Para se tė vijmė te Shėn Kozmai, tė shohim se Krishterimi ėshtė vendosur nga perandorė Romake me prejardhje iliro-shqiptare. Perandori i Romės Kostandini i Madh (306-337) iliriani shqiptar nga Kosova, nxori urdhėresėn e famshme pėr ndalimin e pėrndjekjeve tė tė krishterėve nė vitin (311 e. j.) dhe dy vjet mė pas (313), urdhėresėn tjetėr pėr pranimin e Krishterimit si feja zyrtare e Perandorisė Romake, kėto pėrmenden si Edikt, ose Dekret i Milanit. Nė vitin 325 ai thirri Kėshillin e Krishterė tė Nikesė, ku morėn pjese 318 peshkopė. Vuri themelet e supermacisė spirituale tė kishės katolike, nė botėn perėndimore dhe Ortodoksinė, nė botėn lindore. (E. Jackues, Shqiptaret, bot. 1995, f. 152). (T. Zavalani, Histori
bot. 1998, f. 56).
Grekėt flisnin dhe mburreshin me ėndrrat pėr Greqinė ,greko bizantine. Ndėrsa Historiani Robert Angeli ua hedh poshtė duke u thėnė: Greqia ka nisur tė quhet zyrtarisht dhe pėrgjithėsisht HELLAS kur u krijua si mbretėri e pavarur mė 1830, tė erės sonė. Mė parė, dhe sidomos gjatė Perandorisė Bizantine, ajo asnjėherė nuk ėshtė quajtur as Hellas, as Graecia, as Perandori Greke ose Helenike, po gjithmonė Perandoria Bizantine dhe kurrė nuk ka pasur perandorė bizantinė tė cilėsuar grekė. Grekėt sot qė nė krye deri ne fund tė veprave tė tyre kanė mashtruar
. (Enigma), bot. 1991, f. 182).
Tė mėsojmė, se si rrjedhojė e kėtij sistemi tė veēantė qeverisė brenda qeverisė. E. J. citon Sevasti Qiriazi Dako, shpjegon: Mund tė duket e ēuditshme, rezultati imediat i pushtimit turk mė 1453 ishte nė dobi tė patrikanės bizantine. Mehmeti i II, pushtuesi i Kostandinopojės, duke shfrytėzuar urrejtjen midis Papės dhe Patriarkut, u ngazėllye nga fakti se mund ta bėnte Kishėn ortodokse tė Lindjes qė ta konsideronte atė si bamirės dhe mbrojtės tė sajin. Ai i dha Patrik Genadit gradėn e pashait dhe nxori njė dekret qė e njihte atė dhe pasuesit e tij, si krerė shpirtėrorė dhe civile tė tė gjitha bashkėsive ortodokse. Juridiksioni i tij pėrfshinte tė gjithė greket, shqiptarėt, bullgarėt, rumunėt dhe sllavėt. Me fjalė tė tjera, ky dekret perandorak e shndėrroi Kishėn Ortodokse tė Lindjes nė njė shtet brenda shtetit. Ai e vuri atė nėn kontrollin e plotė tė grekėve qė banonin nė Fanar. Qė prej asaj kohe, forcat e kishės pėrdoreshin si armė politike nė shėrbim tė Idesė sė madhe greke d.m.th. helenizimit tė kombeve tė tjera tė Ballkanit.
Pėr tė arritur kėtė qėllim, fanarjotėt shpallėn gjuhėn greke tė plotfuqishme. Alfabeti grek, librat greke, shkollat greke, kishat greke u bėnė tipar zotėrues tė jetės intelektuale tė popujve tė krishterė tė Ballkanit, deri nė fillim tė shek XX. Despotizmi shpirtėror i Patrikanės ishte mė i keq se tirania politike e turqve. Ata qė guxonin tė ngrinin krye, braktiseshin , mallkoheshin, shkishėroheshin dhe paditeshin tek autoritetet turke, si kryengritės rebelė kundra qeverisė. Autoritetet turke bashkėpunonin haptas me peshkopėt grekė pėr shtypjen e shpirtit kombėtar tė shqiptarėve. (E. jacques, Shqiptarėt, bot. 1995, f. 232).
Sejdin Kondi shkruan:
Pėr mua, misioni juaj gjatė vitve 1768-1774 nuk duhet konsideruar i mbyllur. Unė do ta quaj atė thjesht fazėn e parė
-Tamam tha Kozma Etoliani qė shtoi. Ne ato vite tė vėshtira ne predikuam paqen,urtėsinė dhe qetėsinė. Pra bėmė njė rrugė e dy punė vijoi Sofroni (Patriku i Fanarit). Kryem edhe detyrimin tonė ndaj helenizimit, por i bėmė qejfin edhe Sulltanit fuqiplotė. Pikėrisht, pikėrisht, e mbėshteti Kozma Etoliani. Kurse tani, nė vitin 1775, misioni i juaj do njohė fazėn e tij tė dytė. Natyrisht, kjo do tė jetė faza mė e rėndėsishme, mė e shenjtė. Perėndisė i qofshim falė! U shpreh Kozma Etoliani.-Faza e re, -rimori fjalėn Patriarku do ti shėrbejė qytetėrimit tė mėtejshėm, vetėm mes pėrhapjes sė gjerė tė kulturės sonė heleno-bizantine. Qė do tė vijė mes hapjes sė shkollave tė reja greke atje dhe ndalimit tė gjuhės shqipe, -nuk duroi pa folur Kozma Etoliani
Veē, do qe njė mrekulli sikur tė siguronim njė ferman tė dytė prej Sulltanit, -shtoi Kozmai. Fermani i parė mė ka skaduar. Ai mė pati ndihmuar shumė. Mė ka shpėtuar prej telasheve tė shumta. Sėshtė e lehtė tė punosh nėn hundėn e agallarėve apo tė bejlerėve shqiptarė. Shumė e drejtė u shpreh Sofroni
Fermani i ri ėshtė siguruar, -u shpreh paksa euforik Patriku. Vėrtet?! u befasua i gėzuar Kozma Etoliani. Vėrtet, -foli Patriku Sofron. Fermani i ri u sigurua. Patriku kėrkoi qė ti sillnin fermanin dhe urdhėresėn e inspektorit tė pėrgjithshėm. Njėri prej tyre pruri shkresat. Osmanishtja e tyre mėse kaligrafike,vula nė fund e artė. Patriku foli duke iu drejtuar priftėrinjve: -Miku i nderuar, tok me tė vėllanė e tij do tė darkojė me mua sonte. Tė pėrgatitet gjithēka
(Djaj ne veladon, bot. prill 2011, f. 14-15).
Nė vitet 1768-1774 dhe 1775-1779,Patrikana Ekunemike dėrgoi nė vendin tonė Kozma Etolianin (1714-1779), i cili kishte kryer studimet nė Malin e Shėnjtė, Athos. Ai vinte nė Shqipėrinė e Jugut pėr tė realizuar qėllimin, qė tė krishterėt e ortodoksė shqiptarė ti kthente nė grekė. Kėrkonte tė pėrbuzej e tė braktisej shqipja dhe nė vend tė saj tė flitej dhe tė shkruhej vetėm greqishtja. Historianė grekė si K. Amantos, M.B. Sakelariou, Vasil Krapsiti etj., Shėn Kozmanė e quajnė Shpėtimtarė tė etnisė greke Apostull i krishterimit Kudo ku shkonte ai nė Epir vendoste kryqe dhe ishte luftėtar i flakėt i fesė sė krishtere dhe i helenizimit. Ai predikonte nė Paramithi: Le ti shmangemi, vėllezėrit e mi, mendjemadhėsisė qė ėshtė krijesa e parė e shejtanit dhe rruga qė tė ēon nė katastrofė, prandaj duhet tė jemi kokulur; kokultėsia ėshtė rruga e engjėjve, ajo tė ēon nė parajsė.
Suljotėt u tronditen kur dėgjuan kėto fjalė tė tij, madje disa u egėrsuan. Atėherė Kozmai u tha: Mė vjen keq pėr ju, pėr kryelartėsinė qė kini. Dhe duke shkundur kėpucėt, vazhdoi me kėto fjalė tė ashpra: kėmba ime kėtu nuk do tė shkelė herė tjetėr. Nėse nuk i lini kėto qė bėni, do tė shpėrbėheni.
Lind pyetja: cili ėshtė krishterimi i Shėn Kozmait? I shenjtė,Shėnjtor shpallet njė person qė i qėndron besnik mėsimeve tė Krishtit dhe kishės sė tij, qė kanonizohet si i tillė nga njė kishė lokale ose universale. Shenjtorit i kujtohet emri nė lutjet, me emrin e tij mund tė emėrohet kisha, mund ti ekspozohet trupi nė altar etj. Ndėrsa, mė tej foli kėshtu Shėn Kozmai: Dėrgoni fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht, pėr arsye se kisha e jone ėshtė greke. Dhe ti vėllai im, po nuk mėsove greqisht, nuk mund tė kuptosh ato qė thotė kisha e jonė. Mė mirė, vėllai im, tė kesh shkollė greke nė vendin tėnd se sa tė kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterė, burrė apo grua, qė mė premton se brenda nė shtėpi nuk do tė flasė shqip, le tė ngrihet nė kėmbė dhe tė mė thotė kėtu. Unė do ti marr atij tė gjitha mėkatet nė qafė time, qė nga dita e lindjes sė tij, deri mė sot
Kėtu shihet qartė se Shėn Kozmai i ftonte shqiptarėt tė mėsonin greqisht, se kisha greke nuk mund tė bėhet kurrė shqiptare. Sa nė kundėrshtim bien kėto fjalė me Jezu Krishtin, i cili ēoi apostujt e tij qė tė predikonin doktrinėn fetare tė krishtere nė popujt e ndryshėm tė globit, Por nė asnjė mėnyrė qė kėta popuj tė ktheheshin nė grekė. Jezu Krishti u pat thėnė apostujve: Shkoni e bėni dishepuj nga tė gjithė popujt, duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė birit e tė shpirtit tė Shėnjtė. Pra,Krishterimi i Shėn Kozmait nuk ėshtė krishterimi i Jezu Krishtit, po njė krishterim i sajuar nga Patrikana e Stambollit
Ky lloj antikrishterimi, qė flet nė emėr tė krishterimit, ka si Ungjill shovenizmin grek. Shėn Kozmai gėnjen kur thotė se raca shqiptare ėshtė greke.
Antropologu me famė Pitardi, e hedh poshtė kėtė version tė grekėve. Shėn Kozmai kėshllon tė krishterėt qė tė mos preferojnė pazarėt e ēifutėve ose Mos pini raki tė prodhuar nė fabrikat e Evropės. Sepse nė atė raki ēifutėt lajnė tė vdekurit e tyre qė tju ndotin juve. Ēifutėt janė pogromet e antikrishtit. Ai ėshtė i vetmi prift, qė nė mėnyrė tė hapur ka nxitur pogromet antiēifute.
Shėn Kozmai, mė 22 gusht 1777, vizitoi Beratin dhe atje kėshilloi beratasit qė tė bėjnė Pazar tė shtunėn (sepse ēifutėt atė ditė e kanė pushim) dhe askush prej tyre, vijoi shenjtori i Vorio Epirit, tė mos bėjė Pazar tė dielėn te ēifutėt. Kėshtu qė Shėn Kozmai, pėr shkak tė urrejtjes ndaj ēifutėve, arriti tu ndėrrojė beratasve edhe ditėn e pazarit. Zhan Klod Faveirial, shkruan:
dy fjalė pėr murgun Kozma, roli i tė cilit ka qėnė tepėr rrėnimtarė pėr kombin shqiptar dhe vllah. Murg i Malit Atos, Kozma, lindi nė Etoli, dhe u vra i ngulur nė hu, mė 24 gusht 1779 me urdhėr tė Kurt pashė Beratit
pėr faktin, se ky ishte njė agjent politik i cili, duke shkuar nga fshati nė fshat, nuk predikonte Ungjillin po kėrcėnonte me shkishėrim nga Patriarkati grek tė gjithė vllehėt dhe shqiptarėt qė nuk flisnin vetėm greqisht. (Historia e Shqipėrisė, bot. 2004, f. 389). Nga Kozma Etolani, pėr gjuhėn vllahe, citojmė: Perėndia kur flet me engjėjt, flet nė gjuhėn greke dhe kur i shfryn djallit pėrdor gjuhėn vllahe (arkivi qendror i shtetit rumun).
Dr. Vakalopulos, nė historinė e helenizimit tė ri shprehet pėr Kozma Etolianin: Ai ktheu rrymėn e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizimin e tij dukuritė shoqėrore dhe kombėtare (greke Sh. D.), veēanėrisht nė Shqipėrinė Jugore dhe Epir. Me tė drejtė rilindėsit tanė lėshuan thirrjen patetike: Jashtė gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona. Revista La nazione Albanese, viti 1897, nr. 9, f. 4, dhe mė` tej, shkruan pėr figurėn dhe detyrėn e priftit kėto fjalė: Prifti duhet tė jetė sjellės i vėrtetė i qytetėrimit dhe i progresit me ligjin e tij tė dashurisė. Kėtu nė Shqipėri, ai i shėrben prindvrasjes, ai ėshtė despot dhe mė tiran se vetė pushtuesit. Ai ėshtė kthyer nė njė skllav qė i shėrben injorancės dhe paragjykimeve. Prifti ėshtė njė dhelpėr greke. Edhe pushkėt vrasėse kane zėnė vend nė kishė, kėshtu qė ėshtė reformuar kulti i Jezu Krishtit.
Por kur merr vesh se Peshkopi Janullatos ėshtė anėtar nderi i shoqatės Miqtė e Shėn Kozmait dhe se ky Shenjtor bėn pjesė ne kalendarin KOASH. Vlen tė mbahet mend shprehja e antishqiptarit tė tėrbuar Sebastianos, i cili e quan Shėn Kozmanė
Dishepull tė vėrtetė tė Krishtit Dhe Sot Janullatosi po sfidon Atdheun tonė, duke e ndėrtuar kisha greke nė emėr tė antishqiptarit Shėn Kozma. Ky ėshtė njė emisar politik i shovinizmit grek, erdhi nė Shqipėri pėr tė mbjellė pėrēarjen dhe urrejtjen midis shqiptarėve dhe pėr tė helenizuar totalisht ortodoksit shqiptare. (Gazeta BOTA SOT 22-12-2013). Tani qarqet nacionale klerike greke vendosėn tė shpallin luftėn e shenjtė pėr Vorio-Epirin nėn flamurin e Shėn Kozmait. Akademiku Kristo Frashėri, pėr Shenjtorin e lartpėrmendur nga historianėt e sotėm grek e quan Flamurtar i flaket i helenizimit. Studjuesi Pėllumb Xhufi, Shėn Kozmanė e quan antishqiptar. Duke qėnė i tillė, kėshilli bashkiak i Tiranės, pėrpara se ta zgjidhte A. Janullatos qytetar nderi tė Tiranės, duhej ti kėrkonte atij qė tė mohonte e tė dėnonte veprimtarinė antishqiptare tė Shėn Kozmait, si kusht pėr dhėnien e titullit qytetar nderi i Tiranės, propozuar nga kryebashkiaku Edi Rama, sepse Kozma Etoliani kėrkonte qė popullsia e Epirit tė kthehej nga shqiptarė nė greke. (Enc. Pirsos, vell. II, f. 915).
Nė kontekstin e veprimtarisė sė madhe antishqiptare tė kėtij prelati tė kishės greke, ėshtė i padrejtė edhe organizimi nė vendin tonė i kampingjeve tė 24 gushtit pėr nder tė Shėn Kozmait, apostullit tė helenizimit. Vlen tė pėrmendet se 24 gushti vitit 1996, nė tė cilin u mblodhėn me joshje alla greke tė rinj ortodoksė nga mjaft qytete, qė nga Saranda deri nė Shkodėr nė njė kamping afėr kishės sė Shėn Kozmait nė Kolkondas, ishin tė ftuar edhe tė rinj nga Greqia. Ftesat ishin dėrguar deri nė Finlandė nga kisha ortodokse dhe at Kalevi.
Kėto kampingje ortodokse, thekson Janullatosi ne fjalimin e tij, janė punishte shpirtėrore kupto: punishte shpirtėrore pėr tė shkatėruar kombin shqiptar, (SH. D) Sherif Delvina: Duhet vėnė nė dukje fjalėt e Sebastianos, pėr Shėn Kozmanė i cili tha: Kisha dhe kombi ynė po nderojnė sot kujtimin e Shėn Kozmait tė Etolisė, sepse ai ishte jo vetėm njė misionar por edhe apostull kombėtar i Greqisė
Ish kryeministri i Greqisė, Georges Papandreu, ka folur mė 12 qershor 1960: Pretendimet tona pėr Epirin e Veriut janė tė shenjta dhe tė patundura.
Por edhe ne u themi hajdeni ta merreni, se kufiri atėherė do tė vendoset nė jug tė Prevezės, nė kufirin Natyral tė Shqipėrisė
Ish mohuesi i kombit tonė Fatos Nano ka thėnė: se rruga e Shqipėrisė pėr nė Evropė kalon nga Greqia. Pėr figurėn e Janullatosit pohon: Unė nuk mund tė mendoj qė tė ketė ndonjė njeri, i cili tė ketė kontribuar mė shumė pėr rilindjen e Shqipėrisė si komb i lirė evropian. Ndėrsa mė 11 shtator 1998 F. Nano qė nga Lisbona, ku merrte pjesė nė njė mbledhje ndėrkombėtare deklaroi se Kryeqyteti i Kosovės ėshtė Beogradi. Ndėrsa Azem Hajdari nga Tirana iu pėrgjigj: Fatos Nano mos tė vijė nė Shqipėri. Nė kėtė kohė, nė shtator tė vitit 1998 kanė ndodhur dy vrasje, nė mbrėmje tė territ, vrasje pas shpine, vrasje tinėzare, te dy kanė qenė atdhedashės tė flaktė shqiptarė, njeri pishtar i demokracisė, tjetri strateg i luftės pėr liri. Azem Hajdari u vra mė 12 shtator, kurse Ahmet Krasniqi mė 21 shtator tė vitit 1998.
Janullatosi ka lėnė trashėgimtarė tė fronit. Peshkopin e Beratit Injatos, e dorėzoi mė19 korrik 1998. Sipas studjuesit Sejdi Kondi, vazhdon: Kozma Etolianit ia dua kokėn tė kripur. Kėtu nė Berat jo nė Stamboll. Ke plot dy javė kohė pėr kėtė punė. Pėrndryshe nė tepsi do tė jetė koka e jote.
Ik tani! u shpreh sypėrdhe Kurt Pasha. Kaq kisha pėr tė thėnė. Nė manastirin e Ardenicės, atje do shtrinte kockat. Ishte vėrtetė i lodhur. E kur nuk kishte bėrė as plot tri ditė qė pushonte atje, kur bam e bam porta e madhe e manastirit. Ndjeu njė si tė ngjethur nė shtat. Si pėlqyen tė trokiturat. Nuk ndodheshin atje as shoqėruesit murgj. Patėn shkuar nė Fier pėr tu furnizuar me ushqime. Nuk mė pėlqyen kėto tė trokitura uratė, -u shpreh Kozma Etoliani, duke shikuar thellė nė sy priftin e manastirit. Si batare pushkėsh mė ranė nė vesh. Atėherė mos e hapim derėn imzot? Mund tė jenė njerėz tė ligj. Kozma Etoliani qėndroi. Hezitoi njė ēast. Pastaj u shpreh: Hape biri im hape! -tha. Fati im ėshtė shkruar: Le tė bėhet ēfarė ėshtė thėnė nga Perėndia. Kozma Etoliani e njohu nė ēast. Ferid Aga bėri para. U shpreh. -Pėrshėndetje hirėsi! Na e bėni hallall shqetėsimin. Megjithėse shpresoj qė tė keni pushuar ca. Nė kemi gati njė javė qė po ju presim. -Urdhėroni bijtė e mi, -tha Kozma Etoliani. Ēfarė mund tė bėj pėr ju? Me se mundem tu ndihmoj? Mė thoni! -Duke i vėrtitur syrin e shėndoshė priftit tė manastirit, Ferid agai foli: -Ne jemi vendas hirėsi. Prej njė fshati kėtu pranė Kolkondas ia thonė. Ndoshta ju ia keni dėgjuar emrin. Po, po posi, -bėri Kozma Etoliani. E di, edi. Nė mos gaboj, ai ėshtė poshtė nė fushė. Buzė Semanit apo jo? -Pikėrisht, -vijoi trukun Ferid agai. Ju e ditkeni shumė mirė hirėsi, megjithėse nuk keni qenė asnjėherė nė fshatin tonė. Do e bėjė mbarė Perėndia qė tė vijmė edhe atje. Pėrse jo?! Po ne pėr kėtė punė jemi kėtu hirėsi, tha Ferid agai. Na ka dėrguar fshati. Duam edhe ne tė kemi njė shkollė pėr fėmijėt tanė siē e kane edhe fshatrat e tjera fqinje. Koka e priftit tė manastirit u var mbi gjoks. Ndjeu gjėmėn. Por nuk kish kurajo tė ngrinte as sytė e jo mė tė fliste Kozma Etoloini tha: -Po mirė atherė. Mė prisni nesėr. Do tė jemi nė fshatin tuaj qė herėt nė mėngjes. Besoj se jemi dakort? -Po pėrse nesėr hirėsi?! -Pyeti si me keqardhje Ferid Aga. Sonte ėshtė mė mirė. Nuk ka arsye pėrse tė vonohemi. Fshati po ju pret. Madje ne kemi hapur dhe gropėn, pra themelin e shkollės sonė. Fėmijėt po ju presin. Kozma Etoliani u vu nė mėdyshje. Nė fakt do qe nisur, nuk do e kish zgjatur, nuk do e kish bėrė dy, po tė mos i kishte kallur datėn fytyra e atij njeriu. Kėrkoi sytė e priftit tė manastirit, por ato iu vodhėn. Qenė gremisur mbi kalldrėm.-Mė mirė nesėr nė mėngjes, tha misionari. Sonte ėshtė ca vonė. Aksham hesapi. Ferid agait iu sos durimi. Boll e ledhatoi kėtė plak. Po lozte me kokėn e tija. Nuk bėhej shaka me Kurt Pashėn. Ai kėrkonte nė tepsi o kokėn e tij, o atė tė Kozma Etoliani. Nė ēast ēorri maskėn e mashtrimit. Bėrtiti: -Mjaft me fjalė. Mos e zgjat mė! Eja me ne dhe pikė! Vibroi ajri. Kozma Etolianit iu ngjeth prapė trupi. Kurse ne timpan tė veshit e flladiti lehte thėnia e Ali Pashės. Xhaxha! Bėj kujdes! Kurt Pasha ėshtė ujk i vjetėr! Ėshtė i lig. Ruhu! Ai nuk tė do si unė.
Mė falni, foli duke pyetur me kurajo. Cili jeni juve zotėri qė po mė flisni kėshtu? A mund tė mė thoni? Pėr mė tepėr qė unė nuk ju njoh hiē.
Unė jam xhebraili, reagoi duke pėshtyrė cigaren Ferid agai. Jam krye polici i Kurt Pashės. -Kuptove tani?
Kozma Etoliani mbeti. E vėshtroi atė njeri tė frikshėm nė syrin e vetėm. U pėrpoq tė ruante qetėsin duke thėnė.
Nuk po kuptoj se ēfarė kėrkoni nga unė. Pak mė parė thatė se jeni prej fshatit Kalkondas e se doni tė ndėrtoni si fqinjėt tuaj shkollėn e re? Kurse tani
. Duke pėrfituar prej njė pauze tė shkurtėr, prifti i manastirit u bė i gjallė. Ai foli buzagaz, duke iu drejtuar si hafijeve epo ashtu edhe misionarit helen. Po urdhėroni, urdhėroni brenda zotėrinj! Njė kafe, njė ēaj. Ose mė mirė njė ujė tė ftohtė. Bėn zagushi e madhe.
- Ti mos u pėrzie! Rri urtė e mbaj vendin tėnd! ngriti sėrish zėrin Ferid aga.
Apo do ti bėsh shoqėri mikut tėnd?
Prifti sus.
Kurse ti, iu drejtua Kozma Etolianit ec pėrpara! Kėshtu siē je. Kam urdhėr tė prerė nga Pashai. Dėgjon! Luaj vendit!
- Po pėrse duhet tė vi me ju?! u pėrpoq tė qėndronte Kozma Etoliani. Ju po mė mirrni me forcė! A e dini se unė jam i pajisur edhe me njė irade tė Sulltanit? Kryepolici i Kurt Pashės bėri sikur nuk i dėgjoi fjalėt e fundit. Eci disa metra pėrpara. Hafijet lėvizėn. I dolėn pas krahėve Kozma Etolianit. Njeri prej tyre i vuri dorėn nė kurriz duke e shtyrė. Misionari helen i hodhi njė sy tė tillė priftit tė manastirit, sikur i kėrkonte ndihmė. Iu fanitėn nė sy dy murgjit e tij. Por mė kot. Nė ēastin kur i duheshin ata mungonin. Smunden ta ndihmonin.
Ku po mė ēoni kėshtu more djem? Unė pandeha se po vemi nė Berat.
- Po tė shpiem nė parajsė, ja ktheu harbutēe Kryepolici.
Ju mė thatė se jeni njerėzit e Kurt Pashait! Po a e dini se unė jam mik me tė. Mos e zėrė nė gojė emrin e Pashait tonė tė ndritur, reagoi egėr kryepolici se pėr atė zot ta kėpus gjuhėn deri nė rrėzė. Zėri i ējerrė iu pėrplas nė fytyrė misionarit si njė shuplakė e fortė. Por donte derman dhe foli gjene: Po pse more biri i Perėndisė po mė flet kėshtu?! Ēfarė tė keqe ju kam bėrė?!
- As allahun mos e zėrė nė gojė! Kaur i ndyrė!
- Po pėrse more djem kėrkoni tė mė merrni jetėn? Atė sma keni dhėnė ju, por Perėndia Tė thashė njė herė more bukėshkelė qė tė mos e zėsh mė nė gojė emrin e Allahut, ulėriti kryepolici qė frenoi kalin. Pusho! Nuk dua tė dėgjoj mė. Po ēju kam bėrė? vijoi Kozma Etoliani.
Ma thoni qė ta di qė tė vdes i qetė!
Mos shkoni mė tutje! Ja tek ajo pema atje hidheni litari. Karvani qėndroi. Kozma Etoliani ishte berė pluhur i tėrė. Mezi mbahej nė kėmbė. Hafijet zbritėn nga kuajt. Secili prej tyre nisi detyrėn e caktuar. Dy pėrgatitėn litarin. Tė tjerėt u morėn me Kozma Etolianin. I lidhėn duart nga pas dhe i hodhėn njė si kokore leshi mbi kokė. Po ai se pranoi. Kėrkoi tia hiqnin. Pyeti sėrish duke iu drejtuar Ferid Agait.
Po ēu kam bėrė xhanėm?! Mė thoni qė tė di fajin. Ferid agai heshti mbi kalė. Kishte vapė. Lumi qė pranė. As 100 metra mė tej. Kozma Etolianin e ngritėn nė stol, i hodhen litarin nė grykė. Para se ti hiqnin stolin, Ferid Aga i tha: -Fol ! Ēke pėr tė thėnė! Eshtė fjala e jote e fundit.
-Dua tė di pėrse po ma merrni jetėn, tha misionari. Pasi sdi se ēfarė tė bėj me ju. Tju bekoj apo tju mallkoj.?
Vėrtet i marrė , u shperh si pėr vete Ferid Aga qė shtoi po aty zė plotė. Tė merret jeta me urdhėr tė Pashait tė Beratit. Je spiun i rusit dhe i venecianit dhe armik i shqiptarėve nė dėm tė Kombit Shqiptar . Qartė? Kozma Etoliani stha asnjė fjalė. Heshti. Pas sinjalit i hoqėn stolin. Kur trupi u lėshua krejt, Kryepolici u shpreh: Kėputjani kokėn, trupin ja hidhni nė lumė. Kokėn do ta merrni me vete. Pastaj u nisėn pėr nė Berat. Ferid aga ecte pėrpara. Ata e ndiqnin pa fjalė nga pas. Koka e Kozma Etolianit nė mes. Qe 24 gusht 1779. (Sejdi Kondi Djaj me veladon bot. 2011, f. 222).
Rasim Bebo, Addison, Ēikago Janar 2014.
Krijoni Kontakt