Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 127
  1. #111
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Kohera te veshtira po trokasin ne dere,

    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 15-08-2013 më 17:28

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    n-tv

    Numri i viktimave rritet ne 638

    Nderkohe, qeveria egjiptiane ka korrigjuar numrin e viktimave ne mbi 638 te vdekur. 4201 persona jane plagosur.

    Franca, Britania dhe Australia kane kerkuar mbledhejen e jashtezakonshme te Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Sipas nje diplomati, nje deklarate publike e ketij keshilli eshte e papritshme.

    Pavaresisht viktimave te shumta, dhuna vazhdon edhe me tutje: ne veri te Sinait, ne Al-Arish jane vrare pese ushtare nga ekstremistet. Ne qytetin e njejte eshte vrare edhe nje police, pasi qe ekstremistet kishin sulmuar klubin e oficereve te policise. ne Giza te Kajros qindra islamiste kane sulmuar ndertesen e administrates krahinore.
    ...
    Sulmet e ekstremisteve nuk ishin te drejtuara vetem kunder objekteve publike dhe stacioneve policore. Edhe kishat e krishtera ishin gjithashtu objekt i sulmeve. Nga burimet e organeve te sigurimit u tha se ne Abanub te provinces Assiut eshte djegur nje kishe koptike. Sipas gazetes krishtere "Watani", islamistet kane sulmuar 35 kisha dhe objekte tjera te krishtereve egjiptian.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Gjynah, gjithe ky shtet qe deri me pare 70 % e te ardhurave i vinte nga turizmi tani do hane koken e njeri tjetrit....
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  4. #114
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Muslimanet egjiptiane formojne kordone njerezore prane kishave te te krishtereve ne Egjipt, ne menyre qe ti mbrojne ato.

    Pas masakrave te ushtrise egjiptiane ne diten e djeshme, njerez te papergjegjshem, injorante, pse jo edhe te paguar ne menyre qe te zhvendosnin vemendjen e publikut, i vune flaken disa kishave te krishtere.

    Djegja e objekteve te kultit te feve te tjera eshte e ndaluar ne Islam, e ata qe strehohen ne brendesi te tyre jane te mbrojtur me ligj, edhe ne rast lufte.

    Ky eshte Islami i vertete, por shume pak marin mesim, se njerezit njohin Islamin e paraqitur nga media, e jo Islamin e vertete.
    Emri:  egjipt10.jpg

Shikime: 222

Madhësia:  45.4 KB
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #115
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    nuk mbulohet m.uti me sh....

    Islami ka me miliona njeqelizore me mjekerr
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,062

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    KAJRO-Gjatë sulmeve të dy ditëve më parë në Egjipt, ku humbën jetën qindra persona, autoritetet e përkohshme në Kajro raportuan se Vëllazëria Myslimane dhe mbështetësit e saj kishin sulmuar ndërtesat qeveritare e madje kishin djegur edhe kishat në vend. CNN vendosi të dërgojë një grup xhirimi për të analizuar pohimet dhe zbuloi se objektet e besimit të krishterë në këtë vend të përfshirë nga trazirat ishin sulmuar dhe djegur me të vërtetë. Mes këtyre ndërtesave ishte edhe kisha e Virgjëreshës Mari e cila prej 67 vitesh ka qenë një strehë për besimtarët e krishterë Kopt që jetojnë në Egjipt.

    Peshkopi Angaelos, i Kishës Ortodokse Kopte në Britaninë e Madhe deklaroi se ishte njoftuar nga kolegët e tij në Egjipt se 52 kisha ishin sulmuar brenda 24 orësh ndërsa pre e këtyre sulmeve kishin rënë edhe shtëpite dhe bizneset e të krishterëve. Për këto sulme, autoritetet e përkohshme të Egjiptit kanë fajësuar Vëllazërine Myslimane, Lëvizjen Islamike që mbështet presidentin e rrëzuar nga pushtetit Mohamed Morsi.

    Klerikët e krishterë të Egjiptit shprehen se shqetësimi nuk është vetëm për djegien e kishave, por për një përshkallëzim të situatës dhe një luftë ndërfetare që mund të rezultojë shumë e rrezikshme për të gjithë vendin. Koptet në Egjipt përbëjnë komunitetin me të madh të krishterë në Lindjen e Mesme dhe minoritetin me te madh fetar në këtë rajon. Vlerësohet se 10 përqind e popullsisë 85 milion banoreshë të Egjiptit i përket pikërisht kësaj feje të krishterë.

    (d.b/ErionKacorri/BalkanWeb)

  7. #117
    ღ Ƴℓℓëʓ ღ Maska e RiGerta
    Anëtarësuar
    01-11-2010
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    946

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Me vjen keq qe Egjipti po merr fund. Kur shikoj skena te ktilla nga njerezit ndjeje dashuri per kafshet.
    Mɛ мιяɛ тɛ ʝɛм иɛ ɛяяɛƨιяɛ ɛ тɛ и∂ʝɛʝ αяσмɛи ɛ ∂яιтɛƨ, ƨɛƨα тɛ ʝɛм иɛ ∂яιтɛ ɛ тɛ мσƨ ɛ ƨнσн ғαяɛ✿⊱╮

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Muslimanet egjiptiane formojne kordone njerezore prane kishave te te krishtereve ne Egjipt, ne menyre qe ti mbrojne ato.

    Pas masakrave te ushtrise egjiptiane ne diten e djeshme, njerez te papergjegjshem, injorante, pse jo edhe te paguar ne menyre qe te zhvendosnin vemendjen e publikut, i vune flaken disa kishave te krishtere.

    Djegja e objekteve te kultit te feve te tjera eshte e ndaluar ne Islam, e ata qe strehohen ne brendesi te tyre jane te mbrojtur me ligj, edhe ne rast lufte.

    Ky eshte Islami i vertete, por shume pak marin mesim, se njerezit njohin Islamin e paraqitur nga media, e jo Islamin e vertete.
    Emri:  egjipt10.jpg

Shikime: 222

Madhësia:  45.4 KB
    Pikerisht kjo Kishe u dogj ne teresi - Kisha Saint George Sohag !


  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Die Zeit

    Qeveria po shqyrton shperberjene e Vellezerise Muslimane



    Kryeministri i perkoheshem egjiptian Hasim al-Beblawi ka propozuara ndalimin e Vellezerise Muslimane per shkak te dhunes se vazhdueshme. Keshtu raportoi nje zedhenes i qeverise. Vendimi megjithate ende nuk u mor. Ministria e Ceshtjeve Sociale eshte kompetente per nje ndalim te tille.
    ...
    Kjo organizate ishte ndaluar qe nga viti 1954. Vetem pas rrezimit te Hosni Mubarak, ne vitin 2011, u lejua Partia per Liri dhe Drejtesi e afert me kete organizate.



    Qeveria kercenon Vellezerine Muslimane me ndalim dhe grusht te hekurt

    Qe nga shperthimi i vales se re te dhnes, merkuren e kaluar, jane vrare 750 civile dhe 57 police, sic tha nje zedhenes i qeverise se perkoheshme te shtunen para gazetareve ne Kajro. ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 17-08-2013 më 12:06

  10. #120
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Berisha reagon ndaj masakrës në Egjipt

    Të dashur miq, ditë të zeza për popullin mik egjiptian. Junta ushtarake e Kajros kreu një masakër të vërtetë ndaj protestuesve paqësor.

    Kjo masakër, në të cilën u ekzekutuan qindra e ndofta mijëra protestues deshmon fytyren e vertete te juntes puqiste qe u instalua në Kajro pas përmbysje së presidentit të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve egjiptian. Këto zhvillime tragjike dëshmojnë se bashkëpuntorët e afërt të Mubarakut po rikthejnë me gjak dhe hekur regjimin e tyre barbar.

    Shqiptarët, qe kane tek egjiptianë një komb mik, ndjekin me dhimbje dhe të shokuar zhvillimet në këtë vend.

    Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe maskrat e juntes ushtarake te Kajros ndaj popullsisë civile, qeveria shqiptare bënë thirrje për një qëndrim ndërkombtar të koordinuar të vendosur për të ndalur dorën e masakrës ndaj qytetarëve nda gjeneralët puqist që po zhysin vendin në luftë civile dhe kaos si dhe për të rivendosur dialogun midis forcave politike kryesore të vendit.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •