Close
Faqja 2 prej 45 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 443
  1. #11
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    IBRAHIM PASHA HEROI I CAMERISE



    Per shume njerez ndoshta emri i ketij burri te madh shteti do te jete i panjohur, dhe kjo jo rastesisht.
    Jo rastesisht sepse nomenklatura greko-sllavo-komuniste ka ushtruar per 50 vjet mbi popullin tone jo vetem diktat te eger politiko-ekonomik por edhe nje diktat historik qe ēoi ne fshirjen e memories 500 vjeēare te kombit tone apo siē e specifikojne ndryshe « periudha e erret e popullit shqiptar », duke fundosur ne harrese figura te shquara qe emrin dhe memorien e popullit tone e ngriten lart dhe e ēuan deri ne mijera milje larg.


    Nje nder keto figura eshte edhe Ibrahim Pashe Ēami nga Parga e Ēamerise.


    Ibrahim Pashe Ēami babai i te cilit ishte detar lindi ne vitin 1494 ne Parge te Ēamerise. Qe i vogel do te rrembehej nga piratet Veneciane dhe do tju shitej si sllav Osmaneve ne Stamboll. Ibrahim Pasha do te blihej nga shtepia Sulltanore e Sulltan Selimit te I-re dhe do te kalonte femijerine e tij ne Manica, te Anadollit perendimor. Gjate femijerise se tij ai do te miqesohej me Sulltan Sulejmanin e Mrekullueshem duke qene se kishin te njejten moshe, dhe kur ky i fundit u emerua zyrtarisht Sulltan, pas vdekjes se babait te tij, Ibrahimit ju dhane poste te larta te Perandorise Osmane duke u kulminuar me emerimin e tij si Kryevezirin e Madh te I-re (Grand Vezir) te Perandorise Osmane. Ai filloi si mirembajtesi i shqiponjave te Sulltanit por emerimet e tij dhe ngjitja ne hierarkine e Perandorise u shpejtuan aq shume saqe ju ai ju lut Sulltan Sulejmanit qe te mos promovohej aq shpejt nga frika se do te krijoheshin zhelozi te rrezikshme brenda hierarkise drejtuese te Perandorise. I kenaqur me modestine e Ibrahim Pashe Ēamit Sulltan Sulejmani i Mrekullueshem i premtoi atij se kurre sdo te denohej me vdekje gjate mbreterise se tij, edhe nese ky gabonte rende. Edhe pasi u emerua Kryevezir i Madh, Sulltani vazhdonte ti ofronte atij dhurata te shumta dhe fuqia e tij filloi te behej Absolute ne hierarkine Osmane, pikerisht ashtu si fuqia e Sulltanit te cilit ai i bindej.




    Ibrahim Pashe Ēami u martua me motren e Sulltan Sulejmanit te Mrekullueshem duke hyre ne histori si dhendri i pare shqiptar (Damat) i Dinastise se Famshme Osmane duke qene se ishte shqiptari i pare qe martohej me motren e nje Sulltani Osman. Kjo s'kishte ndodhur kurre me pare ne histori.


    Pallati i tij i mrekullueshem qendron akoma ne ditet tona ne Stamboll dhe quhet « Muzeu i Arteve Turko-Islamike ». I ndertuar mbi nje koncept te pagabueshem mbrojtes (Ibrahimi kishte armiq te frikshem) pallati i tij eshte e vetmja rezidence e ndertuar nga dikush jashte Dinastise Osmane qe meritonte te quhej pallat i mrekullueshem. Kjo tregon influencen e madhe qe kishte Ibrahim Pashe Ēami tek Dinastia Osmane dhe familja mbreterore.


    Ne kuadrin diplomatik puna e Ibrahim Pashe Ēamit me Krishterimin Perendimor ishte nje sukses i plote. Duke e portretizuar veten e tij si « Fuqia e vertete qe fshihet pas Sulltanit », Ibrahimi perdori nje sere taktikash per te arritur marreveshje te favorshme me liderat e fuqive Katolike. Diplomatet Veneciane e citonin ate edhe si « Ibrahimi i Mrekullueshem ». Ne 1533 Ibrahim Pasha arriti qe ta binde Mbretin e Perandorise se Shenjte Romake (Holy Roman Empire), Karlin e Madh qe Hungaria te kalonte nen sundimin Osman duke u bere keshtu vasal i Perandorise Osmane.
    Ne 1535 ai arriti nje merreveshje diplomatike kolosale me Francis-in e I-re, marreveshje e cila i dha Frances te drejta tregtare ne territoret Osmane, ne shkembim te nje aleance kunder Habsburgeve. Kjo marreveshje do te konkretizohej me mavovra ushtarake detare te perbashketa, duke perfshire faktin qe gjithe Flota Osmane e drejtuar nga Hajredin Pasha te bazohej ne Toulon, ne jug te Frances gjate vitit 1543.


    Ibrahim Pashe Ēami ishte nje komandant i shquar i Sulltan Sulejmanit por nje pakujdesi e ēastit gjate luftes kunder Persise Safavide do ti kushtonte atij shume shtrejt dhe do te ishte fillimi i renies se tij. Gjate kesaj fushate ushtarake ai i dha vetes se tij nje titull i cili permbante veten Sulltan. Ky titull ishte « Serasker Sulltan » qe do te thote « Sulltani i Ushtareve », por fatkeqesisht ky titull do te perdorej nga rivalet e tij politike si nje sfide ndaj Sulltan Sulejmanit te Mrekullueshem. Rivalet e tij e perdoren kete incident si arme kunder Ibrahimit. Gjate periudhes qe Ibrahimi ishte Grand Vezir, pra Vezir i Madh brenda pallatit mbreteror kishte plasur nje konflikt mes dy grave te Sulltan Sulejmanit Roxelanes e cila ishte nje ish-skllave e krishtere nga Ukraina e cila pas konvertimit ne Islam do te behej gruaja e preferuar e Sulltan Sulejmanit dhe Mahidevranit, gruaja tjeter tashme ish-e preferuar e Sulltanit. Duke qene se Roxelana donte qe Sulltani i ardhshem te behej nje nga djemte e saj filloi intrigat e saj kunder Mahidevranit dhe Ibrahim Pashes i cili mbajti anen e grupit te Mahidevranit siē beri edhe Hajredin Barbarosa. Duke qene se Roxelana kishte mbledhur rreth vetes gjithe rivalet politike te Ibrahim Pashe Ēamit dhe gjithe ata qe ishin xheloze per pushtetin gati-absolut qe Sulltani i kishte akorduar mikut te tij te femijerise, ajo filloi qe te krijoje ingriga te paverteta kunder tij. Ne fakt Roxelana filloi te perhapi lajmin dhe gjoja Ibrahim Pasha po pergatiste nje konspiracion kunder Sulltan Sulejmanit. Por ajo kishte arritur kulmin kur kishte bindur Sulltan Sulejmanit qe te vriste djalin e tij sepse kinse ky i fundit pergatiste bashke me Ibrahim Pashe Ēamin konspiracion kunder te jatit. Sulejmani i verbuar nga besimi total qe kishte te gruaja e tij mbyti djalin e tij me duart e veta. Pasi arriti qe te siguronte fronin sulltanor per djalin e saj Hurrem-i Sulltan siē u quajt me vone Roxelana, do ti kthehej kesaj here oponentit te saj Ibrahim Pargaritit. Ajo bashke me grupin kundershtar te Ibrahim Pashes do ta bindnin Sulltanin qe Ibrahim Pasha duhej eliminuar sepse pergatiste nje komplot te rrezikshem kunder vete Sulltan Sulejmanit.


    Por kjo nuk ishte e lehte duke qene se Sulltan Sulejmani nuk e kishte harruar betimin qe i kishte bere mikut te tij te femijerise, betim i cili ishte se ai kurre nuk do e kishte denuar me vdekje Ibrahim Pashen. Por siē duket disa teologe qe bashkepunonin me Roxelanen do ti jepnin Sulltan Sulejmanit nje fetva (Gjykim fetar) i cili i lejonte qe ta terhiqte betimin e bere mikut te tij me kusht qe ai te ndertonte nje xhami ne Stamboll. Sulltan Sulejmani ja komunikoi fetvane Roxelanes 7-te dite para ekzekutimit te Ibrahimit, dhe darkoi me mikun e tij vetem per vetem 7 dite rresht per ti dhene atij mundesine qe te arratisej nga vendi ose ti merrte jeten vete Sulltanit. Ne vitin 1536, 13 vjet pas emerimit te tij si Vezir i Madh Ibrahim Pashe Ēami do te ekzekutohej me urdher te Sulltan Sulejmanit.


    Do te zbulohej me pas ne letrat e Ibrahim Pashes qe ai nuk pergatiste asnj komplot kunder Sulltan Sulejmanit, dhe qe ai ishte ne dijeni per pergatitjen e ekzekutimit te tij nga Sulltani por megjithate vendosi qe te mos arratisej dhe i qendroi besnik deri ne fund Sulltan Sulejmanit te Mrekullueshem, duke e merituar keshtu titullin qe i dhane Venecianet : « Ibrahimi i Mrekullueshem ».


    Pasi morri vesh te verteten Sulltan Sulejmani u pendua me shume keqardhje per gabimin e pafalshem qe beri ndaj mikut te tij te femijerise dhe karakteri i tij ndryshoi ne menyre dramatike. Hidherimi i atij arriti deri ne ate pike saqe gati hoqi dore nga detyra e Udheheqesit te Shtetit duke mbetur pra gati formalisht si Sulltan. Hidherimi dhe keqardhja e tij per Ibrahim Pashe Ēamin shfaqen edhe ne poezite e tij ne te cilat edhe 20 vjet pas vdekjes se Ibrahimit ai vazhdimisht e permend Ibrahimin si shembullin me te mire te miqesise se sinqerte dhe te dashurise qe mund te kete nje mik i sinqerte deri ne ate pike sa te sakrifikoje jeten e tij per besnikerine. Sulltan Sulejmani shpesh shfaqte trajta te karakterit te tij qe i ngjanin Ibrahimit, mikut te tij te femijerise.


    Edhe pse burimet greke e paraqesin Ibrahim Pashe Ēamin si grek duke qene se greket zoterojne artin e pervetesimit te ēdo gjeje te mire, ai nuk ishte gje tjeter veēse nje prej bijve dhe heronjve te Medhenj te Ēamerise.

    Abedin Rakipi

    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    hmm

    hero? for what?
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  3. #13
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    hmm

    hero? for what?

    Varet nga kendveshtrimi i lexuesit i nderuar derjans.
    Per brezin e ri psh, hero eshte Antonio Montana, ai gangsteri kuban. Aq e adhurojne sa foton ne mur ia mban rinia 75x75.

    Une s'jam historiane, qe te vleresoj mbreterit dhe perandoret. Po hedh ketu vetem materiale historike per personazhet e ketij filmi, qe me duket mjaft interesant.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Varet nga kendveshtrimi i lexuesit i nderuar derjans.
    Per brezin e ri psh, hero eshte Antonio Montana, ai gangsteri kuban. Aq e adhurojne sa foton ne mur ia mban rinia 75x75.

    Une s'jam historiane, qe te vleresoj mbreterit dhe perandoret. Po hedh ketu vetem materiale historike per personazhet e ketij filmi, qe me duket mjaft interesant.
    po se pata me ty mi loke lol

    po me ket rakipin qe thot heroi i cameris.

    un e lexova artikullin e kti po spash te kishe bo dicka per camerin ky personazh hero i stamollit ma i shkon.

    e foton e tonit do ta heq kur te mush 30 vjec lol ahahah
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  5. #15
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485


    Harem wasn't a cage, it was where the family of the sultan lived and his future wives were educated. Yes harem was a school of poetry, litterature, arts and music.
    ( keshtu thuhet aty me siper )

    Edhe une keshtu besoj. Jo vetem Sulltani por cilido mashkull po qe i kulturuar, me kulture e do si gruan edhe te dashurat. Por duart ne zjarr nuk i ve. Mund te kete edhe perjashtime. Nejse...
    .................................................. ......................................

    Sonte, serite #70 dhe #71 ishin shume depresive. Bali Beu me keputi shpirtin.



    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #16
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Keq shkuan punet ne Harrem sonte.
    Po mire,a ska ndonje ketu , qe ndjek keto seri televizive? Ok...po shkoj te gjej ndonje forum turk.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #17
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Ne cilen seri je ti Cora se ke seria ime u martu Hyremja me Sulejmanin
    Apo je mbrapa ti akoma , ne serit qe vdiq Arminja ?

  8. #18
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Ne cilen seri je ti Cora se ke seria ime u martu Hyremja me Sulejmanin
    Apo je mbrapa ti akoma , ne serit qe vdiq Arminja ?
    lol

    Une jam tek serite qe jep televizioni shqiptar, se po te mos kete filmi titra ne shqip ose ne anglisht , une s'e shoh dot.
    Pra sonte tek serite qe shoh une ( qe qenkam ala ke ura), Sulltan Sulejmani fjeti me Princeshe Izabelen.

    Tek ky serial kam vene re qe aktoret s'kane nevoje te hapin gojen me fol. U flasin syte. Secili prej tyre ka sy te mahnitshem, jashtezakonisht shprehes, qe se kam vene re tek filma te tjere.

    Ke ndonje personazh, sy apo fytyre favorite ti ne kete serial, Walch?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Ja pse bota i quan Shqiptaret Turq!

    Nuk kan faj deri ne nje pike sepse me ndergjegje te tille per fat te keqe ka shume!

  10. #20
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Pse , ka gje te keqe?
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 2 prej 45 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •