
Postuar mė parė nga
Force-Intruder
Po shikoja dje nja gjysem ore CNN... ishte Amanpour ne studio edhe nje gazetar i zoti qe sme kujtohet emri ne terren direkt nga stambolli.
Pavaresisht ca derdellisin mediat njerezit ishin kryesishte te merzitur nga dhuna fillestare e papritur qe kishte ushtruar policia. I kishin qelluar me gaz lotsjelles drejtuar ne koke kur ishin akoma 100 veta...nje sulm i mirefillte i dhunshem dhe i papritur. Me pas u bene 1000...10.000...100.000. E keqja eshte se sa here degjonim ne radio apo tv qe na quanin radikale apo terroriste, akoma me shume njerez mblidheshin ne sheshe. Kishte protestues si ky aktori i filmave, profesore universiteti, intelektuale e studente. Shoqata te ndryshme etj etj.
Ne fillim ishin me mijera e nuk kerkonin asgje pervecse te ishin te lire te protestonin pa u dhunuar. Ecnin rruges po nuk kishin kerkesa. Tani jane qindra mijera e duan doreheqjen e Erdoganit. Thirrjet "şerefsiz" mbushnin Stambollin.
Zv krytari i AKP edhe pranoi se policia kishte perdorur dhune te tepruar dhe se po hetohej. Gjithashtu edhe Erdogani e kishte zbutur gjuhen duke thene disa jane protestues te rregullte, ndersa te tjere radikale e terroriste. lol
Krijoni Kontakt