Pikerisht vetem ti e di nikun tat
Duke filluar nga data 6 Dhjetor ne te gjitha oraret ne Kinema
Millennium
Rezervoni ne 22 53 654 dhe 22 53 655 Sinopsi;
Dy vėllezėr SAIMIRI dhe VINI , pėrpiqen tė integrohen ne nje vend
te huaj sejcili nė mėnyrėn e tij, duke ndjekur dy mėnyra tė
ndryshme jetese, pa kthim mbrapa... Me
Marvin Tafaj, Guljem Kotori, Isabella kogevina, Xhevdet Jashari,
Eglantina Cenomeri, Laert Vasili, Adonis Kafetzopulos. Filmi ka skena te forta dhune dhe erotike. Nuk keshillohet per
moshat nen 16 vjec dhe per ata qe nuk durojne dot emocionet e
forta. ERAFILM me financimin e QKK, realizoi se fundmi filmin me
metrazh te gjate AGON me skenar dhe regji te Robert BUDINES
dhe producent Sabina KODRA.Pas premieres boterore ne garen
zyrtare te regjisoreve te rinj nga data 6 dhjetor do te jete ne
Kinema Millennium. Filmi AGON u xhirua ne Shqiperi dhe ne
Selanik te Greqise, me nje perzjerje aktoresh greke e shqiptare dhe me nje trupe te perzjere tekinke shqptaro-greko-rumune. Filmi
AGON eshte nje bashkeprodhim i ERAFILM SHQIPERI, INKAS
FILM GREQI, ELEFANT FILM RUMANI, ARIZONA FILM
FRANCE me mbeshetjen financiare te Qendres Kombetare
Kinematografike Shqiptare, Greke dhe Rumune, te Eurimages dhe
me bashke financues SEE, CHAINSAW EUROPE ROMANIA, NOVA, N-ORASIS GREQI. Producente Sabina KODRA,
Bashkperoducente Dan BURLAC, Lilette BOTASSI, Guillame De
SEILLE. Trupa: Autor, skenarist, regjisor Robert BUDINA.
Dop Marius PANDURU fitues I Palmes se Arte ne Kane me 2006
me 12.08 East of Bucharest te Korneliu Polomboiu.
Kostumet Ermir GRAMO, kostumiere e filmave Falja e Gjakut dhe
Amnistia qe te dy pjesmarres ne Festivalin e Berlinit me 2011 qe
morren cmime te rendesishme, i pari fitoi Ariun e Argjendte per skenarin me te mire dhe i dyti filmi me i mire ne Forum.
Skenografia Bianca NIKOLAREIZI , skenografe e nje filmi grek i
cili ka fituar OSKARIN disa vite me pare.
Montazhier Eugen KELEMEN i shpallur si montazhieri me i mire i
vitit ne garen e cmimeve Gobo per Kinemane Rumune.
Kompozitor Aldo SHLLAKUi cili zhvillon aktivitetin e tij si Kompozitor dhe Producent ne Los Angeles USA, disa nga filmat
muziken e te cilaave e ka kompozuar Aldo kane marre pjese ne
Festivalet prestigjoze te Berlinit, San Sebastianit . Cast:
Saimir- Marvin TAFAJ ish aktor ne Teatrin Aleksander Moisiu ne
Durres. Ka luajtur ne shume premiera te ketij Teatri.
Vini-Guljem Kotori i perzgjedhur nga nje kast i gjere prej 5000
kanditaturash, me deshiren per te qene aktor, ai ka luajtir ne nje
trupe teatrale amatore dhe ne disa filma te shkurter, me pare ai ishte kamarier ne nje lokal te Tiranes dhe sot eshte student ne
Universitetin Europian te Tiranes.
Isabella KOGEVINA aktore greke e mirenjohur ne disa filma dhe
telefilma ne stacione te ndryshme Greke.
Keno- Xhevdet JASHARI aktor i mirenjohur shqiptar nga
Maqedonia i cili ka marre pjese ne disa filma Maqedonas qe kane fituar cmime te ndryshme nderkombetare ne Festivalet e Kanes
dhe Venecias.
Majlinda-Eglantina CENOMERI aktore dhe regjisore qe ka mbaruar
para disa vitesh degen regjisure ne Akademine e Arteve dhe ka
marre pjese si aktore ne disa filma me metrazh te shkruter
shqiptare dhe me me metrazh te gjate te huaj. Beni-Laert VASILI nje aktor i mirenjohur shqiptar qe punon ne
Athine ne disa teatro te ketij qyteti dhe ka qene pjese e disa
filmave te suksesshem greke, si dhe ne filmin “Pengu” i cili ishte
garues ne Festivalin e Berlinit disa vite me pare.
Nikos-Antonis KAFETZOPULOS, mund te thuhet pa frike se eshte
aktori me i njohur dhe me i suksesshem ne Greqi, fitues vjet i Festivalit te San Sebastianit dhe parvjet i atij te Lokarnos.
Xhaxhai- Nikolla Llambro, nje aktor shqiptar qe punon prej vitesh
ne Greqi dhe ne karriren e tij atje ka njohur mjaft suksese.
Tetoja-Hajrie Rondo aktorja e mirenjohur shqiptare protagoniste
thuajse ne cdo prodhim shqiptar.
Pjesmarres te tjere ne film ne role me te vogla jane edhe aktore Ergys CEKREZI, Suela BAKO e Marsias LILA, Androniki
MERTIRI e cila jeton dhe aktron ne GREQI si dhe Blendi PETRITI
e Islam VEHAPAJ te cilet nuk jane aktore por jane perzgjedhur
nga nje kast i gjere qe eshte bere nga rruga per disa role te djemve
te rruges.
E gjete nr e rezervimit apo fillove ta lexoje tu duk e gjate dhe shkove diku tjeter?
Krijoni Kontakt