...Po flasim per shtete sociale, qe rregullojne e taksojne alkoolin, duhanin, paketen e cigareve qe ti pe, me qellimin qe ti te mos konsumosh alkohol dhe duhan. Ajo qe une po te them, ajo qe ti nuk kupton eshte se kur keto shtet zgjedhin te mos rregullojne keto "orientime seksuale" por ti "liberalizojne" ato (me pak fjale, beni cfare te doni), koston e paguan shteti, e paguan edhe gjithe shoqeria. Shteti mbahet me taksat e qytetareve te atij vendi, dhe nese
njerez te papergjegjshem i lene femijet rrugeve pasi keshtu u do qejfi, apo rrisin femije pa dy prinder ne shtepi, apo rrisin femije pa vemendjen e duhur si prinder, koston e ketyre vendimeve do ta paguaje shteti e gjithe shoqeria. Shteti e paguan koston tek nje popull qe eshte duke u plakur e duke vdekur, pasi qytetaret po sjellin me pak femije ne jete, e detyrimisht ekonomia e vendit dhe vete qeverisja e vendit behet e veshtire e transformohet totalisht. Qytetaret e paguajne koston financiare duke paguar me taksat e tyre per te rritur keta femije, per ti shkolluar keta femije, per ti burgosur keta femije. Ashtu sic paguajne edhe koston tjeter akoma me te madhe: shperberjen e gjithe shoqerise, prishjen e amalgamit te saj. Nuk eshte "shteti" e "ligji" qe e mban shoqerine te lidhur e kompakte, eshte institucioni i marteses. Dy prinder qe zgjedhin te sjellin ne jete femije e ti rrisin e edukojne ata femije.
Krijoni Kontakt