Palin: Të pushtohet Republika Çeke
Ish-kandidatja republikane për nënpresidente të SHBA-së, Sarah Palin, ka bërë thirrje për pushtimin e Republikës Çeke, në përgjigje të sulmeve terroriste në Boston.
Në një intervistë për Fox News, Palin ka thënë se, edhe pse hetuesit federalë nuk kanë përfunduar ende punën e tyre, “
koha për veprim është tani”.
“
Nuk dimë ende gjithçka rreth të dyshuarve, por dimë se ata kanë qenë myslimanë nga Republika Çeke”, ka thënë Palin duke iu referuar vëllezërve Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev, të cilët akuzohen për kryerjen e sulmeve në Maratonën e Bostonit, më 15 prill.
“
Të mos ndalojmë vetëm në Republikën Çeke; t’i ndjekim të gjitha vendet arabe. Arabët duhet të dinë se nuk mund të vijnë këtu dhe të kryejnë shpëthime. Të vendosim bomba në Islamabad, të djegim Pragën dhe të bombardojmë Teheranin”, ka thënë Palin.
Edhe pse nikoqirët e emisionit, Steve Doocy dhe Gretchen Carlson, kanë duartrokitur qëndrimet e Palinit, ata kanë bërë përpjekje të përmirësojnë edhe gabimet e shumta të saj gjeografike.
“
Islamabadi është kryeqytet i Pakistanit, i cili nuk është arab, dhe Teherani është kryeqytet i Iranit, i cili dominohet nga persianët. Por, e kuptoj pikëpamjen tuaj”, ka thënë Carlson.
Sulmuesit e dyshuar të Bostonit është thënë se janë nga Çeçenia dhe jo Çekia.
http://www.botasot.info/bota/221153/...epublika-ceke/

Krijoni Kontakt