Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 127
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Te njof
    Anëtarësuar
    10-06-2013
    Vendndodhja
    Tetova
    Postime
    76

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Cka do qe te behet,ja qe ne jemi nen mbrojtjen e Zotit,dhe kjo eshte gjeja me e sigurte dhe me e cmuar,por edhe nese i vrasin vellezerit tane musliman,inshaa Allah ato prap dot jene fitues sepse i pret nje shperblim me Xhennet,e keta felliqesira qe mbysin protestues te pafajshem,e gjith bota e pergjakur qe ul koken i shef si bisha te egra me arme ne dore,e ceshte me e keqja,qe edhe ne kete edhe ne boten tjeter jane te poshteruar,e kjo eshte e "dhimbshme" sepse poshterimi i tille ne boten tjeter paguhet shtrejte me (zjarm) e ju hani koken duke u ber te ditur ketu ne forum dhe duke kuvenduar e krekosur se cka jane e cka bejne muslimanet!

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Semiku hero sot po shpallen terroristet apo vrasesit ! Kurse te pafajshmit dhe muslimanet po quhen terrorista !
    Epo per fatin tende te keq,gjenerali al-Sisi nga shumica e Egjiptianeve ashtu shihet - si Hero.
    Ndersa une nuk i quajta perkrahesit e Morsit as terrorist,por protestues apo Islamik.Keshtu i trajtojne edhe gati gjith media ne bote.

    Ndersa a jane te pafajshem,paqesor keta te Morsit - shikoi keta me arme ak47 (protestues me kalashnjikov !!)



    Apo shiko Piromanet e Morsit duke djegur Kishat :



    Hmm cka ta merr mendja,ja vlen qe te nderrohet terminologjia per Morsistet Islamik - nga protestues ti quajme Piromano - Terrorist ?!

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Die Welt

    Vellezeria Muslimane duan te fitojne ose te vdesin

    Islamistet egjiptiane jane te gatshem per cdo gje, kreret e ushtrise gjithashtu.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Citim Postuar më parë nga Te njof Lexo Postimin
    Cka do qe te behet,ja qe ne jemi nen mbrojtjen e Zotit,dhe kjo eshte gjeja me e sigurte dhe me e cmuar,por edhe nese i vrasin vellezerit tane musliman,inshaa Allah ato prap dot jene fitues sepse i pret nje shperblim me Xhennet,e keta felliqesira qe mbysin protestues te pafajshem,e gjith bota e pergjakur qe ul koken i shef si bisha te egra me arme ne dore, e ceshte me e keqja,qe edhe ne kete edhe ne boten tjeter jane te poshteruar,e kjo eshte e "dhimbshme" sepse poshterimi i tille ne boten tjeter paguhet shtrejte me (zjarm) e ju hani koken duke u ber te ditur ketu ne forum dhe duke kuvenduar e krekosur se cka jane e cka bejne muslimanet!
    Tingellon fer...
    1:1

  5. #85
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Demokracia nuk eshte "zgjidhje" per shtetet me popullësi Islame.

    Po vriten njerezit kot, sepse duan t'u impunojn ligje me te cilet udhehiqet franca e degjeneruarr dhe anglia e shfrenuar !

    Islami do te veteimpunohet nga populli si zgjidhja FINALE !

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,068

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Lee Smith – “Time”

    Muajin e kaluar, gjeneral Abdel Fattah el-Sisssi, kreu i Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura dhe i forti i ushtrisë egjiptiane, u kërkoi egjiptianëve: “Dilni në rrugë dhe më jepni mandatin e lejen për tu përballur me dhunën dhe terrorizmin potencial”. Ajo që kërkonte Sisi ishte drita jeshile nga rrugët egjiptiane për të rrëzuar Vëllazërinë Myslimane, mbështetësit e së cilës ende protestojnë në emër të presidentit të parë të zgjedhur të vendit, anëtarit të Vëllazërisë, Muhamed Morsi, të cilin Sisi e largoi nga pushteti dhe e burgosi më 3 korrik.

    Sot, Sisi e vendosi në funksion mandatin e tij kur forcat e sigurisë sulmuan demonstruesit në Kajro, Aleksandri dhe në qytete të tjera anekënd Egjiptit. Pothuajse 300 persona janë vrarë në Kajro, me shumë viktima që raportohen nga rajonet e tjera të vendit. Vetëm koha do ta tregojë nëse Sisi e ka zhdukur Vëllazërinë Myslimane dhe aleatët e tyre, porse kambanat e vdekjes po bien edhe për një tjetër lëvizje të famshme politike egjiptiane – liberalizmin.

    Mohamed Elbaradei, ish-kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe fytyra e liberalizmit egjiptian, u dorëhoq nga posti i zv/Presidentit si pasojë e dhunës së të mërkurës, por realiteti është se shumë prej egjiptianëve që e përcaktojnë veten si liberalë mbështetën grushtin e shtetit sikundër edhe shtypjen e sotme. “Liberalët e Egjiptit po përpiqen të injorojnë faktin se po vriten njerëz”, thotë Samuel Tadros, ekspert për Egjiptin në Qendrën për Liri Fetare në Institutin e Hustonit. Duke vepruar kësodore, Tadros më tha në një intervistë të fundit se ata kanë humbur terren në aspektin moral. “Në mënyrë që të arrijnë sukses, liberalët duhet të argumentojnë se pse kjo pikëpamje politike është superiore ndaj të tjerave. Nuk ka të bëjë vetëm me përfitimet materiale të liberalizmit ekonomik, por pse është më e mirë për njerëzimin. Njeriu, pas së gjithash, nuk jeton vetëm me bukë. Këtu liberalizmi egjiptian ka dështuar plotësisht. Me mbështetjen ndaj grushtit të shtetit dhe shtypjes së dhunshme të protestave, liberalët kanë braktisur moralin për përfitime afat-shkurtra politike.”

    Është e kuptueshme që shumë egjiptianë janë të shqetësuar lidhur me pikëpamjet paranojake dhe fundamentaliste fetare të Vëllazërisë Myslimane. Por fakti që njerëz të cilët e përshkruajnë veten si liberalë dëshirojnë t’i shikojnë fqinjët tek derdhin gjak tregon se liberalizmi i tyre nuk është ai që nënkuptojmë me një doktrinë politike që vlerëson lirinë individuale dhe që kërkon sa më pak ndërhyrje të shtetit të jetë e mundur. E vërteta është se liberalët e Egjiptit kanë bërë aleancë me ushtrinë – me të njëjtin regjim kundër të cilit protestuan gjatë kryengritjeve të vitit 2011 të cilat çuan në rrëzimin e Hosni Mubarakut.

    Përse liberalët janë kthyer nga demokracia, megjithëse shumë e papërsosur, kah ushtria? Sikundër e shpjegon edhe Tadros, liberalët e Egjiptit gjithmonë janë mbështetur tek shteti për përparimin, arsimimin, punësimin dhe statusin e tyre social.

    “Në Egjipt – thotë Tadros – liberalizmi nuk filloi si në Evropë me emergjencën e një borgjezie të pavarur që kërkonte të kufizonte fuqinë e shtetit dhe institucioneve të tjera të ngulitura. Në Egjipt, liberalizmi lindi me rritjen e klasës së shërbyesve civilë në mes të shekullit XIX. Për sa kohë shërbyesit civilë janë pjesë e shtetit, ky liberalizëm nuk është i interesuar të kufizojë rolin e shtetit”.

    Për më tepër, ndërkohë që liberalët perëndimorë historikisht e kanë shikuar si rol të tyrin edukimin e bashkëqytetarëve me vlera liberale, liberalët egjiptianë këtë e kanë shikuar gjithmonë si punë të shtetit. Nëse shteti rezulton i paaftë të ngulisë tek të tjerët të njëjtat ide dhe ambicie, atëherë ai duhet të mbrojë liberalët nga ato që i perceptojnë si rreziqe. Tani është Vëllazëria Myslimane dhe partnerët e tjerë të tyre që shikohen si rrezik nga liberalët dhe që duhen të hiqen qafe.

    Përveç veprimit në keqbesim, liberalët kanë bërë një marrëveshje të keqe duke marrë krahun e ushtrisë. Duke qenë se liberalët kurrë nuk e përgatitën terrenin për liberalizëm, ata i lanë terren vëllazërisë, e cila për 80 vite ndërtoi një rrjet që kombinoi indoktrinimin politik me shërbimet sociale, gjë e cila bëri që të fitojë respekt dhe admirim – dhe arsyeja pse Morsi fitoi zgjedhjet presidenciale në qershor të vitit 2012.

    Pavarësisht shtypjes së protestave nga ana e Sisit, është pothuajse e sigurt që Vëllazëria Myslimane do të rikthehet – herës tjetër edhe më e mirë-organizuar, tepër e zemëruar sidhe me një ndjenjë hakmarrjeje kundër ushtrisë dhe miliona njerëzve që kërkuan gjakun e tyre. Tanimë, sikundër argumenton Tadros, “është Vëllazëria Myslimane, dhe jo liberalët të cilët mund të pretendojnë terren të lartë moral”.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Demokracia nuk eshte "zgjidhje" per shtetet me popullësi Islame.

    Po vriten njerezit kot, sepse duan t'u impunojn ligje me te cilet udhehiqet franca e degjeneruarr dhe anglia e shfrenuar !

    Islami do te veteimpunohet nga populli si zgjidhja FINALE !
    Ashtu besoj edhe une qe eshte ,e degjeneruar ,ju ka ofruar strehim muslimaneve te varfer e te traumatizuar nga islami dhe me kete rast edhe ty me duket !
    Ju muslimanet keni shume energji negative dhe negativizmi ju percjelle tere jeten ..skam pare "race" me jomirenjohese se muslimanet

  8. #88
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Ashtu besoj edhe une qe eshte ,e degjeneruar ,ju ka ofruar strehim muslimaneve te varfer e te traumatizuar nga islami dhe me kete rast edhe ty me duket !
    Ju muslimanet keni shume energji negative dhe negativizmi ju percjelle tere jeten ..skam pare "race" me jomirenjohese se muslimanet
    Nuk e dua Francën, dhe eshte e drejta ime qe mos ta dua !
    Ti duhet ta dish, qe Francën e sotme e ndertuan emigrantet, dhe po kjo france eshte qe sot fiton buken e saj mbi shpinen e popujve te varfer e t'okupuar ekonomikisht.

    Franca eshte shtet hajdutësh !
    … ///

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Nuk e dua Francën, dhe eshte e drejta ime qe mos ta dua !
    Ti duhet ta dish, qe Francën e sotme e ndertuan emigrantet, dhe po kjo france eshte qe sot fiton buken e saj mbi shpinen e popujve te varfer e t'okupuar ekonomikisht.

    Franca eshte shtet hajdutësh !
    Shume eshte kah vuan Franca per dashurine tende,gjumi spo e zake
    Por me duket se jeton ne France(nese nuk me je ngaterruar me dike tjeter) ..pse zgjodhe pikerisht shtetin e hajdutave per te jetuar kur bota eshte plote me shtete muslimane te "ndershme"?

  10. #90
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Shume eshte kah vuan Franca per dashurine tende,gjumi spo e zake
    Por me duket se jeton ne France(nese nuk me je ngaterruar me dike tjeter) ..pse zgjodhe pikerisht shtetin e hajdutave per te jetuar kur bota eshte plote me shtete muslimane te "ndershme"?
    I kan grat e bukura
    … ///

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •