Katunar ( banore apo te ardhur nga katuni) jemi shumica...
Ti vetem po keqinterpreton, me ose pa qellim, ate cfare thashe dhe dua them une...
Une nuk kam asgje kunder mentalitetit katunar si te tille, debileve, primitiveve, te pakulturuarve etj... por vetem kunder vendosjes se ketyre mentaliteteve ne pozitat me te larta udheheqese te nje vendi dhe kombi. Mendoj se shumica nga ne pergjithesisht do te ishin te pajtimit qe vendi dhe kombi ne kohen tone (moderne) te udhehiqet ne mase te madhe nga njerezit me te afte dhe me te kulturuar te kombit. Nese shumica mendojne se keta qe po udheheqin aktualisht, vecanarisht Thaci, bejne pjese ne eliten intelektuale, kulturore, qytetare... te Kosoves dhe Shqipetarise, atehere , sipas mendimit tim, e ardhmja e Kosoves dhe e kombit ne pergjithesi eshte edhe me e pashprese sesa zakonisht mendohet dhe shpresohet nga shumica prej nesh, te cilet ia dojme te miren vetes dhe vendit tone.
Nuk dua tani te diskutoje se kush i ka fajet per nje zhvillim dhe gjendje te tille, por gjithesesi udheqesit e institucioneve me te larta te shtetit dhe shoqerise duhet te analizohen dhe maten me nje kut tjeter nga masa e qytetareve (apo katunareve) te rendomte.
Kriteret e zakonshme, te cilat do te vlenin ne shtete te zhvilluara dhe vertete te pavarura perendimore, nuk mund te sherbejne si njesi e besueshme matese per Kosoven. Sepse ne Kosove, perpos qe nuk kemi te bejme me shtet te rendomte, pothuajse cdo kund, sic e dime apo se paku dyshojme shumica nga ne, punohet pa pergjegjesi te mjaftueshme dhe me manipulime ne cdo segment dhe aspekt. E vetmja mundesi mbrojtese qe na mbetet, eshte perzgjedhja e njerezve sa me intelektual, te ndergjegjshem, dinjitoz, te kulturuar, te pavarur etj. ne menyre qe te zvogelohet mundesia e keqperdorimit te pozitave ne dem te qytetareve, shoqerise, vendit dhe kombit... Garanci ska per asgje. Sepse edhe njeriu me intelektual dhe me i kulturuar mund te jete keqperdoruesi me i madh i pushtetit...
Krijoni Kontakt