Hashimi, bazuar ne rezultatet aktuale te KQZ-se, nuk eshte ne gjendje me forca te veta te bej qeveri...
Eshte ceshtje tjeter nese ndonjera nga partite e deritanishme opozitare i dalin ne ndihme Hashimit dhe ja vazhdojne jeten si kryeminister edhe per 2 apo 3 vite te ardhshme. Ne kete rast nuk vendos populli apo vota, por lideri i partise opozitare.
Interesat personale etj. te nje pjese te opozites aktuale nuk mund te llogariten si "aftesi" e Thacit. Kjo eshte ceshtje shume me e komplikuar.
Fitorja e PDK-se ne fakt do te ishte vetem nje "fitore e Pirros", nese partite e deritanishme opozitare nuk dorezohen 8 imbajne premtimet) para interesave te ngushta dhe presioneve eventuale.
Perndryshe, fitorja relative e PDK-se kesaj radhe eshte me e dobet se ne shumicen e rasteve tjera, sepse eshte bazuar ne minimum 5-8% apo me shume vota te koalicionit me PD dhe partite tjera, qe perkthehet edhe ne minimalisht 3 mandate ne Kuvendin e Kosoves per politikane qe nuk jane te PDK-se dhe ne cdo moment mund t'i bashkohen ndonje koalicioni tjeter.
Gjithashtu PDK ka shfrytezuar pakenaqesite e dukagjinasve me gjendjen ekonomike, te cilen e ka paraqitur si rezultat te qeverisjeve lokale me te cilat pak a shume jane te ngopur. Kjo vote nuk do te jete mjaft e qendrueshme. Eshte me teper vote e premtimeve kryesisht te parealizushme dhe e protestes.
PDK si koalicion nuk e ka arritur as numrin e votave qe kishte 2010 dhe as perqindjen. Dhe sipas gjasave nuk do ta kete as numrin e njejte te deputeteve ne Kuvend.
Perndryshe, ne cdo vend te Evropes eshte mjaft problematike te mposhtet nje parti e madhe, e cila fillon garen me rreth +15 deri +20% te votave (ne Drenice).
Opozita nuk eshte me e keqe, por ne rrethana te Kosoves, duke pasur parsyesh edhe manipulimin e uleseve ne Kuvend permes votave te garantuara per minoritete, presionet dhe interesat nderkombetare dhe te Serbise, e ka veshtire te arrije lehte ne pozite per formimin e qeverise. Disa nga partneret potencial te nje koalicioni te mundshem qeverises ne mes te partive te tanishme opozitare p.sh. nuk e kane vullnetin per te pranuar gjera qe ka pranuar Thaci ne raport me Serbine. Pra nuk deshirojne te behen si Thaci, sepse veprimet e tij i konsiderojne si antikombetare, te pamoralshme, banditeske dhe te papranueshme -pavaresisht cmimit politik. Per kete kategori te opozites as interesat dhe agjendat e nderkombetareve, qe patjeter mund te jene te demshme per shumicen e qytetareve te Kosoves, shtetin dhe kombin, nuk jane justifikim legjitim per te veprura si Thaci apo ngjashem vetem per te fituar pushtetin qeverises.
Ne pergjithesi, per te vertetuar nese opozita eshte me e mire apo me e keqe, duhet te provohet se paku nje mandat. Tek pastaj mund te bejme krahasime me te vlefshme...
Krijoni Kontakt