Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 82
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    O Ilir po mos fol kot lart e posht se le nam dhe vetëm errësirë shikon tek Rama, ja po të jap disa shëmbuj se ti je atje në AMERIKI DHE NUKU DI ÇA BOHET KTU.
    Thuaj1/ Po vajte për kontroll i vetëm si inspektor në një nga këto bizneset ai të merr të fut ca lekë në xhep e të thot ik tani hajde pas nji muaji, po si pranove lekët të fut një shkelm bithëve dhe të thot hik andej nga ke ardhur se ti smë bën dot asgjë mua, dikush tjetër ma dhënë lejen me pashë të bëj këtë punë.
    Thuaj2/Ata drejtuesit e policeve u hoqën pikërisht se me fije të shumta ishin lidhur me biznesin dhe ti nuk i zhbirilon dot, kështu që me ata në krye një aksion të tillë si ky i kazinove do dilte huq se biznesety do lajmëroheshin nga vetë policët drejtues.
    Thuaj3/Dhe megjithatë pati inspektor që edhe në këtë rast lajmruan bizneset për këtë aksion, dhe ata inspektorë u liruan nga puna dhe ju kaluan për proces gjyqsor sipas ligjeve në fuqi.
    Thuaj4/Në mes të tiranës u zbulua një megakaziono pa liçensë fare që punon prej 5 vjetësh. Në këtë rast për sekuestrimin e saj 5 drejtues policie nuk zbatuan ligjin për sekuestrim të këtij biznesi dhe u pushuan nga puna dhe u denoncuan sipas ligjeve në fuqi. Gjithashtu për këtë kazino u hoqën nga puna të gjithë drejtuesit e lartë dhe të vegjël të kësaj zone që kishin për detyre të kontrollonin dhe tatonin bizneset në terren. U desh një forcë e veçantë policie për të bllokuar dhe sekuestruar këtë biznes.
    Thuaj5/Në raste të tjera para këtij të sotmit inspektorët e ndryshëm janë kërcënuar apo rrahur nga njerëz të këtyre bizneseve vetëm që ta mbyllin gojën ti më thua shtet policor. Dhunës kriminale duhet përgjigjur me shtet policor e jo me llafe, si puna jote ktu në forum je bër sikur ke 5 tesera partie ngjyrë Blu.
    A di zotrote se sa familje janë shkatërruar dhe po shkatërrohen nga ky biznes që vetëm biznes nuk është, por është vjedhje me liçensë e individëve të sëmurë.
    Bravo Tahiri
    A te ndalon dot ty karabinieri italian ne rruge apo ne shtepi, apo ne biznes e te te hedhi hekurat pa patur me pare urdher-arresti nga Prokuroria?
    Ku ke pare apo degjuar ti, pervec kohes qe kalove nen komunizem ne Shqiperi, qe polici te jete edhe inspektor tatimesh, edhe prokuror, edhe gjykates?
    Ku ke pare ti qe policet e Policise se Shtetit te merren edhe me prishjen e ndertimeve pa leje ne mbare vendin e te gjykojne se cilat ndertime jane me leje e cilat jane pa leje?

    Keto akte jane akte anti-kushtetuese e anti-ligjore qe behen nga vete njerezit ne pushtet. Kjo e ka emrin SHTET POLICOR! Kjo e ka emrin puc ndaj demokracise shqiptare!

    Te gjithe duam te shohim mbylljen e kazinove te jashteligjshme dhe ndeshkimin me ligj te atyre qe i hapin dhe njerezve e korruptuar ne pushtet qe i perkrahin. Por shteti ka ligje ka edhe institucione kushtetuese qe i kane detyrat dhe pergjegjesite e ndara. Eshte qytetari apo inspektori i tatimeve qe ben deponimin ne Prokurori, eshte Prokuroria qe heton dhe leshon urdhera arresti, dhe pastaj del ne loje policia qe ben bllokimin e godines dhe arrestimin e personave pergjegjes, por vetem pasi ka ne dore nje urdher te Prokurorise.

    Behuni njerez se ngelet cobane malesh ne mentalitet edhe pse jetoni prej vitesh ne Evrope! Ai shtet qe sot shkel me kembe bizneset e vogla e te medha te vendit, nuk ka per gje qe neser te te shkeli ty si qytetar te atij vendi me kembe!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-10-2013 më 09:43

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    A te ndalon dot ty karabinieri italian ne rruge apo ne shtepi, apo ne biznes e te te hedhi hekurat pa patur me pare urdher-arresti nga Prokuroria?
    Po të ndalon dhe meqë më pyete mua po të them se personalisht më ka ndaluar dhe më ka vënë me duart lart pas murit dhe me kallash në dorë bashkë me të tjerët vetëm sepse makina ishte me targa Shqiptare. SHkurt na kontrolluan (17 vjet më parë) po të tentosh të largohesh apo të mos i bindesh urdhërave të prangosin dhe të çojnë në rajon për verifikim. Atje ti heqin prangat dhe të fusin në një dhomë të veçantë derisa të sqarohet puna dhe nëse duhet të të arrestojnë marrin edhe ato lejet që thua ti. Por fillimisht kanë të drejtë të prangosin derisa të çojnë në gazermë pastaj të çprangosin dhe kjo bëhet vetëm atëherë kur ti si qytetar nuk pranon të shkosh në polici me dëshirë për sqarime.Pra kur bëhesh garip me policinë ka ligje të tjera dhe nuk pritet sa të marrë një copë letër nga prokurori. Por të vënë prangat të çojnë ke veni dhe duhet të japin të drejtën të marrësh një person në telefon që të njoftosh familjen ose avokatin.

    Ku ke pare apo degjuar ti, pervec kohes qe kalove nen komunizem ne Shqiperi, qe polici te jete edhe inspektor tatimesh, edhe prokuror, edhe gjykates?
    Ku ke pare ti qe policet e Policise se Shtetit te merren edhe me prishjen e ndertimeve pa leje ne mbare vendin e te gjykojne se cilat ndertime jane me leje e cilat jane pa leje?
    Keto akte jane akte anti-kushtetuese e anti-ligjore qe behen nga vete njerezit ne pushtet. Kjo e ka emrin SHTET POLICOR! Kjo e ka emrin puc ndaj demokracise shqiptare!
    Policët në këto raste shkojnë që të ruajnë atë që do zbatojë ligjin sepse ai që është në gabim mund edhe ti qëllojë me sëpatë apo me armë, dhe nuk shkojnë për ti prishur vetë. Në rastet kur shkojnë për ti prishur vetë nëse ka raste të tilla ndodh sepse ata që duhet të shkojnë atje nuk duan të shkojnë për shumë arsye objektive dhe subjektive, biles pranojnë të lergohen prej pune dhe nuk zbatojnë urdhërin siç ishte rasti i mësipërm me kazinon pa leje. Pse në duhet ta kuptosh vetë apo do ta tregoj edhe atë.

    Te gjithe duam te shohim mbylljen e kazinove te jashteligjshme dhe ndeshkimin me ligj te atyre qe i hapin dhe njerezve e korruptuar ne pushtet qe i perkrahin. Por shteti ka ligje ka edhe institucione kushtetuese qe i kane detyrat dhe pergjegjesite e ndara. Eshte qytetari apo inspektori i tatimeve qe ben deponimin ne Prokurori, eshte Prokuroria qe heton dhe leshon urdhera arresti, dhe pastaj del ne loje policia qe ben bllokimin e godines dhe arrestimin e personave pergjegjes, por vetem pasi ka ne dore nje urdher te Prokurorise.
    Ti qeke Aut fare me kët frazë këtu Eshte qytetari apo inspektori i tatimeve qe ben deponimin ne Prokurori, po kush ja var qytetarit e fashatarit atje more Albo po ku ka bithë qytetari të kallzojë e të padisë një biznes apo biznesmen, po ti je për të ardh keq more djalë shko bëj ca vite atje që ti kuptosh si funksionojnë padit, gjykatat, prokurorit etj. Po e gjen veten ke lana sapo të dalësh nga prokurori apo gjykata mor djal se janë ata të parët që njoftojnë kush i denoncoj ik se ma hoqe petllën je aut fare. Po kjo tjetra cfarë është Prokuroria qe heton dhe leshon urdhera arresti, a e di ti se para se të japë një urdhër arresti njoftohet ai që do arrestohet. (prandaj u hoqën të gjitha ata drejtues policie njëherësh)

    Behuni njerez se ngelet cobane malesh ne mentalitet edhe pse jetoni prej vitesh ne Evrope! Ai shtet qe sot shkel me kembe bizneset e vogla e te medha te vendit, nuk ka per gje qe neser te te shkeli ty si qytetar te atij vendi me kembe!
    Nëse biznesi i ka të gjitha kartat në rregull si futet gjëmb në këmbë ti shif atë qeverinë Amerikane thuj noi fjal tmir atyre Republikanëve se na morën në qafë, bëje në emër të forumit shqiptar hë të keqen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 15-10-2013 më 11:44

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Dardajon,

    Smerrem policia me cdo gje, se Bohemi si amefrika e jugut.

    Policia te merret me rendin dhe te zbatoje ligjin.

    Tatime te merren me lojtar e fatit.

    Sot pashe qe ngjit me shpine time I kishin ven letrat nen mbikqyrjen e policise nji pike bastesh e cila dje si duket e kishte marre vesh aksionin dhe ishte mbyllur vete.

    Sbehet gjerat me aksionin dhe polici kudo. Se kshu do I futen te gjithve me polici.

    Policia leviz me urdher gjykate, ose prokurori, ose ne mbeshtetje te organeve te tjera.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Ti qeke Aut fare me kët frazë këtu Eshte qytetari apo inspektori i tatimeve qe ben deponimin ne Prokurori, po kush ja var qytetarit e fashatarit atje more Albo po ku ka bithë qytetari të kallzojë e të padisë një biznes apo biznesmen, po ti je për të ardh keq more djalë shko bëj ca vite atje që ti kuptosh si funksionojnë padit, gjykatat, prokurorit etj. Po e gjen veten ke lana sapo të dalësh nga prokurori apo gjykata mor djal se janë ata të parët që njoftojnë kush i denoncoj ik se ma hoqe petllën je aut fare. Po kjo tjetra cfarë është Prokuroria qe heton dhe leshon urdhera arresti, a e di ti se para se të japë një urdhër arresti njoftohet ai që do arrestohet. (prandaj u hoqën të gjitha ata drejtues policie njëherësh)
    Ky mentaliteti yt eshte si puna e Dr. Adham Utit te Andon Zako Cajupit. Te dhemb kemba, prije qe te shpetosh! Pune e madhe, ke kemben tjeter. Dhe ky mentalitet punon per mbrekulli, derisa i vjen rradha kokes: te dhemb koka, prije qe te shpetosh?

    Qe ka korrupsion ne sistemin e drejtesise e prokurori e polici, kete te gjithe e dime. Por kjo nuk perben arsye per te shkelur me kembe te gjitha ligjet e vendit dhe te uzurpojme detyrat e pergjegjesite e te gjitha institucioneve te vendit nga nje njeri apo institucion i vetem. Nese nuk e di, demokraci do te thote shtet ligjor, do te thote diktature e ligjeve demokratike. Jo diktature e nje ligji, jo diktature e nje institucioni, jo diktature e nje personi, diktature e ligjit qe respektohet si nga qytetaret edhe nga vete institucionet e njerezit qe punojne ne keto institucione.

    Ke korrupsion ne Polici? Eshte detyra e ministrit te brendshem te gjeje e pushoje njerezit e korruptuar.
    Ke korrupsion ne Prokurori? Eshte detyra e Kryeprokurorit te vendit te gjeje e pushoje njerezit e korruptuar, bile ti nxjerri edhe para drejtesise.
    Ke shkelje te ligjit ne biznesin privat dhe ekonomine e vendit? Eshte detyra e ministrise se financave dhe zyrave te tatimeve qe te bejne verifikimet perkatese e te bejne padi ne Prokurori.

    Dallimi mes njerezve te qyteteruar dhe njerezve te paqyteteruar, eshte respekti ndaj ligjit dhe institucioneve demokratike. Dhe ligjet nuk jane bere vetem qe ti respektojne qytetaret e thjeshte te atij vendi, ligjet jane bere qe te respektohen mbi te gjitha, nga vete kreret e shtetit shqiptar. Cfare pret ti nga ai qytetari i thjeshte, apo ai biznesmeni i vogel ne nje kioske te Shqiperise te respektoje ligjin, kur ligjet shkelen me te dyja kembet nga vete Kryeministri dhe nga vete Ministri i Brendshem i Shqiperise?!

    Dhe detyra jone si qytetare te lire shqiptare, eshte qe ti bejme te dyja: te denoncojme shkeljen e ligjit ne shoqeri ku jetojme, te ngrejme edhe zerin ku vete strukturat e shtetit shkelin ligjet e kalojne kompetencat qe u ka caktuar ligji.

    Nuk jemi ne qe punojme per shtetin, eshte shteti qe punon per ne. Dhe nje shtet policor qe u kanoset bizneseve private te vendit ne kete menyre, nuk e ka per gje te te shkeli ty e mua si qytetare te thjeshte te atij vendi lirite tona kushtetuese.

    Albo

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    shigjeta (15-10-2013)

  6. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Me 6 mije policë, bllokohen 540 kazino e pika bastesh pa leje

    Operacioni “Fund marrëzisë” i policisë në bashkëpunim me Tatimet në të gjithë vendin. Nuk paguanin taksat dhe nuk kishin leje. Aksioni në gjithë vendin, me 6 mijë policë, bllokohen kazinotë e pikat e
    basteve, mbyllen 540 lokale.

    Tahiri: Do t’i japim fund paligjshmërisë së kësaj plage speciale për vendin.

    Aksion kombëtar kundër kazinove, pikave të basteve e lojërave të fatit që operojnë në mënyrë të paligjshme. Të paktën 6 mijë efektivë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me inspektorët e Tatim-Taksave dhe Ministrinë e Financave i dhanë fund dje “marrëzisë” së lokaleve të lojërave të fatit, duke bllokuar 540 të tillë. Aksioni i koduar “Fund marrëzisë” është urdhëruar nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Operacioni filloi njëherësh në të gjitha qytetet me kontrolle në ambientet e basteve sportive dhe lojërave të fatit. Aksioni është cilësuar më i madhi për Policinë e Shtetit që pas vitit 2002, kur u organizua operacioni antiskaf i koduar “Puma”. Shërbimet e drejtorive të qarqeve, komisariateve, si dhe forcat FNSH nisën aksionin dje rreth orës 17:00 dhe e mbyllën në orët e vona të mbrëmjes. Vetëm në Tiranë u bllokuan mbi 150 lokale lojërash fati, nga të cilat 80 vetëm brenda dhe përreth Qytetit Studenti. Inspektimi i paparalajmëruar i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, që verifikuan Qytetin Studenti, i kushtoi pezullimin nga puna shefit të stacionit të Policisë aty, Arsen Sinomatajt. Një lokal lojërash fati “Apex” është bllokuar në Aeroportin e Rinasit. Policia Kufitare e Rinasit ka sekuestruar 7 kompjuterë në lokalin që ndodhej pranë terminalit të aeroportit, pasi rezultonin të palicencuar dhe ka rrethuar ambientin me shirit. Mësohet se nuk ka pasur asnjë konfrontim gjatë aksionit.

    OPERACIONI
    Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, 6 mijë forca policore kanë bllokuar në të gjithë vendin qindra pika të lojërave të fatit. Operacioni i koduar “Fund marrëzisë”, që nisi dje në orën 17:00, u krye nga forcat e rendit, forcat speciale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë e Kontrollit të Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave. Burimet thanë se gjatë aksionit u bllokua një numër i madh pikash bastesh e kazinosh, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet tatimore, ose janë të palicencuara. Disa nga parregullsitë e konstatuara gjatë kontrolleve kanë qenë mungesa e licencës, detyrimet e papaguara tatimore, nuk kanë qenë të regjistruar në QKR, nuk kanë pasur leje për ushtrimin e aktivitetit dhe nuk kanë deklaruar numrin e punonjësve. Ndërsa sipas Policisë së Shtetit, qëllimi i këtij operacioni është rritja e forcës goditëse ndaj subjekteve dhe personave që zhvillojnë në mënyrë të kundërligjshme aktivitetin e lojërave të fatit. Gjatë një interviste për TCH, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha mbrëmë se kazinotë ishin kthyer në çerdhe kriminaliteti. Gjatë zhvillimeve të operacionit për bllokimin e kazinove që kishin probleme me dokumentacionin, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ndjekur veprimet e Policisë në terren. Ai i ka quajtur lokalet e lojërave të fatit si çerdhe të kriminalitetit. “Nuk është e re për askënd nga ne dhe për çdo shqiptar që lojërat e fatit u kthyen nga një bazë paligjshmërie, në një plagë sociale dhe ekonomike për buxhetin e çdo familjeje shqiptare dhe në një çerdhe kriminaliteti, e cila krijonte probleme edhe për rendin publik edhe qetësinë e qytetarëve. Ky është vetëm fillimi i operacionit. Pas kësaj, Policia e Shtetit do të fillojë një hetim më të thelluar lidhur me njerëzit që e kanë organizuar, që e kanë favorizuar dhe lejuar këtë biznes të paligjshëm, në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Jemi të fokusuar në zgjidhjen një herë e mirë të këtij problemi”, ka deklaruar Tahiri.

    Aksioni “Fund marrëzisë”
    TIRANE – Janë kontrolluar e bllokuar mbi 150 pika bastesh dhe salla kazinosh pa licencë dhe me detyrime ndaj tatimeve.
    KORÇE – Janë bllokuar 54 pika të lojërave të fatit. Në 5 pika lojërash fati janë sekuestruar 31 aparate, të cilat nuk disponojnë licencën përkatëse. Pjesa tjetër po verifikohet.
    FIER – Nga operacioni janë kontrolluar 50 subjekte në rang qarku, prej të cilave janë bllokuar 31 pika lojërash fati.
    VLORE –Janë sekuestruar 40 pika lojërash fati dhe kazino pa dokumentacionin e duhur ligjor.
    DURRES – Janë bllokuar 8 pika bastesh. Gjatë kontrolleve, në zonën e Shijakut janë evidentuar dy persona që frekuentonin lokalet e lojërave të fatit e basteve të armatosur me armë zjarri dhe të ftohta.
    KUKES – Gjatë dy orëve të aksionit në qarkun Kukës u kontrolluan 11 pika lojërash fati. Prej tyre u sekuestruan 31 makineri dhe nisi procedimi për pronarët e 4 subjekteve.
    ELBASAN – Janë kontrolluar 42 subjekte dhe nga këto procedohen për parregullsi 22 lokale lojërash fati, ndërsa u janë sekuestruar 100 makineri dhe 30 TV plazma.
    DIBER – Në qarkun e Dibrës janë kontrolluar 20 objekte, por nuk ka pasur pika të bllokuara.
    BERAT – Janë bllokuar 14 pika lojërash fati.
    SHKODER – Janë kontrolluar 70 pika lojërash fati dhe pika bastesh sportive. Prej tyre, 25 kanë rezultuar me probleme dhe janë bllokuar.
    LEZHE – Janë bllokuar 9 lokale lojërash fati. Në to janë sekuestruar 2 kompjuterë, 1 rulotë, 3 monitorë dhe 1 printer.
    GJIROKASTER – Janë kontrolluar 68 ambiente në të gjithë qarkun, duke bllokuar 18 prej tyre.


    ETLEVA DELIA
    Panorama

  7. #26
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Ku do lozin kalamonjt counter strike tani??????????
    Moderator, e di vet ti...

  8. #27
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Si paskan qon leju 540 kAsino e bastore pa asni leje neper shqipni deri tash?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #28

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Te lajmi qe ka hapur temen flitet dhe per dhjetra inspektore te tatimeve, jo vetem per police.

  10. #29
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Po policia inspektoret e tatimeve po mbeshtet o qyfyre leni histerit e albos
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  11. #30
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Qe kur Policia e Shtetit ka marre persiper te kontrolloje legjitimitetin e biznesve private te vendit? Ka apo nuk ka Shqiperia ministri te financave dhe zyra tatimesh qe te merren me verifikimet perkatese te biznesit?

    6000 police per te kontrolluar bizneset e vogla te lojrave te fatit?

    Shteti policor eshte instaluar ne Shqiperi.

    Albo
    Bizneset legale paguajne tatimet.Ne artikullin qe solle flitet per bllokimin e mbi 200 pika bastesh te paligjshme.
    Cfare nuk kupton ti ketu?
    Apo te kan prekur direkt ne ndonje kasino ilegale ku ti je partner,perndryshe s'ka njeriu arsye tjeter nje aksion te ligjshem ta quaj shtet policor.

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •