Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Ja dhe Maksuti:


  2. #22

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën


  3. #23

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën


  4. #24

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën


  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kjo eshte bukuria e forumit shqiptar qe lajmet e fjalet e bera ne te kaluaren, perjetesohen. Lexo postimin e pare ne kete teme, premtimin e Rames ne 18 qershor 2013 ne Kamez:

    Sot ai mund te dridhet e perdridhet se jo thashe keshtu apo ashtu, por ajo eshte e parendesishme. Bathoraxhiu dhe Kamzioti degjoi vetem fjalet nga goja e Rames: "Legalizime Falas!"

    Albo
    Bravo Albo ke te drejte. Pikerisht kete ka thene Rama. "Mos votoni per Berishen se ai po ju rrjep ne gjoba per legalizimet. Votoni per mua e une do t'iu legalizoj pronat falas."

    Me vjen keq te te them po ti ke pjerdhur jo vetem nga mendja po tashme edhe nga syte. Legalizimet po behen falas. Askund nuk ka permendur kush qe PRONA do te merret falas. Ka thene procesi i legalizimeve per shtepite do te behet falas. Procesi eshte dokumentimi i prones, jo shitblerja e saj. Shitblerja behet midis pronarit edhe bleresit, ska lidhje me shtetin.

    Bukuria e vertete e ketij forumi eshte se sa here qe shpenzoj pak kohe kenaqem me xhevahiret tuaj. Sa qesh kur lexoj postimet tuaja ketu nuk qesh askund tjeter
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    [QUOTE=Xinxerfilli;3710748 Legalizimet po behen falas. Askund nuk ka permendur kush qe PRONA do te merret falas. Ka thene procesi i legalizimeve per shtepite do te behet falas. Procesi eshte dokumentimi i prones, jo shitblerja e saj. Shitblerja behet midis pronarit edhe bleresit, ska lidhje me shtetin.
    @pp[/QUOTE]

    pse genjen? ku po behen legalizime?
    keta politikane qe kemi, te djathte dhe te majte, nuk i bejne dot legalizimet.
    po te ishte e njejta gje ne greqi ose serbi kjo situate do perfundonte me 3 muaj. shqiptaret po e vertetojne qe jane njerez mesjete dhe nuk e meritojne te quhen evropiane.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Ne skrapar, do i beje metà per 2 jave,
    Me pa leka.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Ne skrapar, do i beje metà per 2 jave,
    Me pa leka.
    shakaja gjysma e te vertetes
    meta edhe mund ti bej legalizimet se ka prejardhje fashatari ndersa rama me kompani i urren te ardhurit ne kulm.

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Legalizimet, Lame: Falas vetëm një nga tre tarifat, hartë e re për çmimin e trojeve

    TIRANE- Kreu i Legalizimeve: Harta e çmimit të tokës, e njëjtë me atë të kompensimit.

    Lame: Rishikim 70 mijë aplikimeve, por pa pagesë ekstra

    Zbardhet strategjia e qeverisë për procesin e legalizimeve. I ftuar në emisionin “Debati” në “Channel one”, drejtori i Agjencisë së Legalizimeve, Artan Lame, qartësoi skemën e pagesave që do të kryhen nga qytetarët për përfitimin e lejes.
    Sipas kreut të ALUIZNI-t, nga tri tarifat e vendosura, vetëm ajo e shërbimit të ofruar do të hiqet. “Qytetari sot paguan tri gjëra, paguan tarifat e legalizimit, pra gjithë procesin e legalizimit, paguan taksën për infrastrukturën, taksë që i shkon njësisë vendore, paguan edhe truallin. Ajo që ka në dorë shteti, është sistemi i tarifave të legalizimit. Legalizimi është procedurë. Unë do të legalizoj falas, pra gjithçka që më takon mua shtetit, që sot ta merrja ty, këtë nuk do ta kërkoj më”, tha Lame. Sipas kreut të ALUIZNI-t, është pikërisht kostoja e dokumentacionit ajo që nuk do të paguhet, pra do të jetë falas në ligin e ri. Ndërkohë që pagesa e truallit, si dhe pagesa që u shkon bashkive për urbanizimin e zonës, do të vazhdojë të paguhet.

    PAGESA E TRUALLIT

    Me ligjin në fuqi, pagesa e truallit është ndarë në dy pjesë, në zona jashtë vijës së verdhë dhe brenda vijës së verdhë të qyteteve. Kjo është një tarifë unike në qytetet e mëdha, si Tirana apo Durrësi, ashtu edhe në rrehet e largëta të vendit. Lame dje sqaroi një tjetër mënyrë të llogaritjes së pagesës së truallit. Ai ia bashkëngjiti çmimin e truallit atij të kompensimit të pronarëve. Për ta bërë më të qartë, shteti paratë që merr nga toka dhe godinat që legalizon, i çon për fondin me të cilin dëmshpërblehen pronarët, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet pa leje. “Po rishikojmë procedurën e përllogaritjes së vlerës së tokës, për t’iu afruar një vlere reale, e cila do të përdoret edhe për legalizimin, edhe për ish-pronarët”, theksoi dje Lame. Kjo do të thotë që tarifa e legalizimit të jetë e njëjtë me atë të kompensimit të tokës. Por Lame shtoi se do të jenë disa kategori, të cilat do të përjashtohen nga kjo tarifë e re. “Po rishikohet mundësia që familjet në nevojë, ato që trajtohen me ndihmë ekonomike, të paguajnë më pak apo të përjashtohen. Që do të thotë, kategoritë e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, kategoritë e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve për t’i përjashtuar apo për t’i ulur kuotën e legalizimit, por kjo jo në kurriz të ish-pronarëve”, u shpreh Artan Lame.

    LEGALIZIM-URBANIZIM
    Lame i është rikthyer edhe një herë debatit të hershëm, që në vitet 2000, për informalizimin e ndërtimeve pa leje. Ka pasur dhe përplasje, duhet legalizuar dhe më pas urbanizuar zona, apo e kundërta. Qeveria e djathtë vendosi që të legalizojë e më pas të urbanizoheshin zonat informale. Lame dje nënvizoi një rrugë tjetër, që ka prioritet urbanizimin. Sipas tij, zhvendosja e shërbimit të afruar, duke trokitur derë më derë, do të shoqërohet edhe me hartimin e planeve urbanistike paraprake, që do të thotë se para shpërndarjes së certifikatës së pronësisë të hartohet plani urbanistik paraprak. Sipas kreut të ALUIZNI-t, është më e vështirë pas dhënies së lejes, t’i thuash qytetarit, tërhiq murin se këtu do të kalojë rruga. “Së pari do të shkojnë punonjësit e ALUIZNI-t te qytetari. Marrim zonën e Bathores, e cila është e ndarë në kuadrate, me 800 ndërtime, apo 1000 ndërtime secila. Në atë kuadrat do të trokitet derë më derë. Vajtja atje bën dy gjëra, shmang përplasjet mes banorëve dhe, e dyta, që është më e rëndësishmja, i shërben urbanizimit. Ne thamë që a ka mundësi, meqenëse ne po shkojmë të bëjmë edhe një urbanizim minimal, fillestar, paraprak? Është më e vështirë që pasi të legalizohet, t’i thuash qytetarit që tërhiq murin mbrapa, se do të kalojë rruga”, theksoi kreu i Agjencisë së Legalizimeve.

    RISHIKIMI I LEJEVE
    Janë 70 mijë familje, të cilat kanë kryer detyrimin financiar dhe nuk janë pajisur me lejen e legalizimit. Për këto dosje, kreu i ALUIZNI-t sqaroi se ato do të verifikohen, ndërkohë nuk do të jenë të obliguar të paguajnë asnjë tarifë shtesë. “Janë 70 mijë familje që kanë kryer pagesë të pjesshme apo të plotë dhe nuk kanë marrë lejen. Do të bëhet rifreskim i situatës, verifikimi i tyre, por pa u derdhur asnjë tarifë shtesë”, bëri me dije Lame.

    Panorama

  10. #30
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Te duhet te mesosh, qe cmimin e naftes ne bote, nuk e vendos kryeministri i Shqiperise apo kryeministri i cdo vendi tjeter te botes. Cmimi i naftes diktohet nga tregu privat global. Kryeministri i vendit vendos vetem nese taksa qe do ti shtohet atij cmimi global do te jete 0, 5, apo 10 leke me shume. Rama po thote qe kur Wordless te mbushi makinen e tij me 10 litra nafte, Wordless duhet ti paguaje 1000 leke te vjetra shtetit takse.

    Albo
    Nëse nuk qënka kryeministri që vëndos çmimin e naftës, ç'keni që na merni mënd e kokës me 10 lekshin që u ngrit ?!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •