Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 83
  1. #61
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Une nuk besoj qe gazeta panorama, agjencia Balkanweb dhe Tv Ora news jane mediat e partise. Po ju sjell nje shkrim nga ora news.tv :


    Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë të hartuar nga euro deputeti Nikolaos Chountis. Rezoluta përshëndet reformat e mundësuara nga marrëveshjes politike të vitit 2011, por kërkohet edhe miratimi i tre kushteve të përcaktuara nga Komisioni.

    Rezoluta thekson për sfidat e shumta me të cilat përballet Shqipëria veçanërisht në fushën e Shtetit të së Drejtës, si dhe rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

    Votimi vjen pas debatit në Parlament ku komisioneri për zgjerim në BE, Stefan Fyle tha se vendi ka bërë progres në realizimin e disa reformave, por sipas tij BE do më shumë shumë përpjekje nga Shqipëria.

    “Vendi duhet të vijojë progresin në rrugën e BE-së. Kushtet e nevojshme janë ende aty prandaj duhet që si qeveria dhe opozita që të fokusohen mbi procesin e integrimit europian. Jo të gjithë liderët politikë në Shqipëri vendosën integrimin në krye të axhendës së tyre. Komisioni rekomandoi statusin, por kërkoi përmbushjen e tre kushteve duke nënvizuar se ato janë të qartë në atë që kërkojnë.Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 përbën një element thelbësor për perspektivën e integrimit europian të Shqipërisë – tha komisioneri fyle.

    Rezolutës i është shtuar edhe një amendament që kërkon rëndësinë e ruajtjes nga vendi të politikës konstruktive në rajon. E kërkuar nga eurodeputetët grek, theksohet se liderët shqiptarë të mos bëjnë mesazhe që provokojnë marëdhëniet fqinjësore.

    “Jo të gjithë liderët politikë në Shqipëri vendosën integrimin në krye të axhendës së tyre. Komisioni rekomandoi statusin, por kërkoi përmbushjen e tre kushteve duke nënvizuar se ato janë të qartë në atë që kërkojnë”- tha Fyle.

    Ndërsa sipas Eduard Kukan një test për Shqiperinë janë edhe zgjedhjet e ardhshme. Eurodeputetët i bëjnë thirrje të gjitha forcave politike të zhvillojnë fushatë dhe zgjedhje të lira e të ndershme dhe të punojnë së bashku për të përmirësuar klimën politike në vend.

    Por në PE nuk u lanë pa u diskutuar as deklaratat nacionaliste. Eurodeputeti Nikolaos Chountis vuri theksin tek deklaratat e fundit nacionaliste, duke kërkuar shmangien e tyre.

    “Shqipëria të punojë për shtet ligjor, të luftojë korrupsionin. Deklaratat nacionaliste duhen shmangur. Deklaratat e Berishës kërcënojnë klimën e mire. PE të ketë një qëndrim të forte ndaj deklaratave nacionaliste” u shpreh Chountis.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    ja linku origjinal i Progres Raportit te Keshillit Europian.

    http://www.consilium.europa.eu/uedoc...aff/134234.pdf

    shqiperia ne faqen 12
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Problemi i antaresimit te Shqiperise ne BE eshte se politika shqiptare, duke mos patur integritet, edhe kete ceshtje me interes te jashtezakonshem kombetar e ka politizuar. Berisha e shikon anetaresimin e Shqiperise ne BE si nje mjet per te bere fushate ne zgjedhjet e ardhshme si nje "arritje me shume te qeverise", kurse opozita nga ana e saj eshte kunder antaresimit te vendit ne BE pasi nuk duan qe Berisha te fitoje pike ne syte e opinionit publik ne zgjedhjet e ardhshme, por edhe sepse nje Shqiperi anetare ne BE do te thote "ustallaret" socialiste nuk e kthejne dot me vendin ne Kolumbi Evropiane, sic bene ne 8 vjetet qe ishin ne pushtet. Nje gje eshte e sigurt, qe pavaresisht nga interesat politike, vetem Berisha e LSI jane te vetmet forca politike vertete te interesuar per integrimin e vendit ne BE sa me pare.

    Eshte dicka pozitive qe BE refuzoi hapjen e drites jeshile per ne BE ne kete moment. Zgjedhjet parlamentare jane vetem 6 muaj larg dhe vendi po kalon ne nje fushate elektorale. Kjo do te beje te mundur qe fushata te fokusohet ne problemet e jetes se vendit dhe programet e premtimet e paleve. Gjithashtu, ky qendrim i BE do te beje qe zgjedhjet e ardhshme do te jene akoma edhe me historike per nga rendesia, ku BE ku do te monitoroje cdo hap te procesit qe nga fillimi e deri ne fund. Ky do te jete testi i politikes shqiptare dhe i inteligjences se elektoratit shqiptar. Politikanet do te gjykohen per procesin e zgjedhjeve dhe qendrimet qe do te mbajne para, gjate dhe pas zgjedhjeve. Shqiptaret e thjeshte do te vleresohen nga evropianet per pjesemarrjen e tyre ne kete proces dhe per verdiktin e votes se tyre: do te votojne per ato segmente te politikes shqiptare qe jane te interesuar dhe perkushtuar per te antaresuar Shqiperine ne BE, apo per ato segmente qe duan ta shohin Shqiperine Kolumbi Evropiane.

    Ne zgjedhjet e ardhshme nuk do te jete vetem politika ne test, do te jene edhe qytetaret e atij vendi qe do te flasin me voten e tyre te lire.

    Albo

  4. #64
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Merkel fik shpresat e vendeve aspirante në BE

    14 Dhjetor 2012 - 09:21 | LAJME

    Merkel fik shpresat e vendeve aspirante në BE: S'është koha për anëtarë të rinj
    : SGJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka shuar shpresat e vendeve aspirantë në BE. Në një fjalim pranë Bundestagut gjerman, në kuadër të Samitit të dhjetorit të BE-së, Merkel ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje për të pranuar anëtare të reja në një të ardhme të afër, përveç Kroacisë.

    “Bashkimi Evropian në këtë moment nuk do të sjellë vendime për fillimin e negociatave paraqasëse me vende tjera. Sipas mendimit tonë, për këtë akoma nuk është koha”, ka deklaruar kancelarja gjermane.

    Kancelarja gjermane ka paralajmëruar vendet aspirante të bëjnë kujdes, pasi do të verifikohet nëse kandidatët plotësojnë standardet për anëtarësim në BE, duke e vënë theksin sidomos në planin ekonomik dhe rreth çështjeve të konkurrencës.
    (e.m/BalkanWeb)

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950

    KE, konkluzionet për Shqipërinë

    KE, konkluzionet për Shqipërinë
    13/12/2012


    Për herë të parë Këshilli i lexoi Parlamentit Europian përfundimet e vendeve anëtare përpara votimit të rezolutës për Shqipërinë në seancë plenare. Pas përsëritjes së konkluzioneve, Presidenca qipriote u ndal gjatë tek testi i zgjedhjeve.

    "Ne të gjithë e dimë se shpesh zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë të kontestuara. Zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve në qershor të vitit të ardhshëm do të jetë thelbësor për të dëshmuar angazhimin e të gjitha partive politike shqiptare ndaj reformës zgjedhore. Ky përbën një test thelbësor për mirëfunksionimin e insitucioneve demokratike të vendit", tha ministrja e Jashtme e Qipros, Erato Kozakou- Marcoullis.

    Debati i eurodeputetëve u mbizotërua nga thirrjet për dialog politik, çështja e
    Zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve në qershor të vitit të ardhshëm do të jetë thelbësor për të dëshmuar angazhimin e të gjitha partive politike shqiptare ndaj reformës zgjedhore


    Erato Kozakou- Marcoullis
    Ministrja e Jashtme e Qipros


    "Kur zoti Berisha shkoi në Vlorë për të festuar 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar siç ishte krijuar në atë kohë, ai përmendi pesë vende ku jetojnë minoritete shqiptare. Më pas ai u përpoq ta ndryshojë atë deklaratë dhe mendoj se përpjekjet e tij i përkeqësuan edhe më keq gjërat", tha eurodeputetja greke Marietta Giannakou.

    "Parlamenti Europian dhe institucionet europiane duhet të mbajnë qëndrim kundër deklaratave të tilla nacionaliste dhe irredentise, në mënyrë që të promovojnë mardhëniet e mira mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje", tha Nikolaos Chountis, raportues për Shqipërinë në PE.

    "Zgjedhjet janë një shans i madh për të treguar se sa fort janë të rrënjosura vlerat demokratike tek politikanët dhe mekanizmat në vend", u shpreh Eduard Kukan.

    "Pa bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës progresi i deritanishëm s’do të ishte i mundur. Prandaj dëshiroj t’i bëj thirrje miqve shqiptare, si në qeveri dhe në opozitë që të vijojnë në këtë rrugë, pasi pa bashkëpunim nuk do të ketë progres të mëtejshëm në çështjet e përmendura nga presidenca dhe Komisioneri", tha eurodeputeti çek Libor Rouçek.

    Debati i mbrëmjes në seancë plenare për Shqipërinë përfundoi brenda 30 minutash. Rezoluta e Parlamentit Europian e cila i bënte thirrje Këshillit të BEsë t'i jepte Shqipërisë statusin kandidat nëse plotësoheshin kushtet, u votua dy dite pas konkluzioneve të vendeve anëtare


    Cornelissen: Shqipëria, viktimë e politikës

    Eurodeputetja holandeze Marije Cornelissen fajeson dhe kritikon ashper klasen politike shqiptare, e cila ka nisur qe tani fushaten elektorale dhe ka lënë mënjanë nevojat e vendit dhe axhenden europiane.

    Edhe kjo politikane kritikon levizjen e Berishës me deklaratën për dhënenin e pasaportave të gjithë shqiptarëve.

    "Kur flitet për Shqipërinë, një prej shqetësimeve tona më të mëdha është gjithnjë klima politike, mungesa e vullnetit mes partive të ndryshme kryesore për të bashkëpunuar. Kjo u duk sikur u përmirësua gjatë vitit të fundit dhe se Parlamenti për pak kohë sikur punoi në rregull, por sot unë nuk jam kaq e sigurtë. Në nëntor, tre ndryshimet e kërkuara të legjislacionit dështuan të kalonin në Parlament për shkak të një lufte politike krejtësisht pa lidhje. Përse? Kryeministri Berisha njoftoi se të gjithë personat me etni shqiptare mund të marrin pasaportën shqiptare, krejtësisht i ndërgjegjshëm se çfarë do të shkaktonte kjo në rajon. Ai është politikan prej një kohë tepër të gjatë për të mos e ditur një gjë të tillë, atëherë përse? Edhe takimi i delegacionit tonë parlamentar që ishtë planifikuar për javën që vjen u anulua në momentin e fundit. Unë e kam gati valixhen dhe mezi po prisja dialogun konstruktiv dhe bashkëpunues me koalicionin qeveritar dhe opozitën. Por qartësisht ata nuk duan. Përse ? Dhe të gjitha këto, përpara një takimi shumë të rëndësishëm të Këshillit, përbënë në thelb një përpjekje të koordinuar për të shkatërruar të gjitha shanset e Shqipërisë për statusin kandidat. Pse dreqin? Mua më duket se fushata për zgjedhjet e ardhshme ka nisur që tani, kaq shpejt, duke mos respektuar nevojat e vendit dhe axhendën europiane. Unë vetë do të doja t’i jepja popullit shqiptar statusin kandidat, por kam frikë se politikanët e zgjedhur prej tyre humbën sërish në betejat e brendshme për pushtet, dhe se kjo nuk do të jetë e mundur deri sa ata ta zgjidhin këtë prioritet. Prandaj ju lutem, zoti Berisha, zoti Rama, në interesin e popullit tuaj. Ju lutem !" tha Cornelissen.

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  6. #66
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Qyfyre po te isha gazetar do udhetoja drejt ne brukset te merrja dokumentin dhe do vija te shpia te ta dorezoja. Por nuk jam gazetar , por kemi internet dhe shiko anej nga ballkanweb e lexo ca fjale se mbase informohesh pak me shume dhe mund te ndihmoje te kuptosh situaten.
    Kur eshte origjinali, cfare te duhet balkanweb e gjith te tjerat. Vazhdo informohu me balkanweb, hap dhe ndonje zp a rd se aty i shpjegojne me mire akoma dhe e kupton tamam situaten.

  7. #67
    Citim Postuar më parë nga Kryqi i Paqes Lexo Postimin
    Nese Shqiperia nuk vetpastrohet nga strofkullat e extremisteve qe po ia nxijne faqen ne boten perendimore, EU do te gjeje njeqind arsye per ta lene ne boten e trete, as nuk behet fjale per BE, fare fare.
    Paqe!
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Per çfare ekstremizmi e ke fjalen?
    Dy Drinso per cfare tjeter vecse atij qe na eshte bere si gangrene ne Kosove, Maqedoni e ne Shqiperi akoma, duke ndermarre sulme "Allah-ekberiste" ndaj amerikaneve dhe duke helmuar fukarenjte me idera vehabiste lindore. BE nuk t'i harrojne keto.
    Paqe!
    Paqe!

  8. #68
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga Tipiku Lexo Postimin
    KE, konkluzionet për Shqipërinë
    13/12/2012


    Për herë të parë Këshilli i lexoi Parlamentit Europian përfundimet e vendeve anëtare përpara votimit të rezolutës për Shqipërinë në seancë plenare. Pas përsëritjes së konkluzioneve, Presidenca qipriote u ndal gjatë tek testi i zgjedhjeve.

    "Ne të gjithë e dimë se shpesh zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë të kontestuara. Zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve në qershor të vitit të ardhshëm do të jetë thelbësor për të dëshmuar angazhimin e të gjitha partive politike shqiptare ndaj reformës zgjedhore. Ky përbën një test thelbësor për mirëfunksionimin e insitucioneve demokratike të vendit", tha ministrja e Jashtme e Qipros, Erato Kozakou- Marcoullis.

    Debati i eurodeputetëve u mbizotërua nga thirrjet për dialog politik, çështja e
    Zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve në qershor të vitit të ardhshëm do të jetë thelbësor për të dëshmuar angazhimin e të gjitha partive politike shqiptare ndaj reformës zgjedhore


    Erato Kozakou- Marcoullis
    Ministrja e Jashtme e Qipros


    "Kur zoti Berisha shkoi në Vlorë për të festuar 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar siç ishte krijuar në atë kohë, ai përmendi pesë vende ku jetojnë minoritete shqiptare. Më pas ai u përpoq ta ndryshojë atë deklaratë dhe mendoj se përpjekjet e tij i përkeqësuan edhe më keq gjërat", tha eurodeputetja greke Marietta Giannakou.

    "Parlamenti Europian dhe institucionet europiane duhet të mbajnë qëndrim kundër deklaratave të tilla nacionaliste dhe irredentise, në mënyrë që të promovojnë mardhëniet e mira mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje", tha Nikolaos Chountis, raportues për Shqipërinë në PE.

    "Zgjedhjet janë një shans i madh për të treguar se sa fort janë të rrënjosura vlerat demokratike tek politikanët dhe mekanizmat në vend", u shpreh Eduard Kukan.

    "Pa bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës progresi i deritanishëm s’do të ishte i mundur. Prandaj dëshiroj t’i bëj thirrje miqve shqiptare, si në qeveri dhe në opozitë që të vijojnë në këtë rrugë, pasi pa bashkëpunim nuk do të ketë progres të mëtejshëm në çështjet e përmendura nga presidenca dhe Komisioneri", tha eurodeputeti çek Libor Rouçek.

    Debati i mbrëmjes në seancë plenare për Shqipërinë përfundoi brenda 30 minutash. Rezoluta e Parlamentit Europian e cila i bënte thirrje Këshillit të BEsë t'i jepte Shqipërisë statusin kandidat nëse plotësoheshin kushtet, u votua dy dite pas konkluzioneve të vendeve anëtare


    Cornelissen: Shqipëria, viktimë e politikës

    Eurodeputetja holandeze Marije Cornelissen fajeson dhe kritikon ashper klasen politike shqiptare, e cila ka nisur qe tani fushaten elektorale dhe ka lënë mënjanë nevojat e vendit dhe axhenden europiane.

    Edhe kjo politikane kritikon levizjen e Berishës me deklaratën për dhënenin e pasaportave të gjithë shqiptarëve.

    "Kur flitet për Shqipërinë, një prej shqetësimeve tona më të mëdha është gjithnjë klima politike, mungesa e vullnetit mes partive të ndryshme kryesore për të bashkëpunuar. Kjo u duk sikur u përmirësua gjatë vitit të fundit dhe se Parlamenti për pak kohë sikur punoi në rregull, por sot unë nuk jam kaq e sigurtë. Në nëntor, tre ndryshimet e kërkuara të legjislacionit dështuan të kalonin në Parlament për shkak të një lufte politike krejtësisht pa lidhje. Përse? Kryeministri Berisha njoftoi se të gjithë personat me etni shqiptare mund të marrin pasaportën shqiptare, krejtësisht i ndërgjegjshëm se çfarë do të shkaktonte kjo në rajon. Ai është politikan prej një kohë tepër të gjatë për të mos e ditur një gjë të tillë, atëherë përse? Edhe takimi i delegacionit tonë parlamentar që ishtë planifikuar për javën që vjen u anulua në momentin e fundit. Unë e kam gati valixhen dhe mezi po prisja dialogun konstruktiv dhe bashkëpunues me koalicionin qeveritar dhe opozitën. Por qartësisht ata nuk duan. Përse ? Dhe të gjitha këto, përpara një takimi shumë të rëndësishëm të Këshillit, përbënë në thelb një përpjekje të koordinuar për të shkatërruar të gjitha shanset e Shqipërisë për statusin kandidat. Pse dreqin? Mua më duket se fushata për zgjedhjet e ardhshme ka nisur që tani, kaq shpejt, duke mos respektuar nevojat e vendit dhe axhendën europiane. Unë vetë do të doja t’i jepja popullit shqiptar statusin kandidat, por kam frikë se politikanët e zgjedhur prej tyre humbën sërish në betejat e brendshme për pushtet, dhe se kjo nuk do të jetë e mundur deri sa ata ta zgjidhin këtë prioritet. Prandaj ju lutem, zoti Berisha, zoti Rama, në interesin e popullit tuaj. Ju lutem !" tha Cornelissen.
    Sipas llogjikes te ketyre shkrimeve te mesiper qe sjell llogjika e Tipikut jane vetem 8 kushtet papritur u shtu dhe kushti i 9 i zgjedhjeve , 3 kushtet e famshme nuk ekizstojne fare. Hahaha Prandaj nuk ecen Shqiperiia per shkak te militanteve qe u lepihen partise.

    Tipiku se ti je dhe i zgjuar, pse opozita nuk votoi 3 ligjet ?

    Qyfyre une nuk lexoj gazetat partiak por ato qe jane me te ekuilibruarat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 14-12-2012 më 17:16
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  9. #69
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    veprimi me i mire i opozites shqiptar mos votimi i integrimit te shqiperise..po te votonte kete integrim edi rama do i jepte nje gure ne dore sali berishes per ta perdore gjate fushates elektorale te 23 qershorit..tani me mos votimin e integrimit edi rama i ka dhene sali berishes nje shkop thane aq te forte sa ka per te thy koken opozites ne zgjedhjet e qershorit..salia eshte mjeshter ne perdorimin e ketij shkopi..ai me gur do ja thyente koken rames e jo me me shkop..uji po shkon ne mullirin e berishes..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    sa te jete partia socialiste ne duart e organizates sorros, shqiperia do ngelet e izoluar. hebrejte e sorros nuk e duan shqiperine te perparoje. cdo shqiptar duhet ti pervishet punes se nga evropa nuk vjen gje.

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •