Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    AKZ dhe K.Spahiu rrezik per Kishen Orthodhokse

    Pas intervistes se Kreshnik Spahiut ne Top-Chanel, pervec shume ideve raciste e fashiste, u hodh indirekt, ideja e largimit te Kryepiskopit Anastas nga vendi i tij, nese ky njeri dhe shoket e tij vijne ne pushtet dhe promovimi i nikolla markut ne kete pozicion, duke kryer ne kete menyre nje shkelje kushtetuese dhe nderhyrje te paskrupullt ne komunitetet fetare...
    E hap kete teme per diskutim vetem per ate qe eshte i deklaruar orthodhoks, ku per mendimin tim, KOASH-i duhet te beje menjehere denoncim ne Prokurori per kete person dhe te sinjalizoje qeverine, paralamentin dhe organizmat nderkombetare,..
    Komuniteti orthodhoks eshte i rrezikuar,...
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e I KTHYERI
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Postime
    85
    Unė besoj se Shqipėria nuk ka nevojė pėr Spahinj (gradė ushtarake Osmane), dhe aq mė tepėr njerėz aventurjerė qė duan tė shkatėrrojnė ēdo gjė Orthodhokse. Ata nuk i shqetėson fare se kush ėshtė nė krye tė Kishės Orthodhokse, as se kush do tė jetė, por cili do tė jetė ai qė do tė do ta shkatėrrojė Kishėn dhe tė mbajė ison e kėtyre aventurierėve. Gjithnjė e mė shumė po kuptoj se Niēe ka pasur tė drejtė kur tha se: "Nacionalizmi ėshtė streha e fundit e maskarenjve".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga I KTHYERI : 08-12-2012 mė 08:10

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Jam dakord me ty I KTHYER, por shqetesimi im eshte institucional, dhe ka te beje me reagimin ligjor te KOASH-it,.pra nuk mund te mbetemi vetem ne rrafshin e deklaratave, pasi kercenimi eshte i hapur,..., duhet pra padi ne PROKURORI, pervec, sensibilizimit qeveritar dhe parlamentar dhe deri nderkombetar..., per rrezikun ne te cilen ndodhet KOASH-i, nga fashisto-racistet...
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    LIGJ
    Nr.10 057, datė 22.1.2009

    PĖR RATIFIKIMIN E "MARRĖVESHJES NDĖRMJET KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ DHE KISHĖS ORTODOKSE AUTOQEFALE TĖ SHQIPĖRISĖ PĖR RREGULLIMIN E MARRĖDHĖNIEVE TĖ NDĖRSJELLA"

    Nė mbėshtetje tė neneve 10 pika 5, 78 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

    KUVENDI I
    REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

    VENDOSI:

    Neni 1

    Ratifikohet "Marrėveshja ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė pėr rregullimin e marrėdhėnieve tė ndėrsjella", sipas tekstit qė i bashkėlidhet kėtij ligji.

    Neni 2

    Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

    Shpallur me dekretin nr.6033, datė 29.1.2009 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi

    MARRĖVESHJE
    NDĖRMJET KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ DHE KISHĖS ORTODOKSE AUTOQEFALE TĖ SHQIPĖRISĖ PĖR RREGULLIMIN E MARRĖDHĖNIEVE TĖ NDĖRSJELLA

    Kėshilli i Ministrave i Republikės sė Shqipėrisė dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, bazuar nė parimet e lirisė sė ndėrgjegjes dhe tė besimit fetar, tė sanksionuara e garantuara nė nenet 10 e 24 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, nė marrėveshjet ndėrkombėtare tė ratifikuara me ligj, si dhe nė ligjet e tjera nė fuqi (mė poshtė sipas rastit do tė citohen Kushtetuta, ligjet dhe/ose legjislacioni nė fuqi), lidhin marrėveshjen si mė poshtė (mė poshtė do tė citohet "Marrėveshja").

    KREU I
    DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME

    Neni 1
    Objekti

    Kjo Marrėveshje rregullon ēėshtjet e marrėdhėnieve dhe tė bashkėpunimit midis Shtetit Shqiptar, dhe Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, nė tė mirė tė secilit dhe tė tė gjithėve, mbi bazėn e parimeve kushtetuese qė garantojnė lirinė e shfaqjes dhe tė ushtrimit tė besimit fetar, si dhe tė dėshirės sė pėrbashkėt pėr tė forcuar dhe zhvilluar marrėdhėniet e ndėrsjella.

    Neni 2
    Kuptimi

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė e kupton dhe e shpreh vetveten ashtu siē pėrcaktohet nė nenin 1 tė statutit tė saj.

    Neni 3
    Qėllimi

    Qėllimi i kėsaj Marrėveshjeje ėshtė:
    a) tė garantojė realizimin e tė drejtave tė sanksionuara nga Kushtetuta dhe ligjet nė fuqi nė lidhje me lirinė e ndėrgjegjes dhe tė fesė;
    b) tė njohė e tė garantojė respektimin e tė drejtave tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, tė institucioneve dhe strukturave tė saj, si dhe tė personave juridikė tė themeluar prej tyre, pėr tė zhvilluar lirisht misionin e tyre fetar, edukativ e bamirės;
    c) tė njohė dhe tė garantojė paprekshmėrinė e institucioneve tė kultit, pėr aq sa veprimtaria e tyre nuk vjen nė kundėrshtim me ushtrimin e lirisė sė ndėrgjegjes dhe tė fesė, si dhe me Kushtetutėn e ligjet nė fuqi dhe me kanonet dhe traditėn e shenjtė tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė;
    d) tė garantojė lirinė e individit pėr tė zgjedhur ose ndryshuar fenė, pėr ta shfaqur atė individualisht ose kolektivisht nė institucionet fetare, ose jashtė tyre, nėpėrmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes sė riteve fetare;
    e) tė sigurojė lirinė e individit pėr tė mos ndaluar dhe as detyruar tė bėjė pjesė nė njė bashkėsi fetare, ose tė marrė pjesė nė praktikat, ritet dhe nė strukturat drejtuese tė saj.
    Me anė tė kėsaj Marrėveshjeje, palėt angazhohen nė sigurimin e lirisė sė mendimit, tė ndėrgjegjes dhe tė fesė. Kjo liri nuk mund tė bėhet objekt i kufizimeve tė tjera nga ato qė, tė parashikuara me ligj, pėrbėjnė masat e nevojshme nė njė shoqėri demokratike, pėr sigurimin publik, pėr mbrojtjen e rendit, tė shtetit, tė shėndetit e moralit publik, ose pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe tė lirive tė tė tjerėve.

    Neni 4
    Zbatimi i Marrėveshjes

    1. Kjo Marrėveshje i shtrin efektet mbi tė gjitha organet dhe institucionet shtetėrore qė kanė tė bėjnė me fenė, me Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe me institucionet dhe personat juridikė tė themeluar prej saj.
    2. Individėt ose grupimet e tyre, pėrfitojnė nga tė drejtat e parashikuara nga kjo Marrėveshje, kur marrin pjesė nė Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė ose nė praktikat e saj.

    Neni 5
    Parime tė pėrgjithshme

    1. Shteti respekton Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe njeh si pėrfaqėsues tė saj vetėm personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjtė i kėsaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė nga ēdo person ose grup qė pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulėn e saj.
    2. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė ka tė drejtė tė organizohet dhe tė realizojė misionin e saj nė mėnyrė tė pavarur nga shteti, duke respektuar parimin e laicitetit tė shtetit, Kushtetutėn dhe ligjet nė fuqi dhe kanonet e traditėn e shenjtė tė Kishės Ortodokse. Shteti mbron bashkėjetesėn fetare.

    Neni 6
    Bashkėrendimi me organet shtetėrore

    Nė marrėdhėniet e ndėrsjella me Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, shteti pėrfaqėsohet nga Komiteti Shtetėror pėr Kultet. Kisha bashkėpunon me Komitetin pėr mundėsimin dhe realizimin e njė komun ikimi aktiv me organet dhe institucionet shtetėrore.

    KREU II
    ORGANIZIMI DHE PERSONALITETI JURIDIK I KISHĖS ORTODOKSE AUTOQEFALE TĖ SHQIPĖRISĖ

    Neni 7
    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė dhe personat juridikė

    1. Shteti njeh dhe respekton personalitetin juridik tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe tė gjitha veprimet e deritanishme tė kryera prej saj pėr aq sa ato nuk vijnė nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe legjislacionin.
    2. Themelimi, struktura, organizimi, objekti i veprimtarisė, administrimi, rregullimi dhe mbarimi i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si person juridik, realizohet nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi, me kėtė Marrėveshje dhe me kanonet dhe traditėn e shenjtė tė Kishės Ortodokse.
    3. Shteti i njeh Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė tė drejtėn pėr tė krijuar institucione e struktura me karakter fetar ose jofetar, tė cilat e sigurojnė statusin e personit juridik, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.
    4. Institucionet dhe strukturat e krijuara nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė mund tė ushtrojnė ēdo lloj veprimtarie shoqėrore, arsimore, shėndetėsore e ekonomike, nė pėrputhje me rregullat e saj, si dhe me legjislacionin nė fuqi, qė rregullon ndėrmjet tė tjerave edhe pajisjen me licenca dhe lejet pėrkatėse.
    5. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, me vullnetin e saj tė lirė, mund tė krijojė bashkime fetare, nėpėrmjet bashkimit tė dy ose mė shumė bashkėsive, me qėllim qė tė realizohen synimet e pėrbashkėta. Kėto bashkime, edhe nėse nuk regjistrohen si persona juridikė, njihen nga shteti pas depozitimit tė aktmarrėveshjes pėr krijimin e tyre, nė Komitetin Shtetėror pėr Kultet.
    6. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, si dhe organizatat e tjera qė krijon pėr ushtrimin e veprimtarisė sė saj, nė tė gjitha format e ligjshme tė organizimit tė tyre, janė persona juridikė jofitimprurės.

    Neni 8
    Personaliteti juridik i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė

    1. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, e rinjohur dhe rikonfirmuar nga shteti shqiptar, regjistrohet si e tillė me vendim tė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė dhe i njihen tė gjitha veprimet e mėparshme. Pėr regjistrimin e saj Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė do tė paraqesė dokumentet e mėposhtme:
    a) Kėrkesėn pėr regjistrimin e personit juridik, paraqitur nga pėrfaqėsuesi ligjor i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė (Kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė).
    b) Statutin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė.
    2. Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, brenda 30 ditėve nga data e paraqitjes sė kėrkesės, tė shoqėruar me dokumentet e sipėrpėrmendura, bėn njohjen e personit juridik dhe regjistrimin e tij, nėpėrmjet vendimit pėrkatės.

    Neni 9
    Afati dhe territori i veprimtarisė sė personave juridikė tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė dhe personat juridikė tė krijuar prej saj, mund ta ushtrojnė veprimtarinė e tyre me afat tė pakufizuar, nė njė pjesė ose nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, sipas pėrzgjedhjes sė vetė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė.

    Neni 10
    Parimet e organizimit dhe tė veprimtarisė sė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė

    1. Palėt angazhohen pėr respektimin e parimeve kushtetuese mbi tė cilat ndėrtohet kjo Marrėveshje dhe do tė punojnė sė bashku pėr zbatimin e legjislacionit shqiptar nė fuqi.
    2. Shteti respekton pavarėsinė e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė pėr t'u organizuar e ushtruar veprimtarinė e saj, si dhe pėr tė administruar pasuritė qė zotėron, nė bazė tė parimeve, rregullave, traditave, kanoneve dhe statutit tė saj.
    3. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė respekton interesat kombėtarė dhe bashkėjetesėn e tolerancėn fetare nė Shqipėri.

    Neni 11
    Organizimi i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė

    1. Nė marrėdhėniet me organet, institucionet dhe organizatat e tjera laike e fetare, brenda dhe jashtė vendit, besimtarėt e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė pėrfaqėsohen nga organet, funksionarėt dhe drejtuesit e formuar, tė emėruar a zgjedhur nė pėrputhje me statutin.
    2. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė ka tė drejtė tė formojė organet e saj, tė emėrojė funksionarėt dhe drejtuesit nė mėnyrė tė pavarur, nė pėrputhje me dispozitat e parashikuara nė statutin e saj. Titullari i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė caktohet sipas procedurave dhe kritereve tė parashikuara nė statutin e saj.
    3. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė njofton Komitetin Shtetėror pėr Kultet pėr emėrimin e titullarit tė saj.
    4. Funksionarėve, drejtuesve dhe organeve tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė u garantohet liri e plotė e ushtrimit tė veprimtarisė fetare, organizative e administrative, nė pėrputhje me aktet e Kishės, por aq sa kjo veprimtari nuk vjen si kundėrshtim me rendin kushtetues dhe ligjor.

    Neni 12
    Marrėdhėniet me bashkėsitė e huaja fetare

    1. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė ka tė d rejtė tė krijojė dhe tė mbajė kontakte me bashkėsi fetare tė njė vendi tjetėr ose ndėrkombėtare, tė marrė pjesė nė veprimtaritė e tyre fetare e bamirėse, pėr aq sa kėto kontakte nuk bien ndesh me rendin e brendshėm kushtetues.
    2. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė ka tė drejtė tė pėrfitojė mbėshtetje financiare dhe/ose materiale nga entitete dhe/ose individė tė huaj, pėr aq sa kjo mbėshtetje nuk bie ndesh me kėtė Marrėveshje dhe me legjislacionin nė fuqi.

    KREU III
    STATUSI JURIDIK DHE FINANCIAR

    Neni 13
    Mbėshtetja financiare ose materiale shtetėrore

    1. Shteti shqiptar mund t'i japė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, apo subjekteve juridike tė themeluara prej saj, mbėshtetje financiare ose materiale.
    2. Modalitetet dhe kriteret pėr sigurimin e kėsaj mbėshtetjeje financiare duhet tė pėrcaktohen nė njė ligj specifik pėr mbėshtetje financiare nga Buxheti i Shtetit pėr kultet fetare.

    Neni 14
    Regjistrimi nė organet tatimore

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, si dhe personat e saj juridikė duhet tė regjistrohen nė organet tatimore, sikurse ēdo person juridik jofitimprurės, nė pėrputhje me legjislacionin pėrkatės.

    Neni 15
    Statusi juridik dhe fiskal

    1. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė njeh dhe respekton kuadrin ligjor nė Republikėn e Shqipėrisė nė fushėn financiare, duke ruajtur tėrėsisht pavarėsinė nė administrimin e buxhetit tė saj financiar, tė krijuar qoftė nga burime tė brendshme edhe nga ato tė jashtme, nė formė dhuratash nga kisha dhe organizma ndėrkombėtarė simotra.
    2. Pėrjashtohen nga tė gjitha llojet e taksave:
    a) Subvencionet financiare tė ēfarėdo lloji dhe ēdo e ardhur tjetėr e ligjshme, si edhe donacionet materiale tė destinuara pėr tė realizuar misionin e vet, kur kėto tė ardhura apo donacione nuk pėrdoren pėr pėrfitime nga organizatorėt.
    b) Ndėrtimi i objekteve tė reja, ndėrtesat nė pronėsi apo nė pėrdorim tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, ose tė personave juridikė tė themeluar prej saj tė regjistruara pranė organeve kompetente shtetėrore, nė rastet kur ato pėrdoren pa qėllim fitimi pėr ushtrimin e besimit, drejtimin dhe administrimin kishtar, veprimtarinė baritore, humanitare e bamirėse, formimin e klerikėve, mėsimin e teologjisė dhe shkencave tė tjera kishtare, si dhe tė personelit fetar dhe laik nė shėrbim tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė.
    c) Taksa e trashėgimisė ose e kalimit tė pasurisė nė procesin e regjistrimit tė pasurive tė luajtshme dhe tė paluajtshme, tė cilat i dhurohen Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė ose kur ato kalojnė mes entiteteve tė vetė Kishės.
    3. Personat juridikė tė themeluar nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, por qė nuk e kanė zotėsinė juridike ose nuk janė regjistruar si organizata jofitimprurėse pėrpara ratifikimit tė kėsaj Marrėveshjeje, gėzojnė tė drejtėn qė tė regjistrohen nė Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, sipas nenit 8 tė kėsaj Marrėveshjeje, brenda dy vjetėve nga dita e hyrjes sė saj nė fuqi.
    4. Pėrjashtohen nga detyrimi i derdhjes sė kontributeve pėr sigurim shoqėror dhe shėndetėsor personeli fetar dhe laik nė shėrbim tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, me kombėsi tė huaj, me banim tė rregullt nė Shqipėri, tė cilėt nuk pėrfitojnė asnjė tė ardhur apo shpėrblim pėr kryerjen e veprimtarisė sė tyre dhe qė i kanė derdhur kėto kontribute nė vendet e origjinės.
    5. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, pėr personelin klerik dhe laik tė saj, si kategori profesionale krejt tė veēanta, ka tė drejtė shkallėzimin e diferencuar pėr nivelin e pagės, pėr efekt kontributesh tė sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore dhe tatimi mbi tė ardhurat e personit.
    6. Pėr veprimtaritė me karakter institucional, si: ushtrimi i kultit, drejtimi dhe administrimi kishtar, veprimtaria baritore, humanitare dhe bamirėse, formimi i klerit, mėsimi i teologjisė dhe i shkencave fetare, kisha dhe personat juridikė tė themeluar prej saj nuk janė tė detyruar tė mbajnė regjistėr kontabėl dhe t'u nėnshtrohen standardeve administrative tė parashikuara nė aktet ligjore dhe nėnligjore nė fuqi pėr kėtė ēėshtje. Si pasojė, pėr tė tilla veprimtari ato nuk e kanė detyrim qė tė paraqesin bilancin kontabėl vjetor tek organet kompetente shtetėrore dhe as ta depozitojnė atė pranė organizmave shtetėrorė tė caktuar nga legjislacioni nė fuqi.

    KREU IV
    BASHKĖPUNIMI NĖ TĖ MIRĖ TĖ SHTETASVE

    Neni 16
    Festat fetare

    1. Ditėt e festave fetare qė do tė jenė ditė pushimi, vendosen me ligj. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė mund tė propozojė festa fetare qė, sipas mendimit tė saj, mund tė shpallen ditė pushimi.
    2. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, nė pėrputhje me nevojat fetare tė besimtarėve, ka tė drejtė tė pėrcaktojė edhe festa tė tjera, veē atyre qė do tė trajtohen me ligj si festa zyrtare, tė cilat nuk janė tė detyrueshme pėr sektorin shtetėror publik dhe privat.

    Neni 17
    Institucionet edukative dhe arsimore tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė

    1. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipė risė ka tė drejtė, nė pėrputhje me kriteret e parashikuara nga legjislacioni nė fuqi, tė ngrejė dhe tė administrojė institucionet edukative dhe arsimore tė tė gjitha niveleve.
    2. Shteti dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė angazhohen tė garantojnė tė drejtėn e individėve pėr t'u arsimuar, pa asnjė dallim, duke respektuar tė drejtėn e prindėrve pėr tė siguruar edukimin e fėmijėve nė pėrputhje me bindjet e tyre.
    3. Shteti e njeh vlefshmėrinė e dokumenteve tė lėshuara nga institucionet arsimore fetare, sipas kritereve tė caktuara nga legjislacioni nė fuqi pėr arsimin.
    4. Shteti dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė hartojnė kurrikulat pėrkatėse pėr shkollat fetare jopublike, si dhe bėjnė vlerėsimin dhe certifikojnė personelin pedagogjik. Pėr realizimin e tyre ngarkohet Ministria e Arsimit dhe e Shkencės.
    5. Gjatė procesit mėsimdhėnės, shteti dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė angazhohen qė arsimimi i fėmijėve tė bazohet mbi tė drejtat e njeriut dhe parimet demokratike, tė drejtohet nė pėrgatitjen e fėmijėve pėr njė jetė tė pėrgjegjshme nė njė shoqėri tė lirė, nė frymėn e mirėkuptimit, paqes, tolerancės, barazisė gjinore dhe vėllazėrisė midis njerėzve, grupeve etnike, kombėtare dhe fetare ose personave me origjinė tjetėr, duke iu kundėrvėnė racizmit e fanatizmit.

    Neni 18
    Kryerja e veprimtarive sociale

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė ka tė drejtė tė ushtrojė veprimtari sociale me karakter ekonomik, edukativ e shėndetėsor. Kjo e drejtė pėrfshin edhe krijimin e mjediseve sociale tė pėrshtatshme, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.

    Neni 19
    Organizatat bamirėse

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė mund tė themelojė organizata bamirėse, duke respektuar rregullat e pėrgjithshme dhe legjislacionin nė fuqi.

    Neni 20
    Liria e shprehjes dhe e drejta pėr informim

    1. Shteti dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė njohin dhe pranojnė mjetet e informimit publik, si njė element tė rėndėsishėm pėr mbrojtjen e lirisė sė shprehjes dhe tė ndėrgjegjes.
    2. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė ka tė drejtė tė shprehė dhe tė pėrhapė lirisht bindjet e saj, nėpėrmjet ēfarėdo forme ligjore tė njohur, ose qė do tė njihet nė tė ardhmen.
    3. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė ka tė drejtė tė themelojė struktura tė komunikimit publik, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi. Nė ēdo rast, pėrmbajtja qė jepet pėrmes mjeteve tė komunikimit masiv nuk duhet tė pėrshkohet nga ide qė cenojnė rendin kushtetues, tolerancėn fetare, ose qė diskriminojnė bashkėsitė fetare dhe nxisin grindje ndėrfetare.
    4. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė ka tė drejtė tė shprehet nėpėrmjet mjeteve tė komunikimit dhe informimit publik.
    5. Komiteti Shtetėror pėr Kultet bashkėpunon me Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė pėr nevoja studimore e informuese.

    Neni 21
    Objektet e kultit

    1. Ndėrtesat dhe objektet qė shėrbejnė pėr kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen tė shenjta nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė. Ndėrhyrja e autoriteteve shtetėrore nė to ėshtė e ndaluar, me pėrjashtim tė rasteve tė flagrancės, kur njė gjė e tillė kėrkohet nė zbatim tė njė urdhri tė prokurorisė, tė njė vendimi gjyqėsor ose titulli ekzekutiv, ose nė rast tė kanosjes sė njė rreziku tė afėrm.
    2. Paprekshmėria e hapėsirės publike garantohet nga shteti. Shteti mbron objektet dhe vendet e caktuara fetare, nė pėrputhje me ligjin.
    3. Pėr nevojat e saj dhe nė pėrputhje me procedurat ligjore, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė mund tė ndėrtojė objekte tė reja kulti.

    KREU V
    ĒĖSHTJET E PRONĖSISĖ

    Neni 22
    E drejta e pronės

    1. Shteti i njeh Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė tė drejtėn e pronės mbi sende tė luajtshme dhe tė paluajtshme.
    2. Shteti do t'i kthejė dhe kompensojė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė tė gjitha pronat, me pėrparėsi objektet e kultit tashmė tė njohura nga tė gjithė, tė cilat kanė qenė pėr shekuj qendra shpirtėrore dhe kulturore tė komunitetit ortodoks dhe pėrbėjnė historinė e kėtij komuniteti, si objektet e kultit, manastiret e shenjta, pasuritė, arkivat e saj, tė konfiskuara nga regjimi komunist, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.
    3. Nė rastet kur objektet e kultit (kishat dhe manastiret) e komunitetit ortodoks nuk gjenden tė regjistruara nė zyrat e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, pronėsinė do ta vėrtetojė (provojė) nėpėrmjet dokumenteve tė Arkivit Qendror tė Shtetit.

    Neni 23
    Mbrojtja e trashėgimisė kulturore fetare

    1. Objektet e kultit qė kanė statusin e monumentit tė kulturės t'i kthehen nė pronėsi Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe do tė mbrohen e trajtohen nga ligji pėr trashėgiminė kulturore.
    2. Shteti mund tė marrė nė pėrdorim njė objekt tė kultit vetėm pėr nevoja e interesa madhorė dhe vetėm pasi tė ketė marrė paraprakisht pėlqimin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė.
    3. Kėshilli i Ministrave, duke u bazuar edhe nė mendimin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, bashkėrendon pėrpjekjet nė tė ardhmen pėr tė evidentuar, vlerėsuar e mbrojtur pasuritė kulturore, si dhe godinat e kultit tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, tė cilat bartin vlera tė kulturės kombėtare, materiale e shpirtėrore.

    KREU VI
    DISPOZITA KALIMTARE DHE PĖRFUNDIMTARE

    Neni 24
    Zgjidhja e mosmarrėveshjeve

    1. Interpretimi dhe zbatimi i kėsaj Marrėveshjeje, si dhe zgjidhja e ēėshtjeve tė diskutueshme, bėhen mbi bazėn e mirėkuptimit midis palėve.
    2. Ndryshimet e kėsaj Marrėveshjeje mund tė bėhen me mirėkuptim e marrėveshje midis palėve.

    Neni 25
    Dispozita e fundit

    1. Shteti i njeh Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė tė drejtėn qė tė lidhin marrėveshje tė veēanta pėr zbatimin e dispozitave tė kėsaj Marrėveshjeje.
    2. Kjo Marrėveshje shėrben si akt bazė pėr nėnshkrimin e marrėveshjeve tė veēanta me Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, qė ratifikohen nė Kuvend.
    3. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė mund tė tėrhiqet nga kjo Marrėveshje me anė tė denoncimit tė marrėveshjes sė ratifikuar nė Kuvend.

    PĖR KĖSHILLIN E MINISTRAVE PĖR KISHĖN ORTODOKSE AUTOQEFALE
    MINISTRI I TURIZMIT, KULTURĖS, RINISĖ TĖ SHQIPĖRISĖ
    E SPORTEVE FATLUMTURIA E TIJ,
    Ylli Pango KRYEPESHKOPI I TIRANĖS, DURRĖSIT
    DHE GJITHĖ SHQIPĖRISĖ
    Prof.Dr.Anastasi
    Qe te realizohet deshira e z. Spahiu, duhet me pare te cfuqizoje kete marreveshje te ratifikuar ne Kuvendin e Shqiperise, marreveshje kjo ne perputhje me Kushtetuten e Shqiperise..., dhe duhet te vendose Spahiu se cili do te vihet ne krye te KOASH-it,...as fashistet nuk e benin kete....
    Evropa deri tani nuk eshte marre me kete njeri, teper te rrezikshem per demokracine,...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 08-12-2012 mė 13:04
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280
    Vertet nuk kemi nje arab ne krye te KMSH po kemi qindra turq e arabe qe bredhin neper Shqiperi qe punojne per KMSH,vertet nuk kemi nje italian ne krye te kishes katolike por te gjithe peshkopet e tjere te kishes katolike ne Shkoder,ne Lezhe,ecc dhe dhjetera prifterinj jane italiane dhe ju ankoheni per kishen orthodokse qe gjithsej ne te tere administraten nuk ka me shume se 10 shtetas greke qe kane ardhur te ndihmojne kishen si misionare.I gjithe ky debat se gjoja kisha eshte greke bazohet mbi nje "legjende urbane" qe eshte krijuar nga persona qe s'kane interesin me te vogel per kishen dhe nisen nga fakti se kryepeshkopi eshte grek,sikur ta kete fajin kryepeshkopi qe rregjimi komunist i vrau gjithe peshkopet dhe e shkaterroi kishen....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e I KTHYERI
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Postime
    85
    Citim Postuar mė parė nga Korca 123 Lexo Postimin
    Vertet nuk kemi nje arab ne krye te KMSH po kemi qindra turq e arabe qe bredhin neper Shqiperi qe punojne per KMSH,vertet nuk kemi nje italian ne krye te kishes katolike por te gjithe peshkopet e tjere te kishes katolike ne Shkoder,ne Lezhe,ecc dhe dhjetera prifterinj jane italiane dhe ju ankoheni per kishen orthodokse qe gjithsej ne te tere administraten nuk ka me shume se 10 shtetas greke qe kane ardhur te ndihmojne kishen si misionare.I gjithe ky debat se gjoja kisha eshte greke bazohet mbi nje "legjende urbane" qe eshte krijuar nga persona qe s'kane interesin me te vogel per kishen dhe nisen nga fakti se kryepeshkopi eshte grek,sikur ta kete fajin kryepeshkopi qe rregjimi komunist i vrau gjithe peshkopet dhe e shkaterroi kishen....
    Jo mor djalė ke thėnė shumė 10 persona, janė shumė mė pak. Por ata nuk i shqetėson as Greqia dhe as kush ėshtė nė krye tė Kishės Orthodhokse, por "baba", je i ri nė kėtė forum tė paktėn nga numri i postimeve, por po tė shohėsh tė gjithė ata qė u digjet mender xhani pėr shqipėri, janė ata qė ju digjet mė shumė xhani pėr "babėn", dhe Idrizėt dhe Spahinjtė atė flamur qė kanė marrė, jo se e duan sepse edhe ata e dinė se ai ėshtė "Flamuri i kaurit me sorrėn e zezė", kėta janė mender patriotėt qė do tė gjesh mė sė shumti nė kėtė forum.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172
    Citim Postuar mė parė nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    Nga dola armik une? Pse mendoj ndryshe nga ty?

    Eshte grek me fe Ortodokse.
    Per ne orthodhokset dhe sipas kanone te Kishes pasaporta jone ne Kishe eshte dokumenti i pagezimit si orthodhoks te tjerat nuk na hyjne shume ne pune. "Ju jeni komb i zgjedhur prifteri shenjtetie" i quan te krishteret apostull Pavli vetem kaq eshte mjaft. Nje prift orthodhoks eshte prift i cdo orthodhoksi ne bote dhe cdo orthodhoks i botes ka pjese tek ai, aq me shume kur flasim per episkopet.
    lerini orthodhokset ta zgjedhin vete kreun e tyre juve as ju bie radha tiu pyesim per shtepine tone. Shikoni varjanti se mos duhet shqiperuar edhe ezani.

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    SHBA dhe BE u prononcuan se fundi duke i rikujtuar shqiptareve se jane kunder nacionalizmit dhe cdo lloj ndryshimi kufish e shqiperi etnike,...keshtu qe jane te deshtuara te gjitha levizjet extremiste, si AKZ, PDIU, etj..., nuk kane shans te kene sukses...
    Falenderojme edhe nje here SHBA dhe BE per qendrimin e tyre kunder cdo nacionalizmi e rracizmi...
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Ja se cfare kane deklaruar sot akz:
    “Pėr dy dekada me radhė, lideri uzurpator i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė punoi pėr interesat e Greqisė, duke vazhduar me besnikėri rrugėn e Kozma Etolianit, i cili mė shumė se 100 vjet mė parė i kushtoi jetėn e vet helenizimit tė Epirit, hapjes sė shkollave dhe kishave greke nė territore tė mbushura historikisht me shqiptarė. Si pėr ironi tė fatit ardhja e kėtij njeriu nė krye tė Kishės sonė u bė nė kundėrshtim tė hapur me interesat e Shqipėrisė e tė besimtarėve ortodokse shqiptare. U veprua haptas nė kundėrshtim me statuset e hartuara nė Kongresin e Beratit tė vitit 1922 si dhe nė Kongresin e Korēės tė vitit 1929. Si pėr ēudi, u harrua vendimi i Patriarkanės sė Stambollit i marrė nė vitin 1936 ku shprehimisht thuhet se "Cdo komb ka tė drejtė tė ketė kishėn e tij tė pavarur dhe Kryepeshkopin e racės sė vet". Ka ardhur koha qe ti themi Anastas Janullatosit "largohu nga Shqipėria me paqe".- deklaroi Uruci.

    Sekretariati i Aleancės Kuq e Zi dorėzoi zyrtarisht rreth mesditės kėrkesėn pėr kėtė ēėshtje pranė zyrės sė Presidentit Nishani.
    Sic shihet ka nje akuze pa fakte ndaj Kryepiskopit Anastas dhe me kryesorja ka hedhur balte mi Shenjtin e Kishes sone Kozma Etolianin,.....per mendimin tim KOASH-i duhet te ngreje menjehere akuze penale ndaj akz-se, per shkelje te tolerances fetare dhe nderyrje ne punet e brendshme te KOASH-it.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Ky eshte nen-forumi i komunitetit orthodhoks, e askush pervec besimtareve orthodhokse nuk mund te shkruaje. Ky eshte rregull ne forum ne te gjitha forumet fetare keshtu qe respektojeni.

    Spahiu dhe loja qe ai po ben nuk eshte nje loje qe kercenon vetem komunitetin orthodhoks, ajo loje eshte nje loje qe ne shenjester ka gjithe rendin kushtetues ne Shqiperi, Kosove dhe shkaterrimin e imazhit te Shqiperise e shqiptareve ne Ballkan e ne bote. Kjo eshte loje e sponsorizuar nga Turqia, qe ka per qellim te mbaje larg Shqiperine, Kosoven e shqiptaret e Ballkanit nga integrimi i tyre evropian, kur keta jane sot me afer se kurre pranimit si vende me te drejta te plota ne Evrope. Integrimi i Shqiperise e Kosoves ne Evrope, nuk eshte vetem nje arritje historike e shqiptareve qe zene vendin e tyre dinjitoz ne familjen evropiane, por eshte edhe nje divorc i hapur nga kultura e ndikimi turk mes shqiptareve: Turqia do te ngelet si zogu i korbit jashte Evropes dhe me nje ndikim ne renie mes shqiptareve ne Ballkan.

    Objektivi tjeter i interesave turke mes shqiptareve eshte goditja e perqendruar e shtetit am shqiptar. Progresi i jashtezakonshem qe shteti am i shqiptareve ne Ballkan ka bere, ka rritur imazhin e shtetit am ne syte e shqiptareve ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi. Kete Turqia e sheh si "konkurrence" pasi e kam thene heret ne kete forum, qe objektivi i Turqise eshte biresimi i Kosoves dhe ndalja me cdo kusht e integrimit te Kosoves me shtetin am. Kosova duhet te ngelet koloni osmane e jo koloni evropiane, e ca me keq te eci ne hapat e shtetit am ne keto 100 vjet, qe ka ndertuar nje identitet komplet te divorcuar nga influenca e kultura osmane. Dhe Turqit sponsorizojne levizje si ajo e Spahiut, qe eshte nje pinjoll me origjine osmane mes shqiptareve, per te destabilizuar shtetet shqiptare si ne Prishtine edhe ne Tirane. Kur degjoni Spahiun te flasi per "referendum per bashkim", ai nuk eshte duke punuar per bashkimin e shqiptareve, ai eshte duke punuar per prishjen e rendit kushtetues si ne Shqiperi edhe ne Kosove, kushtetutat e te cilave nuk lejojne referendume per terresine territoriale te vendit. Kur degjon Spahijte e Idrizat per "shtetesi shqiptare gjithe shqiptareve", ata nenkuptojne shkaterrimin e sistemit politik e zgjedhor si ne Kosove edhe ne Shqiperi, edhe ne Maqedoni edhe ne Mal te Zi, ku shqiptaret kane perfaqesuesit e tyre politike. Kur degjon Spahiun e Idrizin qe te sulmojne me gurre familjet e ushtareve te rene greke ne Kelcyre qe vine per te kujtuar te afermit e tyre, apo sulmet ndaj minoritetit maqedonas ne Liqenas, apo shantazhi e kercenimi per minoritetet e vendit e komunitetet fetare te vendit ne lidhje me censusin, qellimi i tyre eshte shkaterrimi i harmonise fetare dhe etnike te shoqerise shqiptare dhe futja e frymes se sektarizmit etnik dhe fetar. Kur shikon Spahijte e Idrizat qe te pushtojne ekranet e mediave te paguara me lira turke si Top Channel, qellimi i tyre eshte sektarizimi i votes se shqiptareve: ti shtyjne shqiptaret te bejne ate qe nuk e kane ndonjehere deri me sot, te votojne per nje parti politike apo kandidat vetem te prirur nga motivet e urrejtjes etnike apo fetare.

    Turpi ne situaten e krijuar i ngelet ne dere shtetit shqiptar. Ne nje shtet demokratik ku institucionet demokratike jane te forta, SHISH do te kish zbuluar skemen e financimit te ketyre njerezve te shitur mes shqiptareve, policia do te kish bere arrestimet kur dikush shkel rendin kushtetues te vendit, dhe Spahiu nuk do ta gjente veten ne podiume e ekrane televizionesh, do ta gejnte veten pas hekurave te bankes se te akuzuarve ne gjyq per prishje te rendit kushtues te vendit dhe per tradheti kombetare. Te perfaqesosh interesat e vendeve fqinje ne politiken shqiptare, ka vetem nje emer: Tradheti Kombetare. Fakti qe kjo nuk ka ndodhur, bile nuk eshte denoncuar as nga klasa politike e vendit, eshte nje turp per ta qe ka per ti kushtuar shume rende vendit.

    KOASH nga ana e saj nuk duhet ti lere keto akuza te bien ne toke. Ajo duhet te japi shembullin e saj duke iu drejtuar gjykatave te vendit per te mbrojtur te drejtat e saja ligjore te sanksionuara ne ligj. Nese burrat e shtetit te vendit dhe ata deputetet ne Kuvend nuk kane kurajon qytetare ta bejne kete gje, KOASH duhet te japi shembullin e saj duke iu drejtuar gjykatave te vendit. Keta tellalle te paguar duhet te pergjigjen para ligjit per shkeljet e tyre, pasi po nuk e bene kete gje, keta nuk kane per te rreshtur, deri sa Shqiperise e shqiptareve t'i kete dale tymi.

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •