vertete duke sharre Kryepeshkopin tone grek se na dalin keta ne forumin shqiptar e na nxjerrin ne shesh te verteten!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-06-2014 më 13:16

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: "Hirësia e tij, Anastas Janullatos, gënjeu për Sinodin e Shenjtë..."

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ore Archon,

    E o mire, fshatari gazetar qe ka 20 vjet qe ha buken e grekut, nuk e dinte dhe e beri kete gabim. Do edhe ai te duket qe eshte shqiptar i vertete e nuk eshte bere grek duke ngrene buken e grekut.

    Nuk guxon njeri te hiqet pak shqiptar i vertete duke sharre Kryepeshkopin tone grek se na dalin keta ne forumin shqiptar e na nxjerrin ne shesh te verteten!

    Albo
    Sa gjate i ke rene dhe ti per te thene asgje!
    MOS I NDY TEMAT no name

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •