Close
Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 192
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

    Mbrëmë pas mesnatë është rrëzuar busti i Nënës Terezë që gjendet në qendër të qytetit të Mitrovicës, transmeton KTV.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas lajmërimit nga banorët dhe ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. Por drejtues të policisë ende nuk dinë për motivet dhe nuk janë të sigurt nëse busti është rrëzuar vetë apo është rrezuar nga dikush.

    Policisë dhe banorëve të shumtë i është bashkuar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilët e kanë rikthyer bustin. Bahtiri ka thënë se komuna shumë shpejt do të bëjë një bazament më të fortë për bustin që kjo gjë të mos përsëritet.
    http://www.zeri.info/artikulli/25109...s-ne-mitrovice

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    Nje pyetje keshtu,..

    - Sa katolik numron Mitrovica dhe cilët jan lidhjet "Nene Tereza - Mitrovica" ?
    … ///

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

    Shumë shpejt do të rrëzojnë dhe Gjergj Kastriotin këta fetarët e ndyrë ! I duhet kthyer me të njëjtën monedhë !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

    Don Lush Gjergji: Të mos krijohen spekulime e përçarje për bustin e Nënës Tereze

    Me keqardhje kemi marrë lajmin për rënien e bustit të madhështores sonë, Nënë Terezes, në Mitrovicë. Dhashtë Zoti të mos jetë nga dora e njeriut, ka thënë Don Lush Gjergji.

    Ne po presim konstatimet e policisë dhe ekspertëve”, thekson Gjergji, për Presheva Jonë. Ai ka apeluar që ky rast të merret me rezerva dhe të mos shfrytëzohet nga askush për spekulime e as për përçarje.

    Ne jemi vëllezër dhe Nëna Tereze ishte e të gjithëve neve. Vepra, shëmbëlltyra dhe misioni i saj ishte i qartë dhe universal”, ka pohuar ai, duke shtuar se Kosova dhe gjithë shqiptarët Nënën Tereze e kanë në zemër dhe mendje. /Presheva Jonë/

    http://www.telegrafi.com/lajme/don-l...e-2-40253.html

    AAK: Shtatorja e Nënës Tereze të kthehet në vend

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e shqetësuar nga rrëzimi i shtatores së Nënë Tereze në Mitrovicë.

    AAK, pa prejudikuar rrethanat, kërkon me vendosmëri nga organet e rendit sqarimin e plotë të rrethanave që kanë sjellë deri te rrëzimi i bustit dhe rivendosjen e menjëhershme dhe me parametrat e kërkuar të shtatores së Nënë Terezës”, thuhet në një kumtesë të AAK-së.
    http://www.telegrafi.com/lajme/aak-s...d-2-40250.html

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

    Nexhmedin Spahiu: Bustin e rrënuan anti-katolikët dhe anti-myslimanët

    Nexhmedin Spahiu është i bindur se busti, është rrënuar nga dikush që është anti- katolik e anti-islam.

    Më poshtë po e sjellim të plotë reagimin e Nexhmedin Spahiut:

    Si ideator, nismëtar dhe kontribuuesi kryesor së bashku me Dr.Don Jak Prenkun, ingritjes së përmendores së Nënës Tereze në Mitrovicë, shpreh indinjatën më të thellë me rastin e rrëzimit të saj gjatë natës së mbrëmshme. Përmendorja është ngritur me kontributet vullnetare të qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora ku kontributin kryesor e kanë dhënë vëllezërit Gojcaj nga Amerika. Ngritja e përmendores së Nënë Terezës në qytetin ku 99 për qind të popullsisë janë myslimanë ka qenë një dëshmi e fortë e vlerave islame siç janë mirëkuptimi dhe toleranca. Kryesve potencialë të kësaj vepre të ultë nuk mund t'ua paragjykojë përkatësinë etnike, fetare apo kombëtare, por një gjë është e sigurt: qëllimi i tyre është anti-Mitrovicë, anti-Kosovë, anti-katolik dhe anti-islam”.
    http://www.botasot.info/kosova/26615...ti-myslimanet/

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

    ..."bravo ju qoft",kjo deshmon qartazi se sa tolerant jane funderrinat islamike.

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Nje pyetje keshtu,..

    - Sa katolik numron Mitrovica dhe cilët jan lidhjet "Nene Tereza - Mitrovica" ?
    Nje pyetje keshtu ...

    Cilat jane lidhjet e Nena Tereza - Katolike '' ..???
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    Nje pyetje keshtu ...

    Cilat jane lidhjet e Nena Tereza - Katolike '' ..???
    Thjesht po bej pyetje, sepse ne çdo qosh te Kosoves gjen statuja identike te Mari Terezes, prandaj po bej pyetje : ç'lidhje ka nje misionare e Indise, me qytetin e Mitrovices ?
    … ///

  9. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Shumë shpejt do të rrëzojnë dhe Gjergj Kastriotin këta fetarët e ndyrë ! I duhet kthyer me të njëjtën monedhë !!
    Ke do rrezosh bustin e Ismail Qemalit apo Naim Frasherit?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar angmokio për postimin:

    Sayan2003 (19-01-2014)

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

    ...mire qe se ben "lapidar" edhe bustin e saj se cmendurira te tilla vetem qelbesirat i bejne...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •