Rreziku nga putizmi
4 Prill 2014 | : Kulturė | Autor: Gazeta Shqip
3
Legjenda e shahut botėror tregoi dje nė njė intervistė pėr Top Story nė Top Channel, jetėn e tij. Pasioni i lindur pėr shahun dhe kritikat ndaj Putinit
Sokol Balla
Geri Kasparov, legjenda e shahut botėror, u rrėfye dje nė njė intervistė pėr Top Story. Udhėtimi i njė jete tė jashtėzakonshme dhe mendimet e tij pėr politikėn e Putinit.
Nė moshėn 5 vjeē jeni njohur me shahun, ju ka mėsuar babai juaj. Ky ka qenė momenti kur Geri Kasparov ka filluar tė luajė shah apo jo? Sa ka influencuar babai nė karrierėn tuaj?
Babai im u nda nga jeta kur unė isha 7 vjeē. Nuk besoj se mund tė flasim pėr diēka sinjifikative apo influencė. Mbaj mend pak rreth tij. Nėse do tė shikojmė sekuencat e karrierės si u zhvilluan, do tė thosha se lėvizjet e para qė mėsova prej tij ishin vitale. Ai ishte i pari qė e kuptoi se unė nė mėnyrė sinjifikative isha njė talent nė shah. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė ai nuk mundi tė shikonte sukseset e mia, pasi ndėrroi jetė nė janar 1971.
17 vjeē fituat kampionatin pėr tė rinj dhe titullin Mjeshtėr i Madh. Ēfarė do tė thotė tė jesh kampion nė njė moshė kaq tė re?
Unė nuk mendoj se ky ishte njė moment deciziv, sepse ishte diēka mė shumė se njė formalitet. Isha mjaftueshėm i fortė pėr ta marrė titullin Mjeshtėr i madh. Le tė mos ta harrojmė se nė vitet 80 titulli ishte mė shumė i rėndėsishėm, pasi kishte vetėm pak mjeshtėr tė mėdhenj. Pėr mua ky titull kishte njė kuptim tė madh. Qė nė moshėn 15-vjeēare luajta nė kampionatin sovjetik dhe isha i vetmi pa pasur statusin e mjeshtrit tė madh apo titull ndėrkombėtar. Ishte me rėndėsi pėr mua dhe do tė thosha se ishte njė hap i ndėrmjetėm, pasi unė i kisha sytė te njė titull botėror. Mund tju them se momenti vendimtar ishte nė moshėn 14-vjeēare, kur kalova atė qė do ta pėrshkruaj si njė gurė kilometrik, duke fituar titullin e parė si i rritur nė Bashkimin Sovjetik nė Minsk tani Bjellorusi. Ky ishte momenti kur e kuptova se mund tė shkoja lart e mė lart siē unė dėshiroja.
Le ti rikthehemi ngjarjes, qė padyshim ktheu tė gjithė sytė e botės. Unė kam qenė 11 vjeē atėherė kur ju sfiduat kampionin e botės Anatoli Karpov pėr titullin botėror nė vitin 1984, e cila rezultoi nė ndeshjen mė tė famshme dhe mė tė gjatė nė historinė e shahut, por edhe tė ndėrprerė. Ndoshta do tė kishte zgjatur edhe mė shumė. Pas 5 muajsh, presidenti i FID-ės e ndėrpreu atė, duke cituar lodhjen e tė dy lojtarėve. Meqenėse ju kam kėtu, do tė doja tju pyes drejtpėrdrejt, nėse ndiheshit vėrtet i lodhur pėr ta lėnė ndeshjen pėrgjysmė? Nė mos gaboj, ju keni qenė nė njė disavantazh tė lehtė .
Deklarata e FID-ės se tė dy lojtarėt ishin ekstremisht tė lodhur ishte 50% korrekte. Nuk mund ta them se isha po aq i freskėt sa nė fillim tė ndeshjes. Por isha nė njė gjendje tė shkėlqyer duke iu afruar kundėrshtarit. Deri diku isha pak prapa, por iniciativa ishte nėn kontrollin tim, nė duart e mia dhe Karpov nuk dukej mirė. Dukej qartė se ai kishte njė disbalancė psikologjike.
Vendimi pėr ta ndalur lojėn ishte qartėsisht i diktuar prej autoriteteve sovjetike. Prandaj Karpov e pranoi atė vendim, duke u dakordėsuar me atė ēka thuhej nė deklaratė. Unė iu binda, pasi skisha mundėsi tjetėr. Lajm i mirė ishte se falė Perestrojkės dhe Bashkimit Sovjetik ata mund tė mė largonin mua dhe tė organizonin njė ndeshje tė re. 8 muaj mė vonė unė e fitova atė ndeshje.
Pra, le tė themi, Anatoli Karpov megjithėse ishte nė avantazh nė pikė ndaj jush, nuk ishte i tė njėjtit mendim me ju. Pra, ai ishte pėr ndėrprerjen e lojės apo jo?
Karpov po e fitonte ndeshjen qė nė fillim. Nė njė moment rezultati ishte 5 me 0 nė favor tė tij. Nė kohėn ku loja u ndėrpre ishim 5 me 3 dhe ai humbi dy lojė radhazi. Pėr njė kohė tė gjatė ai nuk mundi tė fitojė njė lojė tė vetme. Nėse do tė vijonte tė luante mė 1984-1985, ai ishte nė pozita ta ndalonte dhe askush nuk do tė guxonte tė vinte me sugjerime tė tilla. Mund tė them qė kjo ndodhi pas njė marrėveshjeje pasive prej tij, nė njė kohė qė unė isha njė kundėrshtar agresiv. Disa njerėz thonė qė nė shkurt tė vitit 1985 ndodhi protesta e parė publike e njė kalibri tė tillė qė mbahej mend nė Bashkimin Sovjetik, pasi konferenca pėr median mė 15 shkurt rreth ndėrprerjes sė ndeshjes u transmetua nė tė gjithė botėn.
Zoti Kasoparov unė atė kohė kam qėnė rreth 11 vjec, ndiqja pėr orė tė tėra ndeshjen tuaj me Anatoli Karpov nė televizionet e huaja kryesisht ato Jugosllave i cili e jepte pothuajse Live gjatė gjithė kohės dhe mund tė them qė pas kėsaj ndeshje kam blerė kutinė time tė parė tė shahut dhe kam filluar tė luaj me babain tim. Megjithėse shumė amator pėr tė cėshtjen e shahut. Kaq i fortė ka qėnė impakti i kėsaj ndeshje besoj jo vertėm ndaj meje por edhe ndaj njė brezi tė ri fėmijėsh edhe tė rinjsh. Cili ėshtė kujtimi mė i fortė qė ju keni nga ajo ndeshje qė zgjati 5 muaj?
Ishte njė ndeshje e gjatė. Unė nuk e konsideroj si vetėm njė ndeshje sepse ishte njė konkurs 5 vjecar qė filloi nė 1984 Shtator dhe nėse konsideroni ndeshjen e fundit pra 6 vjet. Pra ishte njė konkurim nė vijueshmėri. Natyrisht momenti mė fantastik ishte momenti kur unė fitova ndeshjen e 24-rt. Ishte njė shoė i vėrtetė. Dicka vėsghtirė ta pėrshkruash. Ti bėn lėvizjen. Karpov tėrhiqet dhe ti bėhesh kampion bote. Kjo ėshtė dicka e papėrsėritshme pasi cdo sekond fitoreje pėr kampion bote ėshtė njė nder i madh i tė gjithė asaj ndjesije sensacionale qė unė pėrjetova nė 9 Nėntor 1985.
Nė fakt si e solli historia ju tani politikisht jeni sėrish pėrballė jo Anatoli Karpov i cili ėshtė njė figurė sekondare politike sot nė Rusi, pėrkrahės dhe deputet nė Duma i Rusia Jonė qė ėshtė padyshim partia mė e madhe pro Putinit nė parlament. Megjithatė ju e mundėt Anatoli Karpov ishit vetėm 22 vjec nė Moskė nė 9 Nėntor 1985. A ka njė raport mes Gary Kasparov dhe Anatoli Karpov sot?
Koha kalon dhe gjėrat nuk mund tė jenė tė mprehta sic ishin nė tė shkuarėn. Mund tė them se marrdhėniet tona janė stabilizuar. Kur unė u arrestova nė 2007-tėn duke shpenzuar pak ditė nė qelitė e Putinit, Karpov tentoi tė mė vizitonte duke treguar kėshtu solidaritet. Kjo pėr mua ishte njė shenjė e madhe . Nė 2010 unė e mbėshteta Karpov kur kandidoi pėr president tė Federatės Botėrore tė Shahut, duke shpenzuar shumė energji dhe kohė duke mbėshtetur pėrpjekjet e tij presidenciale. Por mbetemi shumė tė ndryshėm.Anatoli Karpov sot ėshtė mbėshtetės i rregjimit ėshtė pjesė e tij sic edhe ishte 20 apo 30 vjet mė parė. Ironikisht unė vijoj tė jem kundėshtari i rregjimit . Unė besoj fort nė kėtė qė bėj dhe kėto pėrpjekje i shikoj si dicka me rėndėsi tė madhe. Jeta nuk ėshtė detyrimisht vetėm lojė shahu ku ti ose fiton ose humb.Duhet tė bėsh gjėra tė cilat janė tė drejta duke konsideruar se cfarė vjen prej tyre.
Gari Kasparov ėshtė njė ndėr tė parėt qė paralajmėroi fenomenin e Putinizmit.Nė 2006 ju formuat Frontin Civil tė Bashkuar njė organizatė qė i kundėrvihej shkeljes sė tė drejtave tė njeriut nga Vladimir Putin. Ju jeni ende kryetar i kėtij fronti dhe njė prej liderve kryesor tė opozitės ruse nėse mund tė flitet qė ka njė opozitė nė Rusi apo jo?
Nuk mund ta themi qė ka njė opozitė sot nė Rusi sepse tė gjithė ata tė cilėt kundėrshtojnė rregjimin ose janė pas hekurave nė azil. Putini ka totalisht kontrollin dhe ky nuk ėshtė njė shtet ku lejohet opozitė. Ka vėnd pėr diskutim nėse Rusia ėshtė njė rregjim dictatorial apo rregjim totalitar apo po shkon drejt njėn shteti monstėr. Ėshtė e qartė pas zhvillimeve tė fundit dhe nga ato cfarė Putini tashmė ka deklaruar e gjitha ėshtė njė kopje e retorikave tė Adolf Hitlerit. Kėshtu nėn njė klimė tė tillė krijuar prej Putinit opozita nuk ekziston si njė factor i pavarur politik. Prandaj shumica e kolegėve tė mi janė tė burgosur apo arrest shtėpije. Unė ndodhem jashtė Rusisė pėr gati 1 vit dhe nuk e shikoj tė afėrt rikthimin tim atje nė tė ardhmen.
Zoti Kasparov ju ishit ndėr tė parėt nė dhėnien e alarmit qė Vladimir Putin paraqiste. Megjithatė le tė themi cfarė ju patė negative nė Rusinė e 2007tės e cila nė fakt dukej e rilindur krahasuar le tė themi me tė shkuarėn e korruptuar me varfėri tė madhe por edhe me imazhin e ulur tė Rusisė qė la Boris Jelcin .
-Ėshtė njė histori e gjatė e cila nuk e ka piknisjen ne 2006 apo 2007 duhet tė kthehemi nė vitin 1991 atė kohė Bashkimi Sovjetik sikurse edhe vėndi juaj po zgjohej . Ne kishim pritshmėri tė mėdha rreth tė ardhmes dhe nė Gusht 1991 kur revolucioni fitoi dhe statuja e themeluesit tė KGBS Xherxhinnski u hoq nga sheshi qėndror i Moskės, askush nuk mund ta imagjinonte qė 9 vite mė pas njė colonel i KGB-s tė bėhej president i Rusisė.Mbase mund tė thoni se ka disa kolonelė tė KGB-s tė cilėt kanė punuar mirė por tė gjitha zhvillimet kur ishte Jelcini janė tejet dėmtuese pėr demokracinė. Pasi gjatė kohės sė Jelcinit pushteti u pėrqėndrua nė duart e presidentit. Jelcini nė 1993 pėrdori tanket kundra opozitės nė njė parlament i cili nuk ishte perfekt dhe nė pėrbėrje tė tij kishte shumė komunistė dhe nacionalistė. Megjithatė kishte njė far balance e cila u shkatėrrua me forcėn e tankevet. Kjo solli situatėn kur fuqitė u pėrqėndruan tek presidenti . Jelcini nuk e pėrdori njė fuqi tė tillė nė tė njėjtėn formė qė po e pėrdor Vladimir Putini. Prapsitė e Putinit nisėn me konfliktin nė Ceceni. Shumė sulme tė Cecenėve nė qytetet rusi iu atribuan cecenėve nė fakt ishin product i ish KGB-s. Pas ndėrhyrjeve me simbolet kombėtare Putin iu vėrsul televizionit shtetėror duke e vėnė nėn kontroll. Dėmet e Putinit nuk kishin tė ndaluar. Iu vėrsul edhe biznesmenit mė tė madh rus Kodorovski themelues dhe drejtues i njė kompanie tė suksesshme hidrokarburesh nė botė. E burgosi. i izoloi tė gjithė aleatėt duke i konfisku7ar pronat tė cilat iu dhanė njerzve tė afėrt tė Putinit. Pra ishin njė mori me veprime tė cilat mė bėnė tė mendoja se Putini nė asnjė mėnyrė nuk ishte i gatshėm tė reduktonte pushtetin. Ne tė gjithė e dimė se cfarė ndodh kur njė person qėndron nė pushtet pėr njė kohė tė gjatė. Fuqi e akumuluar prej tij ishte shumė e madhe dhe potencialisht tejet e rezikėshme pėr popullin tonė madhe edhe jashtė Rusisė. Fatkeqėsisht disa njerėz qė marrin vendime nė Ėashington apo Bruksel u gėnjyen nga manovra e pasjes sė Medvjedevit si pauses . Pėr mua ishte mėse e qartė. Medvjedevi ishte thjesht njė zero. Dikushi i vėnė nė atė post pėr 4 vjet e mė pas tė hapte rrugėn pėr tė vijuar Putini sė paturi fuqi absolute pėr mė gjatė. Shumė njerėzve ju desh kohė ta kuptonin atė qė po ndodhte. Ndėrsa mua pėr ta kuptuar mė shėrbyen disa factor kyc. Cdo dictator ka njė periudhė tė ngjashme e cila ėshtė njė far ngritje e mė pas mospasja e ideve. Ideja e vetme qė i mbetet ėshtė se si tė qėndroj nė pushtet.E mė pas nis tė shikojė pėr armiqtė brėnda e mė pas ata jashtė duke krijuar njė ushtri tė fuqishme.Kjo po ndodh sot.
Gjatė viteve tė ndryshėm ju i jeni referuar Vladimir Putinit me emra tė ndryshėm.E keni quajtur shkelės tė drejtave tė njeriut, njė pėrson qė po risjell tė shkuarėn komuniste , autoritar, diktator dhe pas ngjarjeve nė Krime ju keni shkuar nė ekstrem nė vlerėsimin tuaj duke e krahasuar pothuajse fjalė pėr fjalė me Adolf Hitlerin. Nėse ju pyes sot si mund ta pėrshkruani Putinizmin? Pasi putinizmi ka ndikuar jo pak nė vėndet ish komuniste me demokraci hibride.
Putinizmi ėshtė kombinim i shumė faktorėve pasi ju keni atje gjithcka duke nisur nga shteti qė ndėrtoj Musolini, nga oligarkia klasike, kemi njė strukturė tipike mafioze qė do tė thotė besnikėri ndaj bosit, gjė e cila ėshtė kriteri suksesit. Aftėsia e Putinit nėpėrmjet putinizmit ishte kalimi nga njė ideologji tek tjetra. Ai mund tė prezantojė njė platformė liberale pėr ekonominė , ai mund tė prezantohet si njė i majtė me ide populiste duke shpėrndarė paratė apo nacionalist pra ai gjithmonė bėn manovra. Me kėto ai kėrkon tė qėndrojė sa mė shumė nė pushtet.Tė tilla manorva pėrdoren pėr tė arritur qėllime shumė tė ngushta dhe tani hapsira sa vjen e ngushtohet. Prandaj aplikon njė axhendė agresive i cili ėshtė socializmi i pėrzier me nacionalizėm. Prandaj nuk ėshtė surprizė qė i pėrdor shumė citime nga Hitleri pasi fatkeqėsisht axhenda e sotme e Putinit na kujton atė tė Gjermanisė naziste. Shumė njerėz mė thonė si ėshtė emundur pamvarisht tė kėqijave qė mbart ky person ta krahasosh me Hitlerin qė ishte njė djallė i vėrtetė. Dhe pėrgjigja ime ishte. Unė nuk flas pėr njė Hitler nga librat e historisė pasi kur Hitleri nisi epokėn e tij ai nuk u dukej njerėzve si njė monstėr pasi nė 1936 ai ishte njė lider legjitim i njė vendi europian ndoshta radidal ndoshta pak radikal por askush nuk mendonte se ai do tė ishte njė diktator . Prandaj u them njerėzve ne duhet tė mėsojmė prej gabimeve tė sė shkuarės pasi Hitleri u kthye nė njė monstėr falė neglizhencės tė Botės e cila nuk i dha rėndėsinė e duhur prandaj unė pata njė postim nė Tėitter nė 20 shkurt dhe njerėzit nisėn tė qeshnin
Cfarė duhet bėrė? Hitleri u ndal nga njė kundra sulm ushtarak tė tė gjitha forcave aleate qė zgjati 5 vjet.Putini si mund tė zgjatet? Ok, lufta ėshtė njė opsion qė sic thatė ju njė luftė sot nuk do tė jetė e njėjtė apo ajo e dytė botėrore, pasi flasim pėr arsenale tė fuqishme bėrthamore dhe nė kėtė rast ndoshta vėmendja kthehet nga vetė rusėt. A e kuptojnė ata se cfarė po ndodh apo ata nė shumicė e mbėshtesin Vldimir Putinin?
Shiko, nė 1938-tėen shumica pėrkrahte Hitlerin. Pra kishte njė maxhorancė tė rehatshme. Sot nėse bėhet njė referendum nė Damask, jam i sigurtė se 100% do tė pėrkrahin Bashar Al Asad. Unė mendoj se nuk duhet tė mbėshtetemi nė sondazhet publike nė njė atmosferė 24 orė nė 7 ditė propaganda qeveritare helmon mėndjet e njerėzve duke ia shpėlarė trurin.Nė Rusi sot ska debat. Ka dy anė ose agresiv ose superagresiv. Nuk ka pikpamje tė tjera nė televizion pra 24 orė vetėm gėnjeshtra. Ėshtė e pazakontė pėr kreun e shtetit Vladimir Putinin dhe enturazhin e tij tė gėnjejnė publikisht. Batareja e gėnjeshtrave tė thėna prej Vladimir Putin gjatė 3 javėve tė fundit nuk mendoj se Hitleri nė kohėn e tij mund tja arrinte. Por ndryshe nga 60 apo 80 vite mė parė nėse kreu shtetit do tė gėnjete ajo kalonte pa u vėnė re. Sot kemi GPS, Tėitter dhe You Tube nga shikohet propaganda ruse e Vladimir Putin i cili gėnjente nė cdo deklaratė pėr Krimenė. Ata vijojnė tė gėnjejnė. Nuk u bėhet fare vonė.Ata besojnė se kjo ėshtė shenjė e njė superioriteti pasi gėnjejnė dhe nuk i gjen gjė prej gėnjeshtrės.Mėnyra e tė komunikuarit me popullin rus duhet tė jetė e tillė qė ata ta kuptojnė cmin e tė gjithė kėsaj qė po ndodh. Sot nuk na duhet tė pėrdorim forcė ushtarake. Janė shumė mėnyrė pėr tė implementuar sanksione tė forta. Europa mund ta bėjė kėtė por problemi qėndron se fatkeqėsisht nė europė ka shumė para ruse. Kemi tė bėjmė me interesa tė mėdha tė korporatave gjermane, bankave britanike. Askushi nuk pranon tė sakrifiohet. Problemi qėndron tek ajo cfarė Putini beson. Dobėsia e njė bote tė lirė. Ne duhet tė veprojmė tani me zėvėndėsimin e hidrokarbureve ruse nėpėrmjet vėndeve tė tjera.Nuk ėshtė e vėshtirė. Norvegjia e vetėme kompeson Europėn me gazin rus. Pra duhet tė punohet, pėr atė qė ndodhi nė Krime dhe kėshtu ndoshta kjo do ta frenojė Putinin nga tė avancuarit drejt jugut dhe lindjes sė Ukrainės. Ndoshta ėshtė shumė vonė sepse axhenda e tij ėshtė e mirėpėrcaktuar pasi nuk njohu autoritet e reja atje dhe mund tė shkoj mė tej.
Nė fakt skenari qė ju jepni zoti Kasparov ėshtė i frikshėm pasi ju flisni pėr njė Hitler me armė Bėrthamore dhe kjo natyrisht e bėn botėn ku ne jetojmė sot njė vend shumė tė rrezikshėm ..
Nėse shikojmė tė gjitha diktaturat Hitlerin apo Stalinin, Maon tek ta ka disa zhvillime thėnė ndryshe gurė kilometrik ku ka patur konflikt mes diktatorit dhe atyre afėr tij. Prandaj diktatorėt i zėvėndėsojnė ata ndėrkohė qė elitat ndjehen nė siklet prej tyre. Elita qeverisėse e Rusisė shpenzon qindra biliona dollarė jashtė vėndit. Sanksionet kundra kėtyre njerėzve do tė thotė humje shumash kolosale parash. Kjo do tė jetė njė kėmbanė zgjimi pėr tu thėnė atyre se duhet tė gjejnė njė mėnyrė pėr ta larguar Putinin. Ose ti heqin suportin e tyre ati.Qeveria amerikane hodhi hapin e duhur nė kėtė drejtim por europa ėshtė e frikėsuar ta bėj dicka tė tillė. Ėshtė e thjeshtė. Ndiq ku ėshtė paraja. Goditi ku u dhėmb mė shumė.Cėshtjet financiare janė vendimtare pėr njerėzit e rregjimit tė Putinit. Kur unė dėgjoj se Rusia do tė mbyllė rrubinetin e gazit unė them OK. Europa do tė vuaj por kush do tė paguaj pėr programet e Putinit nė Rusi. Gazi dhe Nafta janė dy kontributorėt kryesorė nė buxhetin e Putinit. Duke treguar guxim ulet numri atyre qė i shkojnė nga pas Putinit. Harrojeni Putinin. Kauza e tij ėshtė e humbur.Pra asnjė gjeneral se fiton luftėn pa ushtarė. Ne duhet tė godasim ata afėr atij duke i dėrguar njė sinjal tė qartė. Nėe pikpamjen time qeveritė perėndimore janė duke e bėrė kėtė por nė mėnyrė modeste.
Shqipėria ka pasur dhe ka shahistė shumė tė mirė dhe para dy vitesh ka organizuar kampionatin botėror tė shahut pėr femra.Sa informacion keni pėr shahun dhe Shqipėrinė?
-E tek sa unė rritesha Shqipėria ishte njė prej vėndeve mė tė mbyllura tė Botės prandaj njohuritė e mija pėr vėndin tuaj ishin tė limituara. Deri mė tani pėr mua ishte njė pikė e bardhė nė hartėn e europės tė cilėn nuk e kasha vizituar. Por ja ku jam.I kam ndjekur zhvillimet kėtu sic ishte edhe kampionati botėror i femrave nė shah apo aktivitetet e federatės shqiptare tė shahut.Kam dijeni edhe pėr pėrpjekjet e futjes sė shahut nė sistemin arsimor gjė pėr tė cilėn jam i gatshėm tė jam ndihmėn tuaj.Kam patur rastin tė takoja nė Neė York kryeministrin tuaj Edi Rama. Biseduam dhe mė pas i dėrgova njė leėr ministrisė sė arsimit. Kėshtu mendova tė vija vetė nė Shqipėri dhe kjo pėrkon gjithashtu me fushatėn time globale pasi jam kandidat pėr president tė federatės botėrore tė shahut. Jam duke kėrkuar pėrkerahjen e vėndeve mike dhe nė tė njėjtėn kohė axhenda ime ėshtė e ndėrthurur me takime me autoritet tek tė cilat pash gadishmėrinė pėr tė implementuar shahun nė edukim.
Krijoni Kontakt