Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 95
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    pushteti ne kosove i takon thacit per 20 vjet, se ai ishte i uck-s.
    Pushteti ju takon atyre qe kane vota te mjaftueshme te fituara ne nje proces zgjedhor te standardeve te mjaftueshme demokratike. Pushteti qe nuk i permbushe keto standarde demokratike absolutisht te domosdoshme eshte pushtet ilegjitim, kuisling, diktatorial, pushtues etj... Pervec nese behet fjale per pushtet te perkoheshem ne rrethana te jashtezakonshm.

    Perndryshe, qenja anetare ose udheheqes i UCK-se nuk ka krijur dhe nuk krijon asnje favor apo obligim juridikisht te vlefshem , pervec atyre qe jane te rregulluara me ligj per veteranet e luftes si ne te gjitha shtetet normale te botes.
    Merita ne lufte nuk justifikon as perparesine me te vogel ligjore ndaj secilit qytetare te thjeshte te Kosoves. Ne raste te caktuara individ, grupe, familie etj. qe kane dhene kontribut te jashtezakonshem ne lufte dhe ne paqe shpallen p.sh. heronje dhe respektohen, ndihmohen, shperblehen si te tille, permes mekanizmave te zakonshme si ne cdo vend te botes per raste te tilla. Por, kur jane ne pyetje rregullat demokratike, pushteti dhe ligji as keta nuk mund te gezojne asnje perparesi ndaj secilit qytetar tjeter te shtetit (Kosoves). Jo pse nuk do ta meritonin, se paku disa nga ta, por sepse do te ishte ne shperputhje te plote me shtetin ligjor dhe sistemin demokratik. Vetem sistemet diktatoriale dhe te ngjashme justifikojne mbajtjen e pushteteve nga klane dhe familje te caktuara, duke u mbeshtetur ne meritat ( te verteta dhe te paverteta) te stergjyshit, gjyshit, babait.... ne lufte etj....

    ate e kane me teper frike serbet.
    plus qe ai po e tregon veten qe eshte nje politikan i zgjuar qe di me cu kosoven perpara.
    Per ty mund te jete ashtu.
    Edhe pse sipas mendimit tim eshte jasht cdo realiteti.
    Per mua puna e Thacit dhe pushtetit aktual (pa legjitimitet votash) qendron perafersisht keshtu sic shkruan nje opinionist i Zerit:

    "...Si kronistë të kësaj kohe që po e jetojmë dhe po e përshkruajmë, nuk kemi pse të jemi iluzionistë. Ky hap i sotëm do të ishte vërtet i mirë poqese situata nuk do të ishte siç është. Kur themi “situata” atëherë parasysh duhet të kemi rrënimin dhe degradimin e çdo norme dhe niveli që kjo shoqëri në këto vite paspavarësie ka shënuar dhe po shënon.

    Kosova, ky vend i izoluar dhe stërkequr, me imazhin e një Afrike në zemrën e saj të errësirës dhe mentalitetin e një otomanie në miniaturë, nuk po ka më fuqi t’u gëzohet as lajmeve të mira dhe as t’i dëgjojë llahtaritë e përditshme për të cilat njeriu i këtij nënqielli, vdektari i zakonshëm, duhet vetëm të lutet të mos jetë pjesë e njërës prej tyre.



    Çfarë doni?
    (Vetë)vrasje njerëzish që kanë poste kyçe në këtë shtet?
    I kemi.
    Kode në të cilat shkruhet sesi duhet të jepet lajmi a kryhet hulumtimi gazetaresk? I kemi.
    Grushte e grushtime të njerëzve që janë zbutur aq shumë... saqë e tëra që tashti mund t’ia bëjnë njëri-tjetrit janë tash parlamentarët që i përjetuam si në një seri latino-amerikane a turke. Sërish grushte?
    Sa të doni.



    E para dhe e pashmja e Kosovës, presidentja Jahjaga, me hamendjen që duhet të duket edhe më mirë, në rrugëtimin e saj të “gjatë” prej zyrës në sallonin e zbukurimit shikon dhe më pas dëgjon sesi burrat e saj të përcjelljes grushtojnë një qytetar, një njeri i këtij vendi, vetëm pse proteston për zhurmën dhe pengesën në komunikacion. Edhe më grushte? Tifozë dhe qytetarë të këtij vendi rrahen mes vete pse njëra lagje është më e fortë se tjetra, njëra krahinë më krenare sesa tjetra (!!!).

    ...

    Këtu vijmë tek ajo pika kulmore e mjerimit dhe skanimit të situatës në të cilën këta pushtetarë në këtë Prishtinë, këtë vend e kanë sjellë: Kosova, sot Republikë e përçmuar dhe e izoluar, kurrë nuk ka pasur karta më të mira gjeo-politike falë edhe ndërrimit të pushtetit në Beograd. Dhe kurrë nuk ka qenë më e pafuqishme dhe më përulur falë kësaj kaste politike.


    Prandaj, duke kthyer kokën prapa atyre që numëruam pasi ngjan dhe me pesimizmin e patundur që do të bëhet edhe shumë më keq sesa është, ec e mos kujto ata rreshta të Migjenit kur malësori i tij thërret: “O, si nuk kam një grusht të fortë/ t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë, ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët- n’agoni të perdihet ky vigan i vramë”!

    Kaq për grushtet. Dhe këtë kastë të pështirë politike, e cila këtij vendi ia vrau të shkuarën, po ia shkatërron të tashmen dhe nuk i jep rrugë tjetër këtij populli vetëm ta heqë qafe sa më shpejt. Për të ardhmen.

    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...-si-nuk-e-kam/
    ...

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    prishtina2010

    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Ku ishin at dite Vetfundosja aaaa linde pytja ..

    Pse nuk dolen ti pengojen serbet ..e gazmenistanit ,apo deshten ta pengojen punen e kuvendit te kosoves tupri i tyre nuk ka funde

    Ne viti 23 vite me heret pikrishet ne vitin 1989 ju suprimua autonomija kosoves nga milloshi i madhe .

    Tanim 23 vite me von 2012 Vv deshiron shkatrrimin e Kuvendite te Koosves dhe popllin e koosves.

    Ku ishin keta si nuk i penguan Gazmensitanin,,apo ishet plani i tyre per veprim se bashku me daqiqin shkatrrimi i parlamentit te kosoves
    ju qe flisni me gjuhen e spiuanve e te terrorrit po ju kalon koha kurse se ku ishim ne ne kohen kur shkijet erdhen ne gazimestan ne jemi ne kosove si qdo her ju po harroni ne nuk dlum kur ju konvenon juve spiunave te kamishave e te llullave te hashimve ti po harron ne kemi protestu kunder mallrave te beogradit qe po hyn ne kososove ju po harroni qe skeni len mjet pa perdor per ta mbrojtur sovranitetin e beogradit keni dhunu shqiptar edhe ne oborre te tyre ne besian aju kujtohet ajo /.....ne ne fund bir milloshi je ti dhe bir kurve je ti i poshter

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ju qe flisni me gjuhen e spiuanve e te terrorrit po ju kalon koha kurse se ku ishim ne ne kohen kur shkijet erdhen ne gazimestan ne jemi ne kosove si qdo her ju po harroni ne nuk dlum kur ju konvenon juve spiunave te kamishave e te llullave te hashimve ti po harron ne kemi protestu kunder mallrave te beogradit qe po hyn ne kososove ju po harroni qe skeni len mjet pa perdor per ta mbrojtur sovranitetin e beogradit keni dhunu shqiptar edhe ne oborre te tyre ne besian aju kujtohet ajo /.....ne ne fund bir milloshi je ti dhe bir kurve je ti i poshter
    edhe ti paske harrue se nuk kini protestue ju qe mallrat serbe mos te hyn ne Kosove per te miren e popullit
    por qe mallrat serbe te hyn ne Kosove vetem nepermes njerzve qe kan biznise te aferm me albin-krasniq-ymer-rexhepin
    mos harro se ket e dim te gjith
    siq u kan zan me pel per dore

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dhuna nuk i shkon Vetëvendosjes
    05 Korrik 2012 10:55, Nga Armand Shkullaku
    Kur dhuna dhe konflikti justifikohen në emër të interesave elektorale, mjafton të përfytyrohet se si mund të jetë parlamenti i ardhshëm. Nuk është çudi që Prishtina t’ia kalojë Tiranës.

    Kuvendi i Kosovës e humbi virgjërinë javën e kaluar kur katër deputetë u përleshën mes tyre në ambientet e tij menjëherë pas përfundimit të një seance.

    Pavarësisht nivelit të diskutueshëm të përfaqësuesve të popullit në atë sallë, Kuvendi i Kosovës kishte arritur të ruante një lloj tolerance dhe respektimi të kundërshtarit politik, të paktën formalisht.

    Pas luftës, në atë institucion të zgjedhurit trashëguan bashkë me përkatësinë partiake edhe armiqësitë, konfliktet e vjetra, vrasjet, urrejtjen dhe shtysën për hakmarrje. Ndarja mes kampeve nuk ishte thjesht politike, por më shumë se kaq, ishte fizike, personale, e ngarkuar me emocione të forta që mund të provokonin ngjarje të paparashikueshme.

    Megjithatë, Kuvendi i Kosovës në pjesën më të madhe ruajti në sytë e publikut një komunikim të pranueshëm, agresiv herë pas here por jo të dhunshëm dhe konfliktual. Për dikë nga Shqipëria, krahasimi me parlamentin e Tiranës dhe komunikimi mes forcave politike atje, nuk ishte aspak për t’u mburrur.

    Në Tiranë deputeti Azem Hajdari u qëllua me pistoletë brenda Kuvendit dhe më pas u vra në një atentat para selisë së partisë së tij. Deputetët janë goditur me grushta mes tyre përpara kamerave, garda e Republikës është detyruar disa herë të intervenojë për të shmangur përplasjet fizike, ndërsa ato verbale as që mund të llogariten. Prishtina ofronte një shembull tjetër, deri javën e kaluar kur katër deputetë ia morën atë pak nder të mbetur institucionit të parlamentit.

    Sherri mes deputetëve të PDK dhe atyre të Vetëvendosjes nuk ishte rrufe në qiell të pastër. Ai ishte paraprirë nga një atmosferë tensioni, e cila, për hir të së vërtetës është acaruar ndjeshëm vitin e fundit pas futjes së VV në Kuvend.

    Gjuha agresive, fyerjet personale, kërcënimet fizike u shtuan ndjeshëm kohëve të fundit dhe ato nuk mund të kishin vazhdim tjetër veç rrahjes mes atyre që normalisht duhen të ishin elita e politikës. Këtu nuk është fjala për të përcaktuar fajtorin, sepse të gjithë janë fajtorë kur ndodhin ngjarje të tilla tronditëse. Aq më e lehtë mund të duket të ngarkosh me përgjegjësi pjesën e opozitës, kur dihet se në përbërjen e partisë në pushtet kanë qenë prezentë vazhdimisht elementë të dhunshëm e madje me të kaluar kriminale. Por një forcë politike si Vetëvendosja që pretendon se vepron mbi një platformë të qartë politike, që ka idetë e programet në rend të parë, që përfaqëson një grupim të ri pa komplekse nga e shkuara dhe që synon të jetë shembull i mendimit politik të artikuluar, nuk mund të përgjigjet me të njëjtën monedhë dhe përfshirja në ngjarje të tilla ngre pikëpyetje të mëdha.

    Pikëpyetja e parë ka të bëjë me faktin se përfshirja e VV në ngjarjen në fjalë ishte një aksident apo rrjedhojë e një politike të caktuar të kësaj lëvizje. Pavarësisht përgjegjësisë së dy deputetëve problematikë të PDK, qëndrimit të kryetarit të grupit parlamentar dhe heshtjes së pritshme të kryeministrit Thaçi, partia e të cilit ka me bollëk individë të tillë, nga lidershipi i Vetëvendosjes pritej një distancim nga çka ndodhi dhe më së paku një vërejtje e rëndë për dy deputetët e saj që përdorin dhe justifikojnë dhunën qoftë edhe si reagim. Kjo nuk ndodhi, madje më keq, në një intervistë për gazetën Zëri, lideri i VV, Albin Kurti jepte shpjegime si ata fëmijët në shkollë përpara mësuesit duke bërë me gisht se kush filloi i pari. Ky e shtyu, ai iu afrua shumë afër, ky e paksa ofenduar vazhdimisht, ai tjetri nuk duroi... Me pak fjalë Albin Kurti justifikon një veprim që duhet dënuar, mbështet një deputet që me mburrje deklaroi para kamerave se nuk ishte rrahur por kishte rrahur dhe arrin kulmin kur me tone luftarake deklaron për Zërin se “lëvizja VV është subjekti i vetëm që kurrë nuk është frikësuar e as nuk do t’u frikësohet shërbimeve sekrete partiake”. E nëse dhuna eskalon më tej e në vend të grushtave përdoren armët a ka më kuptim të diskutohet se kush e filloi i pari?

    Ajo që beson Albin Kurti me siguri që është ndryshe nga ajo që ai deklaron. Dhuna, aq më shumë kur manifestohet nga të zgjedhurit e popullit, nuk përbën një medalje në gjoksin e VV. Kurti po vuan pasojat e disa zgjedhjeve që ndoshta ka qenë i detyruar t’i bëjë për arsye elektorale. Nën efektin e tezës se “të fortët” mbledhin vota, në VV aderuan edhe elementë që sot në Kuvend bëjnë kontrast të fortë me deputetët e tjerë të kësaj lëvizje. Ata nuk bëjnë ndonjë dallim me pjesën problematike të deputetëve të PDK duke rrezikuar kështu ta shndërrojnë VV në një parti si gjithë të tjerat. Ku mund të ndryshonte partia e Gashit dhe Kamishit nga ajo e Selimit e Krasniqit nëse të dyja palët kanë të njëjtën sjellje? Pse duhet votuar VV kur sot në opozitë shfaq shenja dhe elementë që PDK i ka si shprehje të arrogancës së pushtetit? Efektet elektorale kanë ndikuar tek përbërja e grupit parlamentar të VV, por edhe tek sjellja e kësaj force politike në sallën e Kuvendit.

    Gjuha agresive, akuzat e rënda, fryma refuzuese janë përdorur për të krijuar imazhin e një opozite të fortë e të pakompromis, të një force politike që nuk e ndryshon karakterin e saj edhe kur futet në institucione. Dhe si pasojë klima e kominikimit politik në Kuvend ka degraduar dhe u përshkallëzua deri në rrahje publike. Ndoshta në llogaritë e VV kjo mënyrë e të bërit politikë rezulton efektive, por të shohësh Albin Kurtin që mbron “të tijët” në një skandal të atyre përmasave, ndryshimi aq shumë i predikuar vihet në dyshim. Kur dhuna dhe konflikti justifikohen në emër të interesave elektorale, mjafton të përfytyrohet se si mund të jetë parlamenti i ardhshëm. Nuk është çudi që Prishtina t’ia kalojë Tiranës.

  5. #75
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #76
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Vetevendosjes me se shumti i shkon dhuna, nuk ka nocion me te pershtateshm se nocioni dhune per vetevendosjes. Une mendoj qe kjo eshte arsye pse po peson debakel qytet pas qyteti si pasoj e veprimeve huliganeske gjysme kriminale qe i ndermerr.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gogi

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Vetevendosjes me se shumti i shkon dhuna, nuk ka nocion me te pershtateshm se nocioni dhune per vetevendosjes. Une mendoj qe kjo eshte arsye pse po peson debakel qytet pas qyteti si pasoj e veprimeve huliga
    neske gjysme kriminale qe i ndermerr.
    per qfar dhune po flet o gomar a din qa osht dhun ti se ke iden dhun esht ajo qe po bejn shkiet ne veri te cilet qe 3 vjet i kan blloku rruget dhe skeni guzim te mereni me ta kurse vetvendosjes ja keni tesh k.... ik more pis rrugaq bile tash se fundi keni kerku falje ndaj shkjeve te cilet vizituan gazimestanin veq qe jav keni desh do maica per marketing politik tash kerkim falje kurse shqiptaret i keni dhunu ne merdar deri edhe pleq 70 vjeq pis o pis

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Kryeministri Thaçi - Qeveria e Kosovës do të vazhdojë punën e vet, ndërsa Kurtit i rekomandoj që politikat elektorale t’i shpalos në Ferizaj e Kaçanik.


    Po dëgjohen disa klithma çoroditëse të viteve të 60-ta dhe të ekspertëve të asaj kompanie ,këta zëra për të mos ardhur investitorët në Kosovë, nuk janë dëgjuar kurrë nga bota.
    Është fakt që bota si ka dëgjuar kurrë këto klithma të heshtura, të izoluara dhe me ndikim zero në opinion shqiptar dhe ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi.
    Këta zëra të shterur, e klithma të çoroditura, kanë bërtitur që NATO-ja të mos vijë në Kosovë, po ashtu edhe kundër marrëveshjes në Rambuje.
    Po këta zëra u deklaruan edhe kundër bombardimeve të NATO-s dhe kundër prezencës së SHBA-ve, dhe BE-së në Kosovë. Gjithashtu ai ka thënë se po këta zëra ishin edhe kundër marrëveshjes mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve për statusin e Kosovës, për Kosovën e pavarur.

    Thaçi ka thënë se po ky zë pa ndikim dhe i shkëputur nga realiteti i Kosovës demokratike dhe evropiane, u deklarua se 17 shkurti 2008, dita kur Kosova realizoi ëndrrën historike për shtet të pavarur, është një vendim i pavlerë.

    Shefi i ekzekutivit ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë punën e vet, ndërsa Kurtit i ka rekomanduar që politikat elektorale t’i shpalos në Ferizaj e Kaçanik.

    “Po këta zëra vetëm tri ditë më herët u deklaruan me rezerva kur gjithë bota tregoi besim të palëkundur për Kosovën, kur gjithë bota në mënyrë entuziaste u deklarua për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë. Këta zëra e quajtën të parëndësishme. Ne do të vazhdojmë, ndërsa sa u përket politikave elektorale, shkoni në Ferizaj, në Kaçanik, atje u provuat”

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    prishtina2010

    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    beni 33 gjithe here e kam dite e di edhe sot se ti je vetem nje pjell e nje milloshi te vogel dhe pikrishet plani i juaj ishet qe pas 23 vite te milloshit te madhe tani te punoni me milloshin e vogel dhe ta shkatrroni kuvendin e kosoves dhe popllin e kosoves se pikrishet para 23 vitev milloshi e okupoj kosoven dhe tani ju pas asj kophe jkeni ka punoni ne at drejtim po kot e keni se serbija e juaj eshte varrosur njehere e pergjkithemon kuptoni,,se me tradhti nuk duron as zoti se skema e juaj jan te daqiqit e cili ju ka pregaditur dhe ishet pikrishet ajo qka kerkoj dqaiqi e ju e realizuat ne gashin dhe kamishin kur serbija nuk ka guxu me i prek sot klyshet e milloshit te vogel e bejen kete tradhtare
    po veq qat milloshin e vockel qe ti poja permen emerin hashimi ka shpreh deshir me bisedu po milloshi i vockel spo don e more gomar ju jeni aq te pa cip qe veq ne shiptaret ju njohim se ju jeni jasht qitja e kosoves

  10. #80
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •