Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 91
  1. #81

    Mrkic: ‘PO’, unë takova minoritetin serb në Shqipëri

    TIRANË-Në vizitën zyrtare në Tiranë, gjatë konferencës për shyp me homologun shqiptar, Edmond Panariti, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivan Mrkiç pohoi se ka takuar minoritetin serb në Shqipëri.

    Pyetjes, ‘A ka minoritet serb në Shqipëri?’, Mrkic theksoi se lajmi është i saktë.
    “Lajmi është i saktë. Unë e kam njoftuar që më përpara ministrin Panariti se, ne kemi bërë takime me përfaqësuesit e disa shoqatave, sepse këtu në Shqipëri jeton një pjesë, një minoritet serb, ato ndihen qytetarë të Shqipërisë dhe ata janë besnikë të atdheut të vet. Ata mundohen që të ruajnë trashëgiminë dhe gjithçka që i lidh me shtetin amë. Ne do të bëjmë gjithçka dhe do të japim ndihmë që ata të ndihen sipas konventave që janë miratuar në Këshillin e Europës dhe në OKB”.
    Revolution 1848

  2. #82

    Berisha-Mrkiç: Shqipëria dhe Serbia nisin kapitull të ri marrëdhëniesh

    TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot në takim Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivan Mirkië. Ministri Mirkiç u shpreh se në këtë vizitë ai sillte mesazhin e ndjenjave miqësore të qeverisë së re serbe për popullin shqiptar. Ministri theksoi se vërtet ekzistojnë diferenca në marrëdhëniet dypalëshe, por këto marrëdhënie në të ardhmen duhet të bazohen në qëllimet e mira të përbashkëta, pavarësisht diferencave.

    “Dy kombet kanë jetuar pranë njëri–tjetrit ndër shekuj dhe do të ishte në interesin më të mirë të marrëdhënieve dypalëshe që raportet bilaterale të bazohen në pjesën më të mirë të marrëdhënieve shumë shekullore”, tha ai

    Ndërsa kryeministri Berisha e siguroi ministrin se qeveria shqiptare ka dhënë gjithmonë mesazhin e qartë të bashkëpunimit dypalësh. Kreu i qeverisë u shpreh se qeveria shqiptare është e interesuar për një kapitull të ri marrëdhëniesh pozitive mes dy vendeve dhe se një zhvillim i tillë është edhe në interes të rajonit dhe të qëllimit të përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian.



    “Dallimet mes të dy vendeve nuk duhet të behën pengesa për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe se pavarësisht të shkuarës, e ardhmja e këtyre marrëdhënieve duhet të jetë ajo e miqësisë dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok si në edukim, kulturë, turizëm, ekonomi etj”, tha ai.

    Në këtë kuadër kryeministri vlerësoi se përmirësimi i lidhjeve infrastrukturore lehtëson shkëmbimet ekonomike, tregtare, kulturore etj. Kështu, ndërtimi i autostradës Nish – Merdarë dhe i një hekurudhe që lidh portet e Shqipërisë me Evropën Qendrore do të krijojnë hapësirat të mëdha bashkëpunimi në të ardhmen.

    Të dy bashkëbiseduesit shprehën nevojën për të rikapur shanset e humbura në të shkuarën dhe se në këtë kuadër është me rëndësi zhvillimi i takimeve në kuadrin e një komiteti ndërqeveritar, i cili do të identifikojë fushat me interes dypalësh.

    ma.ar/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Serbia kërkon rinumërimin e serbëve në Shqipëri


    Serbia i kërkon qeverisë dhe ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti që të rinumërojë dhe të japë numrin e saktë të minoritetit serb në Shqipëri.

    Lajmi,bëhet i ditur nga burime të brendshme të Ministrisë së Jashtme, kurse kërkesa e Serbisë është bërë gjatë takimit me dyer të mbyllura që kanë zhvilluar dy ministrat e jashtëm, Panariti dhe Mërkiq.

    Gjatë bisedës së dy kryediplomatëve, Mërkiq i ka shprehur Panaritit pakënaqësinë e qeverisë serbe sa i përket censusit të fundit të zhvilluar në Shqipëri, që nxjerr minoritetin serb në Shqipëri me 0.002 %, ose 258 banorë.

    http://www.botasot.info/shqiperia/19...e-ne-shqiperi/


  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Ka te drejte Ministri Mrkic ! Me gjenetike mundet te jene 258 , por me ideologji jane shume ! Ja po t'i vesh vetem Krieministrin behen menjehere 259 ! Prandaj degjojeni me vemendje Ministrin serb ..... dhe do te ishte ne te mire te vete popullit tone te dinte numrin e sakte te ketyre serbeve ..... Kot nuk "fiton" Berisha ....dicka ka ketu ....!
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 25-10-2012 më 19:44

  5. #85
    Minoritet grek, serbe, lesh, presh...vk eshte bo!

  6. #86
    Perjashtuar Maska e Sulmues
    Anëtarësuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    37
    shum mire te gjejme minoritetet serbe ne shqiperi gjynof tju nigjohet edhe atyre zeri zonat minoritare vk

  7. #87
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Çfarë donte Mrkić në Tiranë? Përse t’u bëjmë kozmetikë serbëve?

    Artur Zheji


    Përse e donin presidenti Tomislav Nikolić dhe kryeministri Ivica Daćić këtë kontakt dhe këtë vizitë ‘historike’ në Tiranën zyrtare? Mbas takimit të nivelit të lartë në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daćič, duket se diplomacia serbe ka filluar një fushatë për të fituar qytetarinë si një Qeveri me kredibilitet rajonal. Negociatat që u hapën zyrtarisht me Kosovën duan që pala serbe të mos jetë ‘vulnerabël’ nga e kaluara tejet problematike dhe tejet e përgjakur. Vizita në Tiranë ka trajtën e një legjitimiteti dhe pranueshmërie, të cilën Beogradi do ta kuotojë në Bruksel si një akt të një Fryme të Re ballkanike, promotore e së cilës do të vetëshpaloset kjo Administratë.

    Qeveria e re serbe, miloševićiane dhe šešejliane nga origjina dhe brumosja, ka shumë nevojë, po ashtu si beduini në shkretëtirë ka nevojë për ujë, për një riparim kozmetik të imazhit të vet.

    Dhe të kthehet si pëllumb, aty ku para do kohësh ishte si gjahtar dhe si Engjëll i Vdekjes.

    Duhet pra, ne shqiptarët të pudrosim fytyrën luftarake dhe nacionaliste të kësaj Qeverie, duke parë nga e ardhmja, duke ndenjur me shpinë nga e kaluara, ashtu si kërkoi zoti Mrkić?

    Pa asnjë Kusht? Kusht Historik dhe Kusht Ekonomik dëmshpërblimesh të detyrueshme për shkretëtirën dhe kasaphanën që mbollën në Kosovë dhe në Kufirin zyrtar shqiptar?

    Ministri ynë i Jashtëm, Panariti, nuk shqiptoi dot asnjë germë në lidhje me shkakun që dy vendet, Shqipëria dhe Serbia, janë kaq afër dhe kaq larg, prej kaq kohe. Por ky nuk është as faji dhe as përgjegjësia e ministrit Panariti.

    Kjo është përgjegjësia e një klime ku ‘Kombëtarja’ dhe Interesi Kombëtar, është tashmë thjesht një koncept muzeal që shpluhuroset me raste të rralla ceremoniale.

    Hapja e një Parukerie të re në Tiranë, ku pudrosim, heqim vetullat apo fshijmë zbokthin ‘Shqiptar – shfarosës’ të së kaluarës së këtij stafi politik beogradas, nuk besoj se ka ndonjë ngut apo ndonjë interes, për ne shqiptarët.

    Aq më tepër kur kjo administratë serbe, ashtu si edhe ajo më e moderuara paraardhëse, asnjëherë dhe në asnjë rast nuk ka shfaqur pendesë, si dhe nuk kanë kërkuar falje për krimet e tmerrshme të kryera në Kosovë. Le të kujtojmë me këtë rast dhe me simpati, tolerancën Zero, që Shteti i Izraelit mban ende sot ndaj Holokaustit dhe shkaktarëve të tyre.

    Ishte rasti që kozmetikën e Tiranës vizitori serb, sëpaku, ta paguante me një djersitje të lehtë diplomatike.

    Por ministri ynë i Jashtëm, dhembshurisht modest, u përkujdes të mos e vinte në pozitë të vështirë. Duke folur për Preshevën, ai u shmang mjeshtërisht, në kujtimin e hidhur për Mrkić, të qëndrimit zyrtar të Shtetit Shqiptar, ndaj krimeve gjenocidale në Kosovë, bombardimin e Kukësit nga Ushtria Federale Jugosllave dhe qindra akte të tjera aspak miqësore që kanë ndodhur ndërmjet të dy vendeve. Ka patur një luftë të padeklaruar dhe kemi një traktat paqeje të pashkruar midis dy Shteteve. Kemi ngërce të të Drejtës Ndërkombëtare të pazbardhura. Kemi lulëzim të teorive konspiracioniste në të dy Vendet tona, të cilat e influencojnë jo pak opinionin publik të të dy Shteteve. Kemi varre te fresëkta me tokë edhe të patharë mirë.

    Dhe jo shekuj më parë, por vetëm diç më shumë se dhjetë vjet të shkuar.

    Por përsëri mund të themi se nuk është faji i Panaritit, që Panteoni i Sensibiliteteve Kombëtare, ndoshta do të kthehet në një Panair Parukerie dhe Pudrosjeje të Pakuptimtë.

    Urime zoti Mrkić. Vizita juaj ishte një sukses për Beogradin. Por, jo për Tiranën.(mapo.al)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    shqiperia kerkon te mar statusin ndaj po zbaton urdherat e bruxelit dhe washingtonit. ata e cliruan kosoven. si shqiperia, ashtu dhe serbia po i hiqen rusise nga ndikimi i saj 100 vjecar. nuk eshte e lehte dipllomacia.

  9. #89
    Artur Zheji vazdhon te jet me PD-en apo sa te jet ne pushtet dhe pastaj shohim ! Hipokriti

    p.s

    Makiazhojani fytyren Serbise para rinise shqiptare, se naten nuk ka hall as derman pa e hequr makiazhin
    Revolution 1848

  10. #90
    Vetëm pak ditë pasi u fol për hapjen e një kapitulli të ri të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, me vizitën e ministrit të Jashtë serb në Tiranë, Ivan Mrkic, vjen një provokim nga Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic.

    Gjatë vizitës së tij në Maqedoni, ku do të takohet me liderë të lartë të këtij shteti, presidenti serb pritet të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 100-vjetorit të Betejës së Kumanovës dhe do të vendosë lule për nder të heronjve të rënë, transmeton Telegraf.

    Beteja e Kumanovës paraqet fillimin e masakrave ndaj popullit shqiptar dhe spastrimi etnik i territoreve. Kjo betejë është zhvilluar në Luftën e Parë Ballkanike.

    Mediet maqedonase raportojnë se Nikolic do të marrë pjesë në këtë ceremoni me ftesë të autoriteteve të Shkupit. Madje, qeveria e Maqedonisë ka përgatitur ceremoni të posaçme Kjo do të jetë vizita e parë e Nikolicit në Maqedoni që pas marrjes së detyrës si president në shtator të këtij viti.
    Revolution 1848

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •