
Postuar mė parė nga
Albo
Mentaliteti yt eshte mentalitet anadollak qe pushtuesi osman mbolli ne trojet shqiptare per 5 shekuj. Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte qe kjo qe ti shpreh eshte ne kundershtim edhe me vete fene islame. Por per ty, kultura osmane e trasheguar nga pushtimi osman dhe feja islame jane nje dhe te pandara, e nuk di te kuptosh se ku mbaron njera e fillon tjetra. Islami ka bashkejetuar per 1400 vjet ne paqe me Krishterimin (Kishen Orthodhokse) dhe manastiret e kishat e shenjta ne Token e Shenjte jane deshmi e kesaj bashkejetese. Por ajo qe e prishi kete bashkejetese, ajo qe u mundua ta kthente fene Islame ne nje vasale se politikes perandorake osmane, ishte qendrimi qe mbajti Porta e Larte e Sulltanet jo vetem ndaj Shqiperise por ndaj gjithe botes arabe. Dhe kjo eshte arsyeja perse muslimanet e arabet i kane hale ne sy turqit edhe sot e kesaj dite, pasi u munduan te preknin e uzurponin fene islame per qellimet e tyre politike, kurse ti e shume si ty vazhdoni te perjetoni asimilimin osman.
Porta e Larte i deklasoi njerezit ne baze te besimit. Ligji dhe fermanet e Sulltanit nuk u njihnin te krishtereve te njejtat te drejta qe u njihnin muslimaneve. Fjala e nje muslimani ne gjyq tek Kadiu kish me shume vlere se fjala e nje te krishteri, pavaresisht se ky i krishteri mund te thosh te verteten. E shume ligje e vendime te tjera qe kishin te benin me taksen, pronen, martesat, etj. Ideja ishte e thjeshte, shoqeria ishte e deklasuar: klasa e privilegjuar ishin muslimanet qe edhe mund te vrisnin e prisnin nje te krishtere pa i hyre nje gjemb ne kembe, mund ta akuzonin nje te krishtere ne gjyq pa te drejte, mund ti merrnin edhe pronen, mund te dhunonin e vidhnin edhe pronen e Kishave, e askush nuk e denonte. Ne fakt, nje nga traditat e vecanta te te krishtereve orthodhokse, tradita e "Ankandit te Ikonave" diten e Ujit te Bekuar, eshte nje tradite e lindur nga persekutimi osman, ku bejleret e njerezit me pushtet ne administraten turke, vidhnin ikonat nga Kisha dhe kerkonin para nga besimtaret qe ti merrnin keto ikona mbrapsht.
Kur ti del e thua qe "me vrasin syte kryqat", ajo qe je duke thene ne fakt eshte: une dua qe Shqiperia te jete akoma Turqi, ashtu sic ishim ne kohen e Bab Sulltanit! Ku une si musliman jam nje njeri i privilegjuar me ligj, kurse ai i krishteri jo-musliman nuk gezon ato te drejta e privilegje qe gezoj une. Ne mendjen tende "ne muslimanet jemi shumica e duhet bere ashtu sic themi ne". Problemi me kete botekuptim eshte se nuk te lejon ty qe te mesosh qe nuk jeton me ne kohen e Bab Sulltanit e ajo kohe nuk kthehet me mbrapsht ne trojet shqiptare kurre. Jeton ne epoken e lirise e demokracise, ku cdo qytetar i atij vendi, pavaresisht nga besimi i tij, gezon te njejtat te drejta para ligjit. Ligji nuk diskriminon me ne baze te fese.
Mua nuk me vrasin syte aspak minarete e xhamite e muslimaneve ne Tetove apo Prishtine. Jane qytetare te atij vendi, jane muslimane, e kane cdo te drejte te praktikoje besimin e tyre, ashtu sic une praktikoj besimin tim ne Kishe. Dhe une kete liri universale e hyjnore nuk ia respektoj vetem muslimanit shqiptar, por cdo njeriu ne bote. Dhe nese nuk do ta beja kete gje, nese do te beja te njejten gje qe ben ti apo bejne ata palo-krishteret islamofobe, atehere une nuk mund te pretendoja te isha qytetar i lire e me besim ne Zot.
Problemi i shqiptareve si popull eshte se ka me shume njerez qe mendojne si ty, njerez qe mbahen peng nga e asimilimi kulturor i se kaluares, e ka me pak njerez qe mendojne e sillen si une. Por duke qene njeri me besim, une ndaj me ty ate qe une mendoj e praktikoj ne jeten time, me shpresen se edhe ti e shume si ty, do ti beni keto liri universale te njeriut pjese te jetes suaj. Eshte nje gje ti biesh me shkelm te mires pasi je peng i paditurise. Eshte gje tjeter qe te zgjedhesh perseri te keqen para se mires kur e ke te qarte dallimin mes te dyjave.
Albo
Krijoni Kontakt