Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Berisha: Do të japim tokë falas për shkollat e spitalet private

    Berisha: Do të japim tokë falas për shkollat e spitalet private

    Nisma e radhës e qeverisë për mbështetjen e arsimit privat do të jetë aplikimi edhe në Shqipëri i ligjit për dhënien e trojeve publike për ndërtim shkolle. Ajo është bërë e ditur dje nga vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave, ku Kryeministri ka propozuar aplikimin e një ligji amerikan për arsimin “tokë për shkollën”. Kryeministri Berisha tha se qeveria do të vazhdojë të nxisë zhvillimin dhe konsolidimin e iniciativës private në fushën e arsimit, duke forcuar njëherësh mekanizmat e kontrollit rigoroz. “Ne do të shtrëngojmë e forcojmë kontrollin rigoroz mbi arsimin publik dhe atë privat, por do të nxisim iniciativën e lirë në këtë fushë. Duke bërë kontrolle rigoroze, duke konsoliduar mekanizmat e kontrollit, ne nuk mund të ndalemi. Është e domosdoshme të aplikojmë ligjin “tokë për shkollën”. Ky ligj ekziston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera. Ndaj zoti ministër i Arsimit, në bashkëpunim me ministritë respektive, ky ligj do të vendoset edhe në Shqipëri. Ne do t’u japim troje atyre që duan të ndërtojnë shkolla, por dhe spitale”, – u shpreh Kryeministri.

    Gjatë fjalës së tij kushtuar arsimit, Kryeministri u ndal edhe në çështjen e financimit të universiteteve, duke kërkuar nga drejtuesit e këtyre të fundit që të marrin masa për shndërrimin e tyre në jofitimprurëse. “Ne jemi sot gjithnjë në dinamikë, por nesër do të instalojmë mekanizmin e përshtatshëm që financimet tona të ndjekin cilësinë. Ndonëse dua t’u bëj thirrje këtyre institucioneve të konsiderojnë në mënyrën më serioze shndërrimin e tyre në institucione arsimore ‘non profit’. Jam i bindur se si institucione ‘non profit’, ato do të mund të ecnin më të sigurta drejt cilësisë dhe konsolidimit të tyre. Nuk kam asnjë lloj problematike me statusin e tyre aktual, por më duhet të rikujtoj se në vendin model të arsimit privat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica dërrmuese e këtyre institucioneve janë ‘non profit’. Në këtë mënyrë, ata zgjidhin në mënyrë të përjetshme kundërshtinë me Ministrinë e Financave dhe institucionet e tjera, të cilat me të drejtë kërkojnë zbatimin e rregullave nga të gjitha bizneset”, – deklaroi më tej kreu i qeverisë, ndërsa shtoi se thirrja e tij është në interesin e universiteteve, megjithatë vendimi është në vullnetin e tyre. Në kuadër të rritjes së cilësisë së mësimdhënies, Kryeministri inkurajoi universitetet publike dhe private që të bëjnë çmos për dhënien e leksioneve në gjuhën angleze. Sipas tij, universitetet që do të përdorin anglishten si gjuhë të përditshme në klasat e tyre, në leksione e seminare, do t’i referohen një literature cilësisht shumë herë më të lartë.

    MAPO

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Sale, ne rradhe te pare jepi token ose kompensoi pronaret e tokave, pastaj nis nga bamiresite !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Sale, ne rradhe te pare jepi token ose kompensoi pronaret e tokave, pastaj nis nga bamiresite !!!
    Veshtire te zgjidhet ai problem! Sikur te zgjidhte ate problem investimet ne shqiperi do ishin shume here me te sigurta edhe do shtoheshin, por askush qe ka qene ne pushtet se ka marre ate mundimin gjithmon e anashkalojne. btw Amerika asnjeher nuk fale sepse gjithmon do pagush takse per token.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Mos valle kan mbetur punishtet pa punatore te kalifikuar qe navojiten shkolla te reja?

    Ka vende pune per keto nxenes qe mbarojne shkollat apo jo?

  5. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Pse tu japi toka falas? Pse do hapin shkolla me marr diploma fallco?! Ah Sali Sali. U plake e su poqe nga trute!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-06-2012
    Postime
    661
    Kjo eshte nje marrezi. Mjer ne qe qeveritemi nga idiote te tille.

    Toke falas?

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ideja eshte shume e mire dhe ka per qellim qe te stimuloje investime private ne dy fushat me me interes per Shqiperine: arsim dhe mjekesi. Investimi per te hapur nje shkolle apo nje spital eshte nje investim i madh i konsiderueshem. Qeveria eshte gati qe t'iu siguroje truallin cdo investitori te vendit apo te huaj qe kerkon te hapi nje shkolle private apo nje spital ne Shqiperi. Investime te tilla shkojne ne miliona euro/dollare dhe jo kushdo mund te beje investime te tilla.

    Qeveria duhet ti publikoje keto lehtesira per investitoret ne keto dy fusha jashte Shqiperise ne menyre qe te ofroje universitete dhe spitale private te huaja qe kane edhe fondet, kane edhe eksperincen e duhur ne kete fushe.

    Nje tjeter ide me interes ne kete fushe eshte perjashtimi nga taksat per keto biznese private per 1 dekade. Investitoret mund te fitojne per 10 vjet pasi bejne investimet fillestare pa takse nga shteti.

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga JacobGold Lexo Postimin
    Mos valle kan mbetur punishtet pa punatore te kalifikuar qe navojiten shkolla te reja?

    Ka vende pune per keto nxenes qe mbarojne shkollat apo jo?
    ketu eshte problemi. shqiptareve nuk i duhen shkollat atyre u duhet formimi profesional. duhet filluar si kina dhe brazili. njerezit duhet te punojne ne punishte te vogla te prodhojne artikuj te ndryshem si shkrepse, makarona, kos, shishe, dritare, tjegulla, recel, vere, rrota makinash, lodra femijesh. vetem keshtu mund te mbijetojne shqiptaret.
    se me investime shkollash pasurohen vetem 5 profesora, te tjeret humbasin.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk eshte ide e keqe por ka me mbet ne leter.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ideja eshte shume e mire dhe ka per qellim qe te stimuloje investime private ne dy fushat me me interes per Shqiperine: arsim dhe mjekesi. Investimi per te hapur nje shkolle apo nje spital eshte nje investim i madh i konsiderueshem. Qeveria eshte gati qe t'iu siguroje truallin cdo investitori te vendit apo te huaj qe kerkon te hapi nje shkolle private apo nje spital ne Shqiperi. Investime te tilla shkojne ne miliona euro/dollare dhe jo kushdo mund te beje investime te tilla.

    Qeveria duhet ti publikoje keto lehtesira per investitoret ne keto dy fusha jashte Shqiperise ne menyre qe te ofroje universitete dhe spitale private te huaja qe kane edhe fondet, kane edhe eksperincen e duhur ne kete fushe.

    Nje tjeter ide me interes ne kete fushe eshte perjashtimi nga taksat per keto biznese private per 1 dekade. Investitoret mund te fitojne per 10 vjet pasi bejne investimet fillestare pa takse nga shteti.

    Albo
    Shqiperia eshte tejmbushur per hir te se vertetes me shkolla private e spitale private.
    Per mua ky eshte budalliku i rradhes i qeverise ose ndonje mik i tyre kerkon te investoje dhe keta nxjerin ligj qe investimi te jete pa shpenzime per token. (te cilen nuk e di se ku ja kane vene syrin).
    Shqiperia ka nevoje ne rradhe te pare te kryej deri ne fund procesin e privatizimit te tokes dhe hipotekimit te banesave pasi te jete kryer studimi urbanistik. Perndryshe arritjet e deritanishme kthehen ne bumerang dhe do i vuajme gjate.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •