Veriu i lënë në harresë nga qeveria, shpopullohet nga shqiptarët
Ekipet e qeverisë së Serbisë së bashku me të ashtuquajturën “Zyra Koordinuese për Kosovë e Metohi“ vazhdojnë të blejnë shtëpitë e shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Këta janë fokusuar në pikën strategjike të rrugës “Anke Spaic” në veri, e cila kalon nga ura e Ibrit deri të Rrokaqiejt në drejtim të Suhadollit.
Më 12 maj 2012 në lagjen e Boshnjakëve qytetari Nazmi Fejza (1954) ua ka shitur shtëpinë e tij njerëzve me “çanta të zeza” që prezantohen si avokatë, por që në fakt janë agjentë të qeverisë së Serbisë dhe të ashtuquajturës “Zyrës Koordinuese për Kosovë e Metohi“. “Bota sot” është njoftuar nga qytetarë nga veriu i Mitrovicës që deshën të mbesin anonim. Nazmi Fejza e shiti shtëpinë i lënë në harresë nga qeveria e Hashim Thaçit. Qytetari Fejza dhe banorët shqiptarë andej janë në hall, barkbosh e të papunë, dhe janë nën presione, jetojnë në pasiguri totale që po shkaktojnë bandat serbe. Në kafenetë e qeverisë së Kosovës, në jug të Ibrit këta shqiptarë që shesin shtëpitë në veri po identifikohen si tradhtarë. As kryeministri Thaçi dhe askush tjetër nga zyrtarët e shtetit s’lëvizin nga restorantet luksoze në jug të Ibrit, vetëm se tërë ditën flasin për patriotizëm, zënë në gojë Mitrovicën, por nuk shkelin dot atje.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën vetëm në botimin e diasporës në “Bota sot”)
Krijoni Kontakt