Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Vdis Para Se Të Vdesësh!

    VDIS PARA SE TË VDESËSH!

    E di që je larguar nga unë me mendimin se jam i marrë
    Po ç’t’i bësh që të dashuruarit janë më të marrë se budallenjtë
    Ajo që i dallon ata në marrëzi është lufta dhe paqja
    Të dashuruarit janë në luftë por nuk e sulmojnë askënd veç vetes
    Budallenjtë sulmojnë të tjerët edhe kur nuk janë në luftë me askënd
    Të mbrohesh nga budallenjtë është e pamundur
    Sepse mënyrat e mbrojtjes mbështeten në arsye,
    ndërkaq sulmet e tyre janë të paarsyeshme.
    Njëlloj, as të dashuruarit nuk mund të mbrohen nga sulmet ndaj vetvetes
    Veçse të dashuruarit e godasin veten me duart e të tjerëve
    Sëpata pa bisht s’e pret dot asnjë dru se është e pabërë
    Po ia dha druri bishtin ajo pret një mal të tërë.

    E di që je kthyer zemërthyer por njësoj nuk dëshiron të shkosh
    Të kërkosh një gjë ku ajo mungon, është njëlloj si të mos e kërkosh
    Ç’pret nga një botë ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi?
    Ç’do mësosh nga një libër shkruesi i të cilit di më pak se lexuesi?
    Jo më pak e tmerrshme është kur shkruesi vlen sa një botë
    E lexuesi nga oqeani s’mund të marrë më shumë ujë se sa një gotë
    Edhe librat u ngjajnë pasqyrave të vdekura që marrin pamje nga bota e gjallë
    Po u shfaq pranë tyre ndonjë gomar, mos prit të të ngjajë në dijetar!
    Po hajt mo’ leri edhe shkruesit edhe lexuesit e hajde nisemi pakthyeshmërisht,
    Të bëhemi pasqyra të vetvetes se mjaft e pamë botën gabimisht!

    Ikim! Çfarë pret? Kohën e ardhme? Ç’kohë e ardhme ore?
    Pse kur je në rrezik koha e ardhme zhduket e humbet?
    Pse atëherë bën zgjidhje të menjëherëshme e tjetër kohë nuk pret?
    A duhet çdoherë të jesh në rrezik që veten ta zbulosh?
    Vdis para se të vdesësh nëse dëshiron të jetosh!

    E di që dëshpërimi ta ka robëruar zemrën se njerëzit mendojnë ndryshe nga ti
    Por dëshira që të tjerët të mendojnë me mendjen tënde domethënë pafund robëri
    A duhet dikush ta shohë botën sipas parfytyrimit tënd që ti të bëhesh i lumtur?
    A mund të dëgjojë dikush me veshët tu e të ndjejë me zemrën tënde?
    Nëse jo, pse me mendjen tënde u dashka të mendojë bota?
    Po të ishte kjo mendje e të tjerëve, a do ishte e jotja?

    E di që jam i marrë dhe budalla,
    por ama kjo është e vetmja mënyrë që më ka mbetur të dallohem nga të mençurit.
    Nëse te mençurakët s’e ke gjetur atë që ke kërkuar
    Mbase do ta gjesh te ata që marrëzisht janë dashuruar.
    Zemrat e tyre janë si bimët e brishta që gufojnë mbi një gurë
    E shiut që befasisht zbret nga qielli, nuk mund t’i shpëtojnë kurrë.
    Por shiu i rrëmbyeshëm ato i zgjon me një fjalë prej gjumit:
    “Dashuria e Parë është edhe e Fundit”.

    Nëse je nga të dashuruarit që duan ta mundin veten
    Nëpërmjet gënjeshtarëve do ta zbulosh të vërtetën
    Asgjë nuk zbulohet më shpejt në këtë botë të vjetër
    Se sa fshehtësitë që njerëzit mundohen t’i ruajnë tepër
    Hë? Ka diçka që nuk shkon? Përse nuk nxiton?
    Ke bërë gjynahe thua dhe s’vjen dot me mua?
    E di, e di po s’ka gjë,
    E djeshmja njëherë quhej “sot”, por nuk quhet më.
    Të nisemi tani përtej Shtatë Qiejve që na ndajnë nga e Vërteta
    Se vdekja do vdesë, do mbetet veç Jeta.

    Fatmir Muja
    www.fatmirmuja.com

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Temë koti.

    A mundet dikush nga ju lexues të nderuar të ma sqarojë kuptimin e kësaj se a ka të bëjë diçka kjo temë me Islamin?

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Urimy-meraga
    Anëtarësuar
    23-04-2011
    Vendndodhja
    Hijen e drites
    Postime
    223
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Temë koti.

    A mundet dikush nga ju lexues të nderuar të ma sqarojë kuptimin e kësaj se a ka të bëjë diçka kjo temë me Islamin?

    Esselamun alejkum.
    Me gjith qejf ta shpjegoi diqka që dijetarët Hakut nuk ta spjeguan apo e thënë me mir nuk kanë prekuar e aq me teper nuk e kanë marrur guximin ta kuptojin Vdis pare se me vdek

    Së pari duhet ta kuptojmë se qfarë do të thotë vdekje, me Vdekje nënkuptohet transformimi i ynë(njeriut) prej një gjendje në tjeter,shpirti si krijesë jomateriale ndahet nga materia(trupi),e futen një trup tjeter siq do ta kemi në xhenet inshalla, e deri ta faza e fundit e transformimit qe është vetem shpirti siq thote në kuran ''Atëherë shihni mprehtë'' atëhere kemi të bajë me dimenzione shpirtrore,por mos te ndalimi ketu se e kemi ta qartë termin Vdekje.

    Perderisa te gjithe myslimanet besojne se jane ne udhetim per tek Zoti dhe do te jene afer Zotit ne Parajse-dhe da ta shohim Allahun xh,sh sa jemi ne xhenet – pas vdekjes dhe pas “Gjykimit Finale” – dijetarët besojne gjithashtu se eshte e mundur qe njeri te afrohet afer Zotit dhe ta perjetone afersine e Tije - perderisa njeri eshte gjalle. Pra te “vdese para se te vdese.”

    Egzistojnë shumë pjese te Kuran-it qe thirren ne nje interiorizim te islamit apo ne te kuptuarit e islamit permes zemres apo siç shprehen dijetaret , permes syrit të zemres.
    Por piksepari të sqarohemi se si ta njohim Allahun xh.sh permes syrit të zemres,por mos ta harrojim se nuk ka njohje absolute te Allahut sepse absolut ështe vetem Ai qe i ta takon gjithqka por ka njohje te vertes se lartë esencen dhe cakun ku mund të mberrijim ne si qenia ma e lartë pas Muhamedit a.s se thot me një hadhithnë jom prej Allahut xh.sh kurse besimtare jane prej meje e Muhamedi a.s është perfaqsusi i ynë e per këte arsye jemi më i miri ymet.

    Sqarimi i Njohjes se Allahut,por pa e njohur vetvet nuk mund ta njohësh Allahun.

    ''Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerezit,per asgje veqse të më adhurojin''(Kuran)
    Kurse ne Hadhithin kudsij po thotë Allahu permes gojës se me te dashurit të tijsha Thesar i panjohur desha të bëhem i njohur prandaj e krijova njeriun: kuptimi i verte në saje te ajetit te permendur.

    Se pari është Sheriati ligji islamë te permajturit strike te ketij ligji Hyjnor se eshte shpallje e Allahut.

    Së dyti Syneti i pejgamberit Fundit paqja qofte mbi ate,ibatet nafile rruga e sakrifices ne islamë shkrirja e plotë ne j Allahut teala ''Ju kurrë nuk do të arrini shkallë te larte te besimit pa e dhëne më dhimbshen e pasuris''(Ali Imran),kurse në një tjeter hadith kudisj Zoti Madherishem po thoteobi mua se pari me afrohet me ato obligimet pastaj me nafile e pastaj Unë filloj ta dua ate e ti bëhem gishti i tij ,syri i tij dhe kemba e tij dhe qfardo te me lutet ia pranoi:siq e kemi Rastin me Uvejsi Karanin bashkohes me Muhamedin a.s e që kurre nuk e ka pare Muhamedin a.s e qe e kishte pranuar islamin.E vete Muhamedi a.s e kishte porositur Omeri r.a kur ta takosh thuaj te lutet per ty se Allahu ia pranon lutjen atij.

    Së treti eshte Nohja e qelësi i njohjes ështe meditimi i shëndosh siq po thotë Allahu teala në shum ajete ne kuran " ka argumente per nje popull që mendon", kurse ne një ajet tjeter po thotë "në nderrimin e nates dhe te dites ka argumente per nje popull qe mendon" e shum e shum ajete te tjera ku Allahu po na therret ti gjejim ato argumente ne krijimtarin e Tij ,ta njohim Madheshtin ta dijim se sa i Madheshtor,I Butë,I Dashur ,I Gjithdijshem ei Plotfuqishem eshtë Ai e tij ti kuptijm gjerat shumë thellë ta e ngrisimi Vetdijen dhe Besimin tone ne shkallën me të larte te mundshme e pastaj si rrezulltat i mendjes,meditim të ma qoj gjere te Dashuria ndaj Allahut e pastaj Ashku(dashuria)te na qoj deri te shkrirja në te ne Bukurin e Tij ne Zotëriun tonë''Kush shpreson takimin e don të mirpritet nga Zotëria i Tij te mos ta konsideroje askënd te barabartë me Ate"(Kehf)

    Se katerti eshte e Verteta e Larte ku fillon të ndrriqoj Nuri i NJeshmeris së Allahut dhe atëherë robi nuk mendon asgje tjeter perpos Atij dhe e Adhuron Allahun gjer në amshushmeri ee ky është Fati i lumturis se perhershme si krijesa njeri.

    E ishalla na bon Allahu Mexhidit prej tyre e gjith ata qe e meritojne kete Rruge

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Ti Urimy, kush të mësoi ashtu që ti mohosh Dijetraët e Hakut dhe të japish mendimin tënd sipas qejfit?

    Për atë se si e sqarojnë vdekjen Dijetarët e Hakut e kemi treguar qysh në temat e kaluara dhe për freskim po ta sjell këtë më poshtë:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=123153, dhe ka edhe të tjera po deshte!

    Kurse kjo që ka sjellë Mexhidi, as që përmendet emri i All-llahu dhe as që përmendet i Dërguari i Tij dhe as që përmenden Dijetarët e Hakut, si e kupton ti këtë, apo ashtu të paragjykojmë sipas mendimeve tona dhe logjikës tonë?

    Urimy mos folni me epshe dhe pa e menduar mirë atë që thoni, por sjellni gjëra që kanë vlerë dhe hajr. Mjaft ma me tema koti dhe tema të devijuesve, ku devijimi i tyre është bërë ma se i qartë, a kupton?

    Atë që ke thënë më sipër ju jeni shumë larg asaj që thoni. Më lartë ke përmendur:
    " ka argumente per nje popull që mendon" pikërisht edhe unl e kam thënë shpesh dhe ju kam kërkuar nga ju devijuesit që të flisni me ato, por ja që asnjëherë nuk po kuptoni dhe në rastëse don me e ditë pikërisht për këtë e kam thënë më sipërm se është temë koti, sepse i mungojnë argumentet.

    Por për fat të keq që ju Sufistët e devijuar jeni mësuar në këtë mënyrë të manipuloni me njerëzit duke u hedhur pluhur njerëzve. Feja e All-llahut është e pastër dhe nuk ka mundësi askush që ta njëllos atë, sepse ajo është e mbrojtur nga vetë Krijuesi mbasi Ai na e ka bërë të qartë për mbrojtjen e saj.

    Kështuqë, o folni hajr o heshtni, o devijues.

    All-llahu na thotë: "...Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete...." dhe ju ju këshilloj që të mundoheni që të ndryshoni gjendjen e juaj, se metëvërtetë jeni duke qenë në mjerim. "

    Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: " Kur një rob nuk zbaton atë që kam qenë i urdhëruar ( Kur'anin dhe Sunnetin ) dhe bën gjëra jashtë asaj që kam bërë unë ( Bidate ), All-llahu e le atë deri në fund dhe pastaj e djeg me Zjarr. "

    Dhe pyetja është: A ka kush të merr mësim dhe ti shpëtojë këtij dënimi?

    Esselamun alejkum.

    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Bora`
    Anëtarësuar
    13-10-2011
    Postime
    74
    Vdis Para Se Të Vdesësh! Flm po dua te jetoj para se te vdes ......

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Urimy-meraga
    Anëtarësuar
    23-04-2011
    Vendndodhja
    Hijen e drites
    Postime
    223
    Citim Postuar më parë nga Bora` Lexo Postimin
    Vdis Para Se Të Vdesësh! Flm po dua te jetoj para se te vdes ......
    Bora Vdekja nuk është shuarje e ekzistences por vashdimesi e ekzistencës muahmed Gazaliut ne fjalët e tij të fundit ,Trupi im eshte kafaz e shpirti është zogu qe dëshiron t dal jashte

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Urimy-meraga
    Anëtarësuar
    23-04-2011
    Vendndodhja
    Hijen e drites
    Postime
    223
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Ti Urimy, kush të mësoi ashtu që ti mohosh Dijetraët e Hakut dhe të japish mendimin tënd sipas qejfit?

    Për atë se si e sqarojnë vdekjen Dijetarët e Hakut e kemi treguar qysh në temat e kaluara dhe për freskim po ta sjell këtë më poshtë:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=123153, dhe ka edhe të tjera po deshte!

    Kurse kjo që ka sjellë Mexhidi, as që përmendet emri i All-llahu dhe as që përmendet i Dërguari i Tij dhe as që përmenden Dijetarët e Hakut, si e kupton ti këtë, apo ashtu të paragjykojmë sipas mendimeve tona dhe logjikës tonë?

    Urimy mos folni me epshe dhe pa e menduar mirë atë që thoni, por sjellni gjëra që kanë vlerë dhe hajr. Mjaft ma me tema koti dhe tema të devijuesve, ku devijimi i tyre është bërë ma se i qartë, a kupton?

    Atë që ke thënë më sipër ju jeni shumë larg asaj që thoni. Më lartë ke përmendur:
    " ka argumente per nje popull që mendon" pikërisht edhe unl e kam thënë shpesh dhe ju kam kërkuar nga ju devijuesit që të flisni me ato, por ja që asnjëherë nuk po kuptoni dhe në rastëse don me e ditë pikërisht për këtë e kam thënë më sipërm se është temë koti, sepse i mungojnë argumentet.

    Por për fat të keq që ju Sufistët e devijuar jeni mësuar në këtë mënyrë të manipuloni me njerëzit duke u hedhur pluhur njerëzve. Feja e All-llahut është e pastër dhe nuk ka mundësi askush që ta njëllos atë, sepse ajo është e mbrojtur nga vetë Krijuesi mbasi Ai na e ka bërë të qartë për mbrojtjen e saj.

    Kështuqë, o folni hajr o heshtni, o devijues.

    All-llahu na thotë: "...Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete...." dhe ju ju këshilloj që të mundoheni që të ndryshoni gjendjen e juaj, se metëvërtetë jeni duke qenë në mjerim. "

    Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: " Kur një rob nuk zbaton atë që kam qenë i urdhëruar ( Kur'anin dhe Sunnetin ) dhe bën gjëra jashtë asaj që kam bërë unë ( Bidate ), All-llahu e le atë deri në fund dhe pastaj e djeg me Zjarr. "

    Dhe pyetja është: A ka kush të merr mësim dhe ti shpëtojë këtij dënimi?

    Esselamun alejkum.

    O ramazan Vdekja është transformim pre nje gjendje ne tjetër nuk di pse po e komplikon kaq thjesht që ështe a mos vallë je vetem në Teori e jo në Praktik ,a mos e ke bindjen vetem në Gjuhë e jo edhe ne zemer .Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete...
    Muhamedi a.s pas një lufte nuk më kujtohet se cila ishte tha Luften e vogel e fituam e lufta e madhe është me vetvetet tona.

    Tash spjegoma pakes kete lufte me vetvet ton baz dijetarëve të hakut ore hipokrit

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    pse nuk vdisni ju qe pelqekeni kaq shume vdekjen
    meqe sqenka noj gje e madhe ca prinsni
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Urimy-meraga
    Anëtarësuar
    23-04-2011
    Vendndodhja
    Hijen e drites
    Postime
    223
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Ti Urimy, kush të mësoi ashtu që ti mohosh Dijetraët e Hakut dhe të japish mendimin tënd sipas qejfit?

    [/COLOR][/B

    Une vetem një dijetarë e kam mohuar me bidje plotë dhe ai ështe Muhamed Abdyl Vahabi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Citim Postuar më parë nga Urimy-meraga Lexo Postimin
    Une vetem një dijetarë e kam mohuar me bidje plotë dhe ai ështe Muhamed Abdyl Vahabi
    Selam alejkum, nuk u durova pa be nje nderhyrje...ndoshta eshte mendim i ngutshem i juaji...
    Ju kisha propozuar te degjoni minutat e para te kesaj ligjerate se cka flet hoxha i nderuar Enis Rama per ndikimin e ketij dijetari dhe per njeren nga veprat e tij "Teuhidi" si dhe shpjegim me te gjere te temes, shumee e nevojshem per cdo musliman!

    http://www.qsi-ks.com/webi/degjo.php?id=440

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •