Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat



    Partia Demokratike ka hedhur sërish akuza ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për fshehje të ngjarjeve. “Ministri dhe policia fshehën për 3 ditë ngjarjen e rëndë brenda komisariatit”, deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi.

    Sipas saj, “Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit kanë arritur të fshehin për tre ditë një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Mamurras, ku brenda postës së policisë është plagosur një shtetas”.

    “Sipas të dhënave të sigurta dhe referuar asaj që raporton sot media, protagonistët e ngjarjes kanë shkuar në zyrat e policisë për të gjetur siguri, pas konfliktit që kanë pasur. Por në prani të punonjësve të rendit, njëri nga shtetasit e përfshirë në ngjarje ka qëlluar me armën e tij, duke plagosur rëndë shtetasin me inicialet G.K”, theksoi në fjalën e saj, Vorpsi.

    Sipas PD-së, “duke ndjekur porosinë politike të Ministrit Tahiri, “po nuk doli në media, krimi nuk ndodh”, policia nuk e ka raportuar dhe nuk e ka bërë publike ngjarjen. Partia Demokratike denoncon përdorimin e policisë nga Ministri dhe Kryeministri për zbukurimin e realitetit, ndërkohë që kjo vazhdon të mbetet një mision i pamundur për shkak se ngjarjet janë shumë të rënda për t’u mbajtur të fshehta, dhe janë shumë të shpeshta për t’i mbajtur larg syve të publikut e medias”.

    “Në mënyrë të përsëritur, dhe çdo ditë, po zbardhen krime që policia e Tahirit i mban të fshehta. Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të ushtrojë përgjegjësitë e saj për të siguruar rendin, të bëjë transparencë e të zbatojë ligjin, dhe të qëndrojë larg lojërave politike të Ministrit e Kryeministrit për të transformuar realitetin e rëndë kriminal. Sepse realiteti nuk fshihet dot.

    Përpjekje të tilla vetëm sa e shtojnë edhe më shumë pasigurinë publike, stimulojnë krimin, dhe ulin edhe më shumë rezultatet dhe efektshmërinë e Policisë së Shtetit”, deklaroi zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat-Laura Vorpsi-24ore.

    Nje nga genjeshtrat e shumta te joheve te fundit te PeDe-se. Ja cfare thote ministri:

    As per kete do kerkojne falje publikisht?
    PD pretendon se MB dhe Policia e Shtetit ka fshehur nje plagosje ne Mamurras. Genjeshter!
    Jo vetem nuk kemi fshehurJ ngjarjen, por kemi arrestuar autorin dhe ngjarja eshte bere e ditur per mediat. Me poshte detajet e njoftimit te sotem...

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e detyruar të përgënjeshtrojë përsëri deklaratat e subjektit PD, sipas të cilit një plagosje me armë ka ndodhur në mjediset e Postës së Policisë Mamurras më datë 17 janar.

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit ripërsërit angazhimin dhe përkushtimin për të bërë transparencë, lidhur me punën e saj, shifrat e kriminalitetit dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizaur e korrupsionit.
    Edhe këtë rast ngjarja nuk është fshehur dhe për më tepër nuk ka ndodhur në ambientet e Postës së Policisë në Mamuras.

    Konkretisht nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, që më datë 17 janar është dhënë njoftimi përkatës, i cili i është përcjellë përfaqësuesve të medias.

    Lidhur me këtë ngjarje, më datë 17 janar, Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë ka informuar se:

    Më datën 17.01.2014, rreth orës 01:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

    - Elson Bukurosh Kalaveri, 27 vjeç, banues në Thumanë-Krujë,

    Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi më datën 17.01.2014, rreth ores 00.45, në qytetin e Mamurrasit, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin G. K., vjeç 36 banues në Thumanë Krujë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushtarak Tiranë.

    Falë ndërhyrjes shumë të shpejtë nga ana e Patrullës së Policisë Mamurras, menjëherë mbas ndodhjes së ngjarjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit, së bashku me armën e krimit e llojit Pistolet HS, me nje krëhër me katër fishek të kalibrit 9 mm. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhoj, kalibrit 9 mm.

    Materialet i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqesorë Kurbin, për veprën penale të “Vrasjes me dashje “ e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve” parashikuar nga nenet 76-22, dhe 278/2 të Kodit Penal.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat-Laura Vorpsi-24ore.

    Fshehja e ngjarjes dhe dalja e lajmit te plagosjes ne rajon te policise,me vonese
    ka shume mundesi te jete e vertete.
    Ministri Tahiri pergenjeshtron lajmin e Laura Vorpsit.
    Ministri eshte socialist,Ministrii ka policat,njerezit e tij,vartesit e tij.
    Ministri do mbroje policat dhe nuk mund te perkrahe e mbeshtet cfare thote laura Vorpsi.
    Si do thote ai qe policia ka fshehur ngjarjen????
    Deklarata e ministrit eshte jo e besushme dhe len shume per te dyshuar.
    Deklarata e Ministrit nuk mund te merret si dicka e besushme,eshte nje konflikt interesash
    dhe nuk shpreh te verteten
    Ministri deklaron sipas interesave shteterore dhe partiake.E verteta eshte krejt dicka tjeter.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Pse nuk i fut nje plumb vetes ky Tahiri?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Beni 7 11 ke mesur te lexosh akoma? - Njoftimi eshte bere ne daten 17 per mediat nga Drejtoria e Qarkut Lezhe dhe eshte bere arrestimi i atentatorit brenda 15 minutash nga ngjarja, e cila nuk ka ndodhur fare ne komisariat sic ka gjenyer teta Laura.

    Kishte nja 4-5 genjeshtra qe kishte nxjerre per policine ditet e fundit dhe te gjitha i nxori ministri te paverteta pasi njoftimet ishin te gjitha ne media.

    Eshte ironike se Laura qe kerkon "jabanxhinjte" te hyjne me vize ne Tirane harron gjithe shpellaret qe e kishin zaptuar Tiranen ne kohen e Berishes

    Mos e ka nxjerre Berisha tani si pyke ne diell me keto deklarata per ta ndeshkuar lol
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    ore po ky Tahiri e ka pase babain ne burg per trafik ilacesh si farmacist apo e kam degjuar gje gabim???!!!!
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Beni 7 11 ke mesur te lexosh akoma? - Njoftimi eshte bere ne daten 17 per mediat nga Drejtoria e Qarkut Lezhe dhe eshte bere arrestimi i atentatorit brenda 15 minutash nga ngjarja, e cila nuk ka ndodhur fare ne komisariat sic ka gjenyer teta Laura.

    Kishte nja 4-5 genjeshtra qe kishte nxjerre per policine ditet e fundit dhe te gjitha i nxori ministri te paverteta pasi njoftimet ishin te gjitha ne media.

    Eshte ironike se Laura qe kerkon "jabanxhinjte" te hyjne me vize ne Tirane harron gjithe shpellaret qe e kishin zaptuar Tiranen ne kohen e Berishes

    Mos e ka nxjerre Berisha tani si pyke ne diell me keto deklarata per ta ndeshkuar lol
    O plako ti je akoma ne autobuz.........
    Plagosja ka ndodhur brenda ne rajon dhe policia dhe Minister genjejne pasi
    incidenti eshte shume embarrasing(turp)
    Laura nuk flet per fshehje arrestimi,por per fshehje te
    nje incidenti si plagosja e te arrestuarit brenda ne rajon.
    Eshte plagosur i arrestuari dhe eshte mbajtur e fshehte plagosja nga policia per 3 dite.
    Media eshte njoftuar vetem per arrestimin,por jo per plagosjen qe ka ndodhur
    me vone pas arrestimit brenda ne polici..
    Policia me sa duket ka dashur ta mbaje te fshehte incidentin e plagosjes.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    O plako ti je akoma ne autobuz.........
    Plagosja ka ndodhur brenda ne rajon dhe policia dhe Minister genjejne pasi
    incidenti eshte shume embarrasing(turp)
    Laura nuk flet per fshehje arrestimi,por per fshehje te
    nje incidenti si plagosja e te arrestuarit brenda ne rajon.
    Eshte plagosur i arrestuari dhe eshte mbajtur e fshehte plagosja nga policia per 3 dite.
    Media eshte njoftuar vetem per arrestimin,por jo per plagosjen qe ka ndodhur
    me vone pas arrestimit brenda ne polici..
    Policia me sa duket ka dashur ta mbaje te fshehte incidentin e plagosjes.
    O ben 7 -11 i vetmi qe eshte ne autobuz je ti.

    Ku e di ti qe ka ndodhur brenda ne rajon kjo plagosje? Atje ishe ti? Apo degjon mashtrimet e Laures

    Ministria kur ka bere njoftimin per media per ngjarjen dhe arrestimin e autorit ka thene edhe se perse eshte arrestuar sepse kjo eshte praktika.

    Arrestohet filan fisteku per kete incident ne kete date dhe kete ore. Shiko arkivat e njoftimeve te ministrise se puneve te brendshme te shikosh se kush llafos kot e kush eshte ne autobuz.

    Pastaj 3 dite tha Laura e mbajten te fshehte ata kur ngjarja ndodhi ne daten 17, dmth i bie ta kene mbajtur te fshehte deri neser???

    Me thuaj kur te zbresesh, dhe leje barin se te ben dem
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Ka patur deshmitare qe e kane pare plagosjen brenda ne rajon si dhe
    plage ne trupin e te arrestuarit.Kur ai eshte arrestuar jashte, nuk ka pasur plage,
    ai qelloi dhe plagosi nje tjeter me pistolete.
    Pasi ai hyri ne rajon eshte qelluar me pistolete dhe i eshte shkaktuar plage.
    Beji nje telefon prokurorise,te beje hetimet,be my guest,.
    Ai nuk ka plagosur veten, pasi arma ju hoq nga policet kur u arrestua jashte.
    Ai eshte goditur me arme nga nje polic brenda ne rajon.....Kjo eshte dhe arsyeja qe Tahiri genjen
    Tahiri nuk don te dale e verteta pasi,nqs Tahiri do pranoje qe nje polic ne rajon ka qelluar me arme te arrestuarin
    atehere kjo do jete turp per policine,turp per Tahirin,polici shkon ne burg dhe kjo do perdoret si material nga opozita.
    Nuk po degjoj as lexoja asgje se ku eshte prokuroria,pse nuk shkon te beje hetime??????
    Nuk shkon se u ka dhene urdher Tahiri te mos
    ngaterrohen me ate pune.Kjo eshte mungese transparence dhe padrejtesi.
    17,18,19 =3 dite
    Arrestimi eshte bere bere midis ores 12 te nates te dates 16.dhe 1 te mengjesit te dates 17....
    Pse duhet ti besoj deklarates se Ministrit????
    Kush beson se cfare thote Tahiri ne kete rast eshte naiv dhe ne autobuz.
    remember.....je akoma ne autobuz ....lol
    I arrestuari ka plage plumbi ne trup....kush e plagosi??????
    Laura Vorpsi ka marre informacion nga police qe kane qene ne ngjarje
    prezent deshmitare dhe kane pare qe i arrestuari eshte qelluar me arme,ose
    ka marre info nga ndonje infermier qe i ka dhene ndihmen e
    pare te plagosurit dhe i ka hequr plumbin nga trupi.
    ====
    Prokuroria mundet te kete shkuar ne heshtje, ka pyetur shefin, ka pare,plage, gjak
    infermier,mjek aty dhe ka ikur ne heshtje,pasi qenka muhabet qe nuk duhet folur fare
    dhe e kane ziposur gojen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 19-01-2014 më 22:37
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    O Xinxerfillo,

    Une e lexova ate njoftimin e ministrise se brendshme, por ne asnje vend ne ate komunikate nuk shkruhet qe personi i arrestuar ishte plagosur. Thuhet qe ky plagosi nje person tjeter dhe u kap ne flagrance.

    E plagosi vete veten ky personi i arrestuar apo e plagosen policat e Tahirit?

    Thuaji Tahir fshatarit te nxjerri nje komunikate tjeter per shtyp. Kesaj here ta nxjerri sikur ky i arrestuari, nga frika e policeve, plagosi vetveten.

    E keshtu jemi ne rregull.

    Edhe PD e pergenjeshtrojme.

    Edhe policat qe plagosin me arme zjarri neper komisariate te pandehurit i shpetojme nga akuza e ligjit.

    Edhe na e shajne pastaj ne qeverine e shtetin tone te 23 qershorit si shtet policor!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-01-2014 më 00:09

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •