Pse nuk mund t'i mesojne te gjitha?
Pse nuk mund t'i mesojne te gjitha?
In the end, it's not the years in your life that count. It's the life in your years.
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
Ne Maqedoni filloj te zbatohet kjo gje para 3 viteve por nuk pati sukses per 1 vit e ndalen pasi filluan qe shum shkolla te kerkojn gjuhen shqipe pasi shqipatret ne maqedoni jan musliman edhe disa qe jan musliman ketu tek ne nihen si turbesh apo babush me falni por nuk e di saktesisht emrin e tyre por femijet shkojn ne shkolla maqedone kerkuan gjuhen shqipe
Dita e harxhuar më kot është ajo e kaluar pa qeshur.
Tafaj, s'ka asnjë gjë në dorë rreth këtij problemi, duke qenë se Ministria ka në dorë veç të nxjerrë akte normative, por jo ligje. Për të ndryshuar ligjin e arsimit të lartë, duhet kaluar në Parlament, dhe s'ka shans të miratohet, mgjs vendi ynë është i surprizave dhe dorën në zjarr s'e vë, por gjss s'ma ha mendja që miratohet.
Laiciteti i shtetit hyn tek ajo që quhet bërthama e Kushtetutës, që s'duhet cënuar në asnjë rast, sado ndryshime të tjera të bëhen në Të.
Dihet sesa shumë të ardhura investojnë komunitetet fetare sot për të mbajtur njeriun si "dele", dhe në këtë rast ky Tafaj ose do ketë marrë ndonjë "çek" prej tyre sa për të thënë: "unë e bëra timen tani, dhashë aprovimin publikisht se kaq kam në dorë", ose do jetë ndonjë e re tjetër për të larguar vëmendjen nga problemet dhe skandalet që dalin dita ditës nga fusha e arsimit; ose të dyja rastet bashkë.
Këtu në lajm nuk thuhet mesa po lexoj, që të futen lëndë fetare, por thjesht një lëndë e vetme mbi kulturën e përgjithshme mbi fetë, që s'do jetë me detyrim, por do jetë thjesht me zgjedhje - për ata që duan ta zgjedhin, pjesa tjetër që nuk duan - s'detyrohen në asnjë rast. Por sidoqoftë, është e gabuar!
Legjislacioni shqiptar, është duke shkuar përkrah atij të EU në përshtatje, dhe s'ka kthim pas në këtë çështje, kështu që sado që na revolton ky qëndrim i Tafaj, ai thjesht ka çelsat e kashtës sa i përket profilizimit fetar në shkolla, ku nuk shoh premisa për t'u miratuar si ligj në Parlament.
P.S: Më pëlqeu shumë arsyetimi i Xhufit.
Per cfare po I hyjne ne Pune te gjitha? E marrin mesazhin fetar nga njera vetem, e zeme catholic. Perse duhet te mesoj per muslims too?! Leqe eshte absurde kjo IDE . Ai/ajo qe eshte I interesuar shkon ne shkolle private ! Pse nuk hapin shkolla private keto kleriket dhe t'u japin edukimin e duhur atyre qe Kane deshire plus te provide nje edukim me te larte akademik se shkollat plera publike. Keshtu fitojne me shume vlera dhe studente ne te ardhmen. Po private AMA .
Une per vete jam dakort por me disa kushte
1- Te jete vetem nje tekst i hartuar nga ateistet ku te flitet mbi lindjen e feve, dhe besimeve, rolin e tyre negativ ne shoqeri sepse ai pozitiv as qe behet fjale. Pra tju hapim syte femijve tane dhe ti tregojme te verteten mbi fete ne pergjithsi. Ky tekst te aprovohet nga ministria dhe te jete i detyrueshem per te gjith, pra te mos qarkullojne tekste te tjera qe hartohen nga vete bashkesit fetare.
2- Kjo lende te jete e lire, dmth me deshire kush do regjistrohet, kush nuk do te jete i lire, edhe ai qe e frenkuenton te mos jete i detyruar ta kaloje lenden por vetem per njohuri.
3-Te mos hapen klasa fetare dmth qe te kene prioritet lenden e fese dhe te mos pregatise fetare te ardhshem.
4- Krahas kesaj lende te shpjegohet edhe lufta e njerzimit per tu shkeputur nga injoranca fetare, duke dhene shembujt e atyre qe jane djegur ne tufen e druve ne menyr qe ne sot te kemi dije.
Mund te vendosen edhe pika te tjera, por kryesorja eshte qe mendja e femijve tane te mos ngarkohet me injorancen e shekujve te kaluar, por me dijen dhe me jeten e atyre qe luftuan kunder cdo lloj feje dhe injorance. Keto femijet dhe te rriturit duhet ti dine se pastaj ata fetaret neper shoqatat e tyre ja u bejne koken lemsh.
Ndersa ti thuash femijve ne lenden fetare qe ka nje zot dhe quhet muhamet, pastaj gessu, etcc.. dhe ne oren tjeter vjen nje mesues e ju flet per evuluzionin e nje tjeter per dicka tjeter do te thot ti corientosh ne vend qe ti orientosh.
Per mendimin tim truri i cdo njeriu eshte pasuri kombetare, dhe te kesh pasuri kombetare nje tru injorant, eshte kulmi i kulmeve.
Ca ja fut kot ti Dardajan. E pse qenka nje klase religion negative ? Shkollat e sotshme moderne bejne dhe lendet shkencore dhe religion. Dhe nje njeri I zgjuar Ben dallimin.
Do ta kisha pershendet kete vendim nese e bejne si ne Austri.![]()
- Lende zgjedhore dhe jo obligative- ku prindi vendos a do ta ndjeke femiju kete lende dhe te kete te drejte ta clajmeroje nese nuk eshte dakort.
- Simbas perkatesise fetare te ndjeken lendet dmth muslimanet per islam, katoliket per fene e tyre, ortodokset njejte per fene e tyre etj...
- Materiali mesimor dhe planprogrami te perpilohet nga bashkesite fetare dhe te miratohet nga Ministria Arsimit, e gjate mesimit te perdoren vetem keta materiale dhe mos kete hapesire per infiltrimin e materialeve tjera. Cdogje te kontrollohet rrepte me inspektore nga ministria arsimit qe mos ndodhin abuzime.
- Ministria e arsimit te perkujdeset per kuadrot e duhura dmth hapja e ndonje akademie /universiteti pedagogjik ku do te shkolloheshin kuadrot e ardhshme dhe jo femijeve te ju dergohen psh teolog pa bagazhin e duhur pedagogjik.
Vajza ime ketu e ndjek lenden fetare dhe fillimisht isha shume skeptike, madje deshta edhe ta clajmeroj se thoja me mire edukaten fetare ta merr ne familje dhe jo ne shkolle. Megjithate jam e kenaqur, arsimtarja eshte e mrekullueshme dhe angazhohet shume me femijet, mesojne edhe dije te pergjithshme rreth besimeve fetare ne pergjithsi (histori) po dominon kryesisht etika.
Bashkepunojne dhe bejne projekte te perbashketa me arsimtaren e historise dhe arsimtaret e besimeve tjera, ekskurzione, njohtojne besimet e njeri tjetrit, praktikat fetare etj.
Personalisht e shoh si nje menyre e mire per kultivimin e tolerances nderfetare dhe mirekuptimit te ndersjelle tek femijet.
Sepse shkolla duhet te pregatise njerez qe te cojne perpara shoqerin dhe jo mbrapa. Pastaj nese dikush do te behet fetar le te ndjeke shkollat fetare nese ka por jo ne shkolle shteterore. Te ishte per mua do ti mbyllja te gjitha shkollat fetare pasi jane vatra injorance. Nje njeri i zgjuar nuk shkon ne nje shkolle fetare. Dhe nje prind i zgjuar nuk emeson femijen si te behet hoxhe apo prift.
Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 14-05-2012 më 11:58
Nuk mjafton qe shkolla eshte nje cirk*, si ai cirku medrano, duhet ta bejme m@t fare shkollen?! Ca dreqin ka secili ne mendje duhet ta han femijet ne kurrize, duhet prinderit te reagojne!
*Prodhon shum njerez pa dituri, prodhon disa te tjere vetem me dituri teknike, vetem nje pjese e vogel e nxensve mundet ti rezistoje sistemit shkollor edhe te shikoj fotografin e plot!
Krijoni Kontakt