Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 78
  1. #31
    Perjashtuar Maska e didii
    Anëtarësuar
    14-04-2012
    Postime
    504

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Keshilla ime eshte qe te vazhdoje t'i lutet Allahut, ku i dihet mbase e meshiron te shkreten.
    kam lexuar nje liber, roman 'Princesha" , ishte nje vajz princesh ne Arabin Saudite,trgonte per fene islame, beri nje jete te gjithen pper te ndryshuar sado pakrregullat dhe traditat...dhe asgje!
    kur ishte vajzebabai dhe i vellai nuk e lejonin te shkone ne xhami,sepse kurani ashtu thoshte, dhe mbas shum vitesh, nuk e lejonte i shoqi dhe i biri....pra aritjet e saj ishin zero....,sepse ishte brenda nje rjeti te forte merimange qe nuk dilej dot...

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Citim Postuar më parë nga didii Lexo Postimin
    kam lexuar nje liber, roman 'Princesha" , ishte nje vajz princesh ne Arabin Saudite,trgonte per fene islame, beri nje jete te gjithen pper te ndryshuar sado pakrregullat dhe traditat...dhe asgje!
    kur ishte vajzebabai dhe i vellai nuk e lejonin te shkone ne xhami,sepse kurani ashtu thoshte, dhe mbas shum vitesh, nuk e lejonte i shoqi dhe i biri....pra aritjet e saj ishin zero....,sepse ishte brenda nje rjeti te forte merimange qe nuk dilej dot...
    Deja'Vu...........

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Femra në Kur’an

    Mr. Bekim Jashari

    Falënderimi i qoftë All-llahut, pershendetjet qofshin per Muhamedin a.s familjen e tij dhe pasuesit deri në ditën e gjykimit.
    I lartesuar qofte Allahu qe na beri pasues te mesimeve te Kur’anit, porosive te Muhamedit dhe pejgambereve tjere para tij, nga Ademi e deri tek vula e pejgamberise Muhamedi a.s, i konfirmuar me mesazhin e pergjithshem dhe kolektiv. Kur’ani eshte Libri i kumtuar per ne per t’na treguar rrugen e miresise per te gjithe njerezit, per te rregulluar jeten private dhe publike te individit dhe shoqerise njerezore ne teresi. Ne theks te veqante Kur’ani ne permbajtjen e tij solli dispozita per shoqerine, rolin e gruas dhe rregullat rreth saj. Familja ze nje vend te rendesishem ne Librin e Allahut xh.sh. Ne mesimet islame çeshtjet civile si fejesa, martesa jane te qartesuara ne shume ajete, por edhe kaptina te shumta flasin per kete fushe.
    Share: Del.icio.us Digg Facebook Newsvine Reddit Technorati


    Gruaja ne te kaluaren ishte ne kerkim te pozites se saj, nderi i saj ishte i neperkembur, dinjiteti i saj ishte i shtypur. Pra ne te gjitha fushat ajo ishte ne pamundesi per te vendosur per te drejtat e saja. Me ardhjen e Kur’anit asaj i kthehet vlera si njeri. Kur’ani ne shume ajete dhe sure parashtron dispozitat rreth saj, pikerisht kaptina me e madhe e Kur’anit i kushtohet rregullave rreth saj ne raport me mashkullin dhe ne kete menyre rregullohen dispozitat edhe ne raportin bashkeshortor ne theks te veçante..

    Prandaj, para se te flasim rreth ketyre rregullave dhe dispozitave Kur’anore ( ne veçanti ne suren el-bekareh) do te bejme nje veshtrim te pergjithshem mbi qendrimin islam ndaj femres.

    Karakteristike e pare e raportit kur’anor ndaj femres eshte barazia e gjinive. Kur’ani na meson qe femra dhe mashkulli jane krijesa te Allahut dhe se ne asnje menyre femra nuk eshte e nje rangu me te ulet se mashkulli. Ne kontekst te kesaj, Kur’ani vuri dispozita per te dy gjinite e qe kane te bejne me çështje te drejtave dhe barazive te tyre ne shoqeri.

    Allahu ka garantuar çdo anetari te shoqerise te drejtat dhe barazine mes tyre, duke kerkuar qe detyrat dhe obligimet e vura nga Ai te jene te zbatueshme pa dallim. Secili nga ne ka detyra ndaj tjetrit si njerez, femer apo mashkull. Islami i dha vlere dhe konsiderate femres e cila ka rol kyq dhe eshte pjese e barabarte e shoqerise-si krijese. Islami i konsideron si mashkullin ashtu edhe femren si krijesa madheshtore te Zotit, ajo shihet si pjesetare shembullore ne shoqeri.

    Zoti fuqiplote i krijoi njerezit prej nje baze, nje origjine, prej dheu siq e permend edhe ajeti: “ O ju njerez! Kinie friken Zotin tuaj qe ju ka krijue prej nje veteje ( njeriu) dhe nga ajo krijoi palen ( shoqen) e saj e prej atyre dyve u shtuan burra shume e gra” En Nisa 1

    Gruaja ne islam eshte pjese integrale e shoqerise sikurse burri, ne kete referohet edhe ajeti Kur’anor:” O ju njerez, vertet Ne ju krijuam juve prej nje mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe te njiheni ndermjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu me i ndershmi nder ju eshte ai qe me teper eshte ruajtur” El huxhurate 13

    Kur’ani na lajmeron se femra ne kohen e injorances arabe ishte e perbuzur, ne veqanti lindja e vajzes shkaktonte mllef dhe fshihej prej njerezve per shkak te lindjes se saj.

    Mbi pikepamjen islame rreth statusit te femres eshte folur shpesh dhe kjo sot nuk eshte diqka e re sipas islamit, per faktin se shume ajete, dhe sure i japin rendesi asaj, por edhe tituj te shumte ne jurispudencen islame ne kapituj te ndryshem flasin per femren dhe statusin e saj.

    Islami beri emancipimin e femres e cila ne kohet e kaluara iu nenshtrua padrejtesise dhe mohimit te se drejtes se saj per jete te lire publike dhe shoqerore. Asaj i ndalohej prekja e librave te shenjta si dhe i mohohej e drejta per te marre pjese me burrat ne aktivitetet shoqerore:

    “ Kush ben ndonje nga punet e mira, qofte, mashkull ose femer duke qene besimtar, te tillet hyjne ne xhenet dhe nuk u behet fare padrejtesi” En nisa 124

    Por edhe ne shume ajete tjera Kur’ani i jep poziten dhe pergjegjesine e femres, ajo konsiderohet ne islam me pergjegjesi te ndara nga mashkulli, si ne aspektin e besimit , moralit dhe veprimtarise se saj ne shoqeri. Roli i saj ne shoqeri eshte i madh dhe se ajo paraqet pjesen e shoqerise muslimane. Imazhi i saj ne islam eshte imazh i bukurise, drejtesise dhe dinjitetit, ne familje ajo sjell strehimin paqesor, siq e potencon Kur’ani Famelarte: “Dhe nga faktet (e madherise se) e Tij eshte qe per te miren tuaj, Ai krijoi nga vete lloji juaj palen (grate), ashtu qe te gjeni prehje tek ato dhe ne mes jush krijoi dashuri e meshire.” Err rum 21

    Ne nje prononcim te tij ne lidhje me femren dhe statusin e saj ne islam, Dr. Buti deklaron: “ Islami i konsideron si mashkullin ashtu edhe femren krijese e ndershme e Zotit, mbi parimin e njerezise dhe i vetmi dallim qe e verejme mes tyre eshte veprimtaria e tyre apo shkalla e devotshmerise, bazuar ne kete ky mund te jete ndryshimi mes tyre”

    Dispozitat islame ne raport me femren

    E drejta financiare

    Eshte e njohur nga e kaluara e popujve se femra ne shoqerite e tyre nuk gezonte asnje te drejte, civile, sociale dhe shoqerore. Me ardhjen e islamit gjendja e saj rregullohet teresisht duke konfirmuar pavaresine dhe te drejtat e saja civile si dhe duke shpallur lirine e saj te plote financiare. Zoti thote: “Burrave ju takon hise nga ajo qe fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo qe fituan ato…” En nisa 32

    Ajeti tjeter verteton parimisht te drejtat ne trashegim per meshkuj dhe per femra’’Meshkujve ju takon pjese nga pasuria qe e lene prinderit e te afermit( pas vdekjes ), edhe femrave ju takon pjese nga ajo qe lene prinderit e te afermit…” en nisa 7. Asaj i lejohet te posedoj pasuri edhe pa pelqimin e bashkeshortit, ka te drjeten per te shitur e blere si dhe per te administruar me parate dhe pronen e saj.

    “E ne rast te abuzimit te se drejtes se saj financiare, atehere e drejte e saj eshte qe me kembegulje te kthej dhe te vertetoj te drejten ne trashegimi . “Islami paralajmeroj njerezit per injorancen e tyre ndaj femres te cilet abuzojne me te drejten e saj, ne rastin kur asaj i mohohet e drejta ne trashegimi pas vdekjes se prindit apo bashkeshortit apo vendimi per t’i ndaluar asaj martesen ne menyre qe te perfitohet nga pasuria e saj. Asaj i lejohet te posedoj pasuri edhe pa pelqimin e bashkeshortit
    Kur’ani vendosi per pavaresine financiare te mashkullit dhe femres duke i bere ata pergjegjes te pavarur ne çështjet financiare dhe permes kesaj anuloi keto zakone duke i dhene tere farefisit femeror hise dhe te drejten ne trashegimi.

    Kur’ani thote: “ edhe femrave gjithashtu ju takon hise nga ajo qe fituan ato…”

    Ne kete ajet Allahu konfirmon se pasuria e femres eshte e ndare prej pasurise se mashkullit dhe ne kete kontekst Dr. Muhamed ebu Faris njohes i mire i kesaj fushe thote: “ Eshte e drejte e femres per te poseduar pasuri te luajtshme dhe dhe te paluajtshme e per kete jane sjelle dispozita juridike nga Kur’ani dhe se shperdorimi i ketyre fondeve nga gjinia tjeter llogaritet kundervajtje dhe ndeshkim per abuzuesit e pasurise se femres e e cila ne çdo forme ka te drejten legjitime te mbroje dhe te marre te drejten e saj, gjithehere ne perputhje me normat islame”.



    E drejta per pune:
    Ne lidhje me te drejten e punes, islami konsideron se femra mbane pergjegjesine primare ne çeshtjet dhe menaxhimin e puneve te shtepise , kujdesin per higjienen, per femijet dhe edukimin e tyre. Pra ajo eshte pergjegjese kryesore ne familjen e saj. Gjithashtu ajo mban edhe pergjegjesi ekonomike ne familje si dhe nuk ka pengese qe ajo te punoj edhe jashta shtepise gjithehere duke ruajtur dinjitetin dhe personalitetin e saj .

    Edhe femra pra eshte me te drejta te plota siq e ceka me lart, por parimisht ajo duhet te perqendroj kujdesin e saj ndaj edukimit te brezave te cilet do te ishin ne sherbim te shoqerise dhe kjo ne nje menyre llogaritet pak me e lehte se sa puna e saj ne industri, bujqesi apo tregti edhe pse puna e tille eshte e lejuar per te apo pune tjera qe jane ne suaza te lejuares.

    Argument tjeter i lejimit te punes dhe daljes se gruas per nevoja te veta eshte edhe ky ajet kur’anor: “ Burrave ju takon hise nga ajo qe fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo qe fituan ato” En nisa 32

    E drejta per arsimim

    Ne lidhje me te drejten per arsimim, kur’ani ka kerkuar nga njerezit qe te kerkojne diturine e qe shume ajete i referohen rendesise qe ka dija, shkenca dhe kerkimi i diturise ne vazhdimesi. Per kete kemi ajete te shumta por edhe hadithe qe obligojne kerkimin e diturise. Islami e beri obligim kerkimin e diturise per çdo musliman dhe muslimane dhe se ne shoqerine islame asnjehere nuk mund te kete ndalese per marrjen e diturise per asnjeren gjini.

    Lexuesi i kur’anit veren qarte percaktimin hyjnor per te drejten e arsimimit te femres sepse ajo konsiderohet gjysma e shoqerise e per kete fakt ajo nxitet per shkence, arsim si dhe kujdes te jashtezakonshem ndaj dijes.

    Na eshte e njohur qe ajeti i pare apo kryetitulli kur’anor eshte “LEXO” si dhe ajeti tjeter: “ Po Allahut ia kane friken nga roberit e Tij, vetem dijetaret…” Fatir 28

    Imam Nesefiu ne komentimin e tij rreth ketij ajeti thote: “ Friken Allahut ia kane ata shkencetare te cilet njohin dhe madherojne Allahun me cilesite e Tij madheshtore, por edhe studimin e tyre mbi Librin e shenjte si dhe mesimet e te derguarit a.s. permes kesaj atyre u shtohet frika

    Pejgamberi a.s. ne nje thenie te tij obligon te dy gjinite per dije: “ Kerkimi i diturise eshte obligim per çdo besimtare dhe besimtare” Ibn Maxheh

    Ndersa Dr. Nurud-din Itr ne lidhje me arsimimin e femres thote: ”Ketu kemi te bejme ne radhe te pare mbi detyrat qe ka femra per te njohur parimet elementare si çeshtjet e besimit dhe konditave te fese por edhe ato qe kane te bejne me interesin e saj dhe obligimet e jetes qe ka ajo dhe se kryerja e obligimeve eshte detyre per te, e ne kete rast edhe kerkimi i diturise”

    Ne kohen e te derguarit, grate e pane te rruges nevojen e marrjes se njohurive, per kete arsye shkuan te i derguari dhe kerkuan qe edhe ato te jene pjese e keshillave dhe njohurive qe predikon i derguari a.s. Ebi Seid el Hudrijj rrefen: Femrat kerkuan nga i derguari qe edhe per to te kete kohe per ligjerime dhe keshilla. I derguari u premtoi atyre nje dite per t’u ligjeruar dhekeshilluar
    Kjo tregon per interesimin qe kishte femra per t’u pajisur me dije qe ne ato kohe, ndersa sot bota moderne pavaresisht nga thirrjet per emancipimin e grave ngec ne kete drejtim.

    Femra sipas islamit ze vend te rendesishem me nje mision shkencor ku ajo e ka te qarte vendimin dhe statusin e saj per t’u pajisur me njohuri shkencore e qe per kete qarte flet Kur’ani dhe i Derguari Muhamed a.s, por edhe libra te shumte ne sferen e arsimimit te femres.

    (Shkeputur nga teza e magjistratures me temen ”Dispozitat e femres ne kaptinen el-bekareh", mbrojtur me 08.07.2009 ne Bejrut)

    ZeriIslam/com

    hot_prinz , nese deshiron te kesh njohuri mbi te drejtat e femres ne Islam , ik largohu prej prifterinjeve se te largojn prej te vertetes ata ! Qellimi i tyre nuk eshte qe te ja shpjegojn fene e Zotit ty dhe njerzeve qe jane si ti , por qellimin ata e kane qe te i beni shoqeri atyre ne humbje dhe shkatrrim , se shume mire e din te verteten ata , por nuk deshirojn ta pranojn .
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  4. #34
    Perjashtuar Maska e didii
    Anëtarësuar
    14-04-2012
    Postime
    504

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Citim Postuar më parë nga Tipiku Lexo Postimin
    Deja'Vu...........
    te vjen per mbare ty?

  5. #35
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Femra në Kur’an

    Mr. Bekim Jashari

    .......Gruaja ne te kaluaren ishte ne kerkim te pozites se saj, nderi i saj ishte i neperkembur, dinjiteti i saj ishte i shtypur. Pra ne te gjitha fushat ajo ishte ne pamundesi per te vendosur per te drejtat e saja. Me ardhjen e Kur’anit asaj i kthehet vlera si njeri. Kur’ani ne shume ajete dhe sure parashtron dispozitat rreth saj, pikerisht kaptina me e madhe e Kur’anit i kushtohet rregullave rreth saj ne raport me mashkullin dhe ne kete menyre rregullohen dispozitat edhe ne raportin bashkeshortor ne theks te veçante..
    Kur fillohet nje artikull me nje genjeshter, ai s'mund te jete veçse mashtrim!!
    Gruaja e pare e Muhamedit, Hatixheja, ishte e pasur, me te gjitha te drejtat e absolutisht pronare e e tij!! A thue se vetem pas kthimit ne Islam na u "çlirue" kjo zonje e vetem pasi u mbulua me thes u be e ndershme?! A thua Muhamedi u martua me nje te perdale??!!
    Propaganda islamike nuk pi uje me asnje person qe ka te pakten 4 klase shkolle!!!
    Jarigas

  6. #36
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Nostalgji per fushat e vllahise eh?

    Vladi te me rruje sanxhakun e poshtem e te lartin.
    Rraca e Vladit te dale e te mbledhe prostitutat e ndyra qe I ka shperndare rrugeve te evropes.
    Une jam shqiptar pik.

    Jo kerme me fryme te ndyre drakuli pizda mëta
    Nostalgji per nje europe te paster nga islami. Raca e vladit te beje cte doje nuk me duhet shume, shikoj vendim tim qe me eshte mbushur me poture 3cerekshe.

    PS fol shqip se nuk di rumanisht une koke ficke
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Kur fillohet nje artikull me nje genjeshter, ai s'mund te jete veçse mashtrim!!
    Gruaja e pare e Muhamedit, Hatixheja, ishte e pasur, me te gjitha te drejtat e absolutisht pronare e e tij!! A thue se vetem pas kthimit ne Islam na u "çlirue" kjo zonje e vetem pasi u mbulua me thes u be e ndershme?! A thua Muhamedi u martua me nje te perdale??!!
    Propaganda islamike nuk pi uje me asnje person qe ka te pakten 4 klase shkolle!!!
    Propaganda e Prifitit per ty eshte e vertete ! Po Prifti ka harruar se ka me dhjetera e qindra dispozita ne Islam qe e ngrisin femren ne shkallen ashtu si e meriton si p.sh., nje ajete flete per kete : “Dhe nga faktet (e madherise se) e Tij eshte qe per te miren tuaj, Ai krijoi nga vete lloji juaj palen (grate), ashtu qe te gjeni prehje tek ato dhe ne mes jush krijoi dashuri e meshire.” Err rum 21
    Vetem ky ajet e hudhe poshte qellimet e keqia te priftit per vleren dhe rendesin qe ka femra ne Islam . Po Prifte me ! Ata priftat nuk kane me cka mirren vetem me propaganda dhe shpifje dhe genjeshtra qe sju kane hije fare . Ti keto i mbron si te verteta kurse propagandat e neve muslimaneve i quan mashtrime ? Zoti te udhezoft o jarigas .
    E verteta mund te kuptohet vetem ne baze te fakteve te argumentuara .
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Pyetja - 1:

    A u mundësohen grave islame të drejta të barabarta me burrat islam? Si ndahen përgjegjesitë ndërmjet tyre? A ndodhet ajo në të njëjtat pozita me gratë perëndimore? Faleminderit. (Aida)

    Përgjigjja:

    Lidhur me këtë pyetje unë para disa vitesh kam shkruar një artikull që është publikuar në www.islami.ch. Të njëjtin po e sjell edhe këtu si përgjigje për pyetjen tuaj. Të gjitha të mirat.


    Thonë se gruaja paraqet gjysmën e shoqërisë. Po, kjo është e vërtetë. Gruaja, sa i përket përfaqësimit numerik, paraqet gjysmën e shoqërisë. Urtësia e Zotit Fuqiplotë dhe kujdesi i Tij ka dashur që numri i meshkujve dhe i femrave në rruzullin tokësor të jetë gjithmonë i afërt apo i barabartë.

    Pa dyshim se gruaja, sa u përket numrave statistikorë, paraqet gjysmën e shoqërisë, mirëpo, sa i përket ndikimit të saj në shoqëri, ndikimit të saj në vetë bashkëshortin dhe fëmijët e saj, ajo paraqet më shumë se gjysmën e shoqërisë.

    Biseda rreth gruas është domosdoshmëri dhe çështje delikate, ngase duhet të jemi objektivë dhe gjithëpërfshirës gjatë trajtimit të pozitës së mirëfilltë të saj në shoqëri. Rreth çështjes së gruas kemi, së paku, dy konceptime të skajshme: a) disa i bëjnë padrejtësi asaj duke e konsideruar atë si krijesë e cila nuk është krijuar për gjë tjetër, pos për t’i shërbyer burrit, dhe b) disa të tjerë dëshirojnë t’i lirojnë të gjithë kufijtë e saj, vetëm sa për të shkaktuar çrregullime në sipërfaqen e tokës. Midis këtyre dy skajshmërive diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën, është drejtimi apo qëndrimi mesatar, të cilin e proklamon edhe vetë feja Islame, e që për fat të keq, shumica e muslimanëve nuk janë të njoftuar drejtë lidhur me të. Pra, përderisa në një krah kemi fanatikët, xhelozët, konservatorët dhe egoistët si nga radhët e besimtarëve muslimanë ashtu edhe nga ata të feve e të ideologjive të tjera, të cilët mendojnë se gruaja është thjeshtë një lloj malli, pronë ekskluzive e mashkullit, pa kurrfarë të drejte për pronën private, për lirinë e mendimit, të shprehjes, të besimit, të arsimimit, të punësimit si dhe të zhvillimit e të kultivimit të aftësive, shprehive e prirjeve të saj, sikur të gjitha këto aktivitete të ishin të destinuara vetëm për burrin; në krahun tjetër, ndërkaq, kemi tendencën për lirimin dhe shfrenimin e gjithanshëm e të pakontrolluar të saj. Në emër të lirisë, gruaja e ditëve tona po shfrytëzohet në shumë dimensione. Ai shpirti i saj delikat, ndjenjat e holla, zemra e pastër dhe trupi joshës po thithen për reklamë, për tregti, për politikë, për përplasjet ideologjike, për konkurrencën personale, për terror dhe, në përgjithësi, për epshe poshtëruese. E, kur po e shohim në këtë hall, duhet thënë që gruaja sot ndodhet nën detyrimin e nënshtrimit ndaj një dhune më të pangopur, më sistematike e më sadiste sesa në Mesjetë.

    Po, liria është bërë slogani më i rëndësishëm, më i përhapur dhe më emocionues i shekujve të fundit, XIX dhe XX. Pa dyshim, liria është njëra ndër vlerat më të larta, por, ç’e do një liri të pakusht e të pakufi? Kjo ndoshta është e mundur për qeniet e tjera, por për njeriun, jo, sepse njeriu është një qenie shoqërore dhe, për pasojë, është i detyruar të jetojë së bashku me njerëz të tjerë si ai vetë.

    Sa i përket qëndrimit të Islamit ndaj trajtimit të femrës, këtu duhet përkujtuar një të vërtetë, se nuk është e drejtë të vlerësohet koncepti Islam mbi gruan duke vështruar në vijim qëndrimin e kombeve muslimane ndaj gruas, porse duhet të hulumtohen, të gjenden e të ndiqen parimet e drejtpërdrejta tanimë të konfirmuara të Islamit. Këtu dua të përkujtoj një thënie të njohur të hazreti Aliut, halifit të katërt pas Muhammedit a.s. (alejhi’s-selam), i cili ka thënë: ‘Mos vlerëso të vërtetën me fjalët dhe sjelljet e njerëzve, por njerëzit me kriteret e së vërtetës!’

    Fillimisht, duhet të theksojmë se Islami ka shpallur barazinë në krijimin e mashkullit e femrës, të njerëzve të çfarëdo race dhe, përfundimisht, të mbarë njerëzimit: ‘O ju njerëz,vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete e, s’ka dyshim, se tek All-llahu më i ndershmi prej jush është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat)...’ (Kur’ani, kaptina 49 - Huxhurat, ajeti 13).

    Gruaja ka një pozitë të veçantë në Islam. Kur Muhammedi a.s., duke sjellë fenë e së drejtës, sapo filloi të njoftonte njerëzimin, njeriu i parë që besoi ishte një grua, gjegjësisht shoqja e tij Hatixheja. Në të njëjtën kohë, gruaja është dhe dëshmorja e parë e Islamit. Sumejja, nëna e Ammarit, ka qenë ndër të parat që kanë pranuar fenë Islame në Mekë dhe, për pasojë, iu nënshtrua torturave të padurueshme që i bëheshin nga politeistët e asaj kohe derisa kishte dhënë shpirt nën bajonetën e politeistit të përbetuar, Ebu Xhehlit. Është pra kjo, njëherësh edhe dëshmorja e parë e Islamit.

    Muhammedi a.s. ka dhënë shumë shembuj të dashurisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj gruas. Ai urdhëron kështu: ‘Nga bota juaj tri gjëra më kanë gëzuar: bukuria dhe pastërtia, gruaja, dhe namazi si veprimtaria publike më e lumtur’

    Sipas Islamit, nuk ka asnjë dallim midis burrit dhe gruas në besimin ndaj Zotit dhe bazave të fesë, në njohjen dhe mësimin e urdhrave e të ndalesave të Zotit në lidhje me këtë botë dhe me botën tjetër të amshueshme, në ndëshkimin ose shpërblimin e duhur, në hyrjen në Parajsë ose Ferr.

    Duke e bërë të ditur vendin e femrës në Islam nga pikëpamja e krijimit, besimit, lirisë së ndërgjegjes dhe jetës së pasosur, është e domosdoshme të themi edhe se në Kur’anin Fisnik, ashtu siç ndodhet një kaptinë e gjatë e emërtuar en-Nisa’ (Gratë-Femrat), përmbahet edhe një kaptinë e emërtuar Merjem kushtuar posaçërisht nënës së Isait (Jezuit).

    Sa i përket jetës martesore, mashkulli dhe femra janë të lirë të zgjedhin shokun e vet. Femra, qoftë e ve, qoftë vajzë, është e lirë në zgjedhjen e bashkëshortit. Nuk mund të martohet me detyrim nga të tjerët, qoftë edhe nga prindërit, pa vendimin dhe lejen e saj. Nëse ndodh që të martohet nën presion, ajo rezervon të drejtën e rishikimit, po deshi e prish kurorën. Me të vërtetë, në kohën e Muhammedit a.s. një zonjë e quajtur Hansa, banore e Medines, kurorëzohet nga i ati në kundërshtim me vendimin e saj. Gruaja e ve, duke njoftuar Pejgamberin, e kishte prishur kurorën. Edhe një vajzë, në të njëjtën mënyrë kishte bërë kërkesë. Pejgamberi e kishte lënë të lirë atë për të rishikuar kurorën për po ose jo.

    Me rastin e lidhjes së kurorës, sipas së drejtës islame parashihet garancia e kurorës e quajtur mehir dhe është kjo sasia e mallit që lind si e drejtë e gruas. Kjo vlerë pasurore është e drejta e pronës private e kandidates për martesë dhe jo e nënës, babait apo ndonjë mbikëqyrësit. Kjo është një pagesë kompensimi që kryhet nga ana e mashkullit. Plotëson nevojat e femrës dhe i jep vlerë asaj.

    Feja islame në institucionin e martesës ka përcaktuar ndarjen e detyrave midis gruas e burrit në përputhje me mundësitë e tyre materiale e shpirtërore. Çdo gjinie i ka dhënë punën që mund ta përballojë, ‘ka respektuar specialitetin’. Gruas nuk i ka ofruar punën që s’e bën dot, nuk ia ka ngarkuar përgjegjësinë që gjithashtu s’e bart dot.

    Kur’ani Fisnik njerëzve, në përgjithësi, u drejtohet në gjininë mashkullore, fjalët u përkasin meshkujve. Kjo është një veçori e gjuhës arabe. Megjithëse ishte kështu, gratë e kohës së Muhammedit a.s. kishin kërkuar zbritjen e ajeteve kur’anore që bënin fjalë posaçërisht për to. Një ditë, zonja Ummi Umare kishte shkuar pranë të Dërguarit të Zotit dhe i kishte thënë: ‘O përfaqësues i All-llahut, shoh se çdo gjë është për burrat, emri i grave nuk përmendet fare’. Në lidhje me këtë zbret ky ajet kur’anor: ‘Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh’, (Kur’ani, Ahzab, 33-35).

    Pyetjes se cilat janë të drejtat e gruas mbi burrin, Muhammedi a.s. i është përgjigjur kështu: ‘Ushqejini ato me ç’ushqeheni vetë, vishni me ç’visheni vetë, mos i rrihni, mos u thoni se janë të shëmtuara, mos përdorni fjalë të rënda e të këqija!’

    Kjo thënie e shkurtër e Muhammedit a.s. lidhur me të drejtat e gruas, mendoj se paraqet botëkuptimin e gjithëmbarshëm të Islamit ndaj kësaj çështjeje. Së pari, sigurimi i nevojave materiale dhe mjeteve të jetesës së gruas i përket burrit. Gruaja, nga pikëpamja ligjore, nuk është e detyruar të punojë në shtëpi, pos nëse burri i saj është i varfër. Burri nuk mund të përzihet në pasurinë vetjake të gruas. Gruaja, po pati edhe pronë tjetër përveç garancisë së kurorës (mehrit), zotëron mbi të të drejtë pronësore dhe përdorimi të plotë, edhe nëse burri është nevojtar. Gruaja ka kompetencë të plotë ta shtojë pasurinë me tregti, ta dhurojë, ta japë me qira dhe për këto s’është e detyruar të marrë leje nga burri. Së dyti, gratë nuk duhet të rrihen. Muhammedi a.s. urdhëron e thotë: Askush të mos rrahë bashkëshorten sikur të rrihte shërbëtoren, se ndofta në fund të ditës kthen e bie në marrëdhënie me të!’. Burri dënohet po ta rrahë të shoqen me dhimbje, plagë dhe dëmtime të tjera. Së treti, gruas asnjëherë s’duhet t’i thuhet se është e shëmtuar, qoftë për të, qoftë për punët e saj. Për sa mund ta pranojë ajo, e keqja më e madhe që mund t’i bëhet gruas, është t’i thuhet ‘e shëmtuar’. Nuk duhet të cenohet identiteti dhe personaliteti i saj fizik e shpirtëror. Gruaja përpiqet që t’ia bëjë të pranueshme burrit bukurinë shpirtërore dhe qenien e vet. T’i thuhet asaj se është e bukur, është mirësi e madhe dhe delikatesë. Të shkuarit mirë me gruan është urdhëruar edhe në Kur’an: ‘...Çoni jetë të mirë me to! Nëse i urreni ato, bëni durim, pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni!’,(Kur’ani, en-Nisa’, 19). Edhe Muhammedi a.s. porosit: ‘Këshilloni për mirë midis njëri-tjetrit’. ‘Besimtari të mos i nervozohet e zemërohet besimtares. Nëse një sjellje e saj s’i vjen për mbarë, nga tjetra mund të mbetet i kënaqur’. Së katërti, burri, duke e trajtuar gruan nën dyshim, nuk mund t’i ushtrojë asaj presion, nuk mund ta mbajë fshehtas nën mbikëqyrje. Kjo mund të ndodhë vetëm po u gjetën fakte të forta dyshuese. Burri nuk mund të marrë vendim duke u bindur menjëherë te thëniet e të tjerëve për gruan e tij. Në fakt, prishja e marrëdhënieve midis bashkëshortëve është njëra ndër mëkatet e rënda. Muhammedi a.s. ka thënë: ‘Ai që i bën të njohur një lajm të keq të shoqit për gruan e tij, ai nuk është prej radhëve tona’.

    Edhe në të drejtën trashëgimore femra gjen vendin e saj të merituar. Ajo trajtohet e barabartë me mashkullin, gjegjësisht trashëgon proporcionalisht me anëtarët e tjerë të familjes, pa mos iu bërë ndonjë padrejtësi në ndarjen e trashëgimisë. Në Kur’anin famëlartë thuhet: “Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit dhe të afërmit (pas vdekjes), po edhe femrave u takon pjesë nga ajo që lënë prindërit dhe të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, u takon pjesë e caktuar (nga Zoti), (Kur’ani, en-Nisa, 7).

    Arsimimi është kushti i parë që gruaja të mund të kuptojë njerëzoren në veten e saj. E privuar nga çdo lloj të drejte, madje edhe nga e drejta e njohjes dhe e pranimit të saj si njeri, gruaja e ka filluar luftën me arsimim. Për ta shpëtuar njeriun nga llumi i padrejtësisë dhe zvetënimit ku ishte zhytur, Kur’ani fisnik, i zbritur 14 shekuj më parë, fillonte me këtë urdhër: ‘Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)! Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur. Lexo! Se Zoti yt është më bujari. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte’. (Kur’ani, el-’Alek, 1-5). Këto ajete u drejtohen si meshkujve, ashtu edhe femrave pasi edhe ato hyjnë nën konceptin njeri, edhe ato janë robëresha të Zotit sikurse burrat. Ndëshkimin apo shpërblimin për veprat e tyre do t’i marrë secili individualisht. Zoti në Kur’an thotë: “Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër’. Hazreti Aliu, ajetin kur’anor: ‘O besimtarë, ruajeni veten dhe pjesëtarët e familjes suaj nga zjarri (ferri)..!’, e kishte komentuar kështu: ‘Edukojini dhe arsimojini ata!’.

    Gruaja është mësuesi i parë dhe më i shkëlqyer i fëmijëve. Mbasi ndër detyrat më të rënda dhe më me përgjegjësi në botë është rritja, kujdesi, edukimi dhe arsimimi i fëmijës si dhe formimi i personalitetit të tij, atëherë a mund të paramendohet që këtë ta bëjë nëna e paarsimuar’ A mund të pritet edukimi dhe arsimimi i nevojshëm i njeriut të ardhshëm, pa prindër, e sidomos pa nënë të arsimuar’ Gjithsesi që jo. Prandaj nuk është thënë së koti: ‘Me arsimimin dhe edukimin e fëmijëve duhet filluar 20 vjet para lindjes së fëmijës’, ‘Ç’hyn në djep, del në varr’. Muhammedi a.s. kishte kërkuar nga zonja Shifa që shoqes së tij Hafsës t’ia mësonte shkrim-leximin dhe t’i jepte nga përvoja e saj.

    Në ndarjen e detyrave nga Krijuesi, për shkak të veçorive fizike dhe të cilësive shpirtërore, femrës, për dallim nga mashkulli, i janë dhënë katër detyra të mëdha: Të bëhet shtatzënë, të lindë, t’i japë gji fëmijës dhe të edukojë. Që të mund ajo t’i kryejë me sukses këto detyra bazë, ajo nuk duhet të konsumohet nga punët e rënda e të lodhshme, që për nga natyra u takojnë burrave t’i kryejnë ato. Prandaj, një grua e punësuar a ka mundësi t’i kryejë gjithë këto detyra? Sipas botëkuptimit islam, preferohet që një femër e aftë për t’i kryer këto detyra primare të saj, të mos i shpërfillin këto për hir të punësimit apo të përfitimit tjetër material, sepse më vonë do të mund të ndeshet me pasoja të llojllojshme negative që do të lindnin si rezultat i mospërfilljes së këtyre detyrave nga ana e saj. Me këtë rast duhet përkujtuar se rolin dhe rëndësinë e institucionit të natyrshëm të familjes s’e zëvendëson dot asnjë institucion tjetër artificial, siç është çerdhja për fëmijë, bejbisiteri atj. Nga ana tjetër, Islami nuk është kundër punësimit të një femre që ka nevojë për të nëse nuk ka kush tjetër që do t’ia siguronte jetesën, apo një femre tjetër e cila ose ka mbaruar me rritjen dhe edukimin e fëmijëve ose nuk ka mundësinë për të lindur. Pra, marrë në përgjithësi, Islami nuk është kundër punësimit të femrës në punët që ajo mund t’i kryejë, nëse me këtë rast nuk i lë pas dore detyrat parësore të saj.

    Dhe së fundi, të drejtat politike të gruas. Në Kur’anin famëlartë nuk ka pohime të hapura mbi të drejtat politike të gruas, por vetëm disa ajete që i afrohen kësaj çështjeje në mënyrë të tërthortë. Në Kur’an thuhet: ‘Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja’, (Kur’ani, et-Tevbe, 71). Duke u mbështetur në këtë ajet kur’anor, as detyra e kryetarit të shtetit, as e atij të qeverisë po as edhe ndonjë post tjetër administrativ apo politik, s’është gjë tjetër veçse e njëjta veprimtari politike (pra, ndihmë e ndërsjellë për të mirë dhe pengesë e ndërsjellë për të keqen) në emër të popullit në përmasa kombëtare, gjegjësisht shtetërore. Për pasojë, edhe gruaja gjithsesi se mund t’i kryejë këto detyra, po qe se për këtë ka interesim, prirje dhe aftësi. Në Kur’an nuk hasim asnjë verset që do t’ia ndalonte femrës marrjen me aktivitete politike apo udhëheqëse, përkundrazi, ndoshta mund ta hasim të kundërtën po qe se e lyp nevoja.

    Këto pra ishin, në mënyrë të rrumbullakësuar, qëndrimet e Islamit ndaj të drejtave të femrës si një individe e plotë dhe kompetente e shoqërisë. Edhe një herë t’ju përkujtoj se, sa i përket çështjes së të drejtave të femrës në Islam, gjithnjë duhet të bëjmë dallimin midis të drejtave që i parashohin burimet kryesore të Islamit e që janë Kur’ani dhe sunneti, gjegjësisht tradita gojore dhe praktike e Muhammedit a.s., dhe të drejtave që i parashohin traditat, zakonet, doket dhe shprehitë lokale të shoqërive islame. Prandaj, nëse në mesin e popullatës sonë shqiptare e cila kryesisht është me përkatësi fetare muslimane hasim në mosnjohje të të drejtave elementare të femrës, hasim në injorimin e të drejtës së saj elementare për jetë, për arsimim, për pronë private, për trashëgimi, për angazhim në aktivitetet publike dhe për besim, atëherë për këtë nuk duhet fajësuar Islamin si burim të së keqes, por duhet shqyrtuar e kritikuar vlefshmërinë e atyre faktorëve shoqërorë që e pengojnë realizimin e atyre të drejtave. Hazreti Aliu thoshte: ‘Mos vlerëso të vërtetën me fjalët dhe sjelljet e njerëzve, por njerëzit me kriteret e së vërtetës!’. Përfundimisht po jua përcjell një pjesë nga fjalimi i Muhammedit a.s. drejtuar haxhinjve në vendin e quajtur Arafat me rastin e haxhit të tij të fundit që quhet edhe ‘Ligjërata e haxhit lamtumirës’: ‘...Ju këshilloj të merrni parasysh të drejtat e grave dhe, për këtë veçanti, të keni frikë Zotin! Ju i morët gratë si emanet nga Zoti. Duke dhënë fjalën në emër të Zotit, ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre. Ju keni të drejta mbi gratë, po edhe ato kanë të drejta mbi ju’.
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  9. #39
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Propaganda e Prifitit per ty eshte e vertete ! Po Prifti ka harruar se ka me dhjetera e qindra dispozita ne Islam ....
    O Cono!! Po ti je i pire tashi per ramazan a??!! Per çfare prifti e ke fjalen more djale, a eshte prift Bekim Jashari qe ti kishe sjelle e qe une citova??!!
    E di qe uria dhe etja t alebyrin "gjykimin", por ti mundohu te lexosh ndonjehere, i dashur Ceno.....e jo t'ia fusesh kot....!
    Jarigas

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Liria e nje femre perendimore:


    Liria e femrave sipas sheriateve harape:


    Se bashku e shijojne lirshem detin,
    biles keto harapet e kane nje perparesi kursejne vajin kunder rrezeve ultraviolete.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •