Close
Faqja 27 prej 33 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 324
  1. #261
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Dhe Plaku me Kostum me Toffee, duken njelloje , por nuk jane te tille fizikishte , por vetem mentalisht.Dhe keto kane kopene e tyre dhe sipas rastit, ashtu si dhe qente mund te sjellin te mira ose dam shoqerise.Nje pyetje kam une, kush nga kopete demton me shume, 10 miljon qen, apo 10 miljone islamike rradikale?
    Dele si puna jote me bariun grek ne krye
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Toffee : 07-06-2013 mė 10:27

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Citim Postuar mė parė nga qeveriablu Lexo Postimin
    Ok. atehere sipas teje ne shembullin Shqiptar - Tirane,duhet te fitoje PD pasi periferija e qytetit eshte e mbushur me te arrdhur kryesisht nga Veriu - cka nuk me bind !
    Ne Tirane ka fituar PD...!
    Madje me nje rritje te papritshme votash.
    Normalisht qe nuk ekziston nje nderlidhje absolute ne mes te migrimit nga veriu dhe suksesit te PD-se gjate zgjedhjeve. Ka edhe shume faktore tjere, edhe specifik per Shqiperine dhe shoqerine shqipetare, te cilet pamundesoje nje prognoze me te sakte. Shumica e migranteve te brendshem shqiptar, edhe ne Shqiperi edhe ne Kosove, p.sh. nuk kujdesen shume apo me prioritet per rregullimin e ceshtjeve formale-administrative dhe parimisht vazhdojne te mbesin banues te qyteteve dhe fashatrave te lindjes.
    Me ndryshe eshte gjendja ne shume vende me te zhvilluara dhe ne shume vende gjeografikisht te medha. Ne vende te vogla si Shqiperia dhe Kosova nevoja per tu regjistruar shpejte apo fare si qytetare me te drejte vote i vendbanimit te ri eshte dukshem me e vogel se ne qytete te zhvilluara dhe te medha. Prandaj, shumica jetojne ne Tirane ose ne Prishtine, por nuk jane votues te Tiranes resp. Prishtines. Lidhur me kete ceshtje kishte edhe nje debat te ashper para 1 viti, nese nuk gabohem, ne mes te LDK-se se Prishtines dhe entit te statistikave, qeverise se Kosoves apo njerezve te afert me qeverine. Sepse shume, te cilet ne fakt jetojne pothujse gjithe kohen ne Prishtina, kane banesa, firma etj. aty, nuk u regjistruan si qytetare te Prishtines, por te fshatrave dhe komunave te ndryshme te Kosoves.
    Sidoqofte, ne terme aftashkurta dhe afatmesme, varesisht edhe nga zhvillimi ekonomik, migracioni fshat->qytet patjeter ndikon edhe ne zgjedhjet lokale. Madje nese nuk pershtatet ligji i zgjedhjeve dhe nuk rishikohet ndarja e zonave dhe mandateve mund te krijoje edhe padrejtesi deri ne zgjedhje jokushtetuese, ashtu si ka ndodhur edhe ne shtete tjera demokratike.

    Nese kthehemi te rasti i Stambollit, duhet ta kemi parasyesh se behet fjale per nje nga qytetet, qarqet apo konglomeratet me te medha te botes, ku mbi 80% e qytetareve jane migrante nga viset rurale. Qytetare atokton ndoshta nuk kane mbetur as 10-15%. Ne keso rrethanash eshte e papritshme qe ne Stamboll te fitoje dikush tjeter zgjedhjet e lira, pervec forcave politike dhe njerezve si Erdogani.

    Ne Angli p.sh. migracioni nga qendra e metropoleve ne periferi shpesh (viteve te fundit) ka ndikuar negativisht ne rezultat tradicionalisht te mira te konzervativeve. Zhvillime te ngjashme kishte dhe ka ne shumicen e vendeve perendimore. Pra, ndodhe edhe e kunderta, qe njerezit liberal, te emacipuar, kosmopolit... te ndryshojne rezultatet e votimeve ne periferi apo rajone te dikurshme rurale.

    Numri i njerezve sekular (laik apo si ti definojme ?) ne qytetet e medha me kalimin e kohes - urbanizimi ,perparimi ekonomik duhet patjeter te shtoje numrin e kesaj mase psh. jo vetem ne Stamboll por gjithkund.Njerezit qe viejne dhe fillojne jeten e tyre nga fshati ne qytete jane te liruar nga anonimiteti qe ja imponojn vendbanimet e vogla dhe lirohen nga presioni i rrethit - udhetojne ,arsimohen.Keta njerez me nuk duan te jetojne sipas parimeve te nomadeve te para 1000 e ca vitesh... Pra ,jane jashta kesaj kulture dhe nuk kondicionohet nga klerikalet dhe numri i tyre domozdo do te rritet,dhe nuk do te thote qe do mbajne krahun (votimi) partive qe promovojne vlera rurale...Pakice ne rastin e Stambollit shihet qarte qe jane,por e sigurte eshte qe do rritet numri i njerezve me kulture laike.
    Ne rastin ideal do te duhej te ishte perafersisht ashtu si thua ti...
    Por, realiteti, sidomos realiteti i metropoleve si Stambolli eshte ndryshe. Shume njerez deshtojne ti realizojne edhe qellimet minimale. Njekohesisht arrijne per cdo dite mijera migrante te rinje, shume prej te cileve gjithashtu deshtojne. Rezultati i pare i dukshem: Lagje te shumta te varfera dhe te prapambetura (me miliona qytetare), te cilet lehtesisht bien pre e ideve dhe ideologjive te ndryshme radikale.

    Vendet arabe nuk kane te formuar nje klase te mesme te edukuar dhe liberale,nuk kane pasur as tradite zgjedhje parlamentare dhe mentaliteti arab eshte i tille qe Lirine nuk e cmon sa duhet ... Fakt : revulucionet qe ndodhen atje ,popullata besimin dhe lirine e tyre ja dha islamikeve.Ata as nuk kane alternativa tjera zgjedhjeje sepse mungon elementi liberal ne teresi ne shoqerit e tyre.
    Islami i atjeshem eshte arsya primare pse "mungon elementi liberal"...
    Eshte perafersisht i njejti islam qe predikon edhe Erdogani, pavaresisht se rrethanat e Turqise ketij nuk i mundesojne te njejtat liri veprimi si islamikeve te ngjashem ne boten arabe.

    Ndersa Turqija eshte me ndryshe ,munde ta mbaje sistemin demokratik edhe pse ju duhet asistence nga ana e ushtrise qe te mos islamizohet e tera.
    Pikerisht kjo eshte nder arsyet kryesore pse Erdogani dhe partia e tij nuk veprojne si islamiket tjere ne arabi:
    frika e arsyeshme nga nderhyrja e ushtrise, qe do te ishte e barabarte me humbjen e pushtetit dhe shpreses per ta ndryshuar vendin dhe shoqerine sipas parimeve te tyre islamike.

    Madje ka rrethe nacionaliste te forta ,sepse pa nacionalizmin e rrepte ne kohen e Ataturkut ( rrethe te tilla edhe sot jane me ndikim ) nuk do te mundeshin te krijojne identitetin e ri nacional Turk,pa prapavijen e Islamit.
    Turqija ka kapacitet te mbaje nje "demokraci" specifike per ate vend - sigurisht jo sipas standardeve evropiane !
    Specifika e ketyre protestave ne Turqi eshte qe jane revoltuar masat prolaike kunde nje regjimi te bute islamik i cili mbrohet...ne vendet arabe ndodhi e kunderta sulmonin proislamiket kunder kushtimisht rretheve me te perparuara !!
    "Turqia" nuk ka "kapacitet" te vertete per asnje demokraci me standarde te pranueshme...
    Po te perfillej vullneti i vertete i shumices absolute te turqve (atyre qe zgjedhin Erdoganin&Co), Turqia moti do te ishte nje vend islamik i ngjashem me Iranin, Arabine Saudite etj. Perfshi edhe formen e veshjes tipike te femrave.
    Jane kryesisht ushtria, te pasurit, pjeserisht emigrantet dhe faktor te tjere te jashtem (SHBA, NATO, BE...) qe mundesojne ate "demokracine specifke" qe ka sot Turqia. Pa mohuar edhe rolin i qytetareve autokton te Stambollit dhe disa metraopoleve tjera.

    Edhe keshtu sic eshte, duket "Putini" i Turqise.E ngriti shtetin nga kriza e rende ekonomike dhe depresionit dhe e stabilizoi,me cmim qe te cungoje te drejtat qytetare dhe lirite.
    Mua nuk me duket keshtu...
    Per mua jane ushtria dhe globalizimi ato qe ka mundesuar stabilitetin e pergjithshem dhe ngritjen ekonomike.
    (Edhe pse "ngritja Ekonomike" nue fakt nuk ka ndryshuar shume per shumicen e njerezve te rendomte ne Turqi. Shumcia perseri vazhdojne te jene po aq te varfer sa ishin me pare. Pavaresisht faktit qe sot edhe ne shtetet me te varfera te botes perdoren flat TV-s, Iphone etj. Une personalisht njoh familje ne Kosove qe nuk e kane aske ne pune ose vetem nje rroge minimale, por kane Iphona, Flat TV, Internet, banjo relativisht moderne, kuzhina moderne etj.)
    Erdogani ne kete kontekst ka qene ne nje menyre vegel e ushtrise, e biznismeneve turqe dhe global per ti permbushur disa agjenda dhe kerkesa te kohes.
    Perderisa nuk dihen saktesisht marredhenjet dhe raportet e verteta te ushtrise me Erdoganin dhe kliken e tij, eshte veshtire te thuhet me vertetesi se kush ishte dhe kush eshte ende vegel e kujt.
    Sidoqofte, Erdogani ka pranuar ta luaj rolin ne kundershtim me shume premtime dhe me ideologjine e tij. Deri ne momentet e fundit ai asnje te drejte dhe liri qe ka ekzistuar me pare nuk e ka "cunguar". Dicka tjeter eshte paraqitja e tij mediale dhe retorika perkatese (autritare, nacionaliste, fetare). Vetecensura pak a shume e imponuar gjithashtu nuk ka qene dicka e panjohur dhe e pazakonshme ne Turqi as para ardhjes se Erdoganit.


    (Paradox,nen regjimin e Kemalisteve para 15 - 20 viteve nuk do te guxonin te njejtit te dilnin ne rruge dhe te protestonin).
    Nuk mund te krahasohen kohet e para 20 viteve me ato te sotme...
    Para 20 viteve pothuajse askund, pervec aty ketu ne perendim, nuk ka mund te protestohet pa rrezikun per nderhyrje brutale te organeve te pushtetit.

    Edhe protestuesit shihen qe jane solid nga ana ekonomike (midel class) qe ka perfituar nga politikat e Erdoganit ,por jane te pakenaqur nga vlerat e sistemit te tij.... Edhe " ashpersija " e Erdogan ndaj disa lirive eshte e arsyeshme,sepse "te drejta e njeriut" jane koncept qe kushton shumeee.
    Kjo e tregon praktika sepse vendet qe krijojne rritje ekonomike te madhe jane pikerisht vendet qe zbatojne politika te tilla....
    Te kenaqurit zakonisht nuk protestojne...
    Erdogani duhet te kishte bere nje veper shume te rende per ti frikesura kete shtrese aq shume, sa qe te rrezikojne privilegjet dhe jete e tyre ne lufte me organet tradicionalisht agresive te pushtetit turk?!
    Ose jane mase e manipuluar nga ushtria apo kundershtar tjere te forte te ideolgjise se Erdoganit.

    E cka te behet,nuk munde te eksportohet demokracija perendimore ne Turqi.E as te rrezohet me grusht shtet...njeriu eshte i zgjedhur ne menyre demokratike....Nuk ka shanc kush tjeter pervec AKP,e cila edhe ne vet Stambollin e mban pushtetin.Partit nacionaliste dhe idhtaret e Ataturkut jane shume te dobet.Gjithcka i shkon Erdoganit per shtati - struktura demografike e popullesise, boom -i ekonomik dhe cka eshte me rendesishme nen qeverisjen e tij deri me tani,patjeter qe eshte formuar nje shtrese e re konservative qe jane pro tij !
    Parimisht ke te drejte...
    Por, nuk jam i sigurte nese Turqia mund te mbrohet nga islamizimi i metutjeshmem permes rerspektimit te rregullave demokratike dhe shtetit ligjore ndaj forcave qe ne thelb jane antidemokratike dhe kunder shtetit ligjor.
    Ne terme aftagjate ndoshta do te jete sfide e papermballueshme edhe per superfuqite si SHBA dhe BE.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 07-06-2013 mė 11:34

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    FOCUS

    "Erdogani deshiron ta islamizoje Turqine"
    Pse te rinjte turqe dalin ne rruge





    Protestat ne Turqi vazhdojne-kunder kursit autoritar te kryeministrit Erdogan dhe kufizimit te drejtave demokratike. Ne Turqi po krijohet nje shoqeri civili gjithnje e me e vetedijshme.
    ...

    A eshte Erdogani kundershtar i demokracise?

    "Erdogani eshte nje totalitarist qe deshiron ta islamizoje Turqine", thote Claus Schönig, Turkolog ne Universitetin e Berlinit.
    ...
    Ai kujton pjesen e poezise, te cilen Erdogani ne vitin 1997 e kishte cituar, qe ketij i solli edhe burgun:
    "Demokracia eshte vetem treni ne te cilin ne ngjitem deri sa te jemi ne cak. Xhamite jane kazermat tona, minaret bajonetat tona, kupolat helmetat tona dhe besimtaret ushtaret tone"

    Kur e tha kete, Erdogani ishte kyetar i Stambollit. Nese ai sot si kryeminister vertete deshiron ta menjanoje demokracine dhe vendin ta islamizoje edhe me shume, megjithate, mbetet e diskutueshme. "Une te pakten supozoj se Erdogani deshiron te krijoje nje presidence te forte per vete", thote Historiani Markus Koller nga Universiteti Ruhr-Bochum. Pervec kesaj, kryeministri dhe partia e tij ndjekin qellimin e forcimit te vlerave konzervative islame.


    Pushteti shpesh perdoret vetem per interesat personale

    Politologu Cemal Karakas ...konstaton nje mungese te pergjithshme te kultures demokratike: "Politikane te legjitimuar permes zgjedhjeve ne Turqi perdorin shpesh mandatin e tyre vetem per realizimin e interesave te veta".
    Erdogani ka perdorur pushtetin e tij kryesisht per realizimin e deshirave te simpatizanteve te tij, ploteson Schönig. Nder tjera, ato te ndermarrjeve ndertimore te Anatolise, te cilet kane mbeshtetur zgjedhjen e tij. Kjo nderlidhet edhe me projektet e planifikuara gjigante te kryeministrit si kanali per Ngushticen e Bosforit, aeroporti i trete i Stambollit dhe ura e trete e Bosforit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 07-06-2013 mė 13:33

  4. #264
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Citim Postuar mė parė nga loni-loni Lexo Postimin
    Qellimi i Amerikes nuk eshte vetem largimi i Erdoganit, por dobesimi ekonomik dhe gjeopolitik i pozitave te Turqise ne rajon

    Kjo arrihet vetem vetem me nje nxitje te luftes civile duke udhezuar shtetin Turk te "ruaj rendin" dmth te shtype demostruesit,

    nga ana tjeter duke nxitur , (financuar) demostruesit te luftojne per "drejtat e tyre"
    Duhet te jete gjithmone o Amerika o Izraeli pas?! Pas 1000 viteve arabet vetedijesohen, duhet te jete 'konspiraci' e Amerikes. Phhhhh

  5. #265
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    He si duket moti andej nga turqia, ne ēfare stine ndodhet?

  6. #266
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    He si duket moti andej nga turqia, ne ēfare stine ndodhet?

    Mbeshtetesit e dokrines Ataturk po terhiqen, kon ngel per te vazhdu "revolucionin" organizatat e homosexsualeve e davaxhinjte e klubeve te nates


    Bythziu i Amerikes ka per te ra vete ne g rope te halese
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga loni-loni : 07-06-2013 mė 16:34

  7. #267
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    He si duket moti andej nga turqia, ne ēfare stine ndodhet?
    Po dojne me hi ne vjeshte hala pa hi ne vere, spo i len 'pranvera' me hi ne vere...

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Anarki ne Stamboll


    Emri:  anarchy.jpg

Shikime: 395

Madhėsia:  125.0 KB
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #269
    3rror21 Maska e 3rror21
    Anėtarėsuar
    02-02-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    20

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    c'te besh?!

    demokracia eshte diktatura e shumices ndaj pakices.
    Demokracia eshte qeverisja e shumices, duke respektuar te drejtat dhe trajtuar njelloj pakicen.

    Cna ka gjet. Perpara barbare, bull the rest.

  10. #270
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Pėr: Turqia ne prag te "Pranveres" ?

    Erdogan kthehet ne Stamboll nga vizita e vendeve te Afrikes se Veriut,dhe menjehere merr iniciativen... i pritur ne menyre madheshtore nga perkrahesit e shumte,me moton " Ti je krenaria e Turqise".
    Mban fjalim poetik ,dhe qysh ne fillim i pershendet te gjithe qytetaret e Turqis, vellezerit ne Sarajeve,Baku,Bejrut,Shkup,Damask,Bagdat,Gaze,Rama llah,Medine,Meke...

    Erdogan : Turqija do te vazhdoje qe te permiresoje dhe stabilizoj Demokracine,dhe suksesin e saje nuk munde ta ndal askush pervec Allahut.


    .

    Mes te tjerash,thote :
    ..." Para 10 viteve kur errdhem ne pushtet,qellim kishim ta avancojme demokracine.Gjithmon kete e kemi konsideruar gje te shenjte,dhe kete rruge do ta vazhdojme edhe ne te arrdhmen." - duke ja perkujtuar te pranishmeve vargjet e poetit Turk Yunus Emre " Une nuk kam arrdhur te krijoj konflikte,por te shperdaje dashuri..." ,qeverija jone nuk eshte ne anen e atyre qe " thyen zemrat e njerezve..."
    ... " Ne nuk duam konflikte,rremuja,vandalizem... Ne dijme si te punojme dhe te prodhojme dhe nuk do te lejojme qe punen e popullit tone te shkaterrohet..."
    ... "Amanetin (besimi) e jep populli,dhe vetem ai munde te na marr.."
    ... " Ata qe na thonin qe jane 5 here me te pasur se NE,tani na krijojne probleme.Ne me angazhimin tone e kemi ngritur dhe lartesuar popullin tone.Tash bota flet per Turqine dhe turqit...Perse ndodhin keto gjera ne keto momente ? Ne kemi arritur kaq larg permes punes dhe durimit,dhe te "durimshmit ne fund do te fitojne".Le te dijne te gjithe,qe ne kemi arritur gjer ketu duke ndertuar shtetin ne baza te vellazerise.Nuk i kemi ndare individet nga shoqerija 76 miloneshe turke.Disa thone qe une jam kryeminister i atyre 50 % ,edhe pse ne gjithmon flasim qe jemi ne sherbim te te gjitheve ,per te gjithe 76 milon qytetar te Turqise."

    http://www.tagesschau.de/ausland/tuerkei-proteste122.html
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

Faqja 27 prej 33 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •