Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 59
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Në Evropë jetojnë rreth 45 milionë Muslimanë.

    Në Evropë jetojnë rreth 45 milionë Muslimanë.

    Muslimanët janë gjithnjë e më të shumtë në Evropë, ndërsa hulumtimet e fundit na konfirmojnë se janë të pranishëm në përmasa të konsiderueshme në popullsinë e vendeve evropiane.

    Edhe pse në Evropë ende ka një numër i konsiderueshëm i atyre që e kundërshtojnë integrimin e myslimanëve në shoqëritë evropiane, është një fakt i padiskutueshëm se myslimanët janë bërë realitet evropian. Për këtë me ilustrime tregojnë të dhënat e fundit statistikore.

    Sipas Qendrës Kërkimore Pewi(1) në temën mbi të ardhmen e myslimanëve në botë, vetëm në vendet e Evropës Juglindore jetojnë 7.483.000 myslimanë. Çka do të thotë se përbënë gati 35 për qind të popullsisë së përgjithshme të kësaj pjese të botës.

    Numri më i madh i myslimanëve në Evropën Juglindore është në Shqipëri. Në Shqipëri jetojnë 2.601 milion myslimanë, që përbënë 82.1 për qind të popullsisë së përgjithshme të vendi. Kosova e ndjek me 2.104 milionë, ose 91.7 të popullsisë së përgjithshme(vlerësim).
    Numri i myslimanëve në Bosnjë dhe Hercegovinë siç vlerësohet është rreth 1,564 milion, e që përfshinë 41.6 për qind të popullsisë së përgjithshme. Në Maqedoni jetojnë 713 000 ose 34.9 për qind, në Serbi, 280 000, ose 3.7 për qind, në Mal të Zi, 116,000, ose 18.5 për qind, në Kroaci, rreth 56.000 ose 1.3 për qind, dhe në Slloveni 49 000 ose 2.4 për qind myslimanë.

    Në vendet evropiane numri më i madh i myslimanëve jetojnë në Rusi. Në këtë rajon, pak është e njohur si atdheu i madje 16.379.000 myslimanëve. Gjithashtu, ata jetojnë në Francë 4.704 milion, 4.119.000 në Gjermani, në Britaninë e Madhe 2.869 milion, 1.583 milion në Itali, në Spanja 1.021 milion, 1.002 milion në Bullgaria dhe në Holandë 914 000 myslimanë.

    Në raport me popullsinë e përgjithshme të vendeve evropiane, përqindje më e madhe e myslimanëve jetojnë në Bullgari 13.4 % , mandej 11.7 % në Rusi, në Francë 7.5, Belgjikë 6.0, Austri dhe Zvicër 5.7, Holandë 5,5 dhe Gjermani 5.0 %.(2

    Në disa qytete evropiane myslimanët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullatës së përgjithshme.
    Për shembull, sipas të dhënave të fundit, në Malmö dhe Marsejë, muslimanët përbëjnë 25 për qind të popullatës së përgjithshme.

    Mandej Amsterdami me 24%, Stokholm 20 %, 17% Bruksel, Moskë dhe Bradford 16 %, 15 Luton, Birmingham dhe Hagës 14%, Kopenhagë dhe Këln, dhe 12 për qind mysliman nga popullata e përgjithshme.

    Pra, në Evropë jetojnë afër 45 milion myslimanë, e cila popullatë përbën gjashtë për qind të popullsisë së përgjithshme.

    Duke analizuar rajonet në botë, shumica e myslimanëve jetojnë në Jug dhe Juglindje të Azisë, më shumë se një miliard, e që është 24.8 për qind e popullatës së përgjithshme të regjionit.(3)

    Mandej radhitet Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut me rreth 322,000,000, ose 91.2 të popullsisë së përgjithshme të këtij regjioni. Në Afrikën sub-Sahariane jetojnë afër 245 milion muslimanë, ose 29.6 për qind të popullsisë së përgjithshme të këtij rajoni.

    Në Amerikë jetojnë më shumë se pesë milion, ose 0.6 për qind të popullsisë së përgjithshme.
    Përndryshe, e gjithë popullsia Myslimane në botë përbënë një miliard e 620 milion, ose 23,4 për qind.

    Shteti me numër më të madh të muslimanëve është Indonezia me rreth 205 milionë.
    Pastaj Pakistani me më shumë se 178 milion, India me mbi 177.000.000, Bangladesh, rreth 149.000.000, Egjipt me më shumë se 80 milionë, Nigeria me rreth 76 milionë, Irani dhe Turqia në të cilat jetojnë nga 74 milionë myslimanë.

    Islami është feja e dytë më e madhe në botë, menjëherë pas krishterimit. Islami është edhe grupi i dytë më i madh fetar në Evropë.
    Sipas një studimi të Qendrës Kërkimore Pew të vitit 2011,në botë ishin 49 shtete t në të cilat muslimanët ishin shumicë. Sipas të njëjtit burim, për shembull, në Britaninë e Madhe jetojnë më shumë muslimanë sesa në Libi, ndërsa në Kinë ka më shumë myslimanë se në Siri.


    Besimtare Musimane duke u falur ne France.



    Xhamia me e madhe ne Evrope , Rome- Itali




    Nga: Ismet Hazizi/dritaislame/kohaislame
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Evropa në 2040 me mbi 710 milion Musliman

    Evropa në 2040 me mbi 710 milion Musliman



    Organizata e Kombeve të Bashkuar, ka konstatuar se në Evropë në vitin 2040 do të jetojnë rreth 710 milion mysliman. Këtë konstatim OKB, e ka mbështetur në një hulumtim të fundit që e ka bërë, duke konsideruar që myslimanët po rritën çdo ditë e më shumë në Evropë.
    Globus
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Interesante, masat Afro-Aziatike po vazhdojne te dynden dhe kjo do ta shkaterroje Europen.

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga safinator Lexo Postimin
    Interesante, masat Afro-Aziatike po vazhdojne te dynden dhe kjo do ta shkaterroje Europen.
    Tipa si ty apo Edvini dhe disa te tjere te semure qe mendoni se po i beni nder Shqiperise dhe Evropes duke qene Islamofob , i ngjasoni me se miri kesaj karikature.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Une jam anti Monoteist ne pergjithesi, problemi qendron ne faktin se masat Afro-Aziatike nuk jane te perputhsme nga ana raciale intelektuale edhe pse jo kulturore ne linja gjenerale.

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga safinator Lexo Postimin
    Une jam anti Monoteist ne pergjithesi, problemi qendron ne faktin se masat Afro-Aziatike nuk jane te perputhsme nga ana raciale intelektuale edhe pse jo kulturore ne linja gjenerale.

    E kupton sa injorant je?
    Ti shan monoteizmin qe nenkupton se je pro politeizmit. A e din se politeizmi eshte i zhvilluar ne Afro-Azi me teper se kudo tjeter?

    Budallalleku yt vazhdon me tej kur thua se ti nuk pranon Islamin se keta i perkasin Afro-Azise qe do te thote se Islami prej Shqiptareve ne Shqiperi , Kosove, Maqedoni , Bosnje e Rusi qe eshte Islam Evropian ti je pro?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Logjike madhore ahah, une jam anti religjon ne pergjithesi por arrij te shikoj se si fete monoteiste kudo ku jane perhapur kane shkaktuar mjerim ne nje periudhe ose nje tjeter.
    Dhe Islami ne Europe nuk mund te krahasohet me ato te vendeve jashte saj veç per faktin qe ka shume influenca Pagane ne kulturen tone.

  8. #8
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga safinator Lexo Postimin
    Logjike madhore ahah, une jam anti religjon ne pergjithesi por arrij te shikoj se si fete monoteiste kudo ku jane perhapur kane shkaktuar mjerim ne nje periudhe os nje tjeter.
    Po Shqiperia qe pa fe per 50 vjet u be muzeu i mjerimit dhe shkaterrimit?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Shtimi i tepert i afrikaneve ne Europe nuk ndikon pozitivisht ne te ardhmen e Europes , me shume per faktin se vetem nje pjese e vogel intergrohen ne jeten e vendit. Si mund te zhvillohet Europa kur zbarkojne njerez qe nuk vleresojne kulturen e saj, por luftojne per te kunderten? Amerika p. sh beri gabim kur bleu Puerto Rico dhe i shpernguli banoret e i solli ketu si shperblim. Ata vetem po e shkaterrojne Ameriken, kulturen e saj me jeten parazitare, dhe te shthurur qe bejne.
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Shtimi i tepert i afrikaneve ne Europe nuk ndikon pozitivisht ne te ardhmen e Europes , me shume per faktin se vetem nje pjese e vogel intergrohen ne jeten e vendit. Si mund te zhvillohet Europa kur zbarkojne njerez qe nuk vleresojne kulturen e saj, por luftojne per te kunderten? Amerika p. sh beri gabim kur bleu Puerto Rico dhe i shpernguli banoret e i solli ketu si shperblim. Ata vetem po e shkaterrojne Ameriken, kulturen e saj me jeten parazitare, dhe te shthurur qe bejne.
    A behet nje lufte vetem me gjenerale mia@? Apo duhen dhe ushtare?

    Sa Afrikan e Aziatike punojne ne Evrope me 800-1000 Euro? A pranon nje Francez apo Anglez kete rroge?
    Nuk jane budallenj Evrope e Amerika ta dish mire kete gje. Demi ekonomik qe i shkaktohet nga mopranimi i ketyre njerezve eshte shume shume here me i madh se problemet e vogla qe mund ti shkaktojne keta rendit apo kultures.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •