Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Ndërroi jetë Arbër Xhaferi

    Në orët e pasdites ndërroi jetë ish lideri i PDSH-së Arbër Xhaferi. Ish kryetari i PDSH-së dhe njëherit kryetar nderi i kësaj partie Arbër Xhaferi për një javë ndodhej në gjendje kome pas një gjakderdhje në tru, që kishte përjetuar të mërkurën e kaluar në banesën e tij në Tetovë. Mjeku kujdestar në klinikën neurokirurgjike, ku ndodhej Xhaferi, tha se mjekët kanë tentuar ta kthejnë në jetë, mirëpo kot. “Si rezultat i përkeqësimit sekondar një ditë më parë edhe përkundër të gjitha përpjekjeve të ekipit të mjekëve dhe ekipit profesionist, zotëri Arbër Xhaferi ndërroi jetë sot në ora 15:50 minuta’, tha Vlladimir Mirçevski, mjek. Ish kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake. Arbër Xhaferi ishte deputet aktual i PDSH-së dhe kryetar i parë i kësaj partie. Për 12 vite me radhë, Xhaferi ka qenë në krye të PDSH-së deri në vitin 2007 kur në krye të partisë erdhi zëvendësi i tij, Menduh Thaçi. Arbër Xhaferi është lindur në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948. Nga PDSH, nëpërmjet një komunikate njoftojnë opinionin se me rastin e vdekjes së Xhaferit, të enjten më 16 Gusht 2012, në ora 12.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbahet mbledhja komemorative, kurse kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në ora 13.30 për në varrezat e qytetit të Tetovës. Arbër Xhaferi e filloi karrierën dhe profilin e tij politik në Kosovë. Në Maqedoni ka ardhur në fillim të viteve '90, pas shpërbërjes së Jugosllavisë duke themeluar më pas Partinë Demokratike Shqiptare. ALSAT-M

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Xhaferi, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, politikanit të njohur shqiptar, Arbën Xhaferi.

    Në telegram e saj thuhet:

    E nderuara familja Xhaferi,

    E mora me dhimbje të thellë lajmin e rëndë për vdekjen e shpejtë dhe të hershme të kryefamiljarit tuaj, udhëheqësit politik të shqiptarëve në Maqedoni e themeluesit të Partisë Demokratike Shqiptare, z.Arbën Xhaferi.

    Ne emër të institucioneve, të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju lutem të pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për ju.

    Intelektuali dhe politikani Arbën Xhaferi ka dhënë një kontribut të çmuar në skenën politike shqiptare e sidomos në krijimin dhe udhëheqjen e politikës së shqiptarëve në Maqedoni.

    Vdekja e tij do të lë boshllëk të madh jo vetëm për ju si familjarë dhe për bashkëpunëtorët e tij në subjektin politik që e themeloi dhe me të cilin qëndroi i lidhur gjithë këto vite, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan qëndrimin e tij politik, thuhet në telegramin e Jahjagës. RTK

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Xhaferi me rastin e vdekjes së politikanit, publicistit dhe intelektualit të shquar shqiptar, Arben Xhaferi

    Në telegram e tij thuhet:

    E nderuar familje Xhaferi,

    Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e e parakohshme të veprimtarit, politikanit, publicistit dhe intelektualit të shquar, Arbën Xhaferi.

    Vdekja e hershme e Arben Xhaferit është humbje e jashtëzakonshme për Ju, familje Xhaferi, për botën shqiptare, për miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë vepruar me të.

    Arbën Xhaferi ishte profil i lartë i politikanit, mendimtarit dhe vizionarit që la gjurmë të ndritur dhe kontribut të çmuar në jetën politike jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë hapësirën shqiptare.

    Arbën Xhaferi shquhej për mprehtësinë politike, thellësinë intelektuale, transparencën e ideve dhe konceptimin global të çështjes shqiptare.

    Arbën Xhaferi la gjurmë të thella në kuadër të lëvizjes së përgjithshme për çlirimin e shqiptarëve, duke artikuluar individualitetin e tij në parti politike, në krijimin e opinionit publik, në trajtimin analitik, sintetizues dhe vlerësues të pozitës së shqiptarëve në shekullin e kaluar dhe shekullin aktual.

    Me vdekjen e Arbën Xhaferit u shua një nga mendjet më të ndrituar të qytetërimit shqiptar.

    Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju familje Xhaferi, miqve dhe gjithë atyre që çmojnë dhe vlerësojnë kontributin e gjithanshëm të Arbën Xhaferit, thuhet në tregramin e Thaçit. RTK

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Xhaferi, me rastin e vdekjes së atdhetarit, veprimtarit dhe intelektualit të shquar, Arbën Xhaferi.

    Në telegram e tij thuhet:

    E nderuar familje Xhaferi,

    Me hidhërim të thellë mësova lajmin për vdekjen e atdhetarit, veprimtarit dhe intelektualit të shquar, mikut tim të shtrenjtë, Arbën Xhaferi.

    Vdekja e tij përbën humbje të madhe për mbarë kombin shqiptar.
    Arbën Xhaferin e ka bërë të pavdekshëm veprimtaria e tij jetësore dhe trashëgimia e pasur atdhetare e politike që u ka lënë brezave. Ai do të kujtohet për guximin, sakrificën dhe mprehtësinë intelektuale, me të cilën i dha mençuri politikës shqiptare në plan mbarëkombëtar.

    Duke ndarë dhembjen bashkë me ju, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta, thuhet në telegramin e Krasniqit. RTK
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 15-08-2012 më 14:49

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ngushëlloi familjen Xhaferi

    “Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Arbën Xhaferit, themeluesit të Partisë Demokratike Shqiptare, prijësit të shqiptarëve në Maqedoni dhe intelektualit të shquar.

    Në emrin tim, në emër të strukturave drejtuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të anëtarësisë së gjerë, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe.

    Arbën Xhaferi do të mbahet mend përherë për veprën e madhe në shërbim të kombit. Ai i dha frymë intelektuale dhe evropiane sjelljes politike të shqiptarëve në Maqedoni.

    Arbën Xhaferi ishte një nga politikanët më të shquar shqipatarë të dekadave të fundit. Ndarja e tij nga jeta, është humbje e madhe jo vetëm për njerëzit e tij të dashur, por për të gjithë shqiptarët kudo”, thuhet në telegram e Mustafës.

    Edhe AAK-ja ka ngushlluar familjen Xhaferi.

    E nderuara Familje Xhaferi,

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me dhimbje dhe pikëllim të thellë mori lajmin e vdekjes së hershme të Arbën Xhaferit, politikanit të shquar shqiptar dhe veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare.

    AAK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

    Arbën Xhaferi ishte një personalitet i shquar i lëvizjes kombëtare i cili asnjëherë nuk u ndal në punën e tij për liri dhe pavarësi. Kujtimi për Arbërin do të mbetet i përjetshëm pasi që ai la pas një kontribut të pashlyer si në rrafshin kombëtar ashtu edhe në atë intelektual e politik.

    Vdekja e Xhaferit është një goditje e rëndë për të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të, thuhet në telegramin e AAK-së. RTK

  6. #6
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Ngushëllime familjes.
    Arbën Xhferi ishte një nga politikanët më largpamës shqiptarë.
    Për gjithë shqiptarët kjo është një humbje e madhe.

  7. #7
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Pajtohem me parafolesin....Vertet nje humbje e madhe per gjithe shqiptaret.

    Ngushllime Familjes!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    U prehte ne paqe!
    Nder te paktet intelektuale shqiptare do ta quaja.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    u prehte ne paqe shpirti i tij....

  10. #10
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Ngushellime familjes dhe gjithe shqiptareve.Une e vleresoi si intelektualin me vigjilent ,nje vizionar qe do ti mungoi skenes politike gjitheshqiptare ! U prehte ne paqe

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •