Jeta te jep zgjedhje per te bere , nuk te vjen e gatshme , nese dikush zgjedh per ty asnjehere nuk do gjesh prehje e as kenaqsi . Ti ke vene emer sikur je me fat kurse ne gjithe keto qe thua je e nenshtruar dhe aq me teper tani me hipokrizi do te behesh ndergjegjia qe njeriu yt nuk e ka dhe ti me teper joshesh nga parate e trafiqeve se sa te te behet vone shume per drejtesine apo te te vije rende per moshataret e te rinjte qe helmohen e vdesin . Ti me gjithe keto deshira prej bamirseje do te na behesh avoktja qe te nxjerre pa lagur njerez qe e meritojne te denohen ? Atehere ku ndryshon ti prej atyre njerezve , apo se behesh pjesa mbi uje e ajsbergut ? Une nuk jam ketu per te tu bere ty ndergjegjia jote por edhe nese arrin qellimet e tua , me menyra korrupsioni hipokrizie e vesesh ke per t'i arritur dhe ato frute te jetes tende do jene te kalbura sa edhe ty do te helmatisin e do i vjellesh . Le te jene fjale ne ajer keto , koha do ta tregoje se me çfare njerezish do kesh te besh dhe çfare do shohesh perreth . Edhe nga vetja jote do habitesh e ne perfundim do perlyhesh vete ne llucen prej nga kerkon te nxjerresh te tjere por he per he je naive per ta kuptuar . Gjithe te mirat !
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Kur thash per advokat nuk e kisha me seriozitet , ishte thjesht ironi ... sepse un e denoj kete profesion prandaj e ceka ne prezantimin tim, sepse eshte nje gje qe me pengon me teper se gjithcka ne jet, se pavarsisht gjithckaje njerezit nuk shohin se kush jam po shohin profesionin e dikujt qe eshte si nje hije per mua. Prandaj thash qe menjeher do te ju terheqe vemendjen ajo qe kam shkruajtur per babain. Un jetoj nen hijen e dikujt te cilin duhet ta kem idhull ne jete, jetoj nen hijen e dikujt qe asnjeher nuk ka qen aty prezent , por kan qen prezent parate dhe fjalet e njerezve, duke me thene ja vajza/djali e filan fistekut. Un nuk lakmoje parate , as punen e trafikanteve . prandaj e kam thene qe shpesh here mendoj per punen qe ben babai im, qe sa te rinj humbin jeten, sa nena mallkojn per humbjen e femijes , sa fmi mallkojn per humbjen e babait te tyre. Prezantimin e kam ber jo veq horizontalisht te lexohet, por pak edhe vertikalisht ...![]()
po mire pra :-) kontraditat i kam prandaj dhe jam ne kete forum te mirrem me dicka, qe kur te postoj heren tjeter dicka, te mos jet kontraditore me fjalet qe shkruajme nje fjale per permisoj veten. gjithsesi ju faleminderit per komentet, kjo me pelcen ne kete forum, se njerezit i lexojm postimet
Mire se erdhe ,prezantim me interesant qe kam lexuar kendej deri tani!
LuckyOne, mire se erdhe mes nesh.
E vleresoj sinqeritetin tend.
Suksese ne ç'do fushe te jetes.![]()
♥ Nëse kerkon besimin tim, Më jep sinqeritetin tënd... ♥
Krijoni Kontakt