Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dy shkrime per te kuptuar Radikalizmin

    Po sjell me poshte veē e veē dy shkrime per te kuptuar pak nga radikalizmi. Ishin shkrime te botuara te dyja ne te njejten gazete e ne te njejten dite, por nga dy autore te ndryshem. Me saktesisht, ne gazeten MAPO. Autoret nuk kane asnje lidhje me njeri-tjetrin. Ndersa shkrimet, edhe mund te perplasen pakez bashke.

    Jam mjaft i lenduar kur lexoj ēdo dite ne shtyp per sjelljen e nje mase te madhe besimtaresh si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove e Maqedoni. Mesa duket, radikalizmi fetar i shtrin rrenjet aty ku varferia dhe mosvemendja e shtetit per popullin e tij eshte me e madhe.

    Po e nis fillimisht me:

    Radikalizėm islam apo injorancė radikale ndaj Islamit?

    Enklid Pelari

    Kohėt e fundit po vėmė re njė fushatė intensive (nuk po e quajmė kryqėzatė) ndaj “islamizmit dhe islamizmave”, por fatkeqėsisht jo nga njerėz kompetentė. Pra, jo siē ndodh nė botėn perėndimore ku, fjala bie, njerėz tė subvencionuar nga shteti, por jo vetėm, studiojnė pėr Orientalizėm dhe pas studimeve informojnė opinionin publik pėr “tė mirat” dhe “tė kėqijat” e kulturės orientale. Kėta studiues njihen me emėrtimin Orientalisėt. Ajo qė bie nė sy tek ta janė dy karakteristika esenciale: E para ėshtė dituria e thellė rreth kulturės orientale dhe e dyta ėshtė etika dhe gjuha e kuruar qė ata pėrdorin kur flasin rreth kulturės orientale nė pėrgjithėsi dhe islamit nė veēanti. Pėr kėtė gjė nė Perėndim nėpėr mediume tē ndryshme bėhen debate tė hapura dhe dialogė tė ndryshėm. Kjo gjė promovon bashkėpunimin dhe tolerancėn ndėrfetare.

    Nga ana tjetėr shohim se nė Ballkan, ata qė bėjnė kompetentin e fushės, jo vetėm, qė fatkeqėsisht, nuk e kanė “haberin” e kulturės orientale dhe islamit, por dhe gjuha e pėrdorur prej tyre nuk ndryshon nga ajo e njė njeriu tė pastudiuar. Pra mesazhi i vetėm qė pėrcillet ndėr rreshta ėshtė sharja dhe ofendimi i drejtpėrdrejtė pa etikė dhe estetikė, se pėr argumente as qė bėhet fjalė. Meqė “analistėt” qė e kanė marrė tagrin dhe kompetencėn pėr tė baltosur “Orientalizmat” e kanė tė vėshtirė tė gjejnė argumente tė mirėfilltė pėr para/gjykimin e tyre, atėherė kam menduar t’u vij nė ndihmė me disa teza tė hedhura nga homologėt e tyre nė vende tė tjera tė botės. Disa prej kėtyre tezave kanė mbėrritur dhe nė vendin tonė. Ajo qė bie nė sy nė kėto teza janė defektet logjike tė qėllimshme ose jo, qė nė shkrimin akademik njihen me nocionin “tatėpjetė e rrėshqitshme”. Unė po mjaftohem me pėrmendjen e mė tė spikaturave prej tyre:

    1- XHIHADI SI NOCION TERRORIST I ISLAMIT. Ėshtė e vėrtetė qė xhihadi (apo lufta e shenjtė) evidentohet nė Kur’an, por nuk duhet tė harrojmė se Kur’ani ėshtė njė kushtetutė, ku si ēdo kushtetutė tjetėr nė botė evidentohet edhe lufta si “mburojė” e sigurisė kombėtare. Pėrndryshe nė suren Tewbe thuhet; “Paqja ėshtė mė e mirė -se lufta-”.



    2- ISLAMI SI SIMOTĖR E DEMOKRACISĖ. Trendi i analistėve nė botė ėshtė ta paraqesin islamin si njė fe “reaksionare” ndaj demokracisė. Faktikisht, ata qė merren me hulumtimin e religjioneve e dinė shumė mirė se kjo fe pėrkon pothuajse totalisht me parimet demokratike, si “Votimi, Kolegjialiteti dhe delegimi kompetencave nė vendimmarrje, e drejta pronės private, e drejta e sipėrmarrjes, liria e tregut dhe ndershmėria e tij, lufta ndaj monopolit etj.” Prandaj dhe e pėrditshmja prestigjioze Nee York Times pas fillimit tė Pranverės Arabe e hapte gazetėn me artikullin: “Partitė islame qė po e kuptojnė demokracinė mė mirė se partitė demokratike”.

    3- SUBJEKTIVIZIMI ISLAMIT. Islami si ēdo fe tjetėr nė botė ėshtė njė sistem moral dhe kod etik qė pėrkthehet dhe subjektivizohet te ēdo individ nė bazė tė temperamentit, formimit apo kulturės sė tij. Nė kėtė kontekst ēdo mysliman quhet i mangėt apo i plotė nė baze tė zbatimit tė fesė dhe nuk mund tė emėrtohet “mangėsia apo ekstremizmi tij” si pėrfaqėsues i islamit.

    4- ISLAMI SI FENOMEN DHE JO POLITIKĖBĖRJE. Pėrhapja e islamit nė botė ėshtė njė fenomen qė lind natyrshėm dhe jo njė lėvizje politike e nxitur nga subvencionime apo investime tė dyshimta shtetare, celulash terroriste apo ideologjizmash ekstremiste. Qė nė kohėn e Qeverisė Nano, kur u implementua pėr herė tė parė operacioni “fshesa” ndaj organizatave islamiste arabe -dhe mirė bėri- shohim se performanca e islamit nė vend ėshtė rritur jo vetėm nė dimensioni kuatintativ por edhe atė kualitativ.

    5- ISLAMI SI “FE” E TĖ MARGJINALIZUARVE. Nuk ėshtė e vėrtetė qė islami gjen implementim vetėm te shtresat mė tė margjinalizuara sociale; sot kemi praktikues tė kėsaj feje duke filluar nga zyrtarėt mė tė lartė, tek akademikė, pedagogė, doktorantė, e deri te specialistė tė fushave tė ndryshme, si mjekėsi, ekonomi, inxhinieri dhe shumė e shumė tė tjera qė kontribuojnė si pjesė integrale dhe e pandashme e organizimit tonė kolektiv.

    6- TENTATIVA E KAMUFLIMIT. Sot po tentohet qė islamit t’i jepet identikiti i njė feje tė karakterizuar nga injoranca, varfėria apo inferioriteti. Kjo shihet qartė te disa media, kur pėr evenimente fetare mjaftohen me intervistimin e disa njerėzve tė moshuar, qė nuk do tė ishte habi qė tė kenė humbur edhe memorien. Kjo situatė do tė ishte analoge sikur media, nė tentativė pėr t’i prezantuar opinionit publik njė subjekt politik, PD, PS, apo LSI, tė merrte nė intervistė njė misėrpjekės, kėpucėlustrues apo bananeshitės. Pra, t’i jepte ngjyrim gjithė subjektit politik me njė pjesė tepėr minoritare tė saj dhe jo adekuate pėr njė prezantim dinjitoz.

    7- TERRORIZMI SI QEVERI E LEGALIZUAR. Nėse do tė ishte e vėrtetė teza se myslimanėt janė radikalė xhihadistė qė propagandojnė akoma luftėn e shenjtė, atėherė qytetarėt do tė ngrinin njė pyetje ndaj jush: “Pse kur parti islame nė botė qeverisin vende tė fuqishme si Turqia, Egjipti etj. nuk i shpallin ‘xhihad’ botės perėndimore? Madje kanė marrėdhėnie diplomatike edhe ndaj armiqve tė tyre tradicionalė, si Izraeli. A mos ndoshta dhe islami ėshtė njė fe qė e pranon edhe luftėn, edhe paqen, edhe marrėveshjen, edhe diplomacinė si ēdo shtet, qeveri apo parti normale nė botė?

    8- ISLAMI SI MBROJTĖS MORAL. Shoqėria shqiptare ka njė “hemorragji” tė theksuar nė ruajtjen e moralit tė rinisė nga veset e kėqija, si droga, bixhozi, imoraliteti, krimi etj. Shumė njerėz tė rinj, nė mungesė tė alternativės, gjejnė prehje nė religjionet qė operojnė nė vend. Nėse kjo xhelozon kėdo nė shoqėri, atėherė le tė vijė me platforma mė tėrheqėse dhe tė integruar, nė mėnyrė qė tė plotėsojmė ato vakuume qė nuk i kemi plotėsuar deri mė sot si shoqėri.

    9- ISLAMI SI EKSTERNALITET POZITIV. Ekzistenca e fesė nė shoqėri sjell pėr tė benefite tė dobishme, jashtė mekanizmave tė tregut. Njė njeri fetar ka prirje mė tė dobėta dhe probabilitet mė tė ulėt pėr tė vjedhur, spekuluar, mashtruar, gėnjyer etj. Kjo bėn qė shoqėria tė pėrfitojė prej kėtyre sjelljeve tė ekuilibruara, tė cilat nė afat tė gjatė sjellin stabilitet nė mekanizmat socio-ekonomikė tė vendit.

    Mesa shohim, islami ėshtė pjesė e pandashme e shoqėrisė globale. Ai operon normalisht si ēdo lėvizje, organizim, religjion apo ideologji e legalizuar dhe pranuar gjerėsisht nė botė. Ekstremizmat dhe radikalizmat ekzistojnė nė ēdo fe dhe nė ēdo ideologji. Madje dhe nė sistemet demokratike ka parti tė djathta apo tė majta ekstremiste qė propagandojnė dhe nxisin pėr luftė. Mos tė shkojmė mė larg se e majta ekstreme e fqinjėve tanė grekė, apo e djathta ekstreme nė Itali. Ajo qė e pėrfaqėson njė organizim kolektiv ėshtė performanca afatgjatė dhe jo devijanca e individėve tė caktuar apo rastet e izoluara e sporadike. Prandaj islami nuk ka qenė dhe nuk do tė jetė njė kėrcėnim apo rrezik kombėtar. Nuk duhet harruar se qė nga Lidhja e Prizrenit, te Fetvaja e Vehbi Dibrės, e deri te themelimi UĒK-sė, islami ka qenė njė nga faktorėt pėrcaktues pėr pavarėsinė nė viset tona dhe pėr asnjė arsye apo motiv nuk do tė shkonte kundėr interesave tė shenjta kombėtare.

    Sot myslimanėt i kanė tė gjithė potencialėt akademikė, administrativ, financiarė, kanė madje dhe kuorumin e nevojshėm pėr tė themeluar njė parti qė do tė ishte faktor nė politikėbėrjen e vendit. Kėtė gjė, nėse nuk e dinė analistėt, e dinė shumė mirė politikanėt, qė mundohen t’i pėrcjellin ata me muhabete kafenesh dhe ndėrtime xhamish. Fakti qė sot myslimanėt nuk kanė ambicie dhe nuk tentojnė pėr tė themeluar parti ėshtė argumenti mė i fortė se ata ndihen tė pėrfaqėsuar nga partitė politike qė bėjnė ligjet dhe qeverisin nė vend. Pra, janė demokracidashės dhe konvenient me tė.

    Nė doktrinat historike ka njė parim tė induktuar: “Cilėsi e lėvizjeve ekstremiste ėshtė dritėshkurtėsia dhe nxitimi nė vendimet politike, ēka gjithmonė i ēon kėto lėvizje nė dėshtim dhe sjellje radikale”.

    *Teolog i atashuar pranė Komitetit Mysliman Shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 03-09-2012 mė 10:28
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Shkrimi pėr fondamentalistėt dhe shpėrthimi i urrejtjes

    Imer Mushkolaj

    Asnjėherė nuk kam marrė mė shumė akuza, sharje, fyerje e kėrcėnime pėr ndonjė shkrim nė gazetė, sesa javėn e kaluar. Nė telefon, email e Facebook ēfarė s’mė kanė thėnė e si s’mė kanė quajtur. Tė prezantuar si “myslimanė tė vėrtetė”, “luftėtarė tė islamit” mė kanė paralajmėruar se do ta pėsoj keq kur ata tė vijnė nė pushtet. Mė kanė shpallur luftė. Mė kanė kėrcėnuar edhe me vdekje.

    Pėr ditė tė tėra jam shndėrruar nė njeriun mė tė urryer nė debatet e tyre nėpėr portale interneti, nė personazhin mė tė pėrmendur nė web faqet qė propagandojnė islamin si fe tė paqes e tė mėshirės. Krejt shkaku i shkrimit tė botuar javėn e kaluar, nė kėtė gazetė Express, nė tė cilin tėrhiqja vėmendjen pėr rrezikun qė i kanoset Kosovės nga radikalėt islamikė.

    Nė mesin e atyre qė mė kanė fyer, sharė e kėrcėnuar, ka pasur tė atillė qė mė kanė akuzuar si njeri tė shitur dhe antiislamist, qė po shkruakam pėr para tė majme, paguar nga kushedi kush. Nga Izraeli. Edhe nga Serbia. Tė tjerė mė kanė cilėsuar antikombėtar, tradhtar e islamofob.

    Gjithė ky shpėrthim urrejtjeje ndaj meje vetėm pėr shkak se, si qytetar i lirė i kėtij vendi, kam shprehur njė mendim tė lirė pėr lirinė e kėtyre njerėzve qė t’i realizojnė qėllimet e tyre, aspak fisnike, tė papenguar nga askush.

    Feja, besimi janė personale, shpirtėrore. Ashtu si dhe praktikimi i besimit tė gjithsecilit dhe komunikimi qė gjejnė me atė qė i besojnė. Por kur cilado fe, cilido besim keqpėrdoret nga dikush pėr agjenda tė ndryshme (edhe politike), me qėllimin qė tė ndryshojnė edhe identitetin e njė shoqėrie, njė vendi, atėherė kemi tė bėjmė me diēka tjetėr. Diēka qė kėtyre njerėzve u dhemb kur u thuhet publikisht. Qoftė edhe nga njė qytetar i rėndomtė qė, thjesht, brengoset se nė ēfarė shoqėrie do t’i rriten fėmijėt nesėr. Atėherė ata sulmojnė, kėrcėnojnė e akuzojnė, duke menduar se nė kėtė mėnyrė mund t’ua ndalojnė tė tjerėve qė nuk mendojnė si ata edhe tė shprehen lirshėm.

    Unė nuk kam fobi ndaj islamit, as ndaj identitetit tim fetar e kombėtar. Por po, kam fobi ndaj keqpėrdoruesve tė fesė. Ndaj atyre qė bėjnė keq nė emėr tė fesė. E shumica e atyre qė kėrcėnojnė duket se kanė fobi nga vetja, nga identiteti i tyre.

    Mund tė ndodhė qė edhe mallkojnė veten pse kanė lindur nė Kosovė, e jo diku tjetėr. Diku ku do tė mund tė ndiheshin mė rehat me mėnyrėn e praktikimit tė besimit tė tyre dhe ku nuk do tė kishin nevojė tė pėrpiqen qė t’u imponojnė tė tjerėve diēka qė ata e ndiejnė se nuk ėshtė e vetja.

    Unė ndihem rehat kėtu ku jetoj. Jam rritur nė njė mjedis normal fetar, kam lexuar dhe vazhdoj tė lexoj pėr islamin dhe pėr fe tė tjera. Nuk mė pengon askush pse i takon njė feje a etnie tjetėr. Pėr mua Skėnderbeu nuk ėshtė tradhtar, qė i paska luftuar osmanėt, e as Nėnė Tereza nuk ėshtė lavire, qė i paska ndihmuar tė sėmurėt. Por, si tė gjithė njerėzit e vetėdijshėm e tė ndėrgjegjshėm, nuk mund tė hesht kur shoh se ē’po ndodh rreth nesh.

    Nuk mund tė hesht kur shoh si pėrpiqen t’i keqpėrdorin fėmijėt “nė emėr tė fesė”.

    Nuk mund tė hesht kur pėrhapet urrejtje “nė emėr tė fesė”.

    Nuk mund tė hesht kur propagandohet luftimi i tjetrit “nė emėr tė fesė”.

    Nuk mund tė hesht kur propagandohet jotoleranca dhe dhuna “nė emėr tė fesė”.

    Tė fesė islame, nė kėtė rast.

    Mė ka ardhur keq pėr nivelin e gjuhės dhe kulturės sė shumicės sė atyre qė mė kanė fyer, sharė e kėrcėnuar. Njė shqipe qė mė sė paku mund tė quhet e tillė dhe qė tė krijon pėrshtypjen se njerėzit qė e kanė shkruar nuk lexojnė sa duhet. Madje, as aq sa pėr tė mundur tė debatojnė normalisht. Por, ja qė tė tillėt janė tė gatshėm tė hedhin helm e vrer kur i prek nė tel.

    Kėto janė vetėm disa nga cilėsimet qė m’i kanė bėrė komentuesit / kundėrshtuesit e shkrimit tim – bashkėkombėsit dhe bashkėfetarėt e mi: “dashakeq i islamit”, “shka”, “shka shqipfolės”, “shkėrdhatė muti”, “narkoman”, “pijanec”, “qen”, “i shitur”, “i asimiluar”, “i pafe”, “tradhtar”, “sorosist”, “majmun”, “adhurues i djallit”, “hipokrit”, “tuc”, “i prishtė”, “argat i djallit”, “racist”, “ma shka se shkijet, t’bijtė e shkinave”, “i korruptuar”, “i pamend”, “balosh”, “antikombėtar”, “mercenar antifetar e antishqiptar”, ”i pamoralshėm”, “hajvan”, “i paguar nga qarqe ēifute”, “i poshtėr”, “monstrum”, “ndyrėsisė”, “qafir”, “idiot”, “budallė”, “teveqel”, “komunist”. Plot tė tjera sharje qė mė janė adresuar nuk mė lejon etika t’i bėj publike kėtu. Sikurse as disa nga kėrcėnimet e poshtra dhe perverse – edhe mė tė poshtra se ato tė stilit “kemi me tė kallė nė zejtin tė nxehtė” ose “kemi me tė rrjepė si qen”.

    Unė e di se kjo gjuhė dhe kėto cilėsime nuk i takojnė njė myslimani tė mirė. Mė tepėr dalin nga gojėt e njerėzve tė frustruar dhe tė shituar dogme e ideologjie. Sepse, islami ėshtė fe e paqes dhe e tolerancės. Si tė tillė e njoh unė, e jo si fe tė urrejtjes, kėrcėnimeve e dhunės.

    Ky nuk ėshtė islami im.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Cka eshte nje mysliman i mire. A nuk eshte nje mysliman i mire nje person qe i bindet Allahut, e Allahu haptazi ne Kuran ben thirrje per lufte deri ne mposhtjen totale te jo myslimaneve.
    Kurani flet ne disa sure per paqe?! Po ani cka qe flet per paqe, edhe Hitleri shpeshhere ka fole per paqe, kur nuk ka pas pushtet apo kur ka dashur ta mashtroje dike.

    Myslimani i vertete eshte si forcat paraushtarake te Gestapos, qe perdorin terror e dhune ndaj atyre qe mendojne lirisht e qe mendojne ndryshe.
    Ta krahason Kuranin me Kushtetute, jo more Kurani nuk eshte kushtetute por eshte liber qe therret njerezit ne lufte te pa kompromis deri sa te mposhten jo myslimanet, e asnje Kushtetute nuk therret per lufte ndaj nje populli tjeter vetem se ka besim tjeter.
    Per me besu Islamin si fe te paqes, duhet me bo vetevrasje intelektuale me granate dore. Por dikush do te thoshte se Islami e sjell paqen kur ka 100% kontroll, por kjo s'eshte e vertete por edhe ketyre njerezve qe i fut ne ideologji ja ben jeten ferr.

    Bejeni Kosoven keshtu, tek e fundit per kete kemi luftu, kemi vdek e jemi rrahe e malltretu per 100 vjet. Ndoshta do te bombardohemi perseri, jo kesaj here nga Serbia, po nga vet Amerika.



    Njerez te mpire ne mendje paskan qene keta

  4. #4
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    808
    Ta krahason Kuranin me Kushtetute, jo more Kurani nuk eshte kushtetute por eshte liber qe therret njerezit ne lufte
    Keqpėrdorimi i librave tė shenjėt ėshtė bėrė gjithherė pa marrė parasysh pėrkatėsin fetare, kushti i vetėm pėr ta bėrė kėtė ka qenė dhe ėshtė motivi personal pėr tė arritur njė qėllim qė nė mėnyrė tjetėr ėshtė i paarritshėm. Kemi raste tė panumėrta nga tė gjitha drejtimet fetare ku qysh sot bėhet keqpėrdorimi i religjioni sa qė me fokusimin qė sot njė numri tė mediave, si nė vend po-ashtu edhe ato jashtė vendit, nė rrezikun e "madh" qė na kanoset nga terrorizmi muslimanė nė shumicėn e rasteve ėshtė i ekzagjeruar aq shumė sa qė nė popullin e thjesht ėshtė krijuar njė fobi nga ēdo gjė muslimane. Nuk dua tė them se indoktrinimi i njė numri tė rinjve tanė nga forca fundamentale ėshtė inekzistent por me kėtė fobi qė sot gjindet po thuajse ēdo kund ne nuk jemi duke i ndihmuar ata tė rinj qė ende ka shpresė pėr t'i ndihmuar po ne vetėm se jemi duke i shtyrė ata edhe mė thellė nė grackėn fundamentaliste. Dhe kėtu dėmin mė tė madh nė kėtė drejtim janė duke kontribuar forcat fundamentaliste nga tė dyja anėt, sepse ka raste ku ata qė kanė marrur si "mision" tė tyre pėr ta luftuar fundamentalizmin Islam te ne ata bėhen edhe mė fundamentalist se sa vetė fundamentalistėt. Kamė hasur nė disa persona qė e quajnė veten gazetar qė vetes i kanė dhėnė kėtė mision tė shenjėt ku pas ēdo tufe bari ata shohin njė terrorist muslimanė, ēdo problem shoqėror pėr ta fajet i ka muslimani. Ngadalė ore se e vėrtet ėshtė qė shumė nga ato organizatat "humanitare" nė agjendėn e tyre kanė ēdo gjė tjetėr pėrpos ndihmave "humanitare" por shqiptari i thjeshtė muslimanė nuk mund tė fajėsohet pėr ēdo gjė.
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Te dy artikujt me lart kane vlerat e veta, por une do te vecoja artikullin e dyte si me problematik dhe prek nje ceshtje qe eshte ne thelb aktakuza me e madhe per fene islame: liria e fjales se lire. Si ne boten islame, si ne Shqiperi e Kosove, eshte e veshtire te gjesh intelektuale shqiptare te fese islame qe kane kurajon te shprehin mendimin e tyre te lire si qytetar te atij vendi per problemet e komunitetit te tyre. Kjo pasi i tremben "reagimit te turmes". Kete e deshmon edhe ne diskutimet ne forum ku spikat mentaliteti i turmes ne shume prej diskutimeve: kur une perdor togfjaleshin "mentalitet anadollak", kam pikerisht kete lloj reagimi, qe nuk lejon levrimin e lirise me elementare e me jetike te njeriut, lirine e fjales se lire.

    Kjo eshte nje semundje prej se ciles nuk vuan vetem komuniteti musliman ne Shqiperi e Kosove, por gjithe shqiptaret. Kura e sherimit eshte nje dhe e vetme: intelektualet te japin shembullin e tyre duke levruar fjalen e tyre te lire. Kjo eshte arsyeja perse ky forum eshte hapur dhe ekziston, qe t'iu japi shqiptareve mundesine per te levruar lirine e tyre te fjales e mendimit.

    Albo

  6. #6
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Kete gazeten ku mora 2 shkrimet (njeri prej te cileve, saktesisht shkrimi i dyte, ishte botuar ne mjaft te perditshme te Shqiperise e Kosoves), e lexoj pothuajse ēdo dite per faqet qe i kushton librit si dhe per hapesiren e madhe qe u jep njerezve te Shoqerise civile me komentet, editorialet, korrigjimet si dhe essete qe ata bejne. (Shpresoj qe mos meret si reklame pasi s'kam asnje lidhje).

    Menjehere sapo lexova keto dy shkrime, gjeja e pare qe me vajti ndermend isha ti sillja keta shkrime ketu, duke pare se si "urrehen" Shqiptaret me njeri-tjetrin ne kete kend te forumit, ose me sakte ne te gjithe nenforumin e Botes Shpirterore. Mendova se do te ishte nje gje pozitive, qe duke lexuar dy shkrime si keto, shumekush mund te arrinte te bente pakez autokritike me veten, per menyren e te sjellurit, te besuarit dhe perceptuarit te fese.

    Me pelqeu shume menyra se si shpjegonte Teologu islamin, radikalizmin e per me teper, se si mundohet te na sjelle anet me pozitive te kultures orientale e te fese islame. Gjithashtu, me pelqeu shume edhe "shuplaka" nga Mushkolaj, e cila, me duket si nje shuplake ndaj njerezve dritshkurter. Dhe jo vetem kaq, por me duket edhe nje tregim per ata njerezit e dyzuar, ata qe jane sa andej kendej dhe nuk dine ke te besojne.

    Historia ka njohur mjaft raste te radikalizmit fetar si psh besimi i krishter me inkuizicionet e denimet me vdekje te atyre qe kundershtonin kishen apo klerin. Lufterat mjaft te ashpra per pushtet dhe urrejtja fetare nder me te medhate ne histori mes Protestanteve dhe Katolikeve ne Angli. Etj etj raste e shembuj.

    Duhet te mesohemi pak me keto, sepse radikalizmi fetar i shtrin rrenjet e veta ne shtresat me te varfera dhe me te pashkolluara e te painformuara, ashtu siē ben ne fakt ēdo lloj radikalizmi tjeter politik apo ideologjik. Keshtu, menyra me e mire per te ndryshuar per mire eshte studimi, puna, leximi. Nje njeri sa me shume te lexoje aq me shume e kupton boten dhe ligjet e natyres. Madje, duke lexuar behet edhe me i vetedijshem per "Zotin" ne te cilin beson, e kupton me mire ate se sa duke lexuar vetem nje "Kuran" apo nje "Bibel"

    Keshtu pra, mendoj se duke lexuar nga cdo gje, qofte duke lexuar edhe radikalet, komunistet, nazistet, fashistet etj etj, do te behemi me te ditur, me mendje hapur dhe do te behemi me te arsyeshem. Populli Shqitpar ne pergjithesi eshte nje popull ne zhvillim e siper, si brenda, ashtu edhe jashte kufijve, ndaj dhe ndodhin keto fenomene. Megjithate, shoqeria Shqiptare eshte e drejtuar per nga kahu i integrimit euro-atlantik dhe besoj se dhe keto grupime qe sot per sot nuk eshte se jane dhe aq te pakte, do te vijne duke u zbehur me brezat dhe ne do ta duam me shume njeri-tjetrin se sa e duam sot.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    *

    Ky i pari, "teologu", ne rend te pare nuk po e ditka cfare d.t.th. xhihad... Pastaj qenka munduar t'i zbuse e hijeshoje gjerat...sa per t'ia pershtatur shkrimin politikes ditore (thuajse gjithmone ka qene keshtu sich eshte sot dhe se ashtu do te jet edhe ne te ardhmen [sic!]).

    Pastaj, gjoja, Islami po u pershtatka me tregun e lire (lexo: neoliberalizmin).
    Nese ky shoku "teolog" nuk e ka ditur se pikerisht neoliberalizmi (qe sot quhet demokraci) eshte dexhalli (antikrishti) personalisht.

    Kurse, sa i perket ketij te dytit, Mushkonjes apo Mickojes...
    ...kemi te bejme me nje banalize prej gazetaruci te llojit tipik analfabet. Po, ky eshte analfabet per kete qe ka folur ketu... Na i ka shpallur ca rreziqe dhe nga na vijne ato (bazuar ne paēavurat qe i shfleton here pas here dhe pa e pasur as nje kokerr experience ne terren).
    Kur flitet per rreziqe duhet ta marrim lapsin e te llogarisim mire e mire.
    Ne te gjithe e dijme se 20 vitet e fundit ka pasur viktima te shumta, si ne Kosove, ashtu edhe ne FYROM e Shqiperi.
    Kush ishin dorasit e atyre viktimave?
    Sejcili nga ne i dijme, pos injoranteve...


    *

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Norēa.li, teologu me pelqeu sepse mer mundimin per te zbutur gjakrat dhe per te futur pak fryme modernizimi ne kulturen orientale dhe islamike.

    Ndersa gazetari, me pelqeu qe perpos gjith atyre qe kane frike te flasin hapur, mer mundimin te shkruaje ne gazete pavaresisht se ai sulmohet e sulmohet pafund.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  9. #9
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    .... une do te vecoja artikullin e dyte si me problematik dhe prek nje ceshtje qe eshte ne thelb aktakuza me e madhe per fene islame: liria e fjales se lire. Si ne boten islame, si ne Shqiperi e Kosove, eshte e veshtire te gjesh intelektuale shqiptare te fese islame qe kane kurajon te shprehin mendimin e tyre te lire si qytetar te atij vendi per problemet e komunitetit te tyre.
    Plotesisht e sakte z.Albo...Kanceri i Islamit eshte deskreditimi i te gjithe atyre njerezve qe hedhin pyetje dhe dyshime ne parimet Islame ose se paku konsiderohet provokim.Me me rendesi per Islamin eshte qe te burgos bashkesine njerezore ne nivelin e opsesionit dhe njohurive femijerore.Islami as nuk e kupton,as nuk e duron shqyrtimin (reflektimin) konsekuent te individit mbi vetveten.
    Ne kete sens Islami asnjehere nuk ka mundur,as qe mundet TANI ta mesoje individin mbi shkathtesine e mendimit te vertet apstrakt per ta implikuar ne njohjen e personalitetit te vet.Krejt cka Islami munde te prodhoje per nje individ eshte te ndjek me verberi pervojat e Muhamedit.(Madje as Islami-sufi nuk shkon me larg).Islami si religjion munde te mbijetoj VETEM neqoftese e shtrydh mendimin e lire te atyre qe nuk besojne ne pervojat e te tjereve (p.sh. Muhamedit si autoritet kulmor ne Islam),dhe duke shtuar besimtar per shkakun se kane lindur ne sferen (territorin) ku eshte shpallur ky religjion !
    Islami nuk i jep njeriut qe ne menyre te pavarur te zhvilloj boten e tij shpirterore.Kjo shihet ne te gjitha temat ku marrin pjese muslimanet e ketij forumi,kontributi i tyre eshte vetem nga pozitat e nje besimtari fanatik te Kuranit > e kjo eshte me pak se asgje.
    Thone qe ne ne Islam nuk kemi hiearki pervec Zotit (Allahut) dhe njeriut,ateher perse na duhet "i derguari" per te kerkuar te verteten.?

    Ja nuk vonon shume,dhe fakti se c`ka te ben Islami...Zoteriu Demokracine e quan DEXHALL.( E ka lexuar fletushken e teologut Egjiptian Mustafa Mahmut dhe vepren e tij "Prej dyshimit deri ne besim" dhe vie ketu me tezat e te tjereve dhe na shet mend !)...
    C`ka pret tjeter prej ketyre Islamucave qe edhe te arriturrat e kohes i quajne Dexhall !!!
    Citim Postuar mė parė nga Norēa.li Lexo Postimin
    Nese ky shoku "teolog" nuk e ka ditur se pikerisht neoliberalizmi (qe sot quhet demokraci) eshte dexhalli (antikrishti) personalisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga qeveriablu : 10-09-2012 mė 14:15
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Norēa.li, teologu me pelqeu sepse mer mundimin per te zbutur gjakrat dhe per te futur pak fryme modernizimi ne kulturen orientale dhe islamike.

    Ndersa gazetari, me pelqeu qe perpos gjith atyre qe kane frike te flasin hapur, mer mundimin te shkruaje ne gazete pavaresisht se ai sulmohet e sulmohet pafund.
    MaDaBeR,

    teologu nuk guxon per hir te askujt t'i shmaget te se vertetes, kurse analfabeti duhet ta mesoje shkrim-leximin.

    Shikuar ne pergjithesi, as i pari e as ky i dyti (ky i dyti bile e ka huqur teresisht) nuk kane dhene zgjidhje: nuk e kane gjetur shkaktarin e radikalizmit.
    Asnjeri syresh nuk na e shpjegoi pse dhe si vie deri te nje radikalizim i cfaredo natyre qofte: fetare, sociale, politike, ekonomike...

    Kete te parin, "teologun", nuk e njoh e as kam degjuar ndonjehere per te. Kurse ky i dyti, sic edhe e ka pranuar ai vet, artikullin e ka shkruar i shtyer nga dikush, ne stilin e kafeneve duke porositur kenge...

    Me kengen "Islami po radikalozohet" Imer Mushkonja ua ploteson deshiren ekipit nga... Urimit i bashkangjiten: tezja, dajet, klusherinjte e kusherirat...


    *

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •