Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Demaçi: Serbia i financon fundamentalistët islamikë (Video)

    Demaçi: Mjekroshët në Kosovë i financon Serbia



    Adem Demaçi ka thënë se është Serbia, ajo që po e financon islamin radikal në Kosovë.

    Ai fajëson miqtë e Kosovës të cilët sipas tij po u japin mundësi, siq i quan ai, mjekroshëve që të vijnë në Kosovë dhe t'u mbajnë ligjërata njerëzve.

    Prapë është këtu faji i miqve tanë. Po ju japin terren e mundësi me na ardhë mjekroshët, qysh po i quan populli, “trefërtalshat”, prej Londre e prej andej e këndej më i tubue njerëzit me ba kërkesa, madje donin të vijnë edhe në pushtet. Jo e duam xhaminë këtu, jo e duam këtë këtu jo kërkesa të tjera. Flasin disa hoxhë e mbajnë “vaize” shumë të rrezikshme, shumë cytëse. Shkojnë e gjejnë do të shkretë, do të mjerë e do fukarenj etj, do vajza e do gra, e i shtinë t’i vënë shamitë atje e andej e këndej”, ka thënë Demaçi gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

    Krejt kjo sipas Demaçit, po bëhet para syve tanë, duke thënë se ardhja e tyre dhe veprimi i tyre duhet të ndalet.

    Çka do të ndodhte me Prishtinën për shembull me eksplodue një ditë ku tubohen njerëzit më u vesh dikush me dinamit dhe me eksplodue aty qindra njerëz që as nuk i njeh as nuk i di? Këto sende nuk po i mendojmë, por duhet prerë mundësinë e ardhjes e veprimit të atyre njerëzve, vëllezërit e tyre, bashkëmendimtarët e tyre po i bëjnë njëqind të zeza nëpër gjithë botën. Ajo frymë ka depërtuar edhe këtu tek ne. Këtu Serbia po i financon, sepse Serbisë i intereson me e bindë botën që “ja këta janë fundamentalistë, s’ka gjë prej tyre, këta janë njësoj si ata kriminelët, si ata Bin Ladenët” etj”, ka thënë Demaçi gjatë intervistës.

    Duke e parë si të nevojshme një ndërhyrje urgjente për ndalimin e veprimit të tyre, Demaçi ka thënë se ‘mjekroshët’ sipas tij po e keqpërdorin demokracinë.

    Po e keqpërdorin mundësinë që ne e kemi deklaruar me të drejt që feja është e paprekshme. Por, këta janë ata fetarët që po prodhojnë fanatikë. Ne nuk kemi nevojë të krijojmë fanatikë. Ne kemi nevojë për besimtarë që i besojnë Zotit, por që i duan edhe njerëzit e janë në shërbim të njerëzve. Ata po i kërkojnë ata njerëz që janë të gatshëm t’u shërbejnë njerëzve për do pare, për do fjalë, për do fanatizma që i kanë dëgjuar e i dëgjojnë për çdo ditë jo nëpër facebook, jo nëpër xhamia, jo nëpër stacione radiotelevizive etj. Duhet të merren masa, sepse ka njerëz të luhatshëm, të paformuar si duhet që ndikohen shumë lehtë, e bëjnë skandal e pastaj na del puna edhe shqiptarët atje po i ndihmojnë asaj lufte që as nuk po e din kush po lufton kundër kujt, as nuk po e di çfarë po donë Bashar Al Asadi as çfarë po donë të tjerët as kurrgjë", tha Demaçi.

    Ndërkohë në këtë intervistë, Demaçi ka folur edhe për çështje tjera, përfshirë Gjykatën e Veçantë, e cila tha se është e dëmshme edhe për aleatët e saj.
    http://botasot.info/kosova/290542/de...nancon-serbia/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 16-04-2014 më 19:32

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Demaçi: Serbia i financon fundamentalistët islamikë (Video)

    "Nuk jemi armiqesi me serbet, un vet gruan e kam shkin !
    Zhivelja Serbia ! "

    Adem Demaçi

    … ///

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Demaçi: Serbia i financon fundamentalistët islamikë (Video)

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    "Nuk jemi armiqesi me serbet, un vet gruan e kam shkin !
    Zhivelja Serbia ! "

    Adem Demaçi

    e forte shume kjo qe ke sjell Le dévoué loool

    Keta lloj plehrash dradharake sikur Demaci jane baballaret shpirteror te antiproantit.



    P.s Kur populli serb eshte mik me shqiptaret sipas Demacit pse e paska problem Demaci qe keta te na financojne dhe islamin ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 17-04-2014 më 04:15
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar angmokio për postimin:

    referi_1 (17-04-2014)

  5. #4
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Demaçi: Serbia i financon fundamentalistët islamikë (Video)

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    e forte shume kjo qe ke sjell Le dévoué loool

    Keta lloj plehrash sikur Demaci jane baballaret shpirteror te antiproantit.
    fatkeqesisht, nuk e gjeta videon (nuk e di nese egziston ne youtube) kur menjehere pas luftes, Demaci i'u lavdronte deputetes serbe Trajkovicit, se ne shqiptaret dhe serbet jemi njesoj, kemi heroin Skenderbe, bir i shkines i thoshte ka qen dhe kendojm si ata,.. s'di cilen kenge, qe i kendoj ate nat ne studio te RTK-es ne gjuhen serbe !

    Plus kesaj, eshte e vertet 100% qe gruan e ka serbe ! Po ta kisha un gruan serbe duke besuar se "miqt" po m'a mashtrojn popullin,... un n'vend do ja kisha leshue motren ahahahaha
    … ///

  6. #5
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Demaçi: Serbia i financon fundamentalistët islamikë (Video)

    Phaj tash edhe prej tyre ka qe financohen per qashtje politike nuk mundeni me thane qe s'ka. Ka prej tyre qe financohen jo veq nga serbia po nga te gjitha sherbimet sekrete islamofobe per te vetmen arsye me zbeh islamin paqesor dhe me shfaq ate si agresor.

  7. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Demaçi: Serbia i financon fundamentalistët islamikë (Video)

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Phaj tash edhe prej tyre ka qe financohen per qashtje politike nuk mundeni me thane qe s'ka. Ka prej tyre qe financohen jo veq nga serbia po nga te gjitha sherbimet sekrete islamofobe per te vetmen arsye me zbeh islamin paqesor dhe me shfaq ate si agresor.
    Teori te tilla vetem sa i rrisin vleren popullit serb duke i ngritur dhe konsideruar si race superiore ndaj shqipareve. Ku eshte islami agresor ne shqiperi apo kosove? Nese e ke fjalen per ata shqiptar qe kane vajtur ne siri te tille ka nga e gjithe bota , edhe anglezet, zvicerianet apo aziatiket serbia i financon?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Demaçi: Serbia i financon fundamentalistët islamikë (Video)

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Phaj tash edhe prej tyre ka qe financohen per qashtje politike nuk mundeni me thane qe s'ka. Ka prej tyre qe financohen jo veq nga serbia po nga te gjitha sherbimet sekrete islamofobe per te vetmen arsye me zbeh islamin paqesor dhe me shfaq ate si agresor.
    Lexues,

    Serbia ka heq dor nga Kosova, dhe s'ka fije interesi ta paraqes Kosoven si agresore apo ekstremiste, ngase çeshtja e saj eshte e KRYER ! Tane, nese beson ndokush se serbia qenka kaq e pasur, saqe investon ne nje fe te huaj, eshte njesoj sikur te thoshin ata se muslimanet nga Kosova po investojn ne kishen ortodokse ! Keto jan vetem teori konspirative, te importuara nga shabloni i luftes afgano-ruse, ku "besohej" se Amerika u ndihmoi materialisht nepermes agjenteve te CIA's ! Islami eshte fe, e cila nuk ka mundesi te ndryshohet ! Radikalizimi i muslimaneve shqiptar, eshte si pasoj e sjelljes se politikave diskriminuese te qeverive te derimetashme !
    … ///

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Le dévoué për postimin:

    angmokio (17-04-2014)

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Demaçi: Serbia i financon fundamentalistët islamikë (Video)

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Lexues,

    Serbia ka heq dor nga Kosova, dhe s'ka fije interesi ta paraqes Kosoven si agresore apo ekstremiste, ngase çeshtja e saj eshte e KRYER ! Tane, nese beson ndokush se serbia qenka kaq e pasur, saqe investon ne nje fe te huaj, eshte njesoj sikur te thoshin ata se muslimanet nga Kosova po investojn ne kishen ortodokse ! Keto jan vetem teori konspirative, te importuara nga shabloni i luftes afgano-ruse, ku "besohej" se Amerika u ndihmoi materialisht nepermes agjenteve te CIA's ! Islami eshte fe, e cila nuk ka mundesi te ndryshohet ! Radikalizimi i muslimaneve shqiptar, eshte si pasoj e sjelljes se politikave diskriminuese te qeverive te derimetashme !
    Serbija ska heq dore nga Kosova por ti je aq i injorat sa nuk kupton ..nuk ka nevoje per miliarda te manipulohet nje popull injorant ,mjaftojne pak para ose fare ,lexo me shume rreth zgjedhjeve te fundit komunale dhe ndoshta ta "kap' se si votues shqiptar kane votuar per Inciativen Qytetare Srpska ,80 vota shqiptaresh i kishte marr nje kandidat i kesaj levizje vetem nje nje vendvotim e ti me flet per nevojen e miliardave .. injrantin e fukarane e manipulon lehte..

    Nuk eshte se besohet se Usa i ndihmoi afganeve ne lufte kunder BRSS por ky eshte fakt ,ske degjuar kurre per raketat stinger apo ke mendu qe Allahu ju ndihmoi leckamaneve afgan te mposhtin nje superfuqi siq ishte BRSS ?
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  11. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Demaçi: Serbia i financon fundamentalistët islamikë (Video)

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    fatkeqesisht, nuk e gjeta videon (nuk e di nese egziston ne youtube) kur menjehere pas luftes, Demaci i'u lavdronte deputetes serbe Trajkovicit, se ne shqiptaret dhe serbet jemi njesoj, kemi heroin Skenderbe, bir i shkines i thoshte ka qen dhe kendojm si ata,.. s'di cilen kenge, qe i kendoj ate nat ne studio te RTK-es ne gjuhen serbe !

    Plus kesaj, eshte e vertet 100% qe gruan e ka serbe ! Po ta kisha un gruan serbe duke besuar se "miqt" po m'a mashtrojn popullin,... un n'vend do ja kisha leshue motren ahahahaha
    Demaci eshte duke u munduar te imitoje Mandelen(me kete tripin e "vellazerise e faljes") ne kete rast por ky imitim nuk eshte gje tjeter vecse e ben qesharak ...sidoqofte me beri pershtypje gruaja e tij serbe per te cilen ti je i sigurt qe eshte serbe ,mund te sjellesh fakte te lutem?
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  12. #10
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Demaçi: Serbia i financon fundamentalistët islamikë (Video)

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Serbija ska heq dore nga Kosova por ti je aq i injorat sa nuk kupton ..nuk ka nevoje per miliarda te manipulohet nje popull injorant ,mjaftojne pak para ose fare ,lexo me shume rreth zgjedhjeve te fundit komunale dhe ndoshta ta "kap' se si votues shqiptar kane votuar per Inciativen Qytetare Srpska ,80 vota shqiptaresh i kishte marr nje kandidat i kesaj levizje vetem nje nje vendvotim e ti me flet per nevojen e miliardave .. injrantin e fukarane e manipulon lehte..

    Nuk eshte se besohet se Usa i ndihmoi afganeve ne lufte kunder BRSS por ky eshte fakt ,ske degjuar kurre per raketat stinger apo ke mendu qe Allahu ju ndihmoi leckamaneve afgan te mposhtin nje superfuqi siq ishte BRSS ?
    Ti mund ta manipulosh nje injorant, nje femije, nje te semur mendor,.. por kurrsesi nje besimtar me pretekst se eshte i varfer !
    Nese s'ke "hund" per t'i marr ere bisedimeve serbi-kosove, atehere rri anash e mos shkreto keshtu !
    Lufta kosove-serbi, ka marr fund ! Mund te kete nje luft eventuale mes serbise dhe lugines, por qe kosovaret s'do guxojn as ta levizin bishtin ngase do i fusin 15 vite burgim !
    E dyta, bisedimet qe behen kan per qellim permiresimin e raporteve mes dy shteteve sepse si njera, si tjetra jan te vetedijshem qe ne nje dit te mir, do t'duhet te kem marrveshje edhe me interesa ekonomike ! Nje kosove e dobet dhe e shkret, nuk eshte interesante as per serbet dhe asnje fqinje per rreth !
    Kurse per perrallat e shitjes se votes, s'krahasohen me keto pohime kaq idioteske qe permend ky matufi plak !

    Po e zeme sa per ta ber qejfin tye se paska individ, ose grupe qe paguajkan nga serbia ! Atehere shtrohet pyetja, duke e marr parasysh qe demaci eshte qen i thacit, perse nuk i arreston ata ekstremista te serbis me prova/fakte ne duar ? Perderisa jemi te lire, ju jeni genjeshtar dhe mashtrues ! Kurse thacit e demacit i vyen nje "ujk i zi" mbrenda kosoves sa per t'i fituar serish zgjedhjet,.. por po ta them edhe nje, po beri vaki qe fitoj thaci edhe kesaj rradhe,... te jesh i sigurt qe bombat e demacit do te eksplozojn, sepse ketij populli i eshte ardhe jeta te hunda sic eshte shprehja, dhe jo pse jemi musliman, por sepse jemi njerez dhe si njerez nuk do tolerojm qe lloj-lloj hajvani te luaj me fatet tona !
    … ///

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •