I ngacmoi gruan, 41-vjeēari i kėput veshin fqinjit
Bilisht - Xhelozohet pėr bashkėshorten, 41- vjeēari kafshon dhe i kėput veshin me dhėmbė njė tė riu. Ngjarja e pazakontė ėshtė regjistruar mbrėmjen e sė dielės nė qytetin e Bilishtit. Burime zyrtare nė Drejtorinė e Policisė sė Korēės, bėjnė me dije se dy persona janė konfliktuar fizikisht me njėri-tjetrin dhe nė sherr e sipėr, 41- vjeēari Ferdinand Mulla i ka kėputur veshin me dhėmbė 32-vjeēarit me iniciale F.LL..
Sipas burimeve tė policisė, mėsohet se ngjarja ka ndodhur nė periferi tė qytetit tė Bilishtit. Nga dėshmitė e dhėna nė polici, si nga autori, ashtu edhe nga dėshmitarė tė rastit, mėsohet se bashkėshortja e 41- vjeēarit ka qenė duke kaluar nė rrugė, por ėshtė ngacmuar me fjalė nga 32-vjeēari F.LL., teksa e gjithė skena ėshtė parė nga bashkėshorti i saj, Ferdinand Mulla, i cili ka qenė i ulur nė njė lokal aty pranė.
Sapo ka parė 32-vjeēarin qė ka ngacmuar bashkėshorten e tij, babai i dy fėmijėve ėshtė ngritur i revoltuar nga lokali dhe pas njė debati me fjalė, ka nisur ta qėllojė me grushta tė riun nė rrugė. Ai nuk ėshtė ndalur mėtej por e ka kafshuar nė vesh, duke i kėputur njė pjesė tė tij.
http://grid.al/read/news/157666520/6...veshin-fqinjit
Krijoni Kontakt