Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 86
  1. #71
    Turqia s'kishte nevoje ta shtynte Amerika besoj. Ti hedhesh bomba tjetrit brenda, normal qe do presesh pergjigje, sidomos kur eshte nje shtet me ushtri te fiqishme si Turqia. Thjesht nuk duhet ta teprojne.

  2. #72
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Eshte nje shprehje e nje prokurori me fame ne Itali, qe ka ngelur si "thenje e mencur" dhe e perdorin masivisht ne te tilla raste

    Per deri sa kriminelet vriten me njeri tjetrin, thjeshtojne punen tone
    Dhe ti po e perdor te njejten?

  3. #73
    Turqi – Siri, a jemi në prag lufte?

    NGA: DRITAN HILA

    Kur në vitin 1999, kryetari i Partisë Komuniste Kurde, Abdullah Oçalan, i papranuar nga gjysma e shteteve europiane për shkak të presioneve turke, kërkonte strehim në Siri, Shefi i Shtabit i ushtrisë turke kërcënoi se “nëse Oçalan, nuk linte urgjentisht territorin sirian, brenda dy ditësh do hante drekë në Damask”. Asadi plak nuk vonoi ta përcillte pa shumë ceremoni mikun e bezdisur, për ta çuar indirekt pas pak kohësh nën kthetrat e shërbimit sekret turk, MIT. Në 2007-ën, aviacioni izraelit bombardoi impiantin bërthamor sirian, duke prishur ëndrrën atomike siriane. Nën shembullin e të atit, Bashar e gëlltiti goditjen pa u ndjerë. Sa më sipër janë shembuj se pavarësisht problemeve të brendshme, udhëheqja politike siriane ka ruajtur maturinë në marrëdhëniet ndërkombëtare në njëzet vitet e fundit, duke treguar njohje të forcave dhe kapaciteteve të veta. Goditja në qershor nga mbrojtja kundërajrore siriane e një avioni patrullues turk, i pretenduar se kishte hyrë në hapësirën siriane, kaloi me një kërkesë faljeje nga autoritetet e Damaskut dhe mbyllje të syrit nga Turqia, e cila testoi nëse NATO e kishte ende virtytin e solidaritetit.

    Ndërkohë, ka ndodhur një ngjarje jo e zakonshme: Nga territori sirian është goditur një fshat turk, duke shkaktuar pesë viktima. Pyetjet që lindin janë të shumta. Përgjigjet duhet të hamendësohen. Është goditje e ardhur nga një komandant sirian në terren, të cilit i janë lodhur nervat? Në qoftë e vërtetë, atëherë do kalohet me kërkesë ndjese nga Damasku zyrtar. Është provokim nga vetë rebelët sirianë për të ndezur luftë ndërshtetërore si ndihmë për të mbaruar konfliktin që nuk i duket fundi? Nëse kjo provohet, rebelët kanë humbur entuziazmin e përkrahjes së një miku të afërt si Turqia. Apo është paralajmërim nga pala siriane, për ndërprerje të përkrahjes ndërkombëtare ndaj rebelëve, e cila kalon nëpër korridoret turke? Nëse ka ndodhur, Asadi realisht ka humbur gjakftohtësinë dhe ka rrezikuar t’i hapë vetes një konflikt që do përfundojë me kokën e tij në tepsi. Por problemi shtrohet edhe më gjerë: A mund të shërbejë ky incident si një rast i artë për ndërhyrje të Perëndimit në Siri? Dhe këtu fillon dhe ndërlikohet zgjidhja. Natyrisht që opinioni evropianoperëndimor është lodhur nga pamjet e masakrave në Siri, ashtu siç dhe nuk është i gatshëm të paguajë kostot e një lufte, të cilën nuk mund ta fitojnë pa amerikanët. Por këta të fundit nuk duket se ia kanë ngenë, ndërkohë që janë në prag zgjedhjesh elektorale dhe duhet të mbajnë nën fre Izraelin, që ka muaj me gishtin në këmbëz për të goditur Iranin. Pa ndihmën amerikane, europianët mbetën në batak me një beduin si Gadafi, deri në momentin që Rasmusen kërkoi haptas ndihmën e Daj Samit me dronë që bombardonin natën. Në Siri, me një ushtri të armatosur relativisht mirë dhe pjesërisht të motivuar për shkak të përkatësisë së njëjtë alavite të radhëve të saj elitë, me atë të Asadit, nuk do jetë e lehtë të fitohet beteja, me NATO-n nga ajri dhe rebelët nga toka.

    Prezenca ruse në portin e Latakias, si dhe e këshilltarëve ushtarakë të Moskës, do të thotë ndihmë në përdorimin e sistemeve kundërajrore moderne, çka bën që një ndërhyrje nga ajri të mos jetë pa kosto. Atëherë kërkohet ndërhyrja e Turqisë. Dhe në këtë rast Ankaraja do t’i bëjë llogaritë mirë. Në ndryshim nga Siria që ka një diplomaci të ndryshkur, shërbime sekrete të metodave antike dhe ushtri tashmë të deklasifikuar si kompetitive për përplasje me homologet e saj, Ankaraja është krejt ndryshe: Diplomaci bashkëkohore, shërbime sekrete eficiente, ushtri të klasit të parë, si dhe ekonomi në lulëzim. Në këto kushte dihej se nga do anonte fitorja. Por problemet do fillonin më pas. Me rënien e Asadit, valët e refugjatëve do vërshonin në territorin turk. Megjithëse me dhunë çnjerëzore, Damasku është ende një interlokutor dhe ka një derë ku diplomacia mund të trokasë. Nëse regjimi bie, vendi kthehet në një konglomerat etnish dhe sektesh fetare, të gjitha në luftë me të gjithë, ku do mbizotërojnë zotërit e luftës, trafiqet e ndryshme, dhe organizatat terroriste do kenë terrenin ideal për lulëzimin e tyre. Për paqtimin e vendit pas Asad, Ankarasë do t’i duhet të impenjojë trupa ushtarake, resurse ekonomike dhe peshë politike, ndërkohë që nuk është beteja e saj, dhe në qoftë e tillë, në kuadër të vlerave njerëzore dhe paqes në rajon, vështirë se ka vullnet ta mbajë e vetme. Ashtu si edhe në rastin e rrëzimit të avionit ushtarak, Davutoglu si ministër i Jashtëm, do testojë dëshirën e NATO-s që të ndërhyjë ushtarakisht, duke qenë i vetëdijshëm se peshën kryesore në rast lufte do ta mbajë Turqia, por duke kërkuar si kompensim që në Sirinë e pasluftës, melodia në Damask të luhet me dirigjentë të zgjedhur nga Turqia. Dhe kjo do jetë minimalja. Nuk është çudi që të kërkojë edhe vendin në BE. Kuptohet, nëse u ka mbetur ende dëshirë pas krizës që po kalon kjo organizatë. Përndryshe, vendi mjaft e ka një palestër ku ushtria turke trajnohet përditë, siç është ajo me kurdët e PKK-së. Nuk i duhet edhe një front tjetër. Vështruar në një kuadër më të gjerë rajonal, revolta siriane, si e fundmja nga ato të Pranverës Arabe, duket se do zgjasë shumë. Ka sjellë lodhje, shkatërrim, dhe siç ndodh kur betejat zgjaten, është kthyer në arena të përplasjes së fanatikëve dhe mënjanimit të idealistëve.

    Mungesa e një programi të kryengritësve, si në Siri, ashtu edhe në gjithë Afrikën e Veriut ku kaloi Pranvera Arabe, ka shkaktuar frikëra në perëndim. Por meqenëse demokracia është proces dhe jo sistem që mund të imponohet me një të rënë të lapsit, ndoshta është mirë që arabët të ndihmohen që ta kuptojnë dhe aplikojnë, qoftë edhe nëse kjo kërkon luftë dhe zgjatje të procesit, por jo t’iu jepen zgjidhje të gatshme. Duke vënë kështu në jetë mësimin që, në vitin 1917 në ‘Buletinin Arab’, jepte Lawrenci i Arabisë, kur shkruante: “Përpiquni mos t’i fusni shumë duart. Është e këshillueshme që arabët t’i bëjnë gjërat mjaftueshmërisht mirë, se sa ta bëni ju perfektshmërisht. Kjo është një luftë që ju duhet t’i ndihmoni, dhe jo ta fitoni për hesap të tyre”.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen në një deklaratë që bëri sot ne Bruksel tha: “I kemi gati të gjitha planet e nevojshme për të mbrojtur dhe ruajtur Turqinë”.

    Këto deklarata Rasmusen i bëri para fillimit të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel dhe u bëri thirrje të dyja vendeve, Turqisë dhe Sirisë, për të ulur tensionin në rajon.

    Pas vdekjes së 5 qytetarëve turq në Akçakale nga predhat e artilerisë siriane që kishin rënë në brendësi të territorit turk sytë ishin kthyer nga NATO.

    Nga Aleanca e Atlantikut të Veriut erdhi një deklaratë në cilësinë e kërcënimit të Sirisë.

    Pyetjes “Bombat që vijnë nga Siria vazhdojnë të bien pothuajse çdo ditë në territorin turk. Si mendoni ju, a nuk ka qenë aq sa duhet i qartë mesazhi i deritanishëm i NATO-s?” Rasmusen iu përgjigj për herë të parë me një ton kaq të lartë.

    “Turqia mund të ketë besim tek solidariteti, mbështetja e NATO-s. Janë gati të gjitha planet për të ruajtur dhe mbrojtur Turqinë nëse do të ketë nevojë” – deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen.

    “Por shpresoj që të mos ketë nevojë për këto plane”, shtoi ai dhe u bëri thirrje palëve të ulin tensionin.

    Lidhur me autorizimin që ka marrë qeveria turke nga parlamenti për të kryer operacione përtej kufirit Rasmusen bëri këtë koment: “Është e drejta e natyrshme e Turqisë që të vetëmbrohet në kuadër të të drejtës ndërkombëtare”.

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063
    Në datën 3 tetor 2012, si pasojë e hedhjes së një predhe nga provinca Tal Abyad e Sirisë në provincën Akçakale të Turqisë, humbën jetën 5 civilë si dhe u plagosën 9 të tjerë. Turqia e përcaktoi këtë gjendje si sulm dhe në kuadër të rregullave lidhur me këtë, dha menjëherë përgjigjen e duhur. Sipas informacioneve që zunë vend në mediat siriane, kundërpërgjigjet e Turqisë goditën objektivat në Idlib. Turqia nuk u mjaftua vetëm me kundërpërgjigje, por njëkohësisht ndërmori edhe iniciativa diplomatike dhe politike. Nga Kombet e Bashkuara, NATO, dhe qendra të tjera ndërkombëtare erdhën deklarata të ashpra që dënonin sulmin e Sirisë.

    Turqia, në kuadër të vetëmbrojtjes që buron nga e drejta ndërkombëtare si dhe për të pasur mundësinë që të kundërpërgjigjet në raste të tilla, hodhi edhe një hap shtesë. Qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, me qëllim që të marrë masa për kundërpërgjigje ndaj ndonjë sulmi të Sirisë në të ardhmen, mori autorizimin nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, që lejon dërgimin e Forcave të Armatosura të Turqisë në vendet e huaja. Ky autorizim, merr një formë më kuptimplotë kur merren në konsideratë edhe rregullat e reja të angazhimit.

    Kriza e Akçakalesë, ishte pika e fundit e tensionit që është përshkallëzuar kohët e fundit ndërmjet Turqisë dhe Sirisë dhe veçanërisht e provokimeve që ka bërë Sirian ndaj këtij vendi. Sepse ashtu siç mund ta mbani mend, Siria në datën 22 qershor rrëzoi një avion turk në ujërat ndërkombëtare duke bërë që dy pilotë të bien në krye të detyrës. Pas kësaj nga Siria është hapur zjarr provokues në kufirin turk.

    Ashtu edhe siç duket, politika e Turqisë në lidhje me Sirinë thellohet dhe zgjerohet. Qëndrimi i Turqisë në lidhje me krizën e Sirisë nga niveli i kërkesave politike, mbështetjes ndaj opozitarëve dhe ndërprerjeve të marrëdhënieve diplomatike, më në fund u rrit aq shumë sa arriti edhe në potencialin e një ndërhyrjeje ushtarake. Kjo ishte reciproke, edhe nga aspekti i forcave të Esadit, gjendja ka shkuar nga rrëzimi i avionit turk, në hapjen zjarr ndaj kufirit turk dhe më në fund deri tek vrasja e civilëve në provincën turke. Posaçërisht, autorizimi për të dërguar Forcat e Armatosura të Turqisë në Siri, ka përforcuar probabilitetin e një ndërhyrjeje të mundshme ushtarake në Siri.

    Partia në pozitë AK dhe një prej partive opozitare, MHP që mbështetët mocionin në kuvend, deklaruan se mocioni në fjalë nuk ka për qëllim luftën por kërkon vetëm që të jetë çkurujauese. Ajo që nënkuptohet nga këto deklarata, vullneti dhe qëllimi i atyre që kanë dhënë mocionin, nuk është lufta. Madje edhe ish-kryetari i Partisë BDP, Ahmet Türk që votoi kundër mocionit, në një deklaratë të dhënë për shtypin tha se mocioni nuk është marrë për luftë. Kurse maxhoranca opozitare CHP pretendoi se mocioni do ta çojë Turqinë drejt luftës.

    Duke lënë mënjanë opinionin politik, mendimi im objektiv dhe akademik është ky: Turqia, ashtu si në fillim me shumë mënyra të ndryshme edhe me këtë lëvizje të fundit të mocionit, i ka dërguar shoqërisë botërore një mesazh. Qëllimi kryesorë i Turqisë, është që të sigurojë që organizatat dhe aktorët ndërkombëtare të veprojnë sëbashku në mënyrë kolektive për të gjetur zgjidhjen e problemit të Sirisë. Turqia, kërkon që shoqëria ndërkombëtare ti bëjë presion regjimit të Esadit që të largohet, të zbatohen embargot e duhura dhe madje po të ishte e nevojshme tl bëhet një ndërhyrje njerëzore e ligjshme. Por kjo politikë e Turqisë, jo vetëm që nuk ka marrë mbështetjen e duhur, por për fat të keq nuk tërhoqi as vëmendjen e duhur të botës. E vërteta është se, veçanërisht vendet perëndimore me fjalë e mbështesin Turqinë, por deri tani nuk kanë bërë asnjë gjë konkrete. Nga ana tjetër, vende si Rusia dhe Kina, vazhduan të zënë vend pranë Esadit.

    Turqia me mocionin e miratuar në Kuvendin e Madh Popullor edhe ka vënë në shesh në mënyrë të prerë seriozitetin në lidhje me Sirinë, por edhe ka sfiduar shoqërinë ndërkombëtare. Ndërkaq kjo sfidë nuk përbën një blof dhe në rast se kushtet acarohen, Turqia ka theksuar se kjo mund të kthehet në realitet. Turqia i është referuar Esadit dhe shoqërisë ndërkombëtare se nëse “gjendja bëhet e padurueshme” atëherë mund të bëjë ndërhyrje ushtarake. Sipas informacioneve të ardhura nga Siria, bombardimet e Turqisë pas sulmit të Akçakalesë nga ana e Forcave të Armatosura të Turqisë dhe humbja e jetëve si dhe deklarata e Ministrit të Jashtëm Ahmet Davutollu se Turqia mund ta mbrojë veten, duhen parë si fakte që tregojnë se Turqia nuk bën blof.

    Por kjo nuk do të thotë që, qeveria është brenda një botëkuptimi që të bëjë operacion ushtarak ndaj Sirisë me që e ka në dorë mocionin. Sepse ashtu siç kanë përcaktuar të gjitha autoritetet e qeverisë, Turqia nuk sheh ngrohtë zgjidhjen e problemit të Sirisë me ndërhyrje ushtarake nga jashtë. Në të njëjtën kohë, edhe në opinionin publik të Turqisë, ka një nivel të lartë kundërshtarësh në lidhje me luftën. Gjithashtu dihet se një ndërhyrje ushtarake ndaj Sirisë do të ishte shumë e kushtueshme për Turqinë, nuk do të ishte e drejtë si dhe do të krijonte destabilitet politik. Ndërkaq opinioni publik turk është i mendimit se Turqinë përpiqen ta shtyjnë drejt luftës dhe një luftë e mundshme me fqinjin do të lumturonte armiqtë e Turqisë.

    Për këtë arsye, pritet që Turqia të mos bie pre e provokimeve, të mos bie në kurth dhe të vazhdojë të veprojë me bonsens. Mund të them se këto opinione që kanë dal në shesh në sondazhet publike të bëra kohët e fundit, gjenden veçanërisht në agjendën e qeverisë. Unë mendoj se duke qenë se sipas anketave, shumica e popullsisë është kundër luftës, as qeveria dhe as një lider nuk mundet të ndërmarrë një rrezik të tillë.

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063
    Në një deklaratë këshilltari politik i Ushtrisë për Sirinë e Lirië, Bessam Dade tha: “Propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu e pranojmë me kusht që të mos jetë i ngjashëm me modelin jemenas”.

    Ish-liderit të rrëzuar të Jemenit, Ali Abdullah Salih i ishte njohur një kohë e gjatë kur ia dorëzoi detyrën ndihmësit të tij, rikujtoi Dade dhe shtoi: “Ne duam që tranzicioni të ndodhë menjëherë, duam që Beshar Esad t’ia dorëzojë urgjentisht detyrën ndihmësit të tij Faruk Shara. Nuk duam që presidentit të vendit ti njihet një kohë e gjatë si në rastin e Jemenit”.

    Dade u shpreh se këtë propozim do ta pranojnë të gjitha grupet opozitare në Siri. “Propozimi i Davutolluesë është rruga më e mirë për të shpëtuar nga Beshari, prandaj mendoj se propozimi do të pranohet nga të gjitha grupet opozitare”, shtoi ai.

    Në prononcimet që bëri në një emision transmetuar direkt në ekranet e kanalit kryesor të radiotelevizionit publik turk, TRT1, Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu në lidhje me Faruk Sharën tha: “Faruk Shara është mjaft inteligjent. Me qëndrimin e tij të ndërgjegjshëm ai nuk është bërë pjesë e ngjarjeve të fundit dhe të masakrave në Siri. Pastaj Faruk Shara e njeh shumë mirë sistemin”.

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Turqia ka ndaluar nje aeroplan sirian JET te tipit AIRBUS i cili fluturonte nga moskva per ne Siri. Aeroplani sirian eshte detyruar te ateroj ne Ankara nga aeroplanet luftarak turq.
    Mediat raportojne se malli qe gjindej ne aeroplan eshte konfiskuar pasi behej fjale per pjese te raketave , raporton NTV.
    Ministrisi i jashtem Davutoglu ka paralajmeruar se cdo aeroplan i dyshuar do te kontrollohet. Njekohesisht turqia ka ndaluar fluturimet e aeroplaneve te saj ne territorin sirian. ORF

    Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 10-10-2012 më 18:06

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Avion F-16 të aviacionit luftarak turk, detyruan të ulej në aerodromin e Ankarasë, një avion i Sirisë.

    Njoftimi, citon alb-observer.com, u bë nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, ndërkohë që vet mistri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, ndodhet për një vizitë zyrtare në Athinë.

    Ministri turk Davutoglu, duke folur në një emision televiziv të vendit të tij pak më parë, pohoi se: “Avioni sirianë, nuk respektoi rregullat ndërkombëtarë të qarkullimit ajrore, ndaj dhe aviacioni ynë luftarak u detyrua të ulë atë”.

    Ndërkohë, sipas burimeve të tjera të ardhura nga Turqia, mësohet se ekzistonin dyshime se “avioni transportonte armë”.

    Gjithashtu, ky zhvillim në këtë formë i ngjarjeve “shtynë urat e zjarrit” dhe vërteton dyshimet e analistëve dhe jo vetëm, se tensioni Turqi-Siri, sa vjen dhe thellohet gjithnjë e më shumë.

    Por, ajo çka më shumë lë dyshime dhe nuk mund të anashkalohet pa njoftuar është lajmi se Presidenti Rus Vladimir Putin, anuloi vizitën e tij që ishte planifikuar të zhvillohej në 14 tetor në Turqi!/alb-observer.vom/

  9. #79

    NATO është e gatshme për të mbrojtur Turqinë

    NATO është e përgatitur për një përshkallëzim të konfliktit mes anëtarit të saj Turqisë dhe Sirisë. Në fakt, kjo temë as që ishte në rendin e ditës. Megjithatë konflikti turko-sirian pothuajse ka dominuar në ditën e parë të takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. Javën e kaluar si pasojë e një sulmi artilierik të kryer nga Siria në territorin e Turqisë u vranë pesë civilë turq. Që atëherë, janë përsëritur shkëmbimet e ndërsjella të zjarrit. Parlamenti turk ka autorizuar qeverinë për një ndërhyrje ushtarake. Por qeveria në Ankara deri tani nuk ka kërkuar mbështetjen ushtarake të Aleancës në bazë të nenit 5 të statutit të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, e quajti në Bruksel këtë mundësi si "hipotetike". Po ashtu ai përgëzoi qeverinë turke për përmbajtjen e treguar duke pasur parasysh "sulmet krejtësisht të papranueshme siriane".

    "Sigurisht që Turqia ka të drejtë të mbrojë veten në kuadër të së drejtës ndërkombëtare", tha Rasmusen. Turqia gjithashtu mund të mbështetet edhe në solidaritetin e NATO-s. "Ne i kemi të gatshme të gjitha planet për të mbrojtur Turqinë, nëse paraqitet nevoja", tha Rasmusen i cili shpreson se kjo nuk do të jetë e nevojshme.

    Problemi i Sirisë mund të zgjidhet me mjete poltike. Po ashtu edhe ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maizière i shprehu Turqisë mbështetje. "Gjermania qëndron e vendosur në anën e Turqisë. Ne mendojmë se është e drejtë që Turqia reagoi dhe do të reagojë me vendosmëri dhe qetësi dhe ne të gjithë duhet të punojmë që të ajo të vazhdojë në këtë mënyrë", u shpreh ai. Është e qartë se rrethanat flasin për deesakalim të gjendjes. Por NATO do të bëjë krejt çfarë është e mundur për të shmangur përfshirjen e saj në këtë konflikt.

    Jo më, secili me forcat e saj ajrore

    Në të vërtetë në rendin e ditës në diskutimin e të martës (09.10.2012) ishin masat e kursimit. Shtetet anëtare duhet të rregullojnë buxhetet e tyre dhe për këtë arsye ato duhet të kursjenë edhe në fushën e mbrojtjes. Megjithatë NATO nuk dëshiron të humbë asnjë nga aftësitë e saj të mbrojtjes. Bashkëpunimi ndërkombëtar është fjala magjike, një lidhje dhe bashkim i kapaciteteve të mbrojtjes, aty ku ato mund të kenë kuptim. Politika e mbrojtjes është pothuajse kudo një çështje e prestigjit kombëtar. Në të ardhmen, megjithatë, jo çdo vend të NATO-s do të ketë forcën e saj ajrore. Në shkollimin e pilotëve do të bashkohen kapacitetet. Fusha të tilla ku mund të kursehet ka mjaft.

    Por Rasmusen paralajmëroi që të mos ketë shumë iluzione. Një ditë, kur ekonomitë do të rikëmben sërish, anëtaret e NATO-s do të duhet të rrisin sërish investimet e tyre në fushën e mbrojtjes. Siguria, sipas Rasmusen, është baza e mirëqenies. "Disa thonë se ne nuk mund ta përballojmë atë. Por unë them: Ne nuk mund ta përballojmë që të heqim dorë nga ajo", theksoi ai.

    (a.k/dw/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063
    Një gazetë turke ka zbuluar se pesë qytetarë të Turqisë kohëve të fundit janë vrarë me armët të cilat Erdogan i ka dhuruar për grupet e armatosura në Siri.

    Agjencia informative Fars bënë të ditur se gazeta “Jyrt” e Turqisë ka shkruar: Granatahedhësi i cili është përdor për hedhjen e granatave në qytezën Akxhakala, përdoret vetëm nga shtetet anëtare të paktit veri-atlantik NATO dhe qeveria e Erdoganit është ajo e cila ka dërguar municion ushtarak dhe granata për elementet e armatosur të ashtuquajtur “Ushtria Çlirimtare e Sirisë”. Merdan Jenardag, kryeredaktor i gazetës në fjalë në një artikull ka shkruar se ai ka gjetur informacion prej burimeve të sigurta të cilat tregojnë se Turqia ka dërguar municion ushtarak dhe granata për të ashtuquajturën “Ushtria Çlirimtare e Surqisë”. Gazeta “Jyrt” ka shkruar: Këto informacione vërtetojnë këtë fakt se politikat e gabuara të qeverisë së kryeministrit Erdogan dhe partisë “Drejtësia dhe Progresi” janë shkak kryesor të goditjes së këtyre granatave në qytetin në fjalë dhe vrasjen e pesë qytetarëve turq.

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •