Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 78
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    ...Jo"eshte vertete",qe edhe nje shoqe e imja e shkolles,pasi qe e ka gjendjen ekonomike katastrofe e ka vene shamine,qe i bije qe e ka bere"me deshire".....Ore"njerez"(fjalija ne vijim vlene per arabet):sikurse ja keni nisur,se shpejti do te shtoni numrin ku ne plazhet tona do shohim me shume femra tek bejne plazh me dimija,shamija....

    ...Te mjere jane njerezit qe nuk kane pare deri sot,edhe me te mjere jane njerezit qe nuk shohin sot,kurse katastrofa e mjerimit eshte kur njeriu nuk meson kurre.....

  2. #22
    Perjashtuar Maska e didii
    Anëtarësuar
    14-04-2012
    Postime
    504

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Pervec faktit qe e ka detyruar per te ven shami,qe sjam dakort me detyrimin, ka nje gje..
    ate njeri agresiv nuk e ben feja, dhe nuk duhet te fajsojm fene pse ai eshte agresiv!
    Ka shum myslymane qe jan zemer bute! karakteri i njeriut njuk varet nga feja, jan dy gjera krejt te ndryshme!

  3. #23
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    te ishte Vladi gjalle nuk do kakarisje keshtu ti por do te kishte ven drurin ne b.... ashtu si beri me cdo islamist
    Nostalgji per fushat e vllahise eh?

    Vladi te me rruje sanxhakun e poshtem e te lartin.
    Rraca e Vladit te dale e te mbledhe prostitutat e ndyra qe I ka shperndare rrugeve te evropes.
    Une jam shqiptar pik.

    Jo kerme me fryme te ndyre drakuli pizda mëta
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2011
    Postime
    55

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    kjo mund te jete edhe genjeshter, por edhe nese eshte e vertete kjo nuk deshmon se feja islame na meson nje gje te tille. Nuk duhet ta gjykojme nje fe duke i shikuar pasuesit e saj por duke i shikuar parimet e saj. Gjeni ndonje argument nga jeta e Muhammedit s.a.w.s. se ai ka urdheruar te rrihen grate pa bere asnje gje.
    Nese nuk mund te gjeni asnje argument nga jeta e Muhammedit s.a.w.s. mos gjykoni me teper !

  5. #25
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Citim Postuar më parë nga MicroWorld Lexo Postimin
    kjo mund te jete edhe genjeshter, por edhe nese eshte e vertete kjo nuk deshmon se feja islame na meson nje gje te tille. Nuk duhet ta gjykojme nje fe duke i shikuar pasuesit e saj por duke i shikuar parimet e saj. Gjeni ndonje argument nga jeta e Muhammedit s.a.w.s. se ai ka urdheruar te rrihen grate pa bere asnje gje.
    Nese nuk mund te gjeni asnje argument nga jeta e Muhammedit s.a.w.s. mos gjykoni me teper !
    Kur urdheronte te rriheshin, kur benin çfare??!!
    Jarigas

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2011
    Postime
    55

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Kur urdheronte te rriheshin, kur benin çfare??!!
    Ka urdheruar qe mos te rrihen, vetem nese eshte fjala per tradheti bashkeshortore, pse qfare prite ti edhe ketu te perkedhelet ?

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Trajtimi i femres ne Islam

    1. Dëshmia e një gruaje vlen sa gjysma e dëshmisë së një burri.

    Sura 2:82

    …Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burr e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri)…


    Siç do e shohim edhe më poshtë, jo vetëm që Kurani nuk mëson barazinë e burrit me gruan, por në të kundërt gratë shikohen si qënie më të ulta. Pse duhet të jetë dëshmia e një gruaje sa gjysma e një burri? Çfarë kanë burrat 4 sy dhe gratë 2? Meqë ra fjala, unë që e shkruaj këtë artikull jam burrë, jo grua! Është ofenduese të shikosh muslimanët të citojnë vargje të ndryshme nga Kurani që gjoja mësojnë barazinë e burrit dhe gruas. Këto vargje që po citojmë janë të qarta se çfarë mëson Kurani.

    2. Burrat mund të rrahin gratë e tyre.

    Sura 4:34

    Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.


    Si mund të pretendojë dikush barazi midis gruas dhe burrit në islam nëse burrat mund të rrahin gratë e tyre? Përkthimi i disa versioneve të Kuranit thotë në kllapa që t’i rrahin lehte gratë, kur në fakt në disa përkthime të tjera është përkthyer rrihni rëndë ose fshikulloni. E njëjta fjalë në arabisht që është përkthyer këtu rrihni (lehtë), është përdorur për rrahjen e kafshëve (gamileve) dhe kriminelëve. Por nejse, çfarëdo rrahje të jetë, kur Kurani i jep të drejtë një burri të rrahi gruan, më thoni ju se po vajti puna deri tek e rrahura një burrë do ndalojë të sigurohet që po e rreh lehtë dhe jo rëndë gruan e tij?!!! Pastaj kush është përkufizimi i fjalës “lehtë”?


    3. Burrat mund të martohet deri me 4 gra.

    Sura 4:3

    Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrjtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.


    Kuptohet që ky ligj nuk vlente për Muhamedin, pasi ai kishte bekimet e mëdha të Allahut dhe lirinë të martohej me nga 9-22 gra.

    Pra, të kthehemi edhe një herë tek barazia e burrit me gruan. Një burrë mund të martohet me katër gra njëherësh (dhe t’i divorcojë kur të dojë ai, siç do shohim më poshtë), por gruaja nuk ka të njëjtat të drejta. Nga njëra anë është më mirë që nuk martohen dot me katër burra, e merrni dot me mend ç’do të ndodhte sikur secili të inatosej e ta rrihte atë një herë në ditë? Nejse, kjo është hipotezë… Atëherë, si mund të pretendojnë muslimanët se Kurani predikoka barazi? Barazi do të thotë 1 = 1 jo 1 = 4! Shkoni në çdo klasë të parë në botë dhe po i thatë kalamajve se 1 = 4 ata do të tallen me ju, por fatkeqësisht ka shumë të rritur që e hanë (dmth besojnë) këtë lloj shpjegimi.

    Tani le të flasim specifikisht. Cili baba mezi pret t’ja japë vajzën e tij një burri të martuar me 1, 2 apo tre gra të tjera? Cila grua mezi pret të martohet me një burrë të martuar? E dini sa probleme sociale sjell një gjë e tillë? Kjo shkakton aq shumë probleme saqë edhe në vendet islamike ku poligamia është e ligjshme, kjo nuk praktikohet në masë. Mendoni pak vetëm xhelozinë midis grave! Po xhelozinë ndaj fëmijëve me gruan apo gratë e tjera? Si mund të ketë paqe në një familje të tillë? Në një familje me dy prindër shumë fëmijë ndihen sikur nuk trajtohen njësoj, po ç’bëhet vallë në një “familje”, nëse mund ta quajmë të tillë, me fëmijë nga deri katër gra të ndryshme me të njëjtin baba që jetojnë në një shtëpi?

    Një mësim i tillë është katastrofë e pashmangshme. Por Kurani e lejon një gjë të tillë. Edhe njerëzit vetë në këto shoqëri e dinë fare mirë që kjo nuk është as praktikë as normale që të praktikohet, si shpjegohet atëherë se “Zoti i gjithësisë” të mos e dijë një gjë të tillë.

    Kjo shpjegohet shumë lehtë, Muhamedi mblodhi zakonet e shekullit të shtatë në Arabi dhe i përfshiu të tëra në fenë islame.


    4. Burrat i divorcojnë kur të duan pa shkak gratë e tyre.

    Sura 66:5

    Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij t'i bëjë atij zëvendsim me gra edhe më të mira se ju; muslimane, besimtare, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese që kanë qenë të martuara ose virgjëresha.


    Sura 33:51

    Ti je i lirë të lëshosh atë që don prej tyre dhe të mbash pranë vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat. Kjo është më së afërmi që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brengosen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti u ofron të gjitha atyre. All-llahu e di çka mbani në zemrat e tuaja, All-llahu është më i dijshmi, më i buti.


    A shikoni ju ndonjë kriter për divorc këtu? Absolutisht jo. Nëse një muslimani i duket se gruaja e tij nuk është më e re dhe e “freskët” për të kënaqur dëshirat e tij, apo thjesht sheh një tjetër që e kënaq më shumë, atëherë i jep duart asaj pa asnjë shpjegim, dhe martohet me tjetrën, por gratë nuk kanë të njëjtin “privilegj”!!! Kjo quhet barazi? Si mund të thotë një grua që kjo është barazi apo e pranueshme? Fakti që burri juaj mund të mos e ketë bërë këtë nuk është meritë e Kuranit, është meritë e faktit se Zoti i ka dhënë atij një ndërgjegje që i thotë atij se kjo është gabim, pavarësisht se çfarë thote Kurani. Si mundet një grua të mos shikojë se sipas Kuranit ajo është thjesht një lodër që hidhet sa nga duart e njërit në të tjetrit, dhe kur nuk e kënaq më dikë, hidhet jashtë!

    5. Muhamedi tha që gratë janë më të ulta në njohuri.

    Volumi 3, Libri 48, Numër 826:

    Profeti tha, “A nuk është dëshmia e një gruaje e barabartë me gjysmën e dëshmisë së një burri?” Gruaja tha, “Po.” Ai tha, “Kjo është për shkak të ultësisë së mendjes së gruas.”


    Volumi 2, Libri 24, Numër 541:

    …Unë nuk kam parë ndonjë më të ulët në inteligjencë dhe fe sesa ju…


    Kjo edhe mund të ketë qënë e vërtetë në kohën e Muhamedit kur ashtu sic i trajtonin ata gratë, nga do mësonin gratë më shumë, por një profet duhet të ketë pak dituri të shkretën për të ardhmen, apo jo? Më thoni ju sot që burrat arabë kanë më tepër njohuri dhe inteligjencë sesa gratë perëndimore?

    6. Muhamedi tha që shumica e banorëve në ferr janë gra.

    Volumi 2, Libri 18, Numër 161:

    …unë pashë gjithashtu flakët e ferrit dhe nuk kisha parë kurrë një pamje më të tmerrshme. Pashë se shumica e banorëve ishin gra…


    Më kot mundohen muslimanët të gjejnë vargje që gjoja mësojnë barazinë e burrit dhe gruas. Vargjet më lart flasin qartë dhe janë pikërisht përshkrim i shoqërisë në arabi në shekullin e shtatë. Çdo shoqëri që ndjek Kuranin kthehet në atë shekull dhe në atë shoqëri. Sa më larg Kuranit të jenë aq më shumë shpresa kanë për civilizim. Këto janë fakte. Shikoni vendet arabe sot dhe na thoni që jemi gabim! Padyshim jo të gjithë burrat muslimanë i trajtojnë gratë e tyre në këtë mënyrë, as që po e nënkuptojmë një gjë të tillë, por nëse ata do ta ndiqnin Kuranin 100%, do i trajtonin në këtë mënyrë! A e dini ju se sa gra përmenden me emër në Kuran? Le t’ja u shuajmë ne kureshtjen, vetëm një, Maria (Merjeme), nëna e Jezusit. Thoni atëherë që Kurani mëson barazinë e burrit me gruan?!

    Marre nga Albavizion.com
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  8. #28
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Më rreh, edhe pasi vura shaminë

    Analiza Nga MIRELA SULA
    03 Gusht 2013 - 08:37
    Më rreh, edhe pasi vura shaminë
    E dashur Mirela,

    E kam ndjekur rubrikën te Shqiptarja që keni hapur për gratë e dhunuara dhe ju përgëzoj për iniciativën. E di që letra që po ju shkruaj është një guxim i madh por vendosa të shkruaj jo vetëm për vete por për të gjitha gratë që vuajnë nga dhuna.

    Unë kam pesë vjet e martuar, por kemi qëndruar 4 vjet të fejuar pasi isha në universitet. Burri im është besimtar i fesë myslimane dhe familja e tij është shumë e nderuar.

    Që kur u fejuam më kërkuan që unë të vishem me shami por në atë kohë mua më vinte turp nga shoqet. Nuk mund të shkoja në shkollë e mbuluar. Që në atë kohë ai nuk më trajtonte mirë, më impononte që të vendosja shaminë dhe mendoja se ndoshta është i zemëruar me mua për shkak të shamisë.

    Kur u martuam, pas katër vitesh fejese, vendosa edhe unë t’i dedikohem fesë myslimane duke menduar se kjo gjë mund të na afronte më shumë dhe ai mund të sillej më mirë me mua. Por në fakt tani që jam bërë me dy fëmijë ai është bërë akoma më agresiv.

    Ndihem në një ambient të pasigurtë, dhe më duket sikur askush nuk më do në këtë botë, ndonjëherë dyshoj se nuk më duan as vetë prindërit e mi. Kur kam provuar t’u tregoj ata më janë shmangur dhe nuk kanë dashur të më dëgjojnë. I lutem Allahut çdo ditë pasi besoj shumë në të, që burri im të bëhet më butë dhe më i mirë me mua dhe fëmijët por ai sa vjen dhe bëhet më i dhunshëm. (Lutju sa te duash Allahut, prape do perfundosh ne ndonje harem te ndonje talebani ne boten tjeter)

    Unë lexoj shumë libra, jo vetëm Kuranin por edhe libra të tjerë dhe përpiqem të jem një nënë e mirë, një bashkëshorte e denjë. Nuk di çfarë të bëj më shumë se kaq. Nuk e di ku kam gabuar? Ndonjëherë mendoj se ky ishte fati im dhe duhet ta pranoj pasi nuk kam asnjë alternativë zgjidhjeje. Sado që e vuaj dhunën e tij nuk e imagjinoj dot divorcin. Në një situatë të tillë ia kam lënë veten në dorë Zotit, por një përgjigje nga ju do ta vlerësoja. Me respekt. F.

    Shqiptarja

    Fatkeqsisht kjo bote nuk eshte e drejte...
    Dhe me fatkeqsi akoma esht kur ne behemi pale e padrejtesise...

    E para, nuk kuptoj sesi mund te duash nje burre qe kerkon te t'imponoje!!

    E dyta, behet edhe me interesante kur ti thua qe do t'ja lesh ne dore Zotit!! Ti duhet ta dish me mir se une qe Zoti e krijoi njeriun sipas shembelltyres se tij, e beri njeriun te afte te gjykoje e te veproje. Pra gjyko e vepro vete, e mos hy n'gjynah me Zotin.

    Qe i vogel kur degjoja per padrejtesit, vrasjet, denimet me vdekje, perdhunimet etj.etj., fillova t'enderroj per dy bote: nje per njerezit e keqinj dhe nje per njerezit e mire.
    Por gje qe s'behet...kshuqe fillova te ndaj kete bote ne 2 pjese...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #29
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Citim Postuar më parë nga MicroWorld Lexo Postimin
    Ka urdheruar qe mos te rrihen, vetem nese eshte fjala per tradheti bashkeshortore, pse qfare prite ti edhe ketu te perkedhelet ?
    Pra ka urdheruar te rrihen vetem kur kryejne tradheti bashkeshortore, kuptova mire??!!
    Jarigas

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Më rreh burri edhe pasi vura shaminë..

    Keshilla ime eshte qe te vazhdoje t'i lutet Allahut, ku i dihet mbase e meshiron te shkreten.

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •