
Postuar mė parė nga
BLEDI_SH
GREQI- Presidenti i Greqisė, Karalos Papulias nė letrėn pėrshėndetėse drejtuar OMONIA-s, me rastin e 22-vjetorit tė themelimit tė organizatės sė minoritetit grek nė Shqipėri, ka shprehur hapur krenarinė e tij pėr helenizmin e trojeve qė i cilėson si vorio-epirote. Prania shekullore e helenizmit vorio-epiriot nė shtėpitė stėrgjyshore, ėshtė gjithmonė njė burim frymėzimi dhe krenarie pėr tė gjithė grekėt, sidomos nė njė kohė kur atdheu, por edhe rajoni mė gjerė, pėrballet me njė numėr tė madh sfidash, - shkruan nė mesazhin e tij presidenti grek. Ai i bėnė thirrje tė gjithė bashkėatdhetarėve qė tė mblidhen rreth OMONIA-s dhe tė punojnė pėr kauzėn e pėrbashkėt. Me rastin e kėtij pėrvjetori, dua tju bėj thirrje tė gjithė bashkėatdhetarėve tanė qė tė mblidhen rreth OMONIA-s dhe tė punojnė pėr kauzėn e pėrbashkėt. Unė shpresoj qė nė tė njėjtėn kohė dhe OMONIA tė marrė tė gjitha ato nisma tė cilat do tė tregojnė se nga lufta e pėrbashkėt pėr tė mbrojtur tė drejtat e grekėve nė Shqipėri nuk pėrjashtohet askush, pa ambicie personale dhe rivalitete, - shkruan Papulias.
DEPUTETI I SYRIZA
Thirrje kundėr nacionalizmit janė vėrejtur gjatė ceremonisė festive tė organizuar dy ditė mė parė nė fshatin Dervician me rastin e 22- vjetorit tė themelimit tė organizatės sė minoritetit etnik grek, OMONIA. Tė pranishėm kanė qėnė pėrfaqėsues tė shtetit grek si deputeti i partisė Nea Demokracia, Stilos Jorgos, ambasadori grek nė Tiranė Leonidhas Rokanas, kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ministri i Shėndetėsisė, Vangjel Tavo etj. Nė fjalėn e rastit, deputeti i SYRIZA-s, partisė kryesore tė opozitės greke, Kostandinos Barkas ka dėnuar deklaratėn e Berishės lidhur me shtrirjen e shtetit shqiptar prej Prevezės. Ne jemi vende fqinje dhe kemi zakone e karakteristika tė njėjta por thirrje tė tilla partia jonė i dėnon. Madje po tė njėjtat mendime ndan me ne edhe eurodeputeti grek Hondis i cili i ka dėnuar kėto thirrje nė raportin zyrtar tė paraqitur nė Komisionin Europian lidhur me statusin e Shqipėrisė nė Bashkimin Europian. Kėto thirrje duhet tė dėnohen edhe nga BE, - deklaroi mes tė tjerash Barkas.
----------
Deputeti grek: Qeveria tė kujdeset pėr shkollėn greke nė Korēė
Deputeti grek: Qeveria tė kujdeset pėr shkollėn greke nė KorēėRreziku i mbylljes sė shkollės greke tė Korēės ėshtė tema e njė letre, qė deputeti i partisė Demokracia e re nė Parlamentin grek, Janis Mihelakis, i ka drejtuar Ministrit tė Arsimit.
Deputeti shpreh shqetėsimin pėr rrezikun e mbylljes sė kėsaj shkolle, qė sipas tij forcon lidhjet popullsisė sė Epirit tė Veriut me gjuhėn dhe kulturėn greke.
Ai vėren se vonesa nė mbulimin e shpenzimeve operative dhe pagave tė personelit tė shkollės pėr shkak tė krizės financiare pėrbėn njė kėrcėnim tė drejtpėrdrejtė jo vetėm nė cilėsinė e arsimit, por edhe vetė ekzistencėn e kulturės greko-folėse nė Korēė dhe se mbyllja do tė jetė njė goditje e padurueshme pėr tė minoritetit grek nė rajon.
Deputeti shkruan nė letėr se shteti grek ka detyrė tė mbėshtesė shkollėn greke tė Korēės, nė mėnyrė qė fėmijėt e vegjėl tė mos harrojnė historinė, gjuhėn, fenė dhe zakonet e vendit tė tyre.
Ai thekson se minoriteti grek i Epirit tė Veriut ėshtė me rėndėsi tė madhe dhe mirėmbajtja e arsimit grek nė kėtė zonė tė ndjeshme, duhet tė jetė njė prioritet kombėtar
Deputeti kėrkon nga ministri, tė shpjegojė cili ėshtė qėndrimi i qeverisė mbi kėtė ēėshtje dhe ēfarė do tė bėjė qeveria pėr funksionimin efikas tė shkollės greke tė Korēės, ku mėsojnė 370 nxėnės tė shkollės fillore dhe 80 tė kopshtit.
Deputeti nė fjalė ka treguar mjaft ndjeshmėri pėr ēėshtjet, qė sipas tij, lidhen me minoritetin grek nė Shqipėri. Disa ditė mė parė ai kundėrshtoi hapur ligjin qė parashikon prerjen e 18 000 pensioneve tė minoritarėve, tė cilėt pėrfitojnė nga enti i sigurimeve bujqėsore, OGA.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt