Feelings change - memories don't.
Dzhokar tsarnaev qe u kap i gjalle
del qe na paska vrare edhe nje polic
te instituti i teknologjise ne masachusetc(MIT)
ne Boston,perpara se te shkonte dhe fshihej
te varka mbrapa shtepise ne Watertown
Paska vjedhur edhe nje makine ne nje stacion
karburanti
I jati i dy vellezerve ne Rusi thote qe te dy vllezerit
jane framed dmth jane koka turku ,akuzuar dhe
qelluar padrejtsisht,me demek te gjejme ndonje dhe
ta bejme fajtor.
Te dy vellezerit jane fut ne Amerike
si azilante politike.
Del qe kane hedhur eksploziv ne nje kazan plerash
ku aty prane ishte nje femije 8 vjec qe
vdiq nga shperthimi.E gjitha u be qellimisht
Denimi do jete karrikja elektrike dhe eshte
pak per nje qen skambeg cecen
Sipas shefit te policise dzhokhar eshte i plagosur
ne gjendje te rende ne spital
I vellai i tij plera tjeter qe u vra sot te premten
ne mengjez,ju gjet ne trup pajisje bombe ekplozive
e bere ne shtepi,bombe e improvizuar me materiale
shtepiake rrethanore(IED-improvised explosive device).
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Boksieri kampion dhe studenti i shkëlqyer i mjekësisë: Si u kthyen në radikalë islamikë dy vëllezërit
Më i madhi i dy vëllezërve çeçenë, që dyshohen se kanë vendosur bombat në Maratonën e Bostonit, u bë radikal islamik kur u zhvendosën në SHBA një dekadë më parë.
Tamerlan Tsarnaev, 26 vjeç, vëllai i 19- vjeçarit Dzhokhar, që është aktualisht në kërkim, u qëllua për vdekje gjatë një përplasje me policinë.
Në kanalin e tij në YouTube ai kishte hedhur video që i dedikoheshin terrorizmit.
Familja e tij u vendos në SHBA në vitin 2003 si refugjatë dhe Tamerlan u bë banor i përhershëm në vitin 2007.
Në vitin 2010 ai kishte deklaruar se kishte vetëm një shok amerikan dhe se nuk i kuptonte amerikanët.
Mes videove që ai kishte hedhur në YouTube ishte edhe një e titulluar “Do ia dedikoj jetën time xhihadit”.
Ai së bashku me të vëllanë kanë eksperiencë ushtarake, thonë mediat amerikane.
Tamerlan ishte boksier dhe kalonte një kohë të gjatë duke bërë stërvitje.
Madje ai ka përfaqësuar Nju England në një kompeticion. Ai ishte një kampion mes moshave.
Ai ka studiuar part- time në një kolegj në SHBA dhe theksonte në rrjetet sociale se donte të bëhej inxhinier.
Kurse vëllai i tij 19- vjeçar është një student i shkëlqyer mjekësie, që mendohet se është radikalizuar nga i vëllai.
Dzhokhar ishte si një fëmijë normal amerikan, thonë miqtë e tij.
Ai është diplomuar në shkollën e mesme ku ka studiuar edhe Ben Affleck dhe Matt Damon.
Familja dhe miqtë thonë se i pëlqenin festat dhe nuk shkaktonte probleme.
Babai i dy djemve ka ulëritur me të madhe kur ka mësuar për atë që kanë bërë djemtë e tij.
“Nuk do e bënin kurrë këtë. Kurrë, kurrë, kurrë,” tha Anzor Tsamaev, që jeton në zonën e Rusisë të quajtur Makhachkala.
“Ndjehem shumë keq. Pse ma vranë djalin? Djemtë e mi nuk vrasin. Ata i urrejnë armët. Si mund të bëjnë bomba ata?” tha ai.
“Fola me djemtë dje dhe diskutuam edhe për shpërthimet. Më thanë se ishin mirë”.
Ai tha se djemtë e tij janë si engjëj.
Familja Tsarnaev ka edhe dy vajza, Bella dhe Amina.
Ndërkohë që vazhdon gjuetia ndaj njërit prej të dyshuarve, ka spekulime se ai mund të ketë një bombë në trup.
Qyteti i Bostonit është kthyer në një qytet fantazmë.
Një milion njerëz janë mbyllur brenda, ndërsa policia po kërkon për 19- vjeçarin.
TEMA
![]()
dobet policia amerikane..
dmth shteti..
ne usa påra.. u beka shplarja e truve..
dmth aty kan bazat e tru-shplarjes qendrat binladeniste..
i jati ne usa..
dmth strehim politik u i eshte dhene cunave..
po cm-ut srehimi politik i jepet kalamajve se ata ashtu kan qen kur kan zbarkuar ne usa..
pra byrokracia amerikane eshte nje makin rrangalle.. qe u bje ne qaf njerzve te mire..e cakenjt i kalojne nder shale..
e ka ki shteti karrekllen letrike mo?
aty ta fusin te pabesin.. buk-shkelsin--mos mirnjohesin..
thx korca per informacionet..
.
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 20-04-2013 më 03:53
Menyra e jeteses se dy vellezerve eshte shume larg menyres normale te atyre qe luftojne per Jihad. Neper profilet e tyre lexon qe ata kane deshire te kene karriere e te bejne para. Menyra se si vishen eshte shume stylish. Dikush prej vellzerve studion per mjekesi dhe me nota shume te mira. Aspak profile te atyre qe luftojne per Jihad dhe kerkojne te vriten e sakrifikohen ne cdo moment.
Deri tani njeri nga dy vellezerit eshte vrare dhe tjetri eshte plagosur rende. Me vjen cudi si ka mundesi qe shteti me i fuqishem ne bote nuk eshte ne gjendje te kape gjalle keta dy kriminele por i dashka ti fuse plumbin. Nuk e di por me duket shume kompromentuese tragjedia e ketyre vellezerve. Me vdekjen e tyre nuk del asgje ne drite. Kush i mesoi ? Kush fshihet pas tyre? C'fare i eshte premtuar e shume e shume pyetje te tjera. ... ceshtja e ketyre dy vellezeve te le pa fjale...
Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 20-04-2013 më 04:18
"And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"
Edhe kombesia ka lidhje jo menyra e te jetuarit si "Jihadist" apo Musliman![]()
Shteti me i fuqishem ne bote eshte krijuar per ti mbrojtur politikanet edhe shefat e korporatave jo per civil te rendomte
Nuk e di nese i ke pasur rast ti desjgosh storiet ne protestat e "Occupy Wall Street" apo edhe per luften ne Irak se secili amerikan qe deklarohej kunder luftes apo kunder shtetit ,CIA/FBI instalonin mikro-pergjues edhe burgoste shtetasit amerikan neper burgje sekrete. Ne luften Ceceno-Ruse ,Ushtria Amerikane furnizonte Cecenet me arme kunder Rusise por Cecenet e kuptuan shpejte qe Amerika ka pozite gjeo-politike kunder Rusise at'here gjithkah u kthye ne normalitet.
Kjo eshte politika Imperialisteedhe askush nuk i permend krimet e ushtareve Amerikan edhe poltiken e saj qe eshte munduar te ve kemb ne cdo shtet te botes !
Pavarresisht kesaj civilet gjithmon jan te humbur
Ndryshuar për herë të fundit nga Gordon Freeman : 20-04-2013 më 07:26
Karaktere te dobeta ne kombinim me rrethana tjera te pershtatshme...
Ne bota ka miliarda njerez, edhe milarda musliman.
Dhe nuk eshte e pamundur qe ne mesin e ketyre miliarda njerezve te kete edhe te tille, me prapavi te ngjashme si te ketyre dyve, te cilet, shikuar siperfaqesisht, veprojne ne kundershtim me pritshmerite e tjereve.
Njerezit "normal", te cilet jetojne dhe veprojne ne rrethe dhe ambient te zakonshem familjar dhe shoqeror, nuk vendosin thjeshte sot per neser te behen terrorista dhe te vrajne civiliste te pafajshem, vetem pse kane lexuar, degjuar dhe pa se ne nje pjese te botes disa musliman etj. qe nuk kane fare lidhje personale me keta, mund te jene ose jo viktima te shtetit amerikan etj.
Fakti qe rrethi i ngusht nuk ka verejtur, nuk ka dashur te apo nuk ka qene i interesuar te verje sinjale te caktuara dhe sjelltje tipike etj., perseri nuk eshte dicka e pazakonshme per keso rastesh apo raste te ngjashme.
Ti mund te tallesh sa te duash por qendrimi yt eshte valid mbeshtetur ne postimet e mehershme !
Edhe mos te harrojme faktin qe qendrimi i diplomateve ka ndihmuar cecenet me arme ne ate kohe edhe i ndihmon teroristeve ne lindjen e mesme pastaj ka mundsi te ndodhin ksi lloj gjerash![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Gordon Freeman : 20-04-2013 më 07:25
Krijoni Kontakt