Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq

    Kosovari kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq

    Zvicër - Një rast ekstrem i fanatizmit të një shqiptari të Kosovës ka alarmuar spitalin e Winterthurit, në Zyrih. Ai ka kërcënuar se do të vërë bombë spitalit, vetëm pse mjeku ka parë gruan e tij të zhveshur gjatë kontrollit gjinekologjik.

    Nga kjo ngjarje ka kaluar 1 vit e gjysmë, por personi në fjalë nuk ka ndryshuar mendim. “Përse gjatë kontrollit gjinekologjik aty duhej të ishte i pranishëm edhe një burrë? Unë kam sjellë një njeri dhe jo një kafshë në spital”, ka thënë 42-vjeçari, punëtor ndërtimi.

    Në gusht të vitit 2012 ai kishte sjellë partneren e tij të atëhershme, bashkëshorten aktuale, po ashtu nga Kosova, për kontroll gjinekologjik në spital.

    Gjatë këtij kontrolli që bënte një gjinekologe, ishte i pranishëm si përkthyes edhe bashkëshorti, pasi gruaja nuk dinte fare gjermanisht. Por përveç tij aty po merrte pjesë edhe një asistent, që po bënte praktikën.

    Ai nuk kishte thënë asnjë fjalë gjatë kontrollit. Por dy ditë më vonë, i kishte telefonuar mjekes dhe e kishte kërcënuar. Madje jo vetëm kaq, por ishte shprehur se do të bombardonte spitalin. Pas kësaj, spitali ka alarmuar policinë e cila ka arrestuar personin në fjalë.

    I ndodhur para gjyqtares, kosovari ka thënë se “mjekja i ka shkatërruar jetën, pasi i ka mundësuar një burri ta shohë gruan e tij pa rroba". Ajo madje ka shkatërruar edhe martesën e tij. Prej asaj dite ai ka probleme me martesën. Ka probleme psikike, merr antidepresivë dhe ndodhet në trajtim mjekësor.

    Gjyqtarja ka provuar të kuptojë se si ka mundësi që një njeri që kishte jetuar 18 vjet në Zvicër dhe që kishte qenë i martuar deri në vitin 2010 me një zvicerane të përjetonte kaq rëndë një veprim fare normal siç është kontrolli gjinekologjik, në të cilin ai kishte marrë pjesë vetë.

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Kërcënon me bombë spitalin:Gjinekologu më pa gruan lakuriq

    ahaahahah sa kam qeshur. Po kur lindi gruaja e tij nuk e pa asnje doktor ose infermier burre??? Pse ne qe kemi doktor burre jemi kafshe??? Per veten e vet i paska nderruar grate si i ka dashur qefi, por kur doktori vizitoj gruan ia mori nderin???? Paska shpetuar ajo zviceriania nga ky, por i paska rene per pjese nje shqiptare te shkrete! Idioti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 30-10-2013 më 13:19
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq

    Budalla eshte pak ti thuash keti njeriu
    te cosh te dashuren/gruan tek doktori /gjinekologu dhe te thuash pse e pa ose e kontrolloj ?
    ky njeri qenka per ne psiqatri
    Partizoni

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Kërcënon me bombë spitalin:Gjinekologu më pa gruan lakuriq

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    ahaahahah sa kam qeshur. Po kur lindi gruaja e tij nuk e pa asnje doktor ose infermier burre??? Pse ne qe kemi doktor burre jemi kafshe??? Per veten e vet i paska nderruar grate si i ka dashur qefi, por kur doktori vizitoj gruan ia mori nderin???? Paska shpetuar ajo zviceriania nga ky, por i paska rene per pjese nje shqiptare te shkrete! Idioti!
    ky duhet te jete ai Lonide i forumit, qe ka shkit dhe spo mujt me e pa tfejumen

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Kërcënon me bombë spitalin:Gjinekologu më pa gruan lakuriq

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    ky duhet te jete ai Lonide i forumit, qe ka shkit dhe spo mujt me e pa tfejumen

    Po ai nuk e sqaroj problemin me keto detaje lol, nejse cfare nuk ndodh
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261

    Për: Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq

    kjo me kujton nje nga pjeset me funny te serialit King of Queens
    "Hey that is my wife, don't look down there"..."honey, he has to look down there"..."he doesnt have to stare...he can glance" lmao....."and it is a little girl"..."hey don't look at her either"
    Ndryshuar për herë të fundit nga *~Rexhina~* : 30-10-2013 më 13:57
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq

    rexho, mire kto burrat per grate me doktoret,

    po burrat e doktoreshave, i thone gjo grave, kur shohin te burrave te tjere

    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 30-10-2013 më 13:58
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261

    Për: Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq

    nope, thon "you got to do what you got to do" lol
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  9. #9
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq

    Hahaha rexhi

    spo flas

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261

    Për: Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq

    por mbase shqiptaret kan nje mentalitet tjeter, se di...ti xhuxho do ta kishe problem nese gruaja jote ishte doktoresh?
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •