Edhe regjim, edhe qesharak!
Nga Mero Baze
Nė shumė vende tė botės ku demokracia ka humbur standartet e saj, si nė Shqipėri, regjimet mbijetojnė nga diktatorė qė i japin fund vlerave tė demokracisė, por qė mbijetojnė me oferta tė tjera pėr shoqėrinė, tė cilat justifikojnė mungesėn e demokracisė. Nė pėrgjithėsi, regjime tė tilla, ashtu sikundėr dhe ish regjimi ynė komunist, mbijetojnė me bilance tė tjera sociale dhe morale mbi shoqėrinė. Fjala vjen, ato zhvillojnė arsimin, zhdukin krimin, vendosin rendin, vendosin kontrollin mbi territorin, disiplinojnė ndėrtimet, i japin prioritet shėndetėsisė, zhdukin drogėn dhe prostitucionin, kontrollojnė tregun dhe mirėqenien minimale etj si kėto. Falė kėtyre arritjeve, regjime tė tilla, edhe pse tė urryera, arrijnė tė kompensojnė pėr njė farė kohe mungesėn e lirisė dhe demokracisė, duke i kompensuar ato me shumė siguri nė aspekte tė rėndėsishme tė jetės njerėzore.
Rasti mė i keq dhe mė degradues pėr regjimet ėshtė ky i yni. Ky me siguri ėshtė regjimi mė atipik nė botė. Si gjithė regjimet, ky ka zhdukur demokracinė dhe tė drejtėn pėr tė zgjedhur dhe pėr tu zgjedhur. Ka zhdukur zgjedhjet e lira dhe lirinė e shtypit. Ka degraduar opozitėn dhe ka nėn kontroll gjithė institucionet. Pra, ka bėrė pak a shumė atė qė bėjnė gjithė regjimet pėr ti pasur gjithė pushtetet nė duar.
Por, ndryshe nga regjimet e tjera, gjithė pushtet e grumbulluara nė njė dorė, kėtu shėrbejnė vetėm pėr njė qėllim: thjesht garancinė qė regjimi tė ketė gjithnjė pushtetin.
Diktatori ynė ėshtė njė plak qė tė bėn dhe tė gajasesh dhe tė pataksesh kur flet, njė i paaftė qė ka bėrė lėmsh financat e vendit, njė delirant qė ka keqorientuar ekonominė e Shqipėrisė, sikur tė ishte mulli me erė, njė burrec qė ka futur Shqipėrinė nė luftė civile me njė mesatare prej 3 vrasjesh nė ditė, mė e larta pėr frymė ndoshta nė botė, njė Neron qė ka futur Shqipėrinė nė flakė dhe nuk gjen dot njė kovė ujė ta fikė, njė diktator qesharak qė nuk tremb dot as laraskat, por qė mban gjithė frenat e pushtetit nė dorė tė mos i marrin karrigen.
Pra, ndryshe nga ēdo shoqėri qė jeton nėn regjime atipike jo demokratike, shoqėria jonė ėshtė e dėnuar tė vuajė mungesėn e lirisė dhe demokracisė, por dhe mungesėn e shtetit, mungesėn e rendit, mungesėn e sigurisė fizike pėr pronėn dhe mjedisin, mungesėn e shėrbimit shėndetėsor, mungesėn sigurisė nė punė, mungesėn e sistemit arsimor, dhe gjithė mungesat e tjera sociale, qė nga rrogat dhe pensionet, tek vendi i punės apo sigurimet.
Shoqėria jonė, ndryshe nga gjithė shoqėritė e tjera nė botė, vuan edhe nga mungesa e demokracisė edhe nga mungesa e diktaturės, ose mė mirė tė themi qė jemi tė ekspozuar para gjithė tė kėqijave tė demokracisė dhe para gjithė tė kėqijave tė diktaturave.
Kėtu je i lirė tė ėndėrrosh qė je nė demokraci, por nuk je i lirė tė votosh apo tė kesh njė medie tė lirė, ashtu sikundėr mund tė jesh i keqkuptuar se jeton nėn njė regjim autoritar qė tremb opozitėn dhe medien, por nuk tremb dot kriminelin nė rrugė, zjarrvėnėsin nė pyll, hajdutin nė zyrė dhe gjobėvėnėsin nė gjykatė.
Ne jemi njė shoqėri qė paguajmė njė ēmim tė lartė pėr tranzicionin qė po zgjatet mbi 20 vjet, njė shoqėri qė pėrjeton degradimin e sistemit arsimor, degradimin e sistemit shėndetėsor, degradimin e veprave tė mėdha energjike qė po shiten pėr tė blerė Berisha Benz tė blinduar dhe Nishani ashensor, degradimin e tregut tė punės dhe sigurisė, degradimin e rendit publik, degradimin e kontrollit mbi territorin, dhe natyrisht dhe sėmundjet e njė demokracie tė degraduar, siē janė humbja e lirisė sė shtypit, humbja e sė drejtės pėr tu numėruar votat dhe humbja e tė drejtės pėr tė ndėshkuar regjimin.
Kjo shoqėri atipike e krijuar nga presioni i njė pushteti tė grumbulluar i gjithi nė njė dorė, ėshtė ndoshta shoqėria mė e traumatizuar nė glob, pasi kėtu njerėzit janė tė lirė tė ėndėrrojnė si nė demokraci dhe tė dėnuar tė ndėshkohen si nė diktaturė, janė tė lirė tė ėndėrrojnė njė regjim autoritar me gjithė tė mirat dhe tė kėqijat e tij dhe ndeshen vetėm me tė kėqijat e tij.
Tė gjithė diktatorėt nė gjithė kohėrat, kur shkaktojnė debat pas vdekjes sė tyre, ka plot ithtarė qė u kujtojnė tė mira dhe tė kėqija. Enveristėt tanė i kujtojnė Enver Hoxhės zhdukjen e analfabetizmit, ngritjen e ambulancave nė ēdo fshat tė Shqipėrisė, cilėsinė e lartė tė arsimit universitar, ngritjen e veprave energjetike mbi lumenjtė shqiptarė dhe zhvillimin e industrisė minerare.
Po kėtij qė sot drejton Shqipėrinė me dhunė dhe me gjithė pushtetet nė dorė tė Familjes sė tij, do ti kujtojmė qė sa herė ėshtė nė pushtet vriten tre persona nė ditė, gratė dhe vajzat nuk dalin dot me varėse dhe orė nė rrugė, digat dhe hidrocentralet e shitura, minierat e shkatėrruara ku vdesin pėrditė njerėz, mungesėn e ujit dhe dritave, mungesėn e vendeve tė punės dhe pasigurinė e jetės, shkatėrrimin e arsimit dhe shėndetėsisė, shkatėrrimin e pronėsisė reale mbi tokėn, shkatėrrimin e institucioneve tė shtetit, eliminimin e pavarėsisė sė gjykatave dhe prokurorisė, futjen nėn kontroll tė presidentit dhe SHISH, dhe mė nė fund dhe njė vepėr tė qartė antikombėtare, pėr tė cilėn Kushtetuta dhe Kodi Penal parashohin dėnim tė pėrjetshėm: shitjen e territoreve.
I vetmi rekord qė ja kemi pranuar pa dėshmitarė, ėshtė rekordi i notit , por dhe atė, jo se e besojmė, por se kemi nevojė tė tallemi me tė. Si me ēdo diktator qesharak, tė cilėt nuk tė lėnė as tė qash, e as tė qeshėsh.
Krijoni Kontakt