Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 70
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261

    Për: Var veten 20 vjeçarja, e fejuan pa dëshirë

    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Prinder injorante!

    Po ku e dergon femijen tend pa deshire o kafshe?

    pa deshir PLUS me nje burre qe mund te ishte babai i saj...gross, edhe vet do vrisja veten po te isha ne situaten e saj
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  2. #22
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Për: Var veten 20 vjeçarja, e fejuan pa dëshirë

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Jo vetem varferia Altin, por dhe injoranca. Nje vajze 20 vjecare quhet e ngelur ne fshat, dhe do ja japin te parit qe u vjen e u kerkon doren. Po qe emigrant akoma me mire, kuptohet. Mosha? S'po pyet njeri per moshen. Ka mundesi qe dhe vet prinderit vet te jene me dif. te madhe ne moshe.
    Atehere ne shqiperi ska ndryshuar akoma asgje,eshte per te ardhur keq per prindit dhe vajzen e shkrete.
    Sido 20 vjece eshte moshe ku shum mire mund te cante dhe vet ne jeten e saj,magiorene!
    si duket vendi yne nuk afron akoma te ardhme per brezin e ri

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Për: Var veten 20 vjeçarja, e fejuan pa dëshirë

    C'trishtim !
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  4. #24

    Për: Var veten 20 vjeçarja, e fejuan pa dëshirë

    Ca komenti te bosh amon...

  5. #25
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Var veten 20 vjeçarja, e fejuan pa dëshirë

    Jane fejesa qe i bejne ne shkembim te
    nje dore parash.
    Nuk eshte dicka e re qe disa e kane koken bosh,
    as mendojne as duan tja dine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 28-05-2013 më 23:14
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #26
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068

    Për: Var veten 20 vjeçarja, e fejuan pa dëshirë

    Po ajo qe vari vehten nuk ka faj fare thoni ju?
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Var veten 20 vjeçarja, e fejuan pa dëshirë

    ka vajza qe ju shkaterrojne jeten prinderve dhe fusin ne dhe vellezer(kurvat)
    ka prinder qe ju shkaterrojne jeten vajzave
    ngushellime kesaj goces po aman jo vetem fshatrat po dhe ne qytete(vecse pak me me diplomaci)po shohim te tilla lidhje
    te marresh ate mi mam se ai ka lek ka dyqane e ka shtru jeten
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #28
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Për: Var veten 20 vjeçarja, e fejuan pa dëshirë

    Une sot e lexova nje histori tjeter nga kjo qe e ka sjell Akilqe .

    Nuk kishe lene leter vajza , se pse e kishte mbyt veten , dhe djali ishte 28vjeq .

    18-vjeçarja e varur në kasolle, babai: Premë ditën e dasmës

    Allahu e di se pse vajza ime vrau veten. Shpirti i saj e di se çfarë kishte”. Këto janë fjalët e babait të 18-vjeçares Sirie Gjana, e cila, mesditën e së premtes vendosi që të vetëvarej duke u larguar përfundimisht nga kjo jetë.

    Lavdrim Gjana rrëfen për “Gazetën Shqiptare” momentin kur e gjeti vajzën e tij të vetëvarur dhe sqaron në të njëjtën kohë edhe raportet që kishte vajza e tij me të fejuarin e saj. “Ata shkonin mirë me njëri-tjetrin, nuk kishin konflikte. Ne i kishim prerë edhe ditën e dasmës”, - pohon babai i 18-vjeçares. Por, dhimbjen më të madhe për humbjen e vajzës e ndjen nëna e saj, Flutura. 42-vjeçarja kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën e saj, por asnjëherë nuk ka kuptuar tek ajo diçka që të dyshonte për vetëvrasje.

    Ku ishit ditën që ka ndodhur ngjarja?
    Babai: Isha bashkë me gruan në spital në Tiranë. Ka qenë ditë e premte. Unë e gjeta trupin e saj të varur dhe u mundova që ta hiqja me shpejtësi, por çdo gjë kishte marrë fund. Nëse do kishim shkuar më shpejt në shtëpi, do të kishim mundur që ta shpëtonim.
    Nëna: Kishim shkuar që të merrnim analizat e mia. Por, nuk e di se çfarë kisha, sikur e parandjeva diçka dhe u nisa për në shtëpi. Kur erdhëm këtu, e kërkuam vajzën dhe nuk e gjetëm. Edhe rrobat që ka qenë duke i nderur, i kishte lënë përgjysmë. E gjetëm të varur me litar në kasollen e lopës.
    Po pse mendoni se vajza juaj ka arritur deri në vetëvrasje?
    Babai: Nuk e dimë se çfarë mund të ketë pasur, vetëm Allahu dhe shpirti i saj e dinë se çfarë ka pasur.
    Nëna: Unë kam qenë shumë e lidhur me vajzën time, por ajo nuk kishte shfaqur asnjë shenjë dyshuese për ne. Ishte vajzë e heshtur, punëtore, ishte vajzë me norma. Edhe kur na fliste, nuk na shikonte në sy. Mua nuk më kishte thënë që kishte ndonjë gjë.
    Si është e vërteta e fejesës së saj?
    Babai: Kishte katër muaj që ishte fejuar me mblesëri, por me dëshirën e saj. Ata të dy u panë dhe u pëlqyen, dhe ne hapëm fejesën. Madje një ditë para se ajo të vetëvarej, ne premë ditën e dasmës. Martohej në janarin e vitit që vjen. Ishte e gëzuar, kishte nisur edhe pajën.
    Sa vjeç ishte djali me të cilin ajo ishte fejuar?
    Më duket se 28, por s’e di me saktësi. Ai jetonte në Greqi.
    Vajza juaj, shkonte mirë me të fejuarin, pasi thuhet se ajo nuk ka dashur që të fejohej me atë?
    Babai: Nuk është e vërtetë që ajo nuk ka dashur. Nëse nuk donte ajo, ne nuk prisnim ditën e dasmës, ajo nuk bënte pajë. Unë nuk di që vajza ime të kishte konflikte me të fejuarin e saj, ajo nuk na ka thënë ndonjë gjë.
    A ju ka lënë ndonjë shënim vajza për t’ju shpjeguar se pse po e bënte këtë veprim?
    Nëna: Nuk ka lënë asnjë shënim, asnjë letër. Unë që atë ditë kërkova në gjithë shtëpinë, në gjithë rrobat e saj, për të parë nëse më kishte lënë një shënim apo një letër për të më thënë se pse po ikte nga kjo jetë, por nuk gjeta asgjë. Edhe sot nuk e di se pse vajza ime e bëri atë veprim.
    Po të fejuarin e vajzës, e keni pyetur nëse kanë pasur ndonjë konflikt së fundmi?
    Babai: Po, normal që e kam pyetur. Fola në telefon atë ditë që ndodhi kjo, sepse ai nuk erdhi dot në varrim. Më tha: “U mërzite për vajzën?” “Po”, - i thashë. “Të të rrojnë fëmijët”, - më tha. “Po pse e bëri vajza këtë?” - më pyeti. “Nuk e di”, - i thashë. Kjo ka qenë biseda me të./bw/

    http://infokosova.net/lajme/753-18-v...-e-dasmes.html

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Var veten 20 vjeçarja, e fejuan pa dëshirë

    Citim Postuar më parë nga ARKIA Lexo Postimin
    Po ajo qe vari vehten nuk ka faj fare thoni ju?
    ate po mendoja edhe une, jo se kaj , por jo te gjithe qe detyrohen nga familja e vrasin veten ........
    nuk e di po si toleroj dot vetvrasjet,
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Var veten 20 vjeçarja, e fejuan pa dëshirë

    Tragjedi e madhe pernjeme,ndoshta gjithqka mundemi!!,por te imponoshe dashuri apo martes me persona jo adekuate eshte trgjedi mbi tragjedi,dashuria sigurishte eshte e bekuar nga Perendia,nuk mundeshe te dashuroshe artificialishte edhe nese familja imponon,prandaj pergjegjesia eshte e familjarve,ata do ta bajne peshen e fajite,kurse shume eshte per keqardhje keto metoda feudale qe ende egzistojne te ne,gjithkushe ka te drejte personalishte te vendose per fatin e vet.
    VENI,VIDI,VICI

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •