Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 88
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Namazgjaja, KKT anulon pjesën e II të objektit. Basha: De jure s'ka Xhami


    TIRANË-Këshilli Kombëtar i Territorit, (KKT) miraton ndërtimin e objektit fetar të Namazgjasë, por anulon pjesën e objektit me shumë kate në lartësi dhe disa kate nëntokë. Vendimi, reagon kreu i opozites shqiptare, njekohesisht kryebashkiak i Tiranes, Lulzim Basha.

    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot për herë të parë gjatë qeverisjes së tij Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Në një konferencë për shtyp, Rama bëri të ditur vendimet e para që miratoi në mbledhjen e tij të parë, Këshilli Kombëtar i Territorit.

    Një prej vendimeve të miratuara nga KKT është dhe ndërtimi i Xhamisë së re të Namazgjasë, por me projekt të përgjysmuar. Pjesa e dytë e projektit nuk u miratua nga KKT. Rama e argumentoi kështu:
    “Ngjallimi i Namazgjasë, leja ndërtimore komplekse dhe ndërtimi i ndërtesës 3, 4, 6 apo 3 kate nëntokë, KKT, konfirmon pjesën e parë të kësaj leje, ndërkohë që anulon pjesën e dytë të lejes. Pra i hapim rrugë përfundimisht ndërtimit të objektit të kultit, por kemi këputur bishtin godinë me kate që ka shërbyer për të transformuar atë zonë historike të kryeqytetit me një tjetër arsye për të refuzuar këtë mënyrë të të kuptuarit të zhvillimit në kryeqytet. Aty nuk do të ndërtohet gjë veç objektit të kultit”.

    BASHA: RAMA ANULOI ‘DE JURE’ GJITHË PROJEKTIN PËR XHAMINË E NAMAZGJASË
    Reagon kreu i opozitës mbi vendimin e KKT për Xhaminë e re të Namazgjasë. Në një konferencë për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se me anulimin e pjesës së dytë të objektit për Xhaminë e re të Namazgjasë, kryeministri Rama ka anuluar ‘de jure’ gjithë projektin për Xhaminë e re.

    “Ky është de juro anulimi i Xhamisë së madhe. Duke anuluar këtë pjesë të zhvillimit, ligjërisht është anuluar leja e ndërtimit të Xhamisë së madhe dhe është anuluar kështu projekti i Xhamisë së madhe”.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: Namazgjaja, Rama anulon pjesën e II të objektit. Basha: De jure s'ka xhami të re

    Mir jav ka ba ,le te flejn shqiptaret

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Namazgjaja, Rama anulon pjesën e II të objektit. Basha: De jure s'ka xhami të re

    Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Emri:  xhamia-e-tiranes.jpg

Shikime: 540

Madhësia:  41.7 KB
    Xhamia e Re në qendër të Tiranës nuk do të ketë ngjitur qendrën tregtare që ka nisur tashmë të ndërtohet. Anulimi i lejes për qendrën tregëtare që ishte parashikuar në të njëjtin territor me Xhaminë është anuluar sot nga Këshillit Kombëtar të Territorit , ku ka folur ryeministri Edi Rama. “Dua të theksoj vendimin për ndryshimin e vendimit nr.2, 25.05.2013 lidhur me xhaminë e Namasgjasë për lejen zhvillimore komplekse dhe godinës polifunksionale në rrugën “George Ë. Bush”. KKT konfirmon pjesën e parë të kësaj leje por anulon pjesën e dytë të lejes. i japim rrugë përfundimisht objektit të kultit, por kemi këputur bishtin, godinën polifunksionalëe, që ka shërbyer për të transformuar atë zonë historike të kryeqytetit në një tjetër arsye, për të refuzuar këtë mënyrë të të kuptuarit të zhvillimit. Nuk do ndërtohet asgjë tjetër përveç objektit të kultit”, tha Rama sot.

    Rama foli sërish për ndërtimet pa leje në bregdet dhe në gjithë territorin duke i cilësuar barbari dhe premtoi ndërprerjen e tyre. “Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit ka pasur zhvillime urbane shumë të konsiderueshme dhe një pjesë e rëndësishme e këtyre zhvillimeve ka qenë të lidhura me lëvizje të mëdha demografike sikurse edhe me procese që herë me leje, herë pa leje janë zhvilluar nën një rrjedhë që duhet të ndërpritet”, deklaroi kreu i qeverisë.

    Gjithashtu ai preku dhe çështjen e lënies pas dore të zonave arkeologjike duke thënë se “në gjithë këtë tërësi problemesh, që nuk janë aspak të denja për një vend që zhvillon jetën e tij në mes të Europës, kemi një dukuri paralele; atë të pronave si pasojë e pronësisë së papërcaktuar mbi tokën, zotërimin e paligjshëm në pjesë të tëra të tokës, përkthyer në ndërtime asetesh të paligjshm, që kanë kërcënuar ndjeshëm të ardhmen dhe nga ana tjetër kanë vendosur në kushte tëvështira qendrat ekzistuese urbane”

    Kryeministri ka theksuar se do të merren në mbrojtje qytetet historike dhe nuk do të lejohet më asnjë ndërtim në Beratin Gjirokastër dhe Krujë.

    MAPO

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    xhami me kater minare do te thote xhihadi ka fituar e sharia sundon si pune e atyre 4gishtave te vlellezerve myslimane.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Korcar-L1 për postimin:

    xfiles (10-10-2013)

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    kete vendim e mori ne mbledhjen e perbashket qe beri me qeverine turke te vellait taip recep?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Qka i duhet qendra tregtare xhamis? A sexhade e qylyma kan me shit aty
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    edhe xhamia me 4 kulla u duhet. ngjani sikur jeni ne arabine saudite. dhe kerkoni te futeni ne evrope,
    turp qe evropa nuk nderhyn per te mbrojte token e vet.

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Flet përfaqësuesi i familjes Kruja: “Kemi marrëveshje me Komunitetin Mysliman, leja është e përbashkët”

    Pas vendimit të KKT-së për të anuluar një pjesë të projektit integral për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, ka reaguar përfaqësuesi i familjes Kruja, pronare e truallit Alban Bala. Sipas tij, pavarësisht se krijohet alibi se xhamia lejohet për t’u ndërtuar, vendimi i djeshëm, de facto dhe de jure, bllokon ndërtimin e xhamisë. “Ne kemi bërë një marrëveshje me Komunitetin Mysliman dhe i gjithë projekti është i përbashkët. Leja që është marrë është e përbashkët, ndaj me këtë vendim nuk kemi të bëjmë me anulimin e një pjese të projektit, por me të gjithin. Xhamia e Madhe nuk mund të ndërtohet me një projekt tjetër, pasi nuk ekziston një i tillë”, tha Bala, i kontaktuar nga gazeta. Ai theksoi se për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrin pronarët do të vendoset pasi të jetë lexuar vendimi, por paraprakisht ajo që është deklaruar publikisht ka shokuar pronarët. “Mbi të gjitha, etiketimet si ‘të fortë’ janë të pabaza, pasi ne kemi që nga viti 1994 që presim me durim të zhvillojmë pronën tonë. Me këto etiketime, të them të drejtën, Kryeministri na ka vrarë. Sa për projektin, në dijeninë time askush nuk e ka pyetur Komunitetin Mysliman për marrëveshjen që ne kemi dhe shfuqizimi i lejes praktikisht rrëzon projektin”, tha Bala. Ai sqaroi për gazetën se përveç Xhamisë së Madhe, projekti parashikon ndërtimin e njësive tregtare dhe zyrave, të cilat janë në funksion të imazhit të objektit të kultit që do të ndërtohet pranë. “Të gjitha ndërtesat do të jenë të ulëta, me përjashtim të njërës në pjesën fundore, pasi në marrëveshjen e bërë është ruajtur vizibiliteti i objektit të kultit që edhe në vende të tjera është ndërtuar pranë ambienteve të tilla”, tha Bala. Ai shtoi se me vendimin e marrë KKT-ja i hoqi familjes Kruja edhe kënaqësinë për të qenë të dobishëm duke i dhuruar një pjesë të truallit për ndërtimin e xhamisë.

    Panorama

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Bravo majmuni kryeminister!

    Jam i sigurt qe komuniteti musliman do te japi me shume vota ne zgjedhjet e ardhshme per kete qe bere. Do t'ia shtosh mandatet ne parlament Partise Socialiste.

    Albo

  11. #10
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Mire e ka bere. Dashkan dhe qender tregtare. Per cfare??!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar PINK për postimin:


Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •