Baton Haxhiu dhe Rexhep Qosja ishin disa nga ata 700.
Baton Haxhiu dhe Rexhep Qosja ishin disa nga ata 700.
Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike
Pajtohem me ty rex. Shërbimi sekret serb nuk është krijuar nga Millosheviqi e as nuk është shuar nga pasuesi i Millosheviqit. Numri i deklaruar mund të jetë krejt arbitrar, por që Serbia si shtet ekspanzionist ka pasur agjentura që kanë operuar në vendet tona kjo nuk do diskutim. Madje kjo puna e agjenturës në Kosovë është shumë e fryrë. Jo që nuk ka pasur njerëz të cilët në mënyrë diskrete kanë punuar për Serbinë, por që nevoja për ta ka qenë vetëm në ato pozita të rëndësisë së veçantë ku mund t'i orientonin dhe t'i kanalizonin rrjedhat politiko-historike, sepse për të tjerat i kishte të ngritura strukturat zyrtare që e kryenin punën.
Mendoj se shumica e këtyre agjentëve të deklaruar që kanë operuar në Kosovë, vetëm kanë qenë me prejardhje nga Kosova, se përndryshe kanë operuar nëpër shtete të Evropës dhe në ShBA ku edhe zhvillohej lufta më e madhe për supremaci mes grupeve të ndryshme të emigracionit shqiptar. Një numër i madh i tyre qe zhvendosur në Shqipëri nga viti 1991 e deri në vitin 1999, kurse pas këtij viti janë kthyer sërish në Kosovë.
Për fund krejt këta njerëz janë operativ edhe sot e kësaj dite, veçse fuqia ndikuese e Serbisë mbi rajonin është ulur ndjeshëm, me rritjen e ndikimit të shërbimeve të tjera më të fuqishme se ai i Serbisë.
"It is a miracle that curiosity survives formal education."
Albert Einstein
Po Ismail Kadare, eshte e mundur qe dhe ai te jet njeri nder ta?
Te fillojme tash t`i akuzojme njerzit kot se koti? Pa argumente, pa deshmi..."pa zene kend me pele per dore?"...
Ose, nese e njeh ti dikend, deshmo...t`i lejme lajmet e huaja propaganduese
T`i kthehemi temes: a mund te jet edhe kjo nje pjese e "lojes"(luftes) psikologjike kundershqiptare e sllaveve, per shkaktim hutie ndermjet nesh, nxitje-perqarje tek ne?
Pse lansohen lajme te tilla tani? Duhet patjeter t`iu besohet? Pastaj, sic tha edhe Malesori,
spiunazh ka pasur, ka dhe do te kete gjithmone e gjithekund. Kaq naiv, duhet te jemi ne tani qe t`na tregoj nje forum apo person i huaj se ka pasur spiun (bile edhe me numer te sakte) ne Kosove per millosheviqin?
Nje proverb popullor e kam ndegjuar: "...edhe armikun e huaj duhet te mundohesh ta bejshe mik, e te mos flasim per tendin..."
Tani, me shume se kurre, na duhet bashkimi ne nje, pasi qe eshte koha kur po behet nje lufte e nje dimensioni psikologjik, teper te rrezikshem per ne shqiptaret, nga sllavet nga te gjitha anet...
Nje gje me habit: disa apo shume, sidomos ketu ne forum, duke perdor elemente te ketilla propaganduese sllave, teper te rrezikshme per ne shqiptaret ne pergjithesi, shprehin urrejtjen e tyre partiake. Ose jane tepr naiv e nuk i kuptojne keto gjera (me mire eshte ta mbyllin gojen), ose qellimkeqinje-dashakeqinje te popullit shqiptare.
„Elita intelektuale“ titiste në shërbim të UDB’së!
KUSH ISHIN THEMELUESIT E LDK’së QË IU SHITËN FALAS UDB’së!
Foto: Buxhovi, Hamiti, Gunga, Kraja, Zatriqi etj., dikur iu shitën falas UDB’së!
Në Kuvendin themelues të LDK-së që u mbajt më 23 dhjetor 1989, sipas QIK-ut „morën pjesë 96 veta“, ku shumica prej tyre i takonin elitës intelektuale shqiptare që deri dje ishin anëtarë të LKJ-së dhe njerëz me pozita të ndryshme si: shkencore ashtu edhe politike në institucionet akademike. Kjo elitë intelektualësh gjatë viteve të 70-ta e 80-ta duke qenë pjesë e sistemit politik-institucional, kishte nën kontroll të gjitha institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., në Kosovë dhe madje shumica prej tyre ishin bërë edhe argat të Shërbimit Sekret jugosllavë ( UDB-së ).
Për të argumentuar këtë argatllëk, në vijim po përpiqem të sjellë një argument, i cili asnjëherë nuk është kontestuar nga „elita…“ që apostrofohen si bashkëpunëtorë të UDB’së. Në vitin 2000 në Shkup është botuar libri „Ballë për ballë me vdekjen“ i Nafi Çegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 - deri në vitin 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, në Shkup. Në këtë libër ish-udbashi Çegrani në mes tjerash spikatë hapur veprimtarinë e këtij shërbimi famëkeq në hapësirat shqiptare në ish-Jugosllavi, dhe i bënë publike disa emra të „elitës intelektuale“ që iu „shitën“ falas këtij shërbimi sekret.
Shiko: Autori dhe ballina e librit „Ballë për ballë...“
Çegrani në faqen 129 - 130 të librit „Ballë për ballë me vdekjen“ shkruan: „Edhe pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së Rankoviqit, vazhdon spiunazhi në mes shqiptarëve si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Gati të gjitha redaksitë e gazetave dhe të radiotelevizioneve në Maqedoni dhe Kosovë shndërrohen në qendra rezidente, me të cilat SDB’ja ( UDB’a - Sh.B) vite me radhë e sinkronizonte veprimtarinë e vet të errët kundër shqiptarëve. Në kohën kur në SDB të Kosovës vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, këtij shërbimi sekret iu "shitën" falas edhe shumë gazetarë të "Rilindjes", si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndërsa në Televizionin e Prishtinës - Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa të punësuar në Arkivin Historik të Kosovës etj.“ - përfundon citati.
Lexo: kopjen e tekstit nga libri „Ballë për ballë“
Nafi Çegrani në vazhdim thotë se „në redaksin e emisioneve në gjuhën shqipe pranë Televizionit të Shkupit tregohen mjaftë aktivë Luan Starova dhe Alush Kamberi,…“ dhe „në radhët e tyre hynë ndërkohë edhe majori rezerv Menduh Ajdini, dhëndër i Meti dhe Nushi Kërliut, si edhe dhëndri i tyre Ali Aliu“. ( Për më tepër lexo te libri i N.Çegranit fq.130 ). Nushi Kërliu është një mik i Ibrahim Rugovës, në shtëpinë e të cilit ka ndenjur për dhjetë vjet rresht, gjatë shkuarje - ardhjeve të tij nga Shkupi apo Tirana, për në vendet perëndimore.
Siç vihet në dukje në këtë shënim të ish-udbashit Çegrani, UDB’së, këtij shërbimi famëkeq sekret, iu paskan shitur krejt falas Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti, Mehmet Kraja, Ali Aliu,… të gjithë këta anëtarë të elitës intelektuale të afërt me regjimit komunist jugosllavë, e që në vitin 1989 ishin “ideatorë” legal për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa ideatorët ilegal (në prapaskenë) ishin Rrahman Morina, Agim Mala etj.
Jusuf Buxhovi ishte koordinator i Këshillit Nismëtar të LDK’së dhe mbante lidhje me Agim Malën. Hysen Gega njëri nga bashkë -veprimtarët e Jusuf Gërvallës, në një intervistë dhënë publicistit tonë të njohur B.Elshani, thotë se në janar 1981 në zyrat e UDB’së është marrë në pyetje edhe nga udbashi Jusuf Buxhovi.
( Për më tepër lexo intervistën: Hysen Gega: Asgjë nuk harrohet )
Ndërkaq ish-informatori tjetër i UDB’së Sabri Hamiti (sipas Çegranit) aktualisht është anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane. (Shiko pozitat e Sabri Hamitit ) Sabri Hamiti është edhe mik shtëpie i Dr.Ibrahim Rugovës, dhe konsiderohet si njëri më me ndikim në LDK).
Në këtë shënim të ish-udbashit Çegrani, figuron edhe Fahredin Gunga, njëri nga dëshmitarët e UDB’së në gjykimin e parë të Adem Demaçit në mars 1959, ( Lexo shkrimin: Kush ishin denoncuesit e Adem Demaçit në UDB, në vitin 1958-59?! ), pastaj Agim Zatriqi, ish-drejtor i RTP’së, aktualisht drejtor gjeneral i RTK’së, i cili në nëntor 1981 përfshihet në diferencimin dhe burgosjen e Mr.Ukshin Hotit. ( Për më tepër lexo: A ishin Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova përgjegjës për burgosjen e parë dhe të tretë të Mr. Ukshin Hotit?! ).
Duke pasur parasysh të gjitha këto argumente, duket se është imperativ i kohës hapja e dosjeve edhe për këtë "elitë...", e cila është integruar në mënyrë komode, në të gjitha institucionet shtetërore dhe mediatike të Republikës së Kosovës!
http://www.pashtriku.org/
Dje kishte nje emision-dokumentar te huaj ne nje kanal grek shum von naten, per gjyqet ne hage, per perdhunime grash bosniake te kryera nga serbet.
Ajo qe me beri me shum pershtypje dhe me la me goje hapur ishte nje grup i madh me femra serbe qe po ndalonin disa gra bosniake qe donin te vendosnin nje pllake perkujtimi per grate e perdhunuara.
Kisha ngelur me goje hapur kur shikoja grate serbe qe ishin aty me aq shum urrejte ne fjale dhe ne c'do levizje?! Syte e tyre ishin te terbuara nga urrejta, "gjuha" e trupit ishte e pa parshkrueshme.
Ca te them.. po nuk kupton gruaja gruan, dhe i thote "he herdhe te maresh dhe nje cik se te pelqeu..", nuk e di ca te presesh nga burrat pastaj! Mir eshte ta duash atdheun, por ama vallahi te besh dhe ashtu nuk ja vlen fare!
Llap,si shume ke qejf dhe e keni ne gjak te akuzoni njerez pa baze,per hir te politikes ditore.Zatriqin jeni ju qe e vendoset ne krye te RTK,derisa u sherbeu me besnikeri qeni,tash keni gjetur Berat Buzhalat,djalin e ish Udbashit.
Stanishiqi ishte shef i UDB-se,dhe Baton Haxhiu ishte mik i tij,ndoshta edhe punonjes i tij.Tash Batonin ju e keni si "engjull"mbrojtes sa i perket anes mediale,bashke me Buzhalat.
Ja ku e ke Batonin,ish udbashin,shokun e Stanishiqit.
![]()
Klosi: Në Shqipëri, zyrtarë të lartë ishin spiunë të Millosheviqit
29-05-2012 15:42 CET
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaroi dje për gazetën “SOT”, se Sllobodan Millosheviqi ka rekrutuar me dhjetëra agjentë në Shqipëri të niveleve të ndryshme, deri tek zyrtarët e lartë.
Duke mos preferuar të lakojë emra, Fatos Klosi pohoi gjithashtu se ish-Jugosllavia ka pasur ndikim të padiskutueshëm në Ballkan, çka i ka krijuar mundësitë për të rekrutuar shumë agjentë.
Ai këto komente i bëri pas lajmit se ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq ka pasur rreth 2100 agjentë në të gjithë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.
“Ish-Jugosllavia ka pasur një potencë të madhe dhe një ndikim të padiskutueshëm në Ballkan. Sigurisht që regjimi i diktatorit të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit, ka pasur agjentë edhe në Shqipëri. Madje, mund të them se ishin me dhjetëra. Duke pasur një pushtet të madh ekonomik dhe politik, Millosheviqi ka rekrutuar agjentë në të gjitha vendet e Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë. Sigurisht që agjentët e Sllobodan Millosheviqit në Shqipëri kanë qenë të niveleve të ndryshe, pa përjashtuar as zyrtarë të rangut të lartë. Shërbimi Informativ Kombëtar, sot Shërbimi Informativ Shtetëror, i ka ndjekur një pjesë të këtyre personave”, theksoi Fatos Klosi. /tema/
Gjysma e PPSH/PS jane agjente te UDB ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
fatlum..
hahaha..ja u cjerre masken..
sill nji foto ku edvini shet kurbanin ne prishtin e ku rreth tij vallzojn batoni e shkelzeni maliq.. e po ai edvin qe kish shkue me shit kurbanin..at liber mbush faqe me faqe e rresht per rresht me pallavra.. pritet nga kreret me te lart te kosoves plot perulje..
nejse..
kush jan spiunat e sllobos..
hmm..
cfar ishte sllobo..
ishte perfaqsuesi i shovinizmit serb qe si strategji ka pas.. kosov..pa shqiptar..
si mundej ai me ja mbrrit ksaj dite..
kish vetem nji mundesi..
me ushtri e polici me ja hi.. e krejt popllin shqiptar ne kosov ne fuurr me e shkri ose me e cu ne tasmani..ose me mitraloz me e gri..
qe me ja mbrrit ksaj dite.. pra me realizue kte ideal te kahmotshem te akademive serbe e te qeverive serbe.. sllobes i duhej nji preteks..
sepse pa nji preteks te fort ai nuk mundej me ja hi kosoves e me cfaros..
pra per te realizue planin nr 1 e 101 te te gjithe filozofis serbe ne tana kohet.. liderit serb e shtabit serb i duhej preteksi i madh.. me te cilin preteks.. do te neutralizonte zhurmen e reagimin nderkombetar..
e pra nga kjo del..se.. pikerisht kush ja jepte at preteks.. do ish dhe ndihmesi e miku e aleati ma i madh i serbis ne tana kohrat..pra dhe spiuni ma kryespiun i te gjitha kohve..
e nga kjo kuptojeni vet se kush jan ata..
..
ne se nuk e kuptoni.. ju a shpjegoj seancen tjeter..megjithse spiunet e kuptojn per cka eshte fjala..
e prandaj nuk pushojn se mashtruari..
..
industri kan per qat pun..
..
une i pash shume mire o fatlum..por une fare nuk ju besoj gazetave..pergjithesisht gazetat genjejne kurse gazetat shqiptare kan apo nuk kan 10 % informacion te sakte ne faqet e tyre..gazeta ma..pastaj vete ti e the se nuk e din ne eshte mbajtur apo jo ai forum..dmth edhe ti nuk ishe i qarte apo ndoshta edhe ti nuk ju besoje gazetave..
une nuk jam gjykates dhe as nuk dua te gjykoj dike..jam partizan i te vertetes dhe jo me '' me duket '' apo '' sme duket ''...megjithate pune gazetash ma..burim telegrafi..
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Krijoni Kontakt