Une do i rendisja ne kete menyre fotot e prezantuara.
1 Dubrovniku: Fotoja e realizuar me mire per mua. Postoprocessing brenda normave edhe shume e pranueshme per syrin. Problemi i vetem qe pashe ishte ekspozimi ose moskorrigjimi i duhur ne postprocesim: qielli ne krah te djathte siper qe eshte i "djegur". Ka pak "sharpnes" me teper se gjykoj do qe e nevojshme. Megjithate butesia e ujit dhe dalja ne pah e detajeve te pjeses tjeter me pelqeu. Kontrastet dhe ngjyrat mu duken mese te percaktuara drejt duke e bere foton te sintonizuar mire dhe balancuar drejt. Pozicionimi i ishujve sipas "rule of third" me perforcoi idene qe personi qe e ka shkrepur ka njohuri te fotografise dhe te postprocesimit. Ne kompleks foto me e denje per pozicionimin ne vend 1.
2Mali i Tartarit: Edhe pse foto e kenaqshme per syrin, me "shqetesoi" me mbimbushjen me ngjyre blu (krahu i djathte, tek cepi i malit). Aty ngjyrat reale te detajeve kane humbur duke te krijuar disi idene e nje fotoje te mbiperpunuar. Megjithate qendronte mbi fotot e tjera qe pasojne per nga fokusimi i zgjedhur dhe ekspozimi i bere.
3Rrugica e yjeve artificiale: Ide e mire, e realizuar jo dhe aq keq, me probleme fokusimi per mua. Bokeh (majtas, anash) eshte shqetesuese per syrin e per mua do qe me mire te mos qe pjese e kompozimit te fotos. Ngjyrat do i kisha perzgjedhur larg bluse. Ndoshta eshte dhe momenti i fotografimit. Fatkeqesisht ngjyra e kuqe e xhupit dhe drita portokalli diku ne mes e vret te errten qe mbizoteron ne foto e duke sjelle zhbalancim. Ndoshta ne bardhe e zi do dukej me mire.
4Qyteti poshte bedenave: ide e mire, me probleme te medha ekspozimi dhe fokusimi. Duket foto e rastesishme e bere pa ndonje perqendrim ne ate cfare do te realizoje.
5Udhetime endrrash: Foto si e meparshmja, e thjeshte me asgje impresionuese, por e pranueshme per syrin. Edhe ketu duket me teper rastesi sesa perkushtim realizimi i fotos.
6Natyre ne paqe: foto jo e denje per konkurs. Qe nga ngjyrat, qartesia e fotos duket ka qene .jpg e thjesht e eshte tentuar te rregullohet me pas. Ngjason me foto te bere me celular e kjo nuk le me pas hapesira per diskutime ne nivele me specifike.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga April : 19-02-2013 mė 04:02
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elian70 : 19-02-2013 mė 05:49
ohhhhh me ne funddddddd
Kjo fotografi nuk mund te jete ajo qe deshiroja te arrija si rezultat perfundimtar, por i bazuar ne te dhenat jo ORIGJINALE te fotografise te marre nga forumi arrita ne kete rezultat.
![]()
Atehere per te bere une nje "figure te mire" do prezantohesha ne kete menyre. Ose mund te perdorni edhe ngjyra te ftohta. Zgjedhja mbetet juaja
![]()
Ja dhe Rrugica e yllave
![]()
Por nese ndonje nuk eshte i bindur do t'ja shtoja ambicjen edhe me kete pikture (edhe pse nga piktura merr vesh me shume gomari se une)
![]()
Ja dhe perfundimi i imazhit tim. Gabimi i pare: mali me ngjyre bluastro; Gabimi i dyte: mungesa e kontrastit lokal te gjelberimet poshte ne plan te pare; Gabimi i trete: mungesa e kontrastit ne pjesen qendrore te malit. Gabimi i dyte me lindi si ide pasi njeri ne forum kishte nenvizuar se do te priste venat po te shihte bar, por per "mossakrifikim" e kurseva duke rrezikuar imazhin tim. Nejse u kerkoj te falur te gjitheve ata qe me votuan pasi une nuk kisha lexuar rregulloren dhe isha ne temen natyre e jo vend, madje dhe daten e dergimit e kisha kuptuar gabim pasi 13 dhe 18 kane nje ngjashmeri, prandaj edhe rrefuzova te votoja.
![]()
Krijoni Kontakt