Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 162
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Deliri si ndërshkim

    Ardian Ndreca

    Kësaj rradhe s’bahej fjalë për kashturina që i merr era e i çon kah të dojë, kësaj here foli vetëdija kombtare e këtu s’ka asgja për me u ardian_ndrecaturpnue. Turpi asht i atyne që s’kanë rranjë e ndjeshmëní qytetare, që janë gjithçka tue mos qenë kurrgja.

    Dikur motit Fishta ka pasë thanë: “Ka qitë dreqi pushkë mbi né, mos me u bâ dy vetë në nji fjalë”. Ky mallkim na ndjekë edhe sot. E keqja kajhere asht ma kreative në format e veta sesa e mira njerëzore me thjeshtësinë e saj. Në fund të fundit e keqja mbetë nji përçudnim i së mirës, diçka parazitare që lëshon shtat falë së parës dhe rritet vërtet atëherë kur e mundë përkohsisht të mirën. “Me u ba në nji fjalë” – si thotë Fishta – domethanë mos me vijue me mohue evidencën, atë që duket në dritë të diellit, mos me e shlye etjen për të vërtetën dhe farën e saj hyjnore në zemër e në mendje. Para pak ditësh nji shkrimtar që ka qenë gjithmonë i rendit të dytë ase ma mirë të tretë në të gjitha pikëpamjet, tue promovue nji libër të tijin në Shkup, ndër të tjera u shpreh: “Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thashë ma parë se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”. Vetëm nji delirant mund të bajë pohime të tilla, e në ketë rast deliri asht ndërshkimi për diçka të padukshme që i rrin në sfond edhe vetë marrisë! E vërteta asht e idhtë e qëndron krejt ndryshe. Mjerisht shqiptarët në Maqedoni gjithnji e ma shumë po deshqiptarizohen, jo tue u kthye në sllav, siç mund të diktonte logjika e afërsisë gjeografike dhe presioni i gjithanshëm, por tue u turqizue randshëm. Përfytyroni nji rumun të Bukovinës që gjermanizohet sot, pse deri para 100 vjetësh vendi i tij ka qenë nën Perandorinë austro-hungareze, apo nji holandez që spanjollizohet pse në shek. XVI-XVII vendi i tij ka qenë pjesë e Perandorisë spanjolle!! Edhe pse kontakti gjeografik me Turqinë mungon, mes nesh endet si nji shpirt i keq gërmadhash nji frymë që s’asht tjetër veçse gërbula që na ka lanë barbaria otomane. Ka 100 vjet që e tërheqim zvarrë mbas nesh ketë hije të zezë ase kufomë që na e qelb rrugën, tue shpresue gjithnji që të shkundet ma në fund prej jermit të etheve të liga, por më kot. Që asimilimi i sotëm kulturor në Maqedoni dhe pjesërisht edhe në Kosovë bahet prej emisarësh fetarë islamikë dhe ka si busull Turqinë islamike, jo atë kemaliste, ketë gja e tregojnë edhe protestat e kinse-shqiptarëve të atyne trevave që dalin pa pikë turpit me flamur jeshil në krah e me shashije në krye, e tregon edhe ma gjanësisht zhdukja e zakoneve dhe e kostumeve kombtare e ndërrimi i tyne me xhybe e me do veshje tjera që s’i përkasin arbnorëve dhe përkatësisë sonë europiane, e tregon poshtnimi shpirtnor përpara pushtuesve të djeshëm turq/otoman, të djeshëm pse në histori 100 vjet janë si me qenë dje. Në Maqedoni nji pjesë e madhe e shqiptarëve e ka humbë krejtësisht vetëdijen etnike tue u asimilue kulturalisht e tue u ba turq e në ketë gja nji rol tejet negativ e ka luejt mënyra e paemancipueme sesi e konceptojnë besimin e tyne, tue mos e nda “dinin” prej kombësisë. Vetë lutjet në arabisht janë tregues i nji unjisimi shpirtnor me nji botë që gjithnji e ma tepër po shkatrron indin e shqiptarizmës. Edhe ata që janë shpërgulë në katër valët kryesore të emigracionit drejt Turqisë e kanë humbë krejtsisht gjuhën dhe zakonet shqiptare, në nji kohë që kemi arbëreshët që tash pesë shekuj i ruejnë me fanatizëm këto visare. Traktati i Lozanës i vitit 1923 i trajtonte myslimanët shqipfolës të Maqedonisë si turq, e kështu përkatësia turke u pat kthye në nji farë mburoje vetvrasëse për ata të mjerë. Kosova e vuejti edhe ma shumë plagën e emigrimit drejt Turqisë, tue qenë se Ahmet Zogu në vitet ‘20 e braktisi në fatin e saj për hatër të miqsisë me Pashiqin. Mos të harrojmë se ishte Zogu ai që ktheu mbrapa në Shëngjin nji vapor me armë të sigurueme prej Hasan Prishtinës me ndërmjetësinë e Gabriele D’Annunzio-s për me luftue kundër pushtuesve jugosllavë në Kosovë. Ma vonë, marrëveshtja e vitit 1938 dhe ajo e vitit 1953 mes Turqisë dhe Jugosllavisë do ta dobësonte elementin shqiptar tue nxitë rishtas emigracionin masiv drejt Turqisë, vend ku nuk lejohej as mësimi i gjuhës shqipe. Në ketë rast kleri mysliman luejti nji rol negativ tue nxitë emigracionin dhe si rrjedhojë humbjen e identitetit etnik. Direktivat e tyne përputheshin kryekëput, me ose pa vetëdije, me ato të Rankoviqit që kishte ndërmarrë nji spastrim të thellë etnik në ato treva. Për këto arsye e për do tjera edhe ma të idhta, pohimi i masipërm i shkrimtarit Kim Mehmeti asht kryekëput i rremë. Prandaj m’u kujtue Fishta: dreqi ka qitë pushkë edhe ndër shkrimtarë, pse herë mbas herë do si puna e Mehmetit flasin në jerm, por jo në jerm të shenjtë frymzimit letrar, në jerm e në delir marrijet. Në vend të mbylljes Këto ditë asht ba publik peticioni kundër ndërhymjeve arbitrare në historiografinë shqiptare nga ana e autoriteteve turke. Nuk mund të pranojmë që shteti turk të na tregojë sesi duhet ta shkruejmë historinë tonë. Për shembull s’mund të harrojmë e të heshtim para faktit se Stambolli paguente damshpërblimet e luftës së humbun me rusët në Kongresin e Berlinit me toka shqiptare. Plava, Gucia e Ulqini u dhanë prej tyne pse s’iu dhimbte aspak trolli jonë; s’mund të harrojmë as faktin se po ata nuk lejuen deri me ardhjen e xhonturqve mësimin e gjuhës shqipe. Këto dhe shumë akte tjera mizore nuk mund t’i quejmë ndryshe veçse krime ndaj kombit shqiptar. Mbështetja e gjanë e peticionit, sidomos prej të rinjve shqiptarë, qe nji surprizë e bukur edhe për vetë promotorët e tij: intelektualët kosovarë, të cilët duhen përgëzue. Megjithatë nuk mungoi edhe ndonji gjykim anodin e i pakrypë në shtypin shqiptar. Ka nji markë gazetarësh që e kanë kthye cektësinë në kult, e tue qenë logorroikë për vokacion shpalosin protagonizmin e tyne provincial sa me ta neveritë gazetarinë. Janë po ata që marrin zjarrm si pushka e jegvut për vogëlsina kote, por kthehen gjoja në zjarrfikësa sa herë bahet fjalë për çështje me randësi siç asht shkrimi i historisë. Kah ana tjetër ky peticion ishte i intelektualve të rinj dhe jo i Ismail Kadaresë, i cili iu bashkue rrugës, ai lindi si nismë e disa të rinjve kosovarë dhe s’i përkiste mumjeve të kohës së komunizmit që shtrembnuen menjiherë buzët apo fytyrave të bronzta që bërtasin “gjithmonë gadi” sa herë që u çon fjalë “shefi” apo “shefja” për me nënshkrue marrinë e rradhës; nuk ishte peticioni i atyne që me shpirtin e llogaritarit kalkulojnë deri në cent përfitimet dhe humbjet që mund të kenë si pasojë e nji firme të thjeshtë; nuk ishte peticioni i do forcave politike si AKZ-ja apo PDIU-ja që na shesin leskra patriotizmit sa herë që bahet fjalë për Greqinë, por kur u preket Turqia e otomanizmi heshtin për faqe të zezë tynen. Kësaj rradhe s’bahej fjalë për kashturina që i merr era e i çon kah të dojë, kësaj here foli vetëdija kombtare e këtu s’ka asgja për me u turpnue. Turpi asht i atyne që s’kanë rranjë e ndjeshmëní qytetare, që janë gjithçka tue mos qenë kurrgja.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #92
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ore zoteri ky nuk eshte forum maqedonas por thirret 'forumi shqiptar'. Mos je Арид Ука 2.0
    Ku te djegi biro ? Jo s'jam Anton Kcira, dhe s'dua te behem si ai !

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Deliri si ndërshkim
    Ardian Ndreca

    ...nuk ishte peticioni i atyne që me shpirtin e llogaritarit kalkulojnë deri në cent përfitimet dhe humbjet që mund të kenë si pasojë e nji firme të thjeshtë; nuk ishte peticioni i do forcave politike si AKZ-ja apo PDIU-ja që na shesin leskra patriotizmit sa herë që bahet fjalë për Greqinë, por kur u preket Turqia e otomanizmi heshtin për faqe të zezë tynen. Kësaj rradhe s’bahej fjalë për kashturina që i merr era e i çon kah të dojë, kësaj here foli vetëdija kombtare e këtu s’ka asgja për me u turpnue. Turpi asht i atyne që s’kanë rranjë e ndjeshmëní qytetare, që janë gjithçka tue mos qenë kurrgja.
    Shkrim shume realist,vecanerisht pjesa me Bold...

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Ja si ka e shpetuar islami shqipatrine.

    Me shkaterrimin e shtetit te Dushanit ne 1371 Prizrenin ,Pejen dhe krjete rrafshin e Dukagjinit , zoteroni sundimtare te krishtere si, Balashajt, Kastriotet, dhe Dukagjinet.
    Me pas kemi islamizimin, pra nenshtrimin e te krishtereve dhe detyrimin e tyre per tu konvertuar ne musliman, natyrishte ky konvertim u perqafua per tu ndjere turq e jo shqiptare, pasi shqipatret nuk perqafuan islamin si religion se dhe pushtuesi nuk kontriboi per nje gje te tille.Keto shqiptare te konvertuar u ushqyen me urrejtje per vellezerit vet etnike.Pushtimi Osman solli largimin e shqipatreve ne treva te tjera te Ballkanit dhe ne Itali.Ato qe gjeten mundesi ne Greqi u konvertuan ne greke, pasi ky konvertim ishte kusht per formimin e shtetit grek.Ato ne Itali vazhdojne ti rezistojne mos asimilimit, pasi mbi to nuk u ndie urrejtja etnike e vendesave, te cilet ne jug te Italise pothuajse ishin te gjithe dyndje nga vnde te tjera.
    Ne vitin 1880 numri i shqiptareve te Kosoves(nese do ti konsiderojme te tille , pasi brenda tyre ka dhe mbetje osmane)ishte 240 mije.Pra me kete numer kaq te vogel merreni me mend se sa i vogel do te ishte numri i banoreve shqiptare puro dhe te krishtere.Merreni me mend se ne cfar trysnie kane jetuar keto te krishtere gjate gjithe jetes se tyre.Urrejtja dhe trysnia nga vellezerit e konvertuar ne turq,trysnia nga administrata turke dhe garnizoni i saje, ligjet e kalifit Omar, dhe natyrishte dhe trysnia sllave.

    Pas pavarsise se fituar nga sllavet dhe krijimin e shtetit Jugosllav, asnje llogjike nuk con qe ky komunitet qe i mbijetoi dhunes se Kalifit Omar, te konvertoheshin tashme ne islam, kur dhe vete vellezerit e tyre te konvertuar, urrenin njelloj si ish pushtuesi i tyre osman, pasi shqiptaret vazhdonin te konsideroheshin turq.Islami ka qene gjithmone nje trysni mbi te krishteret dhe si religion.Bashkejetesa me muslimanet shqiptare dhe te perzier me mbetjet osmane dhe me sllavet qe i urrenin si etni, i shtyu ato te gjejne mundesi per tu pershtatur dhe per te gjete mundesi jetese ne paqe.C'do llogjike con qe ato te konvertohen ne sllave.Koha tregoi se rraca nuk eshte problematike ne mardheniet mes njerezve , pasi ndryshimi gjenetik, eshte me i vogel se 1/1000 , por ideologjia shpirterore, e cila eshte vendimtare, apo problematike ne mardheniet mes tyre.Duke qene nje numer mjaft i vogel, une do ti quaj heronje keto te krishtere qe kane mbijetuar ne trevat e Kosoves dhe te Maeqedonise.

    Nga viti 1880 deri ne 1980 , pra 100 vjet me pas shqipatret shtohen me 6,6 here , pra kapin shifren 1,6 miljon banore.Ketu eshte zbritur shifra qe perfaqeson numrin e shqiptareve qe u deklaruan ne turq dhe u shperngulen nga Kosova (68% e kosovareve shkuan ne Turqi).Shqipatret muslimane nuk mesuan ne Jugosllavi te bejne sex , por koeficentin 12, 5 /1000 banore e kane pase dhe e kane dhe sot , pra shqipatret kishin mbete 240 mije banore , pasi cfar lindete per tyre shkonte ne lufte per perandorine dhe nuk kthehej me.Pra ne sasine e shqipatareve mungon nje numer i konsiderueshem i shqiptareve nga kjo politike e Turqise.Kjo vertetohet dhe me koeficentin 9 qe kane shqiptaret ne shtesen e tyre ne 100 vjet, provoni ti pjestoni 6 shekujt dhe ju del shpejt shifra me presje dhjetore qe do te thote se shqipatret ne shtesen e popullsise i kane pase njelloje, por jane likujduar nga politika e pushtuesit.
    deri ne vitin 1968, me shume se 68% e shqiptareve largohet nga Kosova pasi u vetedeklaruan si turq.A eshte ky numer kushedi sa here me i madhe, se i te krishtereve te konvertuar ne sllave?

    Ne rrafshin kulturore.
    Ne vitin 1921 kemi 98% e popullsise analfabete.Ne kete vit popujt e tjere qe nuk u pushtuan nga Turqia dhe qe me pare kishin te njeten zhvillim kulturore dhe ekonomik me ne para pushtimit,gezonin ato vepra arti qe sot mbare popujt e botes i vlersojne si pika kulminate kulturore.
    Shqiptaret mes nje injorance te tille , pa nje gjuhe te shkruar, pa investime ne fushen e arsimit , pa nje deshire per emancipim dhe arsimim,pa nje histori te tyren per sjelljen ne mesjete, kerkuan te mbeshtesin kernarine e tyre tek individe qe bene karriere ne perandori dhe ne historine e heroit kombetare Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
    Monumenti i tije dhe sot qendron prane kultit fetare qe sulltaneve gjakatare te Muratit te dyte apo Sulltan Hmehmet II Fati.Kjo sjellje paradoksale i shoqeroi shqipatret gjate gjithe jetes se tyre.Shqiptaret dhe se ja dhuruan pavarsine nga Turqia dhe se festojne ne menyre bombastike si asnje popull tjeter qe e fitoi ate me gjake, perseri zemra e tyre rreh per Turqi. Shqiptaret dhe se i cliron USA dhe perendimi i krishtere , ndjejne jo vetem urrejtje per to, por ndermoren deri dhe akte terroriste, si ai i aeroportit ne Gjermani.Dhe se USA eshte garancia per per lirine e tyre sidomos ne keto kohe te veshtira te gjeopolitike, perseri ato behen problematike , duke kercenuar me ndjesi nacionaliste , me idene e Shqiperise se madhe , per kufije etnike,destabilitet rajonale, frymezim ky qe vjen perseri nga ish pushtuesi perandorak.Shqiptaret dine vetem ti kerkojne BE-se, investime , ndihme per institucionet , arsimin , ligjislacionin dhe ristrukturimin e shtetit te ri dhe njekohesishte po prej tyre dalin rryma te tilla, qe kerkojne largimin e tyre (vetvendosje)dalin rryma qe kerkojne te drejtohen nga Baba turqenise, dalin rryma ultra islamike vahabiste, qe i tundin tek hundet,Be-se dhe USA-s flamurin e Hamasit.

    Mbi kete preversitet ne sjelljen tone si popull del dhe nje majmun si Kim Mehmeti, i cili gjen kohe per te hedhur balte mbi shqipatret e krishtere te mbetur ne mbijetese, por natyrishte shume larte dhe krenare per sjelljen e tyre historike dhe sjelljen e tyre sot, ku tregojne nje mardhnie te mrekullueshme me ligjin dhe kane nje vizion perendimore, krenare qe jane te vetmit ne komunitet qe nuk pranojne dhe mbrojne Shqiperine nga dyndjet islamike.Ne shqiptaret e Albanise do ti ruajme fort raportet dhe mardheniet me kulturat e tjera ne vend dhe nuk do te pranojme kurre bashkim fiktiv sic kerkojne islamiket shqiptare dhe Turqia , por bashkim nese nje dite shqipatret jashte kufijve te Albanise, do te kene kaluar ne reforma te pas perandorise.Jane reformat qe sjellin bashkimin dhe jo passaportat apo veprimet administrative.
    Nuk di nese pas ketij pershkrimi te percipte, ka ndonje gje per tu ndjere krenare , ka ndonje vend per te perdore matematiken si ndihme ne argumentimin e historise.Nje intelektual qe kerkon te mbeshtet tek matematika per te argumentuar historine eshte me shume se i manget, i shitur.

    Referenca http://sq.wikipedia.org/wiki/Demografia_e_Kosov%C3%ABs
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 30-03-2013 më 12:19
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #95
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë



    Kjo po ndodhe sot, hic pa u futur me ne detale rreth familjës së heroit kombtar (tem tabu kjo, sepse ... ).

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #97
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Secila ana e medaljes natyrishte qe lexohet dhe komnetohet ne vete.Ne shkrimin tim une kam permendur dhe anen tjeter te medaljes se Kimit si intelektual , si gazetare , si publicist, si drejtues i mediave kryesore ne vend, si koordinatore, por, urdhero shkrimi i tije tregon se eshte i kapur nga interferimet arabo - turke.Perse nuk trajton temen ashtu sic e lexon vetem ti? E ke me lehte te fyesh, se te komnetosh permes argumentave.Jep pershtypjen sikur kudo qe futesh , peshtyn dhe iken.Nese ke nje tjeter kendveshtrim per temen , urdhero trajtoje dhe behu pjese dhe keshtu mesojme te gjithe.
    Te fyeva? Ku? :P Me sa di une ti je puro shqiptar, nuk je Greko-Turk :P
    Ajo qe shkrova une eshte se ketu shumicen, ata qe shkruajne pro dhe ata qe shkruajne kunder Kimit as nuk kane lexuar ndonjehere me shume se dy rrjeshta nga ndonje artikull e le me libra.

    Sa per kendveshtrimit tim, ti e di shume mire, por kam pershtypjen se te ka mbetur hatri nga ajo tema "Me kalane e Shkupit" dhe ato pretendimet mbi Aleksandrin e Madh, shko shfletoje dhe njehere mbase te ben mire te kujtosh mesimet qe i ke marre.
    Per me teper, aty ke dhe kendveshtrimin tim i cili permbledhtaz mund te shprehet me:
    Kim Mehmeti nuk ka thene asgje me shume apo me pak sesa Faik Konica.

    E fundit fare, ben mire te mos perzihesh forte ne koncepte ku as nuk ja ke idene fare se c'shkruan; Dukesh si ai "Papagalli" qe replikon veten e vet neper forum c'do te dyten here dhe bie ne kunderthenie me te gjith ato qe ka shkruar me pare.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  8. #98
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Islami e ka shpetuar me shum shqiptarin se sa vet shqiptaria!
    Pak tingllon hipotetike po faktet historike e flasin mese miri kte thnje te z.Kim .,Vetem ti hedhesh nji sy se sa e si sillen Greket ,po e mar si shembull ku bejn trysni mbi shqiptaret,dhe jo vetemqe ti asimilon fetarisht pore edhe kombtarisht.Gjeneratat e para te atdhesuara ne Greqi jo vetem se u asimilun fetarisht pore edhe komtarisht.
    Turqia ua ndrroj fen pore jeja esht e vogel ne krahasim me kombin.Ti mohosh gjuhen nji populli,traditen dhe zakonet e tija ështe ta varrosesh te gjall ne varr.Feja esht personale ,pa ndermjetes,Janulla e Fanulla e Hasa e Hysa ,por drejtpersedrejti behet lidhja besimtar -Zot.
    Shqiptaret qe Islamizuan,perkunder dhunes fizike,tanzimateve,ndjekjeve e turturave turke ishin sherbet me lule ne krahasim me kishen e lindjes sidomos pore edhe edhe ajo perendimore pak sa ja leshonte rrugen te pares.Nuke esht se gjith shqiptaret e krishter u islamizuan,pore ndikimi i fes kishtare i beri ata qe te asimilohen ,si ne grek,serb,hrvat e tj,
    Kishat dhe popangjellet e kishave qe i rrethojn shqiptare ishin ato qe ne emer te zotit te tyre te mallkojn gjuhen shqipe,dhe u versulen si egersira e bisha malesh ushtri e ushtri duke vrar edhe foshnja ne bark nenash...gjitha kto me mesimet e soit Janullitas,Zervas,...e te mos i permend.
    Turku i ka lenduar fetarisht shqiptaret,pore jo komtarisht.,aty qendron dallimi qe duket sa nji mal per ata qe duan te shofin te verteten historike.
    Se cila fe esht mese e mira une sjom kompetent tua diktoj as kujt,pore qe turku e shpetoj shqiptarin esht nji fakt historik i pa mohueshm.
    E them ket jo per hire te simpatis per Kimin pore se duket si histori qe qendron ne kemb.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    O plako, ky eshte nje fenomen e familjeve konservatore, primitive dhe nje e tille je dhe ti.Per ju femra nuk ka asnje vlere , nuk meriton te drejta dhe as liri.As qe mund te behet fjale tek ju per barazi, por e trajtoni ate si nje turp i familjes, e lidhni dhe e mbuloni me thes nga koka tek kembet.Po kjo vajze qe pashe ne video, ka shpetuar nga thesi juaj makaber, pasi shof qe eshte me veshje jo islame.Problematika e saje mund te jete nga shume faktore , por kryesishte emigracioni , por qofte dhe zhvendosja, shperberja e komunitetit ne vendlindje, e ve ate ne pozicion te veshtire per te marre kontakt dhe te gjeje vete njeriun e jetes.Mentalitete si keto te tuat, kane cuar sot femren te beje obortim, nese femija eshte vajze.Ne ne forum, kur perplasemi per ceshtjet fetare , kryesishte nisemi nga sjellja juaj dhe jo nga ideologjia qe eshte e kundert me tonen.Duke qene se ne jemi kunder sjelljes primitive , natyrshem ne nuk pajtohemi as me te krishteret qe sillen si konservatore dhe primitive si dhe ju.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  10. #100

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim; nga gostivari-Usa
    Sikur edhe shqiperia te kishte ra nder okupimin e armiqve tane, une ua guarantoj se sot as ne shqiperi nuk do te kishte pas shqiptare ortodokse ose te katolik, te gjithe ju to te ishit asimiluar ca ne serbe, e ca ne grek e ca ne italiane e ku ta di une se cfar.
    Ne rradhe te pare Shqiperia me te madhe or mik...:-)
    Pastaj nuk eshte e thene qe do te beheshin italian ose grek..., pasi behesh qesharak.
    Shiko sa u bene shqiptaret ne Itali, italian..., ende sot vazhdojne te flasin shqipen me mire se disa ketu ne forum, disa qe me ane te fese islame krenohen te kene ruajtur kombesine...
    Shqiperia ka rene me kohe dhe gjithmone nen sundimin e armiqve..., pasi nuk ka se si te sundohesh nga "miq" o lum miku!
    Por nder te gjithe armiqte me "A" te madhe, armiku numer 1 eshte ai qe me shume na mbajti nen sundim, turr-qia...!
    Me habit shume fakti qe juve ju shqeteson shume miza qe u vertitet afer hundes, por qe trangullin afer su-mes..., nuk ju bezdis.
    Si mor njerez nuk keni nje fare dyshimi, qe te gjitha fatkeqesite kombetare vijne nga turr-qit dhe feja qe anadollaku na e mbolli me ryshfete dhe dajak...?!
    At'here kur te lexojne te tilla shkrime arbereshet..., do te zbeheshin nga habija, si keshtu shqiptari sot shkeli gjakun dhe sakrificen e te pareve...!
    Neve nuk jemi nje popull, vetem pse nuk kemi nje fe! Mund te jemi dy shtete vellezer, mund te kemi marrdhenie te shkelqyeshme, deri edhe kufij
    nuk kemi per te patur, por s'kemi per tu bere nje vend, nje shtet dhe nje popull..., pasi neve shqiptaret qe nuk e kemi nje besim..., pra nuk ulemi perqark
    nje tavoline..., kush pohon te kunderten eshte thjesht nje struz, qe me hipokrizi kerkon te mbuloje diellin me shoshe, kush mund te fshihet pas nje gishti?
    Sot hodha nje sy joutube, e klikova Gj. Kastriotin - Skenderbeun..., krenaria e kombit tone, e gjithe shqiptareve kudo qe jane, qe me breza ....
    Felliqesira nga Kosova dhe Maqedonia, por qe shpreheshin ne shqipen e tyre te ndyre, villnin vrere kunder figures me te ndritur te shqiptareve...
    Me fjalor te piset rrugaçesh..., duke share me nene e moter ..., nga heri yne legjendar e deri tek te krishteret shqiptare, deri duke hedhur
    balte ne besen dhe objektet e kultit te krishter, deri duke u shprehur hapur armiqesisht ndaj neve shqiptareve te krishtere e deri me ofendim per Kryqin dhe Krishtin...
    Deri tek turqit dhe arabet, nuk jane degjuar fjale kaq armiqesore dhe haptazi sikur midis vellezerve tane mysliman..., ata ( arabet dhe turqit )
    Krishtin e quajne profet, dhe Nenen e tij te nderuar, si njera nga grate me te nderuara te te gjitha koherave..., neve per ta Ishim "njerezit e Librit" te Blibles...
    Si pra te na urrejne kaq fort keta vellezer te deformuar, qe kane humbur jo vetem identitetin, Besen e te pareve, por edhe dhibsurine vellazerore...,SKANDALOZE!
    Pastaj vijme ketu e pellasim me kot per vellazeri, nje popull, nje komb, nje gjuhe, nje te kaluar, por pa asnje te ardhme, kur diskutimi del jasht dabuse se fese.
    Pra nuk eshte fajtor shqiptari qe u gjind brenda territorit, ose me " per "fat" , pasi nuk kishte ndikim fare puna e ruajtjes se kombesise, por fakti qe neve ruajtem
    Besen qe na e lane amanet te paret, kjo po qe na beri automatikisht te dallueshem, na tjetersoi si komb, pasi Ishim me te vertete te krishtere, por shqiptare!
    Ka shume material per te vertetuar keto fakte, pasi i quaj elementare nuk po i elenkoj..., por shikoni deri tek flamuri, abetarja, shtypshkronja, alfabeti, rilindasit, etj etj.
    Pra te nderuar, kushdo te jete e te shkruaj te kunderten ( pra islamizimi shpeti kombesine e shqiptarit ) pohon nje shtremberim fajtor te realitetit...
    Ky aksh person, sado i ditur te jete, i sherben turr-qise, ser-bise, e kujt te doni juve, por jo kombit Shqiptar.
    Po te kishim qene te gjithe mysliman, neve shqiptaret, sigurisht do te Ishim te ndare e pa shtet, Bullgaria do te mberrinte jo ne Oher, por ne Durres.
    Hajt me t'mira....Ruajini shqiptaret origjinal, porsi reliket, sikur ato guret e çmuar, pasi ata jane e vetmja prove e identitetit origjinal...,
    e mos shikoni yjet e henezat, kur flasim per origjinen, pasi i behet bisht me dashje si grate e keqia, bisedes se drejte!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •