Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Intelektualet korēare ne mbrojtje te Orthodhoksise dhe Kryepiskopit Anastas

    Qėllimi i kėtij shkrimi, nuk ka tė bėjė me parashtrimin e argumenteve, se sa mjerisht qesharake janė pėrfundimet e Censusit tė fundit, nė lidhje me pėrqindjen qė i korrespondon sipas tij komunitetit Orthodhoks nė Shqipėri sot nė vitin 2012; pasi thjesht e vetėm po tė kemi parasysh regjistrimet e viteve 30’ dhe atyre tė viteve 50’, tė shekulli tė kaluar, po tė kemi parasysh pėrqindjen e Orthodhoksėve sot qoftė dhe nė qarkun e Korēės, tė cilėt e kalojnė shifrėn e 130 mijė, dhe ky qark nuk ka numrin mė tė madh tė orthodhoksėve nė Shqipėri, kuptohet se sa pa bazė janė tė dhėnat e nxjerra nga ky Census, pėr tė cilat pritėm kaq gjatė, dhe ata qė e organizuan u pėrpoqėn tė tregojnė “se u angazhuan” aq shumė, sa natyrshėm tė vjen ndėrmend shprehja e goditur popullore nė kėtė rast “U mbars mali dhe polli njė mi, kur tė gjithė prisnin qė tė lindte njė qytet”.
    Ajo qė ne kėtė herė duam tė bėjmė tė ditur nėpėrmjet kėtij shkrimi, ėshtė tė denoncojmė kėtė fushatė tė re me maska tė vjetra, tė shpifjeve, denigrimeve, goditjeve dhe fyerjeve qė sot po i bėhen institucionit tė Kishės sonė Orthodhokse dhe pėrfaqėsuesit dhe simbolit tė saj sot nė Shqipėri Fortlumturisė sė Tij Kryepiskopit Anastas. Nė thelb asgjė nuk ka ndryshuar, pėr kėtė mjafton ti hedhėsh njė sy shtypit, hija e mekanizmit tė hershėm, tė dikurshėm shfaqet pėrsėri dhe pėrpiqet tė irritojė turmat dhe tė bėjė pėr vete ndėrgjegjet e tronditura. Shpesh ky mekanizėm i tillė, i ndryshkur ndihmohet nga aleatėt e hershėm dhe nga aleatėt e rinj nė emėr tė ēorbės sė vjetėr. Gjithēka ėshtė e kuptueshme, gjithēka dihet dhe bile ka qenė dhe e pritshme, tė paktėn pėr intelektualėt orthodhoksė, tė cilėt mė shumė se kurrė janė krenarė qė bėjnė pjesė nė njė religjion qė nė shekuj ka ditur tė krijojė dhe tė ruajė pa i manipuluar vlerat mė tė mira shpirtėrore dhe materiale qė ka dhe paraqet sot kombi ynė, pa bėrė asnjė kompromis dhe pa bashkėpunuar asnjėherė historikisht me asnjė forcė pushtuese, administrative apo politike.
    Nė kėtė kontekst edhe sot, ne qėndrojmė pėrkrah institucionit tė Sinodhit tė Shenjtė tė Kishės Orthodhokse dhe Kryepiskopit Anastas, nė kėtė denoncim qė ata u bėjnė manipulimeve tė kėtij regjistrimi, tė cilat synojnė tė kthejnė nė minoritet, grupimin religjionar mė tė vjetėr dhe me mė shumė kontribute nė vend. Ėshtė detyra e kreut tė Kishės sonė qė nė emrin tonė, tė tė gjithė ne orthodhoksėve qė e duam dhe e pėrkrahim, dhe ne jemi tė paktėn 1\4 sot e popullatės vendase, tė denoncojė publikisht shtrembėrimet e qėllimshme, tė cilat shpesh bėhen shkaku kryesor i prishjeve tė ekuilibrave tė brendshėm. E ēuditshme dhe e dėnueshme do tė ishte pėr ēdo orthodhoks tė ndėrgjegjshėm, sikur institucioni i Kishės Orthodhokse do ta anashkalonte, dhe nuk do ta merrte seriozisht, qoftė edhe pėr trashėsinė e saj, kėtė shaka pa kripė tė politikave tė sforcuara, pasi Kisha e Krishterė parim tė pėrhershėm tė saj ka tė vėrtetėn, trumbetimin dhe mbrojtjen e saj. Kjo ėshtė arsyeja pse njė episkopi orthodhoks i kujtohet gjithmonė gjatė gjithė kohės, bile edhe nė momentin e “Meshės Hyjnore”, se duhet tė jetė shpjegues i drejtė i sė vėrtetės, dhe vetėm nėse ėshtė i tillė ai mbetet gjithmonė episkop orthodhoks, nė rastet e tjera mund tė jetė gjithēka, njė politikan i mirė, njė diplomat i mirė, njė punonjės social, njė bashkėpunėtor i mirė, por jo pėrfaqėsuesi i popullit para Zotit tė drejtė dhe tė plotfuqishėm. Dhe kryepiskopi ynė Anastas, ėshtė njė udhėheqės shpirtėror i sprovuar, i menēur dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, me shumė kontribute nė vendin tonė.
    Kėshtu e shohim ne intelektualėt korēarė orthodhoksė dhe jo vetėm orthodhoksė, kėtė figurė tė respektuar, i cili ka rritur dukshėm dinjitetin e orthodhoksit shqiptar jo vetėm nė Shqipėri, por edhe jashtė saj, por, kjo ėshtė njė temė e gjatė, sė cilės ne i jemi referuar pėr mėse njėzet vjet, kur si rezultat i paragjykimit vetėm pėr shkak tė pėrkatėsisė etnike, personi i nderuar i Fortlumturisė sė tij pėrgojohej nga gojė tė pista dhe ndėrgjegje tė pėrēudnuara. Si rezultat i kėsaj lufte aspak tė “shenjtė” kundėr tij, pra kundėr Orthodhoksisė, Kryepiskopi Anastas ėshtė figura mė e monitoruar, nga shtypi dashakeq dhe tendencioz, i cili ėshtė i tillė sė pari me atė qė ai pėrfaqėson, pra me besimin e pastėr Orthodhoks. Por si ēdo e keqe qė e ka njė tė mirė, dhe kjo gjė ka patur tė mirėn e vet, pasi nga e gjithė kjo, ėshtė publikuar dhe ėshtė bėrė botėrisht i ditur i gjithė kontributi i tij, predispozicionet e tij, si dhe pėrkrahja qė ai ka prej tė gjitha forcave progresiste nė kėtė vend. Fatmirėsisht njerėzit dhe politikanėt e menēur e kanė nderuar Kryepiskopin pėr atė qė ai mbart dhe pėrfaqėson; duke nderuar atė, ne si shqiptarė kemi nderuar veten tonė, pasi nderimi pėr vlerėn dhe mirėbėrjen ėshtė mirėnjohje, dhe mirėnjohja ėshtė veti e qytetėrimit. Kur kjo mungon, ose mė keq akoma kur indiferenca i le vendin deformimit dhe shpifjes, atėherė ata qė e bėjnė kėtė, nuk bėjnė ndonjė gjė tė madhe vetėm se vetėdemaskohen dhe koha e ka treguar kėtė gjė.
    Shoqėria europiane ku ne shpresojmė tė aderojmė ka patur dhe ka dy shtylla kryesore, ku ka mbėshtetur tabanin, prej tė cilit nė shekuj ka krijuar vlerat e pakontestueshme qė mbart, qytetėrimin antik dhe Krishtėrimin. Pėr tė ruajtur kėto vlera Europa ka luftuar nė shekuj, pėr kėto vlera luftuan dhe humanistėt shqiptarė, si pjesė integrale e Europės, pėr kėto vlera luftoi populli shqiptar dhe heroi ynė kombėtar Gjergj Kastrioti, bėmat e tė cilit, e kėtij atleti tė Krishtėrimit, u pėrkthyhen gjatė shekujve XV – XVI – pothuajse nė tė gjitha gjuhėt e Europės dhe frymėzuan luftėtarėt europianė, tė cilėt u sakrifikuan pėr mbrojtjen e themeleve tė Europės plakė nga agresioni i jashtėm, pėr mbrojtjen e kėtyre dy shtyllave. Pra edhe populli ynė pavarėsisht gjendjes sė sotme, ėshtė krenar qė ka kontribuar nė mbrojtjen e kėtyre vlerave. Tharmi i kėtij kombi nuk mund tė ndryshojė me ndėrhyrje tė jashtme aparetive, tė cilat inkursionet e huaja janė pėrpjekur t’ia lenė si shenjė zhbėrjeje dhe tjetėrsimi. Edhe Kryepiskopi ynė Anastas, kryqėzohet nė mėnyrė tė vazhdueshme pasi e ngre zėrin dhe punon nė emėr tė kėtyre vlerave, prandaj edhe titullin e lartė tė akorduar nga shteti shqiptar qė lidhet me emrin e Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut, e meriton mė shumė se ēdo njeri tjetėr, qoftė edhe pėr faktin e asaj qė ai pėrfaqėson, pėrveē sa ka bėrė. Gjithēka dihet, gjithēka kuptohet, pavarėsisht qė shpesh nuk ia vlen barra qiranė tė merresh me dashakeqėsinė, se humbet kohėn kot. Por nė momente tė caktuara ėshtė e nevojshme qė gjėrat tė thuhen ashtu siē janė, pasi e drejta dhe e vėrteta janė nė vetvete tė patjetėrsueshme dhe koha gjithmonė i evidenton.
    Shpesh manipulimet, denigrimet dhe kundėrvėniet kanė qenė dhe janė aq tė trasha sa fyejnė bile edhe inteligjencėn mė mediokre, prandaj ėshtė detyrė e ēdo institucioni, forumi, medie dhe ēdo intelektuali qė t’i denoncojė dhe t’i publikojė ato me forcė. Ja pse ne intelektualėt orthodhoksė korēarė gjejmė mundėsinė dhe falėnderojmė institucionin e Kishės dhe kreun e saj, pėr ngritjen e zėrit, kundėr njė manipulimi kaq fyes pėr ne, pėr vetė qėllimet qė ai mbart nė vetvete.

    Vasil Tushi Pedagog Vasillaq Kolaci Mėsues

    Arben Gjata Pedagog Petrika Tanushi Ekonomist

    Spiro Gjanēi Pedagog Dhimitri Kondakēi Inxhinier

    Ylli Trajēe Aktor Vangjush Dishnica Mėsues

    Dhionis Kotmilo Ekonomist Vangjush Nikolicari Mėsues

    Niko Face Mėsues Artan Loci Ekonomist

    Thoma Piluri Mjek Vangjush Themeli Mėsues

    Grigor Mulla Mėsues Reitano Galica Mjek

    Migena Shamblli Mėsues Vangjush Themeli Mėsues

    Vangjush Kotti Biznesmen Thimaq Lapi Ekonomist

    Sotiraq Dojēe Inxhinier Sotiraq Simaku Biznesmen

    Ernesti Golka Ekonomist Maksim Lubonja Mjek

    Themistokli Bambulla Theolog Smaragda Kovaēi Mėsuese

    Milla Lubonja Ekonomiste Aurora Simaku Juriste

    Gjergji Trebicka Biznesmen Vangjush Simaku Mėsues

    Dhe shumė tė tjerė qė pėr arsye vendi nuk i kemi shkruar emrat.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Intelektualet korēare ne mbrojtje te Orthodhoksise dhe Kryepiskopit Anastas

    Te mistershme jane punet e Perendise. E perdor te ligun per te zgjuar nga gjumi besimtaret e vete. Sulmet dhe akuzat ndaj Kryepeshkopit Anastas nga faqezinjte, kane bere qe shqiptaret orthodhokse si brenda e jashte Shqiperise te ngrejne zerin e tyre e te vrasin heshtjen 20 vjecare.

    Kryepeshkopi nuk ka nevoje vetem per "mbrojtjen tone mediatike", por ka nevoje edhe per lutjet tona per te. Ndryshe nga te pafete, ne orthodhokset i varim shpresat tek Perendia. Dhe Perendia asnjehere nuk na ka braktisur, perkundrazi, na ka bekuar si asnje komunitet tjere fetar ne Shqiperia. Prania e Kryepeshkopit Anastas ne Shqiperi ne keto 20 vjet ishte bekimi me i madh i Perendise per komunitetin tone dhe Kishen tone. Kisha jone do te jete ketu edhe kur ne te mos jemi me ne kete bote, per t'iu mesuar brezave dhe per te ushqyer shpirtrat e tyre, ashtu sic na mesoi e ushqeu edhe ne sot.

    Lavdi ty o Zot qe nuk i braktis asnjehere sherbetoret e ty por i mbron ata nga i ligu!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2013
    Postime
    17

    Pėr: Intelektualet korēare ne mbrojtje te Orthodhoksise dhe Kryepiskopit Anastas

    Pershendetje. DOja te beja nje pyetje te thjeshte, ju lutem mos ma merrni per keq.
    A mendohet qe ne te ardhmen e afert Anastasi te kete nje zevendesues Shqipetar? Pra qe ne Kishen Orthodhokse Autoqefale Shqipetare te kete nje Kryepiskop Shqipetar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Citim Postuar mė parė nga Margarit Lexo Postimin

    Ne momentin kur ky fron te jete vakant sipas regullave dhe kanoneve te kishes ortodokse do te zgjidhet pasardhes i cili do te dale nga sinodi(keshilli i larte) i shenjte i kishes ku bejne pjese 4 shqiptare,1 arvanitas dhe 2 greke.Se kush do te jete pasardhesi e vendosin peshkopet me anen e votes se tyre.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Intelektualet korēare ne mbrojtje te Orthodhoksise dhe Kryepiskopit Anastas

    Citim Postuar mė parė nga Margarit Lexo Postimin
    Pershendetje. DOja te beja nje pyetje te thjeshte, ju lutem mos ma merrni per keq.
    A mendohet qe ne te ardhmen e afert Anastasi te kete nje zevendesues Shqipetar? Pra qe ne Kishen Orthodhokse Autoqefale Shqipetare te kete nje Kryepiskop Shqipetar.
    Titulli "Kryepeshkop" eshte nje titull ceremonial nderi qe i behet njerit prej peshkopeve te Sinodit te Shenjte te Kishes qe drejton nje dioqeze te vecante. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise autoritet primar nuk ka "Kryepeshkopin", por ka Sinodin e Shenjte te Kishes qe perbehet nga 9 peshkope: 4 prej tyre jane me origjine shqiptare, 3 jane me origjine greke, 1 eshte arvanitas, dhe 1 eshte sekretar po shqiptar. Cdo vendim qe KOASH merr e merr ne Sinodin e Shenjte dhe cdo peshkop ne Sinod gezon te njejten peshe: secili ka nje vote per cdo ceshtje qe diskutohet e askush nuk mund te dali mbi vendimet e Sinodit te Shenjte. Cfare vendos Sinodi i Shenjte eshte ligj per komunitetin orthodhoks shqiptar, dhe njihet e respektohet nga mbare Kisha Orthodhokse ne bote.

    Kanonet e Kishes Orthodhokse i njohin njerit prej peshkopeve nje nderim te vecante si "Kryepepiskop". Ky eshte "i pari mes te barabarteve" ne rradhet e peshkopeve qe bejne pjese ne Sinod. Ky nderim i vecante i rezervohet Kryepeshkopit ose pasi ky drejton nje dioqeze historike te vendit, ose pasi mund te jete me i madhi ne moshe se gjithe peshkopet e tjere, ose pasi mund te jete me i respektuar nga besimtaret e peshkopet per jeten e tij te shenjte. Peshkopi sherben ne Kishe deri ne vdekje ose deri ne ate moment qe ai eshte ne gjendje fizikisht e shpirterisht qe te permbushi pergjegjesite e tij ndaj Kishes e komunitetit te besimtareve qe ka nen ngarkim. Zgjedhjen e Kryepeshkopit te ri behet ne rradhet e Sinodit te Shenjte nga peshkopet ne kete Sinod. Pasi Sinodi voton e zgjedh nje Kryepeshkop te ri, besimtaret e mbledhur ne Kishe se bashku me klerin duhet ta aprovojne duke brohoritur ne nje ze "aksios" qe do te thote ne shqip "i denje". Pra besimtaret e kleri duhet te miratojne ne nje ze te mbledhur ne Kishe e ne prani te Perendise, qe ata e njohin Kryepeshkopin e ri si te denje.

    Njerezit e pafe kujtojne se kush zgjidhet peshkop apo Kryepeshkop ne KOASH eshte ne doren e tyre: u pelqen te mendojne se duhet te jete ai qe me pelqen mua si person. Kurse njerezit me bese ne Zot e kane te qarte qe kush udheheq Kishen e besimtaret e thjeshte eshte Vullnet i Perendise. Eshte Perendia qe na solli Kryepeshkopin Anastas ne Shqiperi dhe eshte po Zoti qe mendon se kush do te jete ne krye te KOASH kur Kryepeshkopi te kete fjetur ne Zot. Perendia vepron ne Kishe dhe zgjedh ata njerez te cilet do te permbushin Vullnetin e Tij per Shqiperine e popullin shqiptar. Kjo eshte e veshtire te kuptohet nga njerezit besepake apo pa bese fare.

    Pra pergjigjia e pyetjes tende, per Kishen Orthodhokse, vendos Perendia Vete. Prandaj ne besimtaret i lutemi Perendise per Kishen, per gjithe peshkopet e prifterinjte qe sherbejne ne Kishe, pasi nuk duam qe te behet me Kishen vullneti yne i mbrapshte njerezor, duam qe te permbushet Vullneti i Perendise per Kishen e mbare popullin shqiptar.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Intelektualet korēare ne mbrojtje te Orthodhoksise dhe Kryepiskopit Anastas

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise autoritet primar nuk ka "Kryepeshkopin", por ka Sinodin e Shenjte te Kishes qe perbehet nga 9 peshkope: 4 prej tyre jane me origjine shqiptare, 3 jane me origjine greke, 1 eshte arvanitas, dhe 1 eshte sekretar po shqiptar. Cdo vendim qe KOASH merr e merr ne Sinodin e Shenjte dhe cdo peshkop ne Sinod gezon te njejten peshe: secili ka nje vote per cdo ceshtje qe diskutohet e askush nuk mund te dali mbi vendimet e Sinodit te Shenjte. Cfare vendos Sinodi i Shenjte eshte ligj per komunitetin orthodhoks shqiptar, dhe njihet e respektohet nga mbare Kisha Orthodhokse ne bote.

    Zgjedhjen e Kryepeshkopit te ri behet ne rradhet e Sinodit te Shenjte nga peshkopet ne kete Sinod. Pasi Sinodi voton e zgjedh nje Kryepeshkop te ri, besimtaret e mbledhur ne Kishe se bashku me klerin duhet ta aprovojne duke brohoritur ne nje ze "aksios" qe do te thote ne shqip "i denje". Pra besimtaret e kleri duhet te miratojne ne nje ze te mbledhur ne Kishe e ne prani te Perendise, qe ata e njohin Kryepeshkopin e ri si te denje.

    Albo
    Nje saktesim te vogel Albo,sinodi perbehet nga 8 peshkope,4 shqiptare,3 greke(perfshire kryepeshkopin) dhe 1 arvanitas ndersa sekretari(Jani Trebicka)nuk eshte peshkop por eshte prift.
    Ndersa thirja "aksios" gjate fronezimit eshte thjesht nje urim dhe sipas kanoneve te kishes ortodokse nuk ka fuqi vepruese per te ndryshuar vendimin.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Alpha_Virginis
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Vendndodhja
    Freie Hansestadt Hamburg
    Postime
    157

    Pėr: Intelektualet korēare ne mbrojtje te Orthodhoksise dhe Kryepiskopit Anastas

    Eh sikur te ishin te gjithe si korcaret!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2013
    Postime
    17

    Pėr: Intelektualet korēare ne mbrojtje te Orthodhoksise dhe Kryepiskopit Anastas

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Titulli "Kryepeshkop" eshte nje titull ceremonial nderi qe i behet njerit prej peshkopeve te Sinodit te Shenjte te Kishes qe drejton nje dioqeze te vecante. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise autoritet primar nuk ka "Kryepeshkopin", por ka Sinodin e Shenjte te Kishes qe perbehet nga 9 peshkope: 4 prej tyre jane me origjine shqiptare, 3 jane me origjine greke, 1 eshte arvanitas, dhe 1 eshte sekretar po shqiptar. Cdo vendim qe KOASH merr e merr ne Sinodin e Shenjte dhe cdo peshkop ne Sinod gezon te njejten peshe: secili ka nje vote per cdo ceshtje qe diskutohet e askush nuk mund te dali mbi vendimet e Sinodit te Shenjte. Cfare vendos Sinodi i Shenjte eshte ligj per komunitetin orthodhoks shqiptar, dhe njihet e respektohet nga mbare Kisha Orthodhokse ne bote.

    Kanonet e Kishes Orthodhokse i njohin njerit prej peshkopeve nje nderim te vecante si "Kryepepiskop". Ky eshte "i pari mes te barabarteve" ne rradhet e peshkopeve qe bejne pjese ne Sinod. Ky nderim i vecante i rezervohet Kryepeshkopit ose pasi ky drejton nje dioqeze historike te vendit, ose pasi mund te jete me i madhi ne moshe se gjithe peshkopet e tjere, ose pasi mund te jete me i respektuar nga besimtaret e peshkopet per jeten e tij te shenjte. Peshkopi sherben ne Kishe deri ne vdekje ose deri ne ate moment qe ai eshte ne gjendje fizikisht e shpirterisht qe te permbushi pergjegjesite e tij ndaj Kishes e komunitetit te besimtareve qe ka nen ngarkim. Zgjedhjen e Kryepeshkopit te ri behet ne rradhet e Sinodit te Shenjte nga peshkopet ne kete Sinod. Pasi Sinodi voton e zgjedh nje Kryepeshkop te ri, besimtaret e mbledhur ne Kishe se bashku me klerin duhet ta aprovojne duke brohoritur ne nje ze "aksios" qe do te thote ne shqip "i denje". Pra besimtaret e kleri duhet te miratojne ne nje ze te mbledhur ne Kishe e ne prani te Perendise, qe ata e njohin Kryepeshkopin e ri si te denje.

    Njerezit e pafe kujtojne se kush zgjidhet peshkop apo Kryepeshkop ne KOASH eshte ne doren e tyre: u pelqen te mendojne se duhet te jete ai qe me pelqen mua si person. Kurse njerezit me bese ne Zot e kane te qarte qe kush udheheq Kishen e besimtaret e thjeshte eshte Vullnet i Perendise. Eshte Perendia qe na solli Kryepeshkopin Anastas ne Shqiperi dhe eshte po Zoti qe mendon se kush do te jete ne krye te KOASH kur Kryepeshkopi te kete fjetur ne Zot. Perendia vepron ne Kishe dhe zgjedh ata njerez te cilet do te permbushin Vullnetin e Tij per Shqiperine e popullin shqiptar. Kjo eshte e veshtire te kuptohet nga njerezit besepake apo pa bese fare.

    Pra pergjigjia e pyetjes tende, per Kishen Orthodhokse, vendos Perendia Vete. Prandaj ne besimtaret i lutemi Perendise per Kishen, per gjithe peshkopet e prifterinjte qe sherbejne ne Kishe, pasi nuk duam qe te behet me Kishen vullneti yne i mbrapshte njerezor, duam qe te permbushet Vullneti i Perendise per Kishen e mbare popullin shqiptar.

    Albo
    Faleminderit Albo per pergjigjen e qarte. Une e kuptoj shume mire kete qe ti ke thene, por gjithashtu e kuptoj shume mire qe Anastasi eshte ne nje menyre te qarte perfaqesuesi kryesor i Kishes ne lidhje me publikun Shqipetar.
    A nuk do te ishte me interesante qe ne nje te aferme te larget apo te afert ashtu edhe si jane kanonet ne Kishe qe Kryepiskopi te jete vendas me origjine vendase?
    Vullneti i Perendise le te realizohet gjithmone.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Intelektualet korēare ne mbrojtje te Orthodhoksise dhe Kryepiskopit Anastas

    Citim Postuar mė parė nga Margarit Lexo Postimin
    Faleminderit Albo per pergjigjen e qarte. Une e kuptoj shume mire kete qe ti ke thene, por gjithashtu e kuptoj shume mire qe Anastasi eshte ne nje menyre te qarte perfaqesuesi kryesor i Kishes ne lidhje me publikun Shqipetar.
    A nuk do te ishte me interesante qe ne nje te aferme te larget apo te afert ashtu edhe si jane kanonet ne Kishe qe Kryepiskopi te jete vendas me origjine vendase?
    Vullneti i Perendise le te realizohet gjithmone.
    Origjina etnike e Kryepeshkopit eshte e parendesishme per besimtaret orthodhokse. E rendesishme per besimtaret eshte puna dhe jeta qe ai peshkop ben per ti sherbyer Perendise duke u sherbyer besimtareve orthodhokse qe Perendia i ka besuar. Origjina etnike eshte e rendesishme per shqiptaret e pafe apo shqiptaret me besim orthodhoks te fjetur, qe thone "jam orthodhoks" por nuk u ka shkelur ndonjehere kemba ne Kishe. Eshte e rendesishme edhe per shqiptaret e panxene qe vazhdojne te shtrengojne mentalitetin anadollak e komunist karshi te huajve. Njeriu eshte njeri, ikone e Perendise, dhe nuk gjykohet mbi origjinen e tij etnike, por mbi jeten dhe punen qe ben.

    Ne si besimtare orthodhokse mund te bejme vetem nje gje: te lutemi per Kishen dhe te gjithe peshkopet, prifterinjte, dhiaket, psalltesit, korin, keshillat e kishave dhe gjithe besimtaret orthodhokse qe hyjne ne Kishe me frike e besim Perendie. Per ne kjo eshte nje ceshtje besimi. Ne shpresat tona nuk i varim as ne aftesite tona si njerez, e as ne ate qe na dikton bota. Ne shpresat tona i varim tek Zoti yne Krisht. Prandaj i lutemi Atij qe "te behet Vullneti Yt o Zot mbi ne e jo vullneti yne i mbrapshte".

    Dhe ardhja e Fortlumturise se tij Anastas ne Shqiperi ishte Vullnet i Perendise. Te gjithe shqiptaret post-komuniste ishin skeptike per te pasi ose nuk e njihnin ose e paragjykonin se ishte "grek". Sot KOASH eshte me autoqefale dhe e nderuar ne Shqiperi e bote se kurre ne historine e saj 80 vjecare. Per here te pare ne historine e KOASH Sinodi i Shenjte eshte i kompletuar me peshkope ku cdo dioqeze ka bariun e saj shpirteror. Per here te pare ne historine e KOASH kemi nje akademi theologjike qe nxjerr prifterinj e theologe orthodhokse. Pere here te pare ne historine e KOASH kemi nje biblioteke te tere me libra fetare te perkthyer ne gjuhen shqipe. Per here te pare ne historine e KOASH peshkopet e Sinodit te Shenjte nderohen e respektohen nga mbare bota orthodhokse dhe Kisha Orthodhokse si e tere.

    Perse ti shkruaj te gjitha keto? Qe te kuptosh qe Vullneti i Perendise nuk vihet ne dyshim por respektohet. Por qe te shikosh e pranosh Vullnetin e Perendise, me pare duhet te heqesh dore nga vullneti yt njerezor. Sado qe ne mund te na pelqeje te mendojme se "ne e dime se per cfare ka nevoje Kisha", kjo nuk eshte detyrimisht ajo qe Perendia ka ne plan per KOASH dhe popullin tone. Prandaj ne i lutemi Perendise qe te behet Vullneti Yt o Zot mbi ne dhe Kishen Tende. Se kush do te jete Kryepeshkopi i ardhshem i Shqiperise, kete e di vetem Ai lart. Do te jete me origjine shqiptare apo te huaj, pak rendesi ka. E rendesishme eshte qe te permbushet Vullneti i Perendise e te respektohen gjithe kanonet e Kishes Orthodhokse.

    Orthodhokseve nuk u behet vone se cfare mendon "bota" e pafe. Bota gjithmone do te luftoje Kishen dhe besimtaret, pasi sic na mesoi vete Krishti: "...ne nuk i perkasim kesaj bote". Dhe ashtu si bota kryqezoi Zotin tone Krisht, ashtu do te kryqezoje edhe gjithe besimtaret e Krishtit. Detyra jone si besimtare nuk eshte qe te shtangemi e trembemi nga kercenimet e skermitjet e botes, por ti mirepresim ato. Vetem ata qe do te mbajne kryqin e tyre mbi supe, ashtu sic e mbajti Krishti, deri ne frymen e fundit te tyre mbi kete bote, vetem ata do te mund te fitojne kuroren e perjetshme te martirit te besimit.

    Motivet e botes per te sulmuar Kryepeshkopin Anastas nuk jane origjina e tij etnike. Kjo eshte ne vetvete vetem nje juftikim. Motivi i vertete eshte se keta njerez jane te pushtuar nga fryma e se keqes dhe sulmojne Kishen e Kryepeshkopin pasi nuk u vjen aspak mire ringjallja e besimit orthodhoks ne Shqiperi dhe ringritjes nga germadhat e Kishes Orthodhokse. Asnje komunitet tjeter fetar ne vend nuk ka perjetuar kete ngjallje shpirterore si komuniteti orthodhoks, pasi asnje komunitet tjeter ne vend nuk eshte bekuar nga Perendia sic jemi bekuar ne orthodhokset. Muslimanet e romano-katoliket kane disa qindra misionare te huaj, disa qindra miliona me shume se ne orthodhokset qe kane derdhur ne Shqiperi ne keto 20 vjet, por sic do te shprehej ipeshkvi i huaj katolik qe vizitoi Shqiperine per tu njohur me gjendjen e komuniteteve fetare: "nga te gjitha bletet qe punojne ne kosheren shqiptare, vetem ato orthodhokse kane prodhuar mjalte." Dhe keta njerez do te vazhdojne te sulmojne Kishen akoma me keq edhe kur ne krye te saj te jete nje peshkop me origjine shqiptare pasi lufta e tyre nuk eshte me nje njeri te vetem, lufta e tyre eshte me Kishen dhe Orthodhoksine.

    Albo

  10. #10

    Zoti e mbrofte dhe e bekofte kishen e Tij.
    Pyetja ime me teper ka te beje me nje tjeter ceshtje. Megjithate mire ke bere qe ke sjelle keto gjera edhe pse nuk ka asgje te keqe qe i ke sjelle sepse informacioni eshte gjithmone i rendesishem.

    Ceshtja per mua eshte kjo:
    A mundet ndonje vendas te beje punene qe Anastasi po ben ne kishen Orthodhokse?
    Kur them vendas , jam duke thene qe te jete lindur dhe rritur ne Shqiperi.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •