Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 49
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Pėr: Alma Lame largohet nga Vetėvendosje, flirtojne me islamike rradikale.

    Nuk me ka interesuar kurre Alma Lama , jo per vizionin dhe qendrimin e saj ne politiken e Kosoves, por thjeshte se emrin e saje e ndegjoja si zedhenese e Top Channel , nje media kjo, qe dizinformonte shqipatret dhe nxiste destabilitetin ne vend.Ja tek e shohim sot perfaqesuesen e kesaj medie e cila ngre zerin kunder destabilitetit permes dhunes.A ka nje lidhje mes Top Channel -Vetvendiosje- islamike rradikal? Gjithsesi sot Alma Lama na prezanton ate cka ajo eshte dhe cka duhet te jete politikanii, intelektuali , qytetari i kohes.A ka Shqiperia probleme me islamin rradikal ?Natyrishte qe ka , deri Bin Landen ka shkelur kete vend dhe kerkush nuk foli.SHIK-u i Gazidades ishte mbeshtetes i tije dhe sot ky institucion mbetet njetvegel e rendesihme ne duart e islamikeve rradikale.Kush dhe ku nxiten levizjet muxhahedine per te vrare te kundertin e tyre ne fe? Kush do te jape nje pergjigje , une ? Perse nuk ngrihet flamuri i pavarsise ne institucionet fetare islamike?Kush e vrau Sali Tivarin? Ku shkojne donacionet 5000 euroshe ,qe vijne nga vendet arabe, per individe me veshje dhe mjeker rradikali?Kush i nxit akademiket shqipatre te propozojne ligjin per futjen e fese si lende mesimore? Kush i nxit keto akademike shkencore te mbeshtesin mbulesen e studenteve ne shkollat publike ?Kush i nxit historianet , akademike qe nuk rreshtin duke argumentuar se shqipatret perfituan nga perandoria islame?kush investon per te fshire rrevolucionin kulturore nen diktature , qe me te mirat dhe te keqijat e veta i beri shqiptaret te barabarte ne fe (kush me shume e kush me pak komuniste).kush investon qe te shprehemi se vime permes tre besimesh te ndryshme?Kuj i sherben kjo ndasi dhe perse nuk vendoset nje fe unike?A jemi ne tranzicion dhe ku pranohet te hartojme strategjine tone te se ardhmes , ku perse jo te percaktohet dhe besimi si nje nevoje per bashkim, apo jemi ne nje shoqeri e zhvilluar dhe kerkojme ti japim bote leksione se si mund te bashkejetohet permes "Tolerances fetare".Tolerance fetare nuk ka njohur as nje popull ne bote dhe nese supozohet te jete ne Shqiperi, ideja lind spese ketu nuk ka islamike dhe as muslimane te thjeshte , por vetem nje gjysem popull qe urren krishterimin.Kjo ju imponua nga pushtuesi dhe kete rreflektojne dhe se shprehen hapur se jane ateiste.Po perse nuk shkojme derejte korigjimit te te metave , por shkojme dhe investojme te e liga? Nuk me duhet te gjykoje ligjet e se drejtes , por ligjet per nje jete ne paqe, nje jete cilesore.Nuk me duhet te analizoje rreligionet per doktrinen e tyre , por me duhet te jemi sa me shume i ngjashem me popujt qe me takon te bashkejetoje.Qendrimi i Alma Lames , eshte nje shuplake e forte per te gjithe shqipatret qe mendojne se jane dikushi, por qe dhe me heshtjen e tyre vertetojne se jane askushi.Dikushet shqiptare pretendojne se jane ato qe kane kultivuar dhe zhvilluar lirine , por qendrimi oportuniste i tyre , tregon se pikerishte jane keto, dikushet ,qe kane humbur lirine e tyre.Dikushet mund te me akuzojne per percarje, por percarje eshte te pranosh dy apo me shume ideologji shpierterore , apo me shume dhe jo te vendosesh vetem nji.Percarje eshte te investosh ne islam, pasi kete mesazh po na japin ngjarjet e dites kudo ne bote.Bravo Alma Lama, kete here duket, nuk e ke vene prapashtesen Top Channel.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #12
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: Alma Lame largohet nga Vetėvendosje, flirtojne me islamike rradikale.

    Kete e kisha perjasht-Tu krejt nga parlamenti i tu Kosoves as si e pavarur se kisha lane. Midis parlamenti kishe po e hapi youtuben e po e kqyri Voice of Itali.

  3. #13
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anėtarėsuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    344

    Pėr: Alma Lame largohet nga Vetėvendosje, flirtojne me islamike rradikale.

    Nuk besoj se Levizja Vetevendosje po flirton me islamiket. Megjithate ka celula Islamike ne Kosove qe duan ta ēojne vendin drejt Botes Islamike dhe keto celula duhen luftuar ne menyre te pameshirshme.

  4. #14
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: Alma Lame largohet nga Vetėvendosje, flirtojne me islamike rradikale.

    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Alma Lame largohet nga Vetėvendosje: Po flirtojnė me ekstremistėt islamikė
    Deputetja Alma Lama pėrmes njė letre publike ka treguar arsyet qė e kanė shtyrė atė qė tė largohet nga lėvizja Vetėvendosje. Ajo thotė se kjo parti po flirton me rrymat ekstremiste islamike dhe po pėrdor dhunėn si mjet pėr tė arritur qėllimet politike. Letra e plotė, publikuar nga Express, vijon mė poshtė.

    Letėr e hapur votuesve tė mi
    Tė dashur votues,
    Kam vendosur t’ju drejtohem tė gjithėve ju, qė kur u afruat pranė kutive tė votimit, nė zgjedhjet e vitit 2010, nė mendje kishit emrin tim, dhe dora juaj rrumbullakėsoi pikėrisht numrin qė pėrkonte me kėtė emėr.
    Ju drejtohem sepse nė njė shoqėri demokratike, tė vetmit qė japin legjitimitet demokratik, janė pikėrisht votuesit, pjesė e sovranit qė quhet popull. Vetėm ju mund t’i jepni mundėsinė dikujt t’ju pėrfaqėsojė, tė bėhet zėri juaj.
    Ndihem e privilegjuar qė ma dhatė mundėsinė tė bėhem pjesė e Kuvendit tė Kosovės, institucionit mė tė lartė nė vend dhe jam e vetėdijshme ēdo ēast pėr pėrgjegjėsinė e madhe qė kam marrė mbi supe.
    Me njė vetėdije tė tillė, jam pėrpjekur tė jem zėri juaj, zėri i mijėra njerėzve qė e dėshironi njė Kosovė tė ndryshme nga ajo qė ėshtė sot, qė dėshironi njė shtet mė tė fortė, mė demokratik, njė shtet qė kujdeset pėr ju, qė respekton e garanton liritė tuaja, qė i respekton miqtė qė na dolėn nė krah, atėherė kur gjysma e kombit- Kosova rrezikohej nga zhbėrja.
    Po ju drejtohem ju sepse jeni tė vetmit qė ndjej obligim t’ju shpjegoj situatėn e krijuar pėrreth meje dhe subjektit politik ku bėj pjesė.
    Nė tetor tė vitit 2010 iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! me dėshirėn dhe vullnetin mė tė mirė pėr tė dhėnė kontributin tim pėr ndėrtimin dhe konsolidimin e demokracisė nė shtetin e Kosovės.
    Iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! me besimin e plotė se vetėm nė kėtė subjekt mund tė punoja pėr ēuar pėrpara ėndrrėn tonė tė pėrbashkėt pėr bashkim kombėtar.
    Iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! pa pasur as dyshimin mė tė vogėl se kjo organizatė do bėnte ēmos pėr tė ruajtur identitetin tonė kombėtar, atėherė kur ndonjė gjarpėr i pabesė do tė tentonte tė na futej nė gjirin tonė pėr tė na e helmuar shpirtin dhe mendjen, siē na ka ndodhur shpesh pėrgjatė historisė.
    Iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! me bindjen e plotė se kjo do tė ishte gjeneratori i moderimit tė shoqėrisė, i instalimit tė kulturės demokratike perėndimore, qė do ta dėrrmonte politikėn klienteliste, klanore e tė errėt qė sot po e mban peng politikėn dhe vetė jetėn.
    Iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! sepse i besova programit tė saj.
    Iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje! sepse kam besuar se vėrtet kjo lėvizje do t’i kthejė politikės moralin e munguar.
    Sot, pas mė shumė se dy vitesh e gjysmė qė jam pjesė e kėtij subjekti politik, mund t’ju them se shumica e koncepteve dhe parimeve qė pėrmenda mė lart, janė ngulfatur dhe zvetėnuar nga radikalizmi, nga mjetet tė cilat shpesh pėrfundojnė nė promovim tė dhunės, e qė komprometojnė ēfarėdolloj qėllimi tė mirė.
    Radikalizmi po i ngulfat edhe vlerat mė tė mira qė i kanė shumica e vajzave dhe djemve tė Vetėvendosjes!
    Qytetarėt e Kosovės kanė kaluar nėpėr periudha shumė tė dhimbshme tė dhunės sė imponuar, plagėt janė ende tė hapura, dhe unė mendoj se riciklimi i saj, nė ēfarėdolloj niveli apo intensiteti, qoftė edhe simbolik, nuk i ndihmon askujt, as qytetarėve, as demokracisė, as imazhit tė Kosovės, as interesit kombėtar.
    Pėrdorimi i dhunės si mjet pėr arritjen e synimeve politike, nuk ka qenė pjesė tė programit tė Lėvizjes, por kjo po ndodh nė praktikė gjithnjė e mė shpesh. Asnjė forcė serioze nuk mund tė ecė pėrpara duke u bazuar nė kėtė mjet. Mjeti i gabuar degradon vetė qėllimin.
    I kam shprehur nė mėnyrė tė vazhdueshme kėto brenga dhe qėndrime tė mia brenda Lėvizjes, kam kėrkuar me ngulm qė tė respektojmė rregullat e lojės demokratike, tė respektojmė institucionet dhe ligjin, por pėr fat tė keq zėri im nuk ėshtė dėgjuar, ka qenė vazhdimisht i izoluar brenda strukturave, ku debatet janė vetėm nuance e sė njėjtės ngjyrė.
    Kam shpresuar gjatė gjithė kėsaj kohe se gjėrat do tė ndryshojnė me jetėn institucionale, qė kjo do tė sillte edhe pjekurinė politike. Mirėpo kjo nuk po ndodh, pėrkundrazi, radikalizmi po thellohet nga dita nė ditė. Jemi dėshmitarė tė gjithė tė asaj qė ndodhi nė Kuvendin e Kosovės; nė tentativėn pėr tė ndaluar deputetėt tė hyjnė nė Kuvend, nė trajtimin jodiplomatik qė iu bė ambasadores sė vendit qė ėshtė mbėshtetėsi mė i madh, i lirisė dhe pavarėsisė sė shtetit tė Kosovės; nė pėrleshjet e vazhdueshme me policinė me qėllimin pėr tė prodhuar konflikt; nė polarizimin e skajshėm tė shoqėrisė.
    Unė nuk mund tė pajtohem me kėto sjellje, nuk mund t’i mbėshtes. Janė plotėsisht nė kundėrshtim me bindjet e mia.
    Nuk pajtohem me politikat e qeverisė aktuale, kam qenė dhe jam kritikuese e ashpėr e praktikave korruptive tė qeverisjes, e dėshtimit nė bisedime me Serbinė, e dhėnies sė autonomisė pėr serbėt nė veri. Vota ime ka shkuar kundėr tė gjitha kėtyre vendimeve, por nuk mund tė pajtohem kurrsesi qė sjellja irracionale tė zėvendėsojė racionalen, qė dhuna tė zėvendėsojė argumentet, qė polarizimi i shoqėrisė tė zėvendėsojė tolerancėn, dhe tė gjitha kėto sjellje tė dėmshme, aspak tė mos e ndryshojnė realitetin e kritikuar. Pėrkundrazi, thjesht po e legjitimojnė qeverisjen e korruptuar, e cila pėr ironi, shpesh bėjnė tė duket mė e moderuar.
    Pėrgjatė gjithė kėsaj kohe, kam kuptuar se nuk janė vetėm metodat me tė cilat unė nuk pajtohem, por janė edhe vetė konceptet ideologjike tė Lėvizjes Vetėvendosje!. Unė jam pėr demokraci liberale, pėr respektimin e lirisė sė individit, tė sferės private, pėr lirinė e tregut, jam pėr korrigjimin dhe pėrmirėsimin e pėrditshėm tė sistemit demokratik, jo pėr ideologji tė tjera dhe ndryshime radikale tė cilat do tė mund tė kishin pasoja fatale.

    Tė dashur votues,
    Nuk mund ta fsheh para jush se ndihem thellėsisht e zhgėnjyer nga qėndrimi mė i fundit i Lėvizjes Vetėvendosje! nė lidhje me fenė dhe raportin me identitetin tonė kombėtar. Flirtimi politik me rrymat radikale fetare, qoftė edhe pėr arsye pragmatike siē ėshtė vota, pėr mua ėshtė joparimor dhe pėr pasojė i papranueshėm. Janė disa arsye tė fuqishme qė mė shtyjnė drejt kėtij qėndrimi por mė kryesorja sepse jam e bindur se kėto rryma, tė cilat nėpėrmjet indoktrinimit fetar tė popullatės, synojnė identifikimin me fenė dhe jo me kombin, na e rrezikojnė identitetin kombėtar, na ēojnė nė regres, nė epokėn e diskriminimit tė grave, larg kulturės perėndimore. Kėto rryma nė fund tė ditės, mund tė na e rrezikojnė lirinė, pėr tė cilėn u derdh shumė gjak.
    Ēfarėdo tendence pėr tė keqinterpretuar fjalėn time dhe qėndrimet e mia publike nė lidhje me fenė islame nė pėrgjithėsi, ka qenė njė luftė speciale e grupacioneve tė caktuara politike, tė cilėt i shoqėruan me kėrcėnime, linēim publik dhe me fyerjet mė tė ulėta qė iu ėshtė bėrė ndonjėherė grave shqiptare. Jam ndjerė e shokuar nga niveli i kėtij diskursi.
    Prandaj tė heshtėsh apo me vetėdije tė mbash qėndrime relativizuese ndaj synimeve te grupacioneve tė tilla, qė kėrcėnojnė, prodhojnė gjuhėn e urrejtjes, linēimit publik, fanatizmit, fondamentalizmit, antishqiptarizmit, qė bėjnė diversion kombėtar, pėr mendimin tim ėshtė e pajustifikueshme.
    Pėr mua pra kjo ėshtė njė ēėshtje qė ndan dy botė, ėshtė njė zgjedhje mes errėsirės dhe dritės, prandaj dhe pozicionimi im ėshtė i pakompromis me kėdo dhe kurdo.
    Pėr mua tashmė kjo ėshtė edhe njė ēėshtje e dinjitetit personal.
    E kam tė qartė se politika ndėrtohet mbi kompromise por njė devijim kaq i madh nga parimet dhe programi, nga ana e Lėvizjes pėr mua ka qenė i papėrfytyrueshėm.

    Tė dashur votues,
    Pėr shkak tė kėtyre qėndrimeve tė shpjeguara mė lart, por dhe shumė ēėshtjeve tė tjera shumė tė rėndėsishme, tė cilat nuk do t’i rendis nė kėto radhė, mua mė ėshtė bėrė i pamundur qėndrimi i mėtejshėm nė Lėvizjen Vetėvendosje! Ndryshimet konceptuale mes meje dhe drejtuesve tė LVV janė fondamentale; qėndrimet pėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme nacionale nuk pėrputhen dhe metodat pėr tė arritur synimet politike, janė tė papajtueshme mes nesh.
    Shpreh keqardhjen e thellė qė gjėrat nuk shkuan nė drejtimin e duhur, nė drejtimin nė tė cilin unė besoja kur iu bashkova Lėvizjes Vetėvendosje!, me vullnetin mė tė mirė qė nėpėrmjet saj tė jepja kontributin pėr vendin dhe shoqėrinė.
    Mandatin tim si deputete nė Kuvendin e Kosovės tani e tutje do ta pėrmbush jashtė grupit parlamentar. Do tė vazhdoj tė jem zėri juaj nė Kuvend, deri nė fund tė mandatit, duke punuar mė pėrkushtim dhe aktivizėm nė interes tė vendit dhe aspiratave tona tė pėrbashkėta pėr demokraci dhe bashkimin tė kombit.

    Me respekt
    Alma Lama
    Alma ka shkruar shume bukur,bravo.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #15
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Alma Lame largohet nga Vetėvendosje, flirtojne me islamike rradikale.

    Alma ka gabuar shtetin.

    Kur t'i bie ndermend kesaj kokeboshe se synonte qeverisjen e 98% te muslimaneve, ndoshta do ta kuptonte se c'dmth te punosh per : Popullin !

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Apeiron
    Anėtarėsuar
    28-12-2009
    Postime
    32

    Pėr: Alma Lame largohet nga Vetėvendosje, flirtojne me islamike rradikale.

    Alma Lama ka hap nje teme te re ne Kosove, se ketu po vlon ndikimi i Muslimaneve radikal ne politike me qellim qe ta drejtoj vendin drejt nje Bosnie te dyte e pastaj dihet.

    Albin Kurti ka gabu rende qe eshte vene ne mbrojte te radikalizmit me qellim te marrjes se votave dhe te ardhjes ne pushtet.
    Po lė gjurmėt e jetės se kam jetuar, pasi do tė jem siē kam qenė dikur asgjė dhe ashtu sikur qielli

  7. #17
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Alma Lame largohet nga Vetėvendosje, flirtojne me islamike rradikale.

    Citim Postuar mė parė nga Apeiron Lexo Postimin
    Alma Lama ka hap nje teme te re ne Kosove, se ketu po vlon ndikimi i Muslimaneve radikal ne politike me qellim qe ta drejtoj vendin drejt nje Bosnie te dyte e pastaj dihet.

    Albin Kurti ka gabu rende qe eshte vene ne mbrojte te radikalizmit me qellim te marrjes se votave dhe te ardhjes ne pushtet.
    Jam shume dakort me ate qe Lama ka hap nje teme te re ne Kosove dhe ajo eshte qendrimi burreror i kosovareve ne favor te traditave te tyre islame. Populli kosovar i tregoi kesaj emigranteje se ne kosove nuk mund te vish e te besh cte duash. Po nuk respektove traditat dhe besimin e kosovarve merr leckat dhe me vrap vete ne katundet e krujes. Bravo Kosova.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Alma Lame largohet nga Vetėvendosje, flirtojne me islamike rradikale.

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Jam shume dakort me ate qe Lama ka hap nje teme te re ne Kosove dhe ajo eshte qendrimi burreror i kosovareve ne favor te traditave te tyre islame. Populli kosovar i tregoi kesaj emigranteje se ne kosove nuk mund te vish e te besh cte duash. Po nuk respektove traditat dhe besimin e kosovarve merr leckat dhe me vrap vete ne katundet e krujes. Bravo Kosova.
    Shqiptaret e shqiperise ne Kosove qenkan emigrante,ndersa kosovaret qe vijne ne shqiperi jane po njelloj si ne.O sa mire me qene shqiptar ...

  9. #19
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Alma Lame largohet nga Vetėvendosje, flirtojne me islamike rradikale.

    Citim Postuar mė parė nga Korca 123 Lexo Postimin
    Shqiptaret e shqiperise ne Kosove qenkan emigrante,ndersa kosovaret qe vijne ne shqiperi jane po njelloj si ne.O sa mire me qene shqiptar ...
    Ke te drejte , duhet te kisha thene e shperngulura nga kruja per ne kosove
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Alma Lame largohet nga Vetėvendosje, flirtojne me islamike rradikale.

    Mos i shiqoni te gjitha gjerat ne PIKPAMJE FETARE sepse eshte rrezike per qashtjen kombetare !!!,fen dhe diskutimet fetare nuk duhet ti teprojme sikurse qe sduhet ti teprojme komentimet e shumta ne qashtjet e levizjes VETVENDOSJE!!......kjo levizje eshte e pranuar nga POPULLI dhe si e till e ka edhe programin e vet!!,,,,shume forumista mundohen SHQIPETARET MUSLIMANE TE DARDANIS TI QUAJNE MUSLIMANT SHQIPETARE...ju lutem mos i ngatrroni gjerat!!!,sepse krijoni huti dhe beni nje qpifje te madhe ne llogari te POPULLIT SHQIPETARE.
    VENI,VIDI,VICI

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •