Si ide se ka keq, realiteti eshte ndryshe tani per tani.
Si ide se ka keq, realiteti eshte ndryshe tani per tani.
Dita Botërore pa makina, Sequi: Të jemi evropianë
TIRANË-Tirana i është bashkuar nismës "Në qytet pa makinën time" për të 9 vit radhazi, ndërkohë që në të janë përfshirë mbi 20 mijë qytete evropiane. "Nëse Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë dëshirojnë të jenë evropianë, kjo është në drejtimin e duhur", tha Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, gjatë një aktiviteti në rrugën pedonale "Murat Toptani", organizuar nga Ambasada e BE në Tiranë dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave.
Sequi e vuri theksin tek gjetja e mënyrave të ndryshme të transportit në qytete për të shmangur trafikun, por edhe për të patur cilësi ajri dhe qytete të mira për fëmijët. "Kjo është një ditë shumë e rëndësishme. Pjesëmarrja e njerëzve duke lëvizur në qytet në mënyrë më racionale është me rëndësi, të gjëjnë mënyra të ndryshme të lëvizjes, të shmangin trafikun dhe ndotjen, në mënyrë që të kemi cilësi më të mirë ajri për fëmijët tanë”, tha Sequi. "Le të kemi dhe ditë të tjera si këto, le të jemi evropianë", shtoi Ambasadori Sequi.
Zv/ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Taulant Bino, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është mbrojtja e shëndetit dhe promovimi i lëvizjes miqësore me mjedisin. "T’u rikthejmë qyteteve transportin publik, alternative dhe traditën e biçikletave", tha Bino.
Qëllimi i nismës evropiane për ditën pa makina është pikërisht ndërgjegjësimi për ndërmarrjen e politikave të sukseshme urbane nga vendimmarrësit për të mundësuar rritjen e vëllimit të transportit me mjete miqësore me mjedisin.
Ambientalistet u kanë bërë thirrje qytetarëve, përmes aktiviteteve të ndryshme, të lëvizin sa më pak me mjete, duke shfrytëzuar lëvizjet sa më miqësore me mjedisin, me biçikleta apo mjete të transportit urban.
Të ngasësh biçikletën do të thotë t’i bësh një favor të madh mjedisit dhe njerëzimit, duke mos e ndotur me gazrat dhe vajrat aq të dëmshme për jetën, sepse është i pamohueshëm fakti se të ecësh me biçikletë, do të thotë më shumë vende për parkim, më pak stres në kaosin e trafikut të mbingarkuar. Por të ngasësh biçikletën në vend të makinës është një ndër aktivitetet që sjell shumë të mira për shëndetin, si fiskulturë kardiovaskulare, rrit forcën fizike, ekuilibrin dhe fleksibilitetin, djeg shumë kalori.
Balkanweb
suksese bashes ne kte nisme..
vini re.. asnje kulish edvinist ne krye te bashkive te qyteteve tjera nuku del ta perkrah nismen e bashes..
se eshte e bashes.. ja sa e duan popullin qelbaniket selim rozist..
nejse..
vendi yne ka mundesi qe dhe hollandes tja kaloj ne kte fushe..
klima..
klima favorizon qe njeriu te bicikletoje gjith vitin..
ti shohesh suedezet..mezi presin te mbaroj dimri i stergjate e te dal pak diell e vec i sheh karvan karvane me bicikleta .. kurse ne shkiperi dhe ne janar mund ti hypesh biciklles nga vlora e te shkoc per qejf ne lushnja a kavaje.. asgje ste pengon..
kuptohet ne se do krijohet rrjeti bicikletor..
pra rrug ku makina ska pune.. por vetem kembesori e bicikletori..
por kjo kerkon nje filozofi te re te te konceptuarit te ndertimit te qyteteve..
ne kto 20 vjet mafi.. eshte vrare dhe ajo mundesi bicikletimi qe ishte ne koh te enverit fal mungeses se makinave rrugve te shqiperise..
basha por dhe berisha mir bejne te vizitojne suedine.. e te kuptojne se si e konceptojne keta urbanistiken..
berisha jo se skupton gje po keta tjeret te pakten..
se boll ka dal i ngrati jasht por asgje nuk mesoj nga te dalat..
a thua ja mbyllin syt..
kur te benem krieminister.. do ndertoj rrug biciklete nga kopliku deri ne orikum.. nga durresi deri ne elbasan.. nga maliqi deri ne drenove.. nga gjakova deri ne prishtine..
do i rrafshoj gratacielet buz plazheve.. e do ndertoj pyje e rrug per bicikleta e parkingje..
nga velipoja ne seman e deri ne skele do bej nje shetitore kembesore lulishtore bicikletore..
pastaj me pokun do ndertojme nje ure mbi bune qe shkodranet nga velipoja te dalin ne ADe e ulqin.. me bicikleta..
mirpo ne na le mafie betoni qo pune..
e ka shpine te kino dajti tiranasi.. dhe i hypen xhipit bmw te vej ne taivani per nje kafe..
po shko ne kembe more m.ut e bir m.uti..
nejse..ec para lul basha e behu kryeminister.. e te shpetojme nga kaosi e kancer-blozi..
.
..
Une e kam gjetur nje zgjidhje akoma me ekonomike dhe ne te njejten kohe nuk ndot dhe nuk rendon trafikun, eci me kembe. Nuk rrezikoj te me shtypin makinat dhe nuk me vjedhin edhe po te mos lidhem me zinxhire.
po per trapvain ca beri ky apo u harrua dhe ka filluar me bicikletat
jeshét prèmè ne aliarèm
jeshèm more jeshèm
po drita skeshèm
Ne Tirane dhe kembesori heq piken e zeze le me qe per bicikletat as qe ka vend fare.
Po kshu jan trimat e Sales.
Njeri permireson cilesine e diellit, tjetri kujton se dyrrotaket fluturojne, tjetri ben nje opinge ne mes te Tiranes, tjetri pret pemet e gjelberimin.
Dhe zallamahine automobilistike me 2000 lek litri naftes askush se mer persiper ta rregulloje.
Albania Uber Alles
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
une ka shume vite qe nuk i hipi bicikletes ne shkoder. nuk e marr guximin.
nuk e di a e kane fajin me shume ata schumacher-at me makine qe nuk e cajne koken per bicikleta, apo ata pantani-t me biciklete qe ecin kundra vajte dhe ne mes te rruges...
pa llogaritur qe sinjalistika ne biciklete nuk perdoret si ne perendim. nuk kam pare asnjehere dike qe merr kthesen majtas apo djathtas dhe lajmeron me dore perpara... nuk ekziston nje gje e tille.
mendoj se faji eshte 50:50.
Vasudhaiva Kutumbakam
Krijoni Kontakt